Mendime
Halit Bogaj: Bogdan Bogdaniviq një desident i madh i Millosheviqit
E enjte, 01.07.2010, 09:58 PM
BOGDAN BOGDANOVIQ NJË DESIDENT I MADH I MILLOSHEVIQIT
Nga Halit Bogaj
Këto ditë në një gazetë shqiptare u botua një intervistë e desidentit të shquar Bogdan Bogdanoviq, arkitekt serb dhe prefekt i Beogradit, para se në pushtet të vinte kryekasapi ballkanik.Intervista është dhënë në Vjenë ku ai kishte kërkuar azil politik dhe ashtu si Jevrem Berkoviq nga Mali i zi, kishte dëshiruar që atje të protestonte ndaj një regjimi të çemndur i cili ishte instaluar në vendin dhe qytetin e tij.Bogdanoviq ka mbetur njëri ndër kritikët më të mëdhenj të pushtetit nacionalist serb dhe ndër mbrojtësit më të spikatur të shqiptarëve të Kosovës, ndaj të cilëve kishte filluar të ushtrohej një dhunë e paparë.Ai e dinte se një ditë do të ndryshonin gjërat dhe se ishte e pamundur që gjithmonë të vazhdonte një politikë e tillë e çmendur e cila shkatërronte gjithëçka që gjente përpara, duke filluar me Kosovën /kur iu hoq autonomia/e deri tek luftat e përgjakshme të cilat ndodhën në këto hapësira. Ai e dinte saktësisht dhe sikur të ishte ndonjë profet se çka do të ndodhte me të vërtetë ndaj edhe është me rëndësi t’i paraqesim mendimet e tij të atëhershme vizionare të cilat ishin përherë të përkrahura edhe nga populli ynë ngase ai ishte mik i së vërtetës, i drejtësisë, i paqes, I tolerancës dhe I bashkëpunimit të sinqertë ndërnjerëzor midis popujjve që kanë jetuar me shekuj në këto troje..Ai ndjente keqardhje të madhe se çka hiqnin popujt e tjerë nga politika banditeske serbe por edhe ishte i bindur se do të vinte një ditë kur do t’u ndalej hovi të gjitha atyre zezonave që ushtroheshin daj të tjerëve e që në një masë të madhe do t’u ktheheshin bumerang edhe vetë serbëve, si shkaktarët kryesorë të tyre.E dinte sepse parasësgjith ishte njeri në plot kuptimin e fjalës që fliste dhe vepronte me pastërtinë më të madhe shpirtërore dhe njerëzore. Dhe sigurisht ai ishte edhe njeriu që e deshti vendin e vetë shumë më tepër se ata që erdhën në pushtet dhe e armiqësuan vendin e tyre me tërë botën përparimtare dhe demokratike, duke mbetur /pas Hitlerit/ keqbërësit më të mëdhenj të shekullit të fundit të cilët e kishin lindur dhe e kishin nxjerrë nga bërllogu i historisë së tyre/ një monstrum të tmerrshëm i cili në një kohë të pa kohë donte ta ndryshonte botën sipas kutit të tij.
Njeriu i madh dhe fisnik- Bogdanoviq , me të drejtë ndjehej tepër krenar që nuk kishte marrë pjesë në një kasaphane të tillë në të cilën u gjet i tërë llumi serb i llojit të Sheshelit, Arkanit, Karaxhiqit, Mlladiqit dhe ngjashëm të cilët, krahas popujve të tjerë/edhe Serbisë/ ia bënë zezëditat më të mëdha të cilat do të mund t’ia bënte ndonjëherë vetes ndonjë popull i këtij planeti.
Edhe vetë titulli I intervistës’’
Mëtej po i japim disa pjesë të intervistës, në të cilat shprehet korrektësia dhe sinqeriteti i fjalëve të tij.
Kur ishte fjala për shkatërrimin e Jugosllavisë ai thoshte:Unë mendoj se humbja e kulturuar do të ishte shumë më e madhe se fitorja barbare, përkatësisht se popujt/me vullnetin e tyre/duhej të shkonin andej kah dëshironin vetë.Shpesh flas me miqtë e mi /David Filip apo Rade Kostantinoviq/se a duhet të kthehem në atdhe, por ata më thonë rri atje se shumë mirë je dhe se nuk ke ku të kthehesh.Më vjen për të qeshur kur i shoh permendoret e mia të rrënuara, kur e di se janë shkatërruar qytete, se janë vrarë aq shumë njerëz dhe se janë shuar aq shumë gjurmë të kulturave të ndryshme.I kam ditur dobësitë e Jugosllavisë por kurrë nuk e kam ditur se do të shkonte deri atje ku shkoi, edhepse në Jugosllavinë e parë , për idetë e tij deokratike/shën.ynë/donin të ma vrisnin babain/, kurse mua deshi të më vriste Shesheli…Kjo kurrë nuk ka ndodhur që një popull i vogël që e kishte pranuar Evropa me simpati, ta përjetonte veten që pikërisht ajo Evropë dhe bota e qytetëruar t’ia kthejë shpinën.Kur e kishin pyetur se a e fajësonte Millosheviqin, ai kishte thënë jo ngase ai nuk i kishte fajet kryesore sepse ishte një budalla i parëndësishëm. Ai do të bjerë ashtu siç u ngrit. Çështja është megjithatë se përse vetëm në Serbi ishte një asi njeriu i mundshëm kur nëpër botë ka plot të tillë. Nuk mund të vinte në pushtet një asi hiçi pot ë mos përgatitej klima mentale nga të tjerët . Millosheviqi për ta ishte melaqe e Zotit, të cilin e pritën.Skenari ishte mitologjik:shfaqet një figure e parëndësishme dhe ata e shpallin Mesi.,sikur ai mbreti i rrejshëm Shqepani i vogël..Pra këtë gjellë e ka zier intelegjenca serbe.Pa të nuk do të kishte Millosheviq…Në variantin serb kjo ishte qesharake dhe groteske.Çfarë intelegjence e mjerë!Si do të ishte intelegjent ai fare Qosiqi i mjerë i cili s’ka aftësi t’i ndërtojë dy fjali serbisht?! E kam dëgjuar së voni këtu në Vjenë një shqiptar që luftonte për lëkurën e vetë dhe për botën e tij shqiptare, që ishte i rreptë në atë që kërkonte dhe në mënyrë të shkëlqyeshme i artikuonte kërkesat e veta në serbishte. E kisha të qartë se ai shqiptar i ri fliste më mirë serbisht se vetë Qosiqi.
Kur e kishin pyetur për Kosovën , Bogdanoviq kishte thënë:Për këtë temë kam folur shumë herë më parë.Kosova nuk u intereson serbëve. Ata e braktisin atë në vazhdimësi, pandërprerë dhe me dekada të tëra.Shkojnë në
Dhe në fund ai thotë:Sa i përekt Gjykatës së Hagës, do të besoj në të vetëm atëherë kur ta gjykojnë:Millosheviqin, Qosiqin dhe Beçkoviqin/është fjala për shkrimtarin Matija Beçkoviq, një luftënxitës i madh i atyre viteve/, për të përfunduar, nëse do të ishte gjallë.
Intervista është botuar në gazetën’’ Dani’’të Sarajevës më 21 dhjetor 1998.