E shtune, 27.04.2024, 09:51 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Po popullit (kombit) dhe Po për shtetit, por jo përmes partisë!

E merkure, 30.06.2010, 09:58 PM


..Po popullit (kombit) dhe Po për shtetit, por jo përmes partisë!

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

 

Në një gazetë ditore të Kosovës dikush një ditë tha:Thuaj po shtetit.Dhe ne të gjithë po i themi si në kor po shtetit dhe po popullit ose kombit tonë.Por jo më përmes partisë apo ideologjive të ndryshme(multikulturore,proletare dhe internacionaliste)-kryesisht të huaja dhe asnjëherë tonat:

 

Dy Proverba të njohura Popullore nga Shkodra dhe Mirëdita...

   

 1.Në Shqipërinë e kohës së Enver Hoxhës dikund në një katund malor  të Mirditës paskësh qenë dy vëllezër të dashur dhe për hastret.Prej një nënë dhe prej një babe.Kola dhe Pali...Njeri(Kola) paskësh qenë koperativist në nje koperativë te atjeshme bujqësore dhe tjetri(Pali) mësues i anatemuar në një shkollë ose famulli të atjeshme të Mirditës.Dhe..shih ti! Nërkohë që Kola me pagën e një koperativisti të atjeshëm paskësh jetuar relativisht mirë në kushtët dhe rrethanat e atëhershme të shoqërisë dhe shtetit shqiptar.Pali ndërkaq, si mësuesi përbuzur dhe i anatemuar nga sistemi(regjimi) dhe nga partia e punës    Rrethin e Mirditës :qenkësh rrezikuar madje edhe për bukën e gojës.Saqë ,qenkësh detyruar për t´i kërkuar ndihmë vëllaut të tij koperativist(Kolës) për të intervenuar tek organët e atjeshme të partisë së rrethit për ta pranuar edhe Palin në partinë ë punës.Në të kundërten ky i fundit(Pali pra) paskësh ngelur as në tokë dhe as në qiell.Pa nxënës, pa familje, pa fëmijë ,pa lek në xhep  dhe...Pa bukë e pa kripë në sofër - si thotë populli.Përveç "pendesës së vonuar" dhe anëtarësimit në parti,Pali rrugëdalje tjetër atëbotë  Pali nuk kishte?!....Jo!.Ndaj,me ti kuptuar hallet dhe shqetësimet e arësyeshme të vllaut të tij në nevojë:Kola një ditë prej ditësh e paskësh drejtuar vëllaun e tij mësues(Palin) për t´u pranuar edhe ky i fundit  në partinë e rrethit duke e mësuar dhe porositur me këto fjalë,citat:Baci Pal! Kur të pyesin në këshillin e rrethit së çka është partia? Ti thuaju:Partia është nëna e jonë.Mos harro të lutem!

Dhe,kështu pas pak çastësh Pali ia paskësh bëhur në këshillin e rrethit për t´u anëtarësuar(edhe ky si Kola) në partinë e punës së xhaxhit Enver.Me ç´rastë i pyetur nga sekretari i atjeshëm i rrethit me:shoku Pal ju lutem ç´është partia ? Pali i shkretë pa një pa dy qenkësh  përgjegjur me fjalët:shoku sekretar i rrethit!Partia është nana e Kol´s tem sh´a  Krishtin! Ndërsa, Shqipëria është nana jonë shoku sekretar i partisë së rrethit! Ju lutem...! " dhe Proverba e Dytë Shkodrane: Në kohën e sundimit të perandorisë otomane turke në Vendin e Bijve të Shqipes(Shqipëri):Një djal(cun) i zgjuar dhe tepër patriot nga Rrethi i Shkodrës për shkak të angazhimit dhe kontributëve të tij të shumëta nacionale dhe patriotike për clirimin dhe pavarësinë e Shqipërisë nga zgjedha e rëndë torko-otomane.Nga pashai dhe "cauushët"(shërbëtorët) e tij në Shqipërinë e aokohshme të sunduar nga turku: qenkësh denuar me vatje në litar.Më c´rast, i pyetur nga pashai dhe "kadinjët" ose "myftinjët" e tij me fjalët:Në kishte qenë kurrë më ngushtë në jetën e tij ,se sa më rastin e atij "akti makabër" të varjes(mbytjes) së tij në litar?! Trimi dhe patrioti i lartëpërmendur shkodran pa iu trembur fare syri i qenkësh gjegjur(përgjigjur) pashait të tërbuar dhe "caushëve" të tij më këto fjalë,citat:"Po zotëri! Në jetën time kam qenë edhe dy herë më ngushtë se sot kur po varëm në litar për Shqipëri! Njeherë  isha me ngushtë së sa sot kur im vëlla prej nanët dhe prej babët me quajti komshinjë ,ndersa të birin(djalin) e njerkut e quante vëlla.Ndërsa,herën e dytë kam qenë më ngushtë se sot kur im at dhe ime loke e ndjerë nuk kishin bukë as krip në sofër për t´iu shtruar Trimave të Shkodrës dhe Mirëditës në luftë kundër turqvet osmanlinjë.Kunder jush dhe padishahut tuaj zotëri! Ndërsa,vdekja për Shqipëri mua me bën nderë  dhe më rilind përseri !"Qenkësh përgjigjur në fund trimi(patrioti) i lartëpërmendur shkodran duke i lërë pashain dhe caushët e tij të nemitur dhe të patekst.

  2.Disa lider politik dhe partiak  në Shqipëri dhe në Kosovë së bashku me disa "papagaj" dhe "zëdhënës" të tyre medial dhe propagandistik  atje: duket se  janë si ai "judeu apostul" i cili pasi që e kishte tradhëtuar Krishtin të Premtën e Madhe kishte zënë të dirdhte lot dhe tundte kokën mbi "arkivolin" dhe sarkofagun e një kohe të pakohë që së bashku me shpirtin dhe vetëvetën e tij nuk dinte se ku t´i varroste. Duke u bërë kështu madje edhe me katolik se Krishti(lexo:me katolik si papa!)I pengon dhe i besdisë aq shumë bashkimi ynë kombëtarë.Po,po!Në anën tjetër ndërkaq, thirren aq shumë në emër të kombit dhe të shtetit .Kur ndodhën në rrezik dhe kur kan nevojë për ta.Apo?! Për shkak të kodit(kodeksit) të njohur etik dhe meta-estetik nuk ia vlen t´ua cekësh emrat dhe mbiemrat e tyre. Për me tepër ndërkaq, shtrohet pyetja: Vallê! Si është e mundur që lider ose udhheqës të ndryshëm "pozitar", "opozitar" etj. në Shqipëri  ,Kosovë e kudo që(së bashku me "zëdhënësit" ose "ciceronët " e tyre proletar dhe internacionalist) që i thonë madje vetës  udhëheqës ose ish udhëheqës të lartë  shtetërorë  dhe politik,"lider kombëtar" ,"analist politik","komentator" të ndryshëm etj. E injorojnë,përqeshin  dhe po vazhdojnë ta bojkotojnë tërësisht  Aktin Solemn dhe Madhështor të inaugurimin historik të tunelit të famshëm në Kalimash.Këtë Damar të ndezur gjaku!Këtë Arterie të madhe dhe aq të fuqishme që i lidhë dhe i bashkon njëherë e përgjithmonë të "dy pjesët" e  pandara të një trungu dhe një trupi të përbashkët iliro-shqiptarë:Pa i harruar këtu edhe projektët dhe planimetritë tjera historike dhe gjeografike(gjegjësisht,arkitekturale dhe infrastrukturale) të Bashkimit të pashmangshëm të popullit ose kombit tonë ! Apsurd! Çudi e Madhe...Apo?!!! "Credo Quia Imposible" (...)Dhe..kjo në një kohë kur Shteti ynë Ëmë(Shqipëria) ia ka hapur si të thuash madje edhe portat e detit dhe portat e qiellit procesit të pashmangshëm historik dhe evolutivo-organik të bashkimit të kombit dhe popullit tonë në të gjitha sferat dhe segmentët e mundshme.Kësaj i thonë hiq me pak se "punë" e ndyer e miqve të njohur shpirtërorë dhe ideologjik të Serbisë dhe Rusisë. Në të kundërten,disa "lider" ose "analist shqiptar " atje:duket se janë komplotist të sofistikuar konspirativ dhe dekonspirativist.Por ja që fijet dhe rrënjët e tyre komplotiste dhe konspirativo-dekonspirativiste vazhdojnë ti mbajnë të fshehura nepër istikame të ndryshme dhe nën rrogoz.E dyta: Duke i cituar ,eksploruar;keqpërdorur dhe prejudikuar(deri në nënshtrim dhe me një servilizëm të papërmbajtur pseudointelektual dhe quazipatriotik)  fjalët e mehershme të nënpresidentit amerikan,Xho Bajdenit mbi "identitetin kosovar" ose mbi "kombin e lindur nga lufta"(duke menduar në "kombin multietniik" ose "kosmopolitik" të Kosovës etj.) .Nuk rishkruhët historia.Nuk ribëhet kombi.Jo.Kombi ose populli shqiptarë ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistoj që nga antika dhe gjer me sot.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora