Mendime
Kastriot Frashëri: 143 Vjet Kanada
E enjte, 01.07.2010, 09:59 PM
Canada
143 Vjet Kanada, festa në prani të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elisabeth II
Nga Kastriot FRASHËRI*
Dita e Kanadasë festohet me madhështi të veçantë në kryeqytetin e vendit në
Aktivitete dhe manifestime të shumta kulturore janë planifikuar në të gjitha provincat e vendit. Në shown e mesditës do të shfaqet grupi Barenaked Ladies, fituesi i tetë çmimeve “Juno Awards” dhe çmimit të Muzikës Botërore, Isabelle Boulay, një artiste e porsapromovuar fituese katër herë e çmimit vjetor “ADISQ Female Performer”, Johnny Reid, fitues i çmimit të albumit më të mirë 2010 “Juno Award”, Andrea Lindsay, i cili fitoi më 2010 çmimin Juno për albumin e Frankofonisë, Marjo, Jean-François Breau, Marie-Josée, Jan Lisiecki, Dionne Taylor, Christina Martin, Samian, Lynda Thalie, Wayne Lavallee, Hey Rosetta!, Campbell Brothers, Marie-Eve Janvier dhe H'sao, një grup muzikor nga Çadi. Përveç pranisë së çiftit mbretëror, aktivitetet e Ditës së Kanadasë do të nxjerin në pah Marinën njëqindvjeçare Kanadeze, 125 vjetorin e Parkut të Parë Kombëtar në Kanada, dhe 400 vjetorin e Perëndeshës së Dashurisë (Cupids), Tokës së Re dhe Labrador (Newfoundland and Labrador –kolonitë e para angleze në Kanada. Po ashtu këtë vit,spektakli festiv do të përfshijë dhe manifestimet nga ajri (fly-past) tradicionale të CF-18s dhe Snowbirds. Geneviève Borne dhe Ron MacLeanal do të jenë zot-ët e këtyre ceremonive madhështore.
Festë dhe kujdes për Mjedisin?!
Në qershor të vitit 2009, NCC si një prej institucioneve të rëndësishme të vendit, njoftoi një strategji për mjedisin për të mbrojtur dhe përmirësuar ambientin në kryeqytetin kanadez gjatë këtyre festimeve. Strategjia e mjedisit përcakton pesë fusha veprimi që do të ndikojnë në aktivitetet kryesore që do të zhvillohen si: reduktimin e mbeturinave, rritjen e biodiversitetit, parandalimin e ndotjes, duke çuar në praktikat e mjedisit, si dhe luftën kundër ndryshimit të klimës. Për Ditën e Kanadasë, NCC ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të reduktuar sasinë e mbeturinave të hedhura dhe riciklimin e tyre, kjo ndodh si reagim i menjëhershëm për shkak të matjeve të gjurmëve të karbonit gjatë aktiviteteve të zhvilluara për këtë ditë, një vit më parë në 2009. Ja si e ndërtojnë kanadezët një kryeqytet të gjelbër!!!
Kryeministri Stephen Harper dhe Mbretëresha Elisabeth II
Media kanadeze është e impenjuar në përcjelljen e kësaj feste që do të transmetohet direkt nga disa Radio Televizione kanadeze si CBC, Radio-Canada, CBC News Network and le Réseau de l’information (RDI).
Aktivitetet janë planifikuar të vazhdojnë gjithë ditën në kryeqytetin e vendit (National Capital Region), duke përfshirë në mbrëmje një show në Hill, e cila përfundon me një shfaqje fishekzjarrësh. Organizator i këtij kremtimi është Celebrate Canada Committee, i cili është përgjegjës për organizimin e të gjitha aktiviteteve në vend. Duke prezantuar që në fillim përmasat dhe detajet e kësaj feste, nuk mund të mos emocionohesh nga arritjet e popullit kanadez, një popull dhe një vend, i cili ka se çfarë t’i tregojë njerëzimit me vlerat dhe progresin e vet të pandalshëm.
Kanadezët festojnë Canada Day në 143 vjetorin e krijimit të shtetit të tyre, duke sjellë në një paradë kujtese vlera sipërore në fushën e teknologjisë, ndërtimit, shkencës, kulturës. Kjo ditë është një rast që ofron mundësinë për t’u mbledhur së bashku të gjitha komunitetet nga njëri bregdet në tjetrin, me qëllimin jo vetëm për të festuar atë çfarë ata kanë të përbashkët, por dhe për të kujtuar arritjet e tyre të guximshme dhe vlerat që trashëguan nga stërgjyshërit e tyre që erdhën dhe jetuan në këtë vend të begatë. Ky vend është zëri i pothuajse gjithë gjuhëve të botës, të cilët kontribuan për Kanadanë e së ardhmes. Në vende të tilla ku njeriu bashkëjeton i lirë në një sistem vlerash dhe të drejtash universale, ku vlera e të cilit përcaktohet nga niveli i qytetarisë dhe punës, domosdo është një arsye për të festuar në mënyrë shpirtërore, pa bujë, po ku madhështia njësohet me një krenari të ligjshme për vendin ku jeton, shoqërinë së cilës i përket.
Kanadaja vjen në zemër të Londrës
Të enjten Kanadaja do të zbresë në zemër të Londrës për të treguar krenarinë e saj. Ky është 5 vjetori i festimeve të Ditës së Kanadasë në sheshin “Trafalgar Square”. Festa do të fillojë në 10:30 me këngën “O Canada” kënduar nga tenorët kanadezë dhe hedhjen e topit të hokejit nga Shkëlqesia e Tij Wright James, Komisioneri i Lartë për Kanadanë. Të gjithë pjesmarrësit vendosin shenja të kuqe dhe të bardhë për të treguar shpirtin kanadez dhe do të bashkohen për: kupën Street Hockey Trafalgar, guzhinën e shijshme tradicionale kanadeze, birrën dhe verën si dhe muzikën live dhe me interpretimet gjatë gjithë ditës. Canada Day është një aktivitet i lirë dhe i kënaqshëm për të gjitha moshat.
Aty mund të shijoni Barbeque tradicionale kanadeze me Burgers me bison, Sandwiches me mish, Poutine, ICE birrë të ftohtë nga “Sleeman” dhe shijen e verës “Okanagan” nga Misioni Hill, një kafe Tim Horton's, kapuçino e mbuluar me akull dhe kaloni këndshëm në shesh. Tentativa për të përcjellë frymën e një vendi në një pasdite, e bën një veprimtari jo vetëm për të mbushur ditën, por dhe për ata që do të vinjë të gëzojnë dhe shijojnë demonstrimin e gatimit nga Chef John Jackson, shfaqjen në rrugë të “Cirque du Soleil”, performancën dhe shfaqjen live të disa prej grupeve më të mira të Kanadasë dhe 8 ekipeve në betejën për turneun e Cup Trafalgar Street Hockey. Këtë vit janë planifikuar të shfaqen një numër i madh surprizash me qëllimin jo vetëm për të parë dhe shijuar disa nga këto aktivitete kanadeze, por dhe për të treguar në Londër dhe në pjesën tjetër të botës se sa krenarë janë kanadezët.
Canada Day në Tiranë
Me rastin e ditës së Kanadasë (Canada Day), Instituti i Çështjeve Kombëtare –INA (Albanian Institute of National Affairs) ka planifikuar ditën e Enjte, datë 1 Korrik 2010, ora 10:00, në "Hotel Tirana International", Sheshi "Skenderbej", Tiranë , të organizojë një manifestim festiv me fëmijë e të ftuar të tjerë nga fusha e kulturës, artit dhe shoqërisë civile, ku ndër të tjera do të ngrihet edhe flamuri kombëtar i Kanadasë.
Ky aktivitet është pjesë e veprimtarisë së njohur të Institutit për të promovuar dhe forcuar më tej marrëdhëniet e miqësisë dhe të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kanadasë Ai zhvillohet nën kujdesin e lartë të z. Kastriot Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i INA.
Një festë e tillë -jubile- vjen vetvetiu edhe si një ndërgjegjësim për rolin dhe fuqinë e Kanadasë, për atë çfarë mund të ofrojë ajo ndaj vendeve të tjera; si një përçuese e mundësive investuese, vlerave demokratike. Shqipëria si një vend në tranzicion ka se çfarë të mësojë nga eksperienca e pasur kanadeze. Vizita e fundit në Tiranë e kryetarit të Senatit të Kanadasë, z. Noel Kinsella dhe mesazhi i tij domethënës mbi rolin e parlamentit si “vendi me folë” vazhdon të jetë një leksion i aktual dhe i munguar për politikën shqiptare, sepse kjo fjalë mbetet e pashlyeshme për këdo. Asistenca dhe ndihma e qeverisë së Kanadasë për Shqipërinë nuk ka munguar në projekte të caktuara, duke përfshirë gjithë fushat e zhvillimit. Nga viti 1996 – 2010 Kanadaja ka dhënë për Shqipërinë mbi 20 milion dollarë. Një prezencë më e madhe e investimeve kanadeze në Shqipëri do të bënte të mundur promovimin e imazhit të vendit në tregun ndërkombëtar, fuqizimin e ekonomisë dhe zhvillimin e potencialeve të vendit, duke sjellë shtrirjen e këtyre mundësive në hapësirën mbarëshqiptare.
Kanadaja prej vitesh ofron një asistencë të konsiderueshme për forcat tona të armatosura, ajo ka dhënë gjithashtu një ndihmesë të çmuar në kuadër të forcave të NATO-s gjatë ndërhyrjes në Kosovë për t’i prerë rrugën spastrimit etnik të shqiptarëve nga makina ushtarake serbe dhe këtë vit me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Veçanërisht e rëndësishme është sot ndihma e Kanadasë në mbështetjen dhe partneritetin që jep ky vend për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën Euro- Atlantike.
Për çdo shqiptar ka një interes që zgjohet çdo ditë ndaj Kanadasë, jo vetëm se atje jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptar, i cili shërben si një urë lidhëse e përcjellëse të vlerave më të mira të kësaj miqësie. SHBA, Kanadaja, Anglia, BE, shohin sot tek populli shqiptar një dëshirë dhe etje për t’iu bashkuar këtyre vlerave, megjithë mangësitë e trashëguara nga e kaluara diktatoriale apo defaktorizimin që janë përpjekur të na bëjnë në shekuj armiqtë historikë të Shqipërisë.
Rritja e investimeve kanadeze në Shqipëri, organizimi i kontakteve politike, ekonomike, ushtarake, kulturore, diplomatike, shtron si impenjim të domosdoshëm aktivizimin e strukturave të qeverisë, shoqërisë civile, të biznesit në vendin tonë për të patur një prezencë më të madhe kanadeze. Kemi çfarë të përfitojmë nga Kanadaja, jo vetëm duke marrë si shembull një festë të saj, e cila me natyrshmërimë e vet frymëzon; por më tepër duke u përpjekur të kapim thelbin e kësaj feste, si thelb zhvillimi, thelb të inkurajimit dhe veshjes së qytetarit me të drejta të barabarta përpara ligjit. Më tepër se një urim për prosporitetin e popullit kanadez, kjo festë vlen si një shembull i afirmimit të dinjitetit të njeriut në botë. Faleminderit Kanada! Gëzuar ditëlindjen e 143! Happy Canada Day to my Canadian friends and to those who just love all things Canadian (like me)! Gëzuar Ditën e Kanadasë për miqtë e mi kanadezë dhe për ata të cilët duan gjithçka Kanadeze (si mua)!
Dita e Kanadasë: Fakte interesante Kanadeze
1. Dita e themelimit të shtetit kanadez është 1 korrik 1867
2. Dita e Pavarësisë është 4 Korriku
3. Emri Kanada është vënë nga Huronët dhe Iroquois nga fjala kanata, e cila do të thotë fshat.
4. Kanadaja ka afërsisht 3 milionë liqene përgjatë vendit. Më shumë se 30.000 e këtyre liqeneve janë më të mëdha sesa 3 kilometra katrorë.
5. Princesha Juliana e Hollandës i dhuroi Otavës 100.000 copë tulipanësh si një akt falenderimi në vitin 1945 për mbajtjen dhe ruatjen e familjes mbretërore gjatë luftës se dytë botërore. Hollanda ishte e pushtuar nga nazistët derisa ushtarët kanadezë liruan vendin në vitin 1944-1945.
6. Kanadaja është i vetmi vënd në botë që ka një shesh për leshimin e pjatave fluturuese në ST. Paul, Alberta. Që është ndërtuar në vitin 1967.
7. Molli më i madh në botë është molli i Edmontonit perëndimor në Alberta. Ai ka mbi 800 dyqane dhe restorante, një park zbavitës, liqenin (të brendshëm) më të madh në botë me 4 submarinë, 26 kinema dhe një fushë akulli për hokei.
8. Më shumë se 75% e shurupit të panjës në botë vjen nga Kanadaja.
*Përgatitur nën patronazhin e z. Kastriot Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i
Institutit të Çështjeve Kombëtare-INA (Albanian Institute of National Affairs)