E diele, 28.04.2024, 12:43 PM (GMT+1)

Mendime

Hajriz Demaku: Juve asnjëherë nuk ju shpëtoi goja të kërkoni Bashkimin Kombëtar Shqiptar

E marte, 29.06.2010, 09:58 PM


JUVE ASNJËHERË NUK JU SHPËTOI GOJA TË KËRKONI BASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR

 

Nga Hajriz Demaku*

 

Moj Evropë he kurva e motit! Evropa e mërrutë dhe e ndytë, që dreqi ia plasi të dy sytë.

(Gjergj Fishta)

 

Të dashur vëllezër kosovarë, qysh pranuat t’ia shitni Kosovën Evropës aq lirë, për nja 200-300 rroga të ministrave e të parlamentarëve!?

Ju në krye të Shtetit “joekzistues” të Kosovës, pranuat të shekelni gjakun e të jithë atyre shqiptarëve që u flijuan për çështjen e shenjtë kombëtare shqiptare, së paku  qe 130 vjet, duke i bërërezistencë po kësaj Evrope shtrigë.

Ju pranuat ta çarmatosni UÇK-në, e shndërruat atë në një sishoqatë zjarrëfiksësh, e cla as lakrat e Gostivarit nuk mund  t’i mbrojë!

Ju asn jë rast të vrasjeve shqiptare për këto 10 vjet në Kosovë nuk i zbuluat e n uk ia dorëzuat drejtësisë!

Ju udhëheqësit e Kolonisë (Enropiane) pranuat që në truallin tonë sëbashku me xhelatët, të cilët pëllaëmbë për pëllëmbë të kësaj toke e kanë ujitur eme gjakun e shqiptarëve, dhe në vend që të kërkonin falje, mprehin shpapat!

Ju keni ra në ujdi që gaca e baruti të jenë afër njëratjetrës, dhe kujdo që t’i teket, mund ta ndez zjarrin e ri!

Ju me pranimin e kushtetutës së Ahtisatit, keni pranuar shkombëtarizimin e popullit shqiptar, keni bërë vetëvrasjen kombëtare, pra, s’keni ku të lypni hak.

Ju e ekeni formuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e cila e bërë vrasjen e dytë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Edhe, së fundi, mund të ndodhë, që të kërojnë ndërkombëtarët nga ju, që të rrënohet çdo lapidar i rezistencës Kombëtare Shqiptare qe 130 vjet.

Juve asnjëherë të vetme nuk ju shpëtoi goja të këkoni Bashkim Kombëtar Shqiptar në një shtet, si  gjithë bota demokratike, jo Shqipëri të Madhe, siç thonë “zhurmaxhinjtë”, as të vogël si ajo Londineze, por aq sa e ka dhënë Zoti.

Ndërkombëtarët, thonë se kanë ardhur në Kosovë për ta ruajtur qetësinë, por padreejtësia nuk zgjatë shumë pa të vërtetën. Shqiptarët që dëshirojnë të rekrutohen, pyesin se ku të reekrutohen!?!

Përse Bashkimi Kombëtar është bërë “temë tabu” për shqiptarët gjithë ku jetojnë ata!?! Pra, kush po vë interesa tjera mbi atom kombëtare, nuk është sshqiptar, ata vetë po e kapërdijnë vetveten, për hatër të Evropës- antishqiptare.

Të mos qahen gjyshërit e babatë tanë, të cilët e kryen misionin e tyre të shenjtë ndaj Atdheut, duke u flijuar në dalëzotje të Atdheut, popullit e fëmijëve dhe të mirave tjera materiale, ashtu të pashkollë, por të vendosur, siç ju kishte hije burave trima shqiptarë.

Por ta vajtojmë veteveten: me gjithë këtë shkollë e dije, me këta tituj të lartë shkencorë, e të mos jemi të zotët të mbrojmë vetveten, as bijat tona që kontrabandohen në shtëpitë e turpit në botë; dhe as fëmijët tanë që shiten në botë për pjessë rezervë të gjmtyrëve të pasanaikëve!?! 

Këto bija e këta fëmijë nuk mund të mbrohen vetë, këta duhet t’i mbrojë kombi, e kë mund ta mbrojë kombi, kur vetë është i ndarë në 6 (gjashtë) shtete, dhe i masakruar  tejmase qe një shekull!?!

Sikur të ndaheshin  6 vëllezër e të jetonin të pavarur, kishte me qenë gjysma e së keqes, por vetëm njëri nga ata  ka pavarësi, të 5 të tjerët jetojnë bashkë me armiqtë, si “koekzisternca paqedashëse” e Titos!?- ama e shpartalluar.

Vëllezër e motra, brezi ynë është përgjegjës për pasardhësit tanë, nëse jua lëmë çështjeen kombëtare të pakryer.

 

*) Hajriz Demaku, luftëtar i Shaban  Palluzhës, veteran i NDSH-së e publicist.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora