E enjte, 24.07.2025, 11:00 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Asgjë të re në ''prokurorinë'' dhe ''senatin bizantin'' të Romës

E premte, 02.07.2010, 09:48 PM


PA DOREZA...

  

ASGJË TË RE  NË " PROKURORINË "DHE " SENATIN BIZANTIN" TË ROMËS !...

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

      

1. U mbushën dhjetë(1O) vite të çlirimit(lirisë) dhe me tepër se një vit të shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike.Duke e nënkuptuar këtu( ndonëse, me një theks të posaëm) edhe Miqësinë dhe Aleancën e Madhe Nato-UÇK-së(gjatë kohës së luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë!)-për të cilën tashmë janë shkruar libra, histori, antologji dhe enciklopedi të shumëta në analët e përgjithshme të historisë sonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.Se këndejmi, UÇK-së nga toka dhe Nato-ja nga qielli zatën, atëbotë(me 1998-1999) njëherë e përgjithmonë ua zunë pritat muzgujve dhe atyre hijëve të lugatëruara të mesjetës.Për t´i sjellur kështu Kosovën dhe çështjën e pazgjidhur shqiptare në rajon në faqen diellore dhe helio-oksidentale(evroperëndimore) të kulturës dhe civilizimit botërorë.Mbase, Aty ku  zatën e kanë edhe vendin dhe nderin e tyre të përjetshëm që nga lashtësitë e ndryshme të shekujve dhe historisë.Iliro-shqiptarët janë ndër popujt me të lashtë(shtetformues dhe kulturëformues) në Gadishullin Ilirik dhe pothuajse në tërë kontinentin e vjetër evropian.Kjo nuk është ndonjë surprizë ose zbulim i veçantë në shkencat e ndryshme shoqërore ose historike.Jo.Mirëpo,edhe përkunder asaj që u cek me sipër:Komandantët(bartësit) kryesorë dhe pjesëtarët tjerë të UÇK-së edhe sot e kësaj dite po vazhdojnë të paditen, akuzohen, burgosen dhe arrestohen (nga Interpoli,Europoli dhe gjykatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë e kudo tjetër..) në bazë të fletëakuzave ose fletëpadive të ndryshme  të shtetit dhe gjykatave të ndryshme serbe.Përkatësisht, në bazë të kurthave, intrigave, dredhive,insinuatave dhe inskenimëve të njohura(ortodokse dhe bizantine) të atyre që me tepër se një shekull i vranë, burgosën, përndoçën, i zhdukën dhe i masakruan shqiptarët etnik dhe autokton në tokën dhe trojet e veta!!! Den baba den. Ndërkaq,bastsjet dhe "skandalet" e fundit rreth Fatmir Limajt dhe Dikasterit Ministror që Ai drejton nuk donë koment(No Coment pleace!)në këtë drejtim.Apsurd dhe paradoks i madh! Obskurantizëm dhe një hipokrizi e paspjeguar politike dhe juridike.Skandal i llojit të vet.Se këndejmi, dje Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj,Lahi Brahimaj,komandant Rremi,Agim Ceku, Gjelosh Krasniqi etj.etj.Sot Fatmir Limaj etj.Po..nesër?!!  Ndofta, i tërë populli ose "epoka" para gjyqit!(...) Kush e di!Në anën tjetër ndërkaq,Hashim Thaci,Xhavit Haliti,Jakup Krasniqi,Fatmir Sejdiu,Bujar Bukoshi,Isa Mustafa,Sabri Hamiti,Hajredin Kuqi ,Lutfi Haziri &Company:Të "paprekshëm" dhe gjthmonë "imun" nda gjykatave ose prokurorive të atjeshme vendore ose ndërkombëtare.E kanë pushtetin në dorë dhe nuk u hi therrë në këmbë.Jo,Jo!!!! Edhe përkundër keqpërdorimëve dhe abuzimëve të njohura(e të panjohura) shtetërore,materiale,publike etj.Por...megjithatë,pjesëtarët e lartëpërmendur të UÇK-së dhe vlerat e njohura të luftës çlirimtare dhe heroike të një populli dhe kombi të tërë nuk e kanë vendin në "bankat e zeza" të gjykatave të ndryshme(bizantine) vendore ose ndërkombëtare.Por në Olimpin(Panteonin) e vlerave me të larta kombëtare e ndërkombëtare.Sidoqoftë, në "Trokadero" të Parisit edhe sot e kësaj dite thonë se ndodhët një monument i lashtë i viganëve i cili paraqet një kudhër impozante me një mori çekanësh(çekiçësh) të thyer mbi të dhe jnjë mbishkrim që thotë:Hedhni çekanët banda armiqësore!Çekanët tuaj do të thehën, ndërsa tempulli i shkëlqyer i popullit dhe i Perëndisë përgjithmonë do të mbetët.Pavarësisht, kurthave, intrigave, dredhive,mashtrimëve dhe inskenimëve tashmë të njohura serbo-bizantine :UÇK-së dhe pjesëtarët e saj(luftëtarët e lirisë pra!) kanë ngritur prmendore ose një lapidar të përjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari.Dhe, pse jo edhe tek shumica e njerëzve dhe popujve të ndryshëm liridashës dhe përparimtarë gjithandej rruzullit tokësorë. Apo:Asgjë të re në "prokurorinë" dhe " senatin bizantin"të Romës, do thoshte dikur Ciceroni.

  2.Erich Frommi dhe vepra e tij e njohur me titull "Të jesh apo të kesh" edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë prezent dhe tepër aktual tek shtetët dhe shoqëritë e ndryshme kapitaliste dhe "demokratike" në një kontekst të përgjithshëm ose multidimensional.Në "kapitalizmin" dhe "demokracinë e re" kosovare(lexo:unimikistane,eulexiane,ahtisariane tj.etj..) sidomos.Kjo në radhë të parë duke e vënë theksin në neurozat,psikozat,destruktivitetët,padrejtësitë dhe anomalitë tjera politike,ushtarake, administrative,juridike, sociale,kulturore,informative, ekonomike,diplomatike etj.etj.të shtetit dhe shoqërisë kosovare në shumë fusha dhe segmente të ndryshme të jetës.Ndërkohë që Erich Frommi në veprën e tij "Të jesh apo të kesh" në radhë të parë angazhohet për njeriun e lirë, për njeriun e suksesshëm,të pasur dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës.Për guximin, forcën,refleksionet dhe spontanitetin e tij.Përgjigjen në pyetjen se çka dhe për çfarë është në të vërtetë njeriu ose indivi në shoqëri?Erich Frommi e projekton dhe sendërton mbi supstratin, kuptimin dhe dimensionin e gjërë sociopsikologjik dhe antropologjik.Mbase,mbi themelët dhe analizat e thella sociale, shoqërore dhe psikologjike mbi njeriun dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi.Duke iu dhënë kështu përparësi ,ambiguitet ose një prioritet të plotë anës humane dhe etike(Condito Humana) dhe asaj shkencore dhe metodologjike(Sciennce of Man) të njeriut ose sojit njerëzorë.Ndonëse, pa i harruar këtu ligjet dhe teoritë e njohura evolutive dhe fiziko-organike të Darvinit etj. Por..!.Të ndodhurit e vazhdueshëm  të shtetit dhe shoqërisë së atjeshme kosovare dikund në mes "lirisë së rrezikuar" dhe "robërisë së qetë" individuale ose kolektive: na bëjnë të reflektojmë paksa me ndryshe në një kohë kur durimi ose  vetëbesimi ynë dhe e ashtuquajtura "intelegjenca emocionale"(Lexo:emocionet e përmbajtura,racionale dhe intelegjente) tek një pjesë e konsiderueshme e "civilizimit të lartë" dhe "përprimtar"(Administrues ose protektor në vendin tonë) vazhdojnë të përceptohen dhe akceptohen  si faktorët kryesorë dhe determinant në kuadrin e sociopsikologjisë temporale dhe pozitiviste(...) Ndonëse, pa i harruar këtu edhe metodat dhe instrumentët e njohura si"skemat", "skanimët" dhe eksperimentët   e ndryshme multifaktorale(EI),kognitive,interaktive etj.në kuadrin e metodave dhe" testimëve të reja" shpirtërore;emocionale,psikologjike,sociale,sociopsikologjike,psikofizike,sociofizike etj.Për eksperimentët, hulumtimët dhe eksplorimet e metejme në fushën e një psikologjie dhe një intelegjence të kristalizuar dhe "solare" ose "profetiko-galaktike" që kërkon Durim dhe një maturi te posacme emocionale dhe politike.Janë kohë sprovash dhe testimësh të ndryshme të atyre që po mplakën ndaj të tjerëve(neve) që po vijnë.Përveç Zotit, Lindjes së Diellit dhe Aleatëve të njohur ndërkombëtar :Në Anën Tonë e kemi kohën, vetëvetën dhe vitalitetin tonë.Kërkohët punë, durim, urtësi e madhe dhe pjekuri.Rruga deri Atje nuk ëhtë edhe aq largë(...).Se këndejmi, përveç shumë faktorëve të cekur me lartë: Në këtë kuader duhet menduar paksa me tepër mbi ndikimin dhe funksionin e njohur të faktorit Moral dhe  psiko-social(lexo: psikologjinë sociale) së bashku me Metodologjinë dhe natyrën ose karakterin e cështjëve(fenomenëve) dhe aspektëve të mesipërme (përjashtuese dhe protekcioniste) të strukturave ose nomenklaturave të ndryshme konjukturale dhe manufakturale-ideologjike të kontinentit plak.Dhe, kjo gjithmonë duke u mbështetur ose bazuar në faktin e njohur sipas të të cilit:Njëra ndër arritjet dhe përparimet me të fuqishme në fushën e përgjithshme të psikoanalizës individuale dhe asaj kolektive qëndron në zhdukjen ose eliminimin e  dallimëve ose diferencimëve të ndryshme(inekzistente ose spekultative) në mes psikologjisë sociale dhe asaj personale ose individuale.Shih për këtë,Zigmund Frojdi me plot të drejtë konstaton se nuk ekziston( është inekzistente) e ashtuquajtura "psikologjia individuale" e një njeriu ose personi të caktuar i cili ndodhët i izoluar nga shteti, shoqëria ose nga mjedisi i gjërë shoqërorë apo qytetar.Sepse, gjithnjë sipas Frojdit, në këtë drejtim nuk mund të ketë njerëz ose individ të izoluar nga ndikimët dhe refleksionët e ndryshme shoqërore, shtetërore,qytetare, fetare,kulturore, politike, ushtarake etj.Ashtu siç nuk mund të ketë "Homo psychologicus" apo "Robinson Cruso" të ndryshëm psikologjik siç mund të ketë "Robinson Cruso" apo "Homo economicus" të ndryshëm social ose ekonomik në teoritë klasike të shtetit dhe ekonomisë politike të Perëndimit që nga antika e gjer me sot.

 Ç´është e vërteta: Psikologjia(ose psikoanaliza) individuale e perëndimit në radhë të parë e trajton njeriun ose personin si "ego" apo si individ në atë menyrë që mëpastaj t´i studioj dhe analizoj kahët,udhët ose drejtimët e mundshme të arritjës së qëllimëve të mevonshme shoqërore ose kolektive që do të jenë komparative dhe harmonike me vullnetin, egon dhe emocionët e ndryshme( intelegjente ose emocionale) të një njeriu ose individi të caktuar shoqërorë ose politik.Ku "psikologjia individuale" në raste shumë të rralla ose të jashtëzakonshme mund të(mos) ketë ndikime ose influenca të ndryshme në marëdhënjët ose raportët e tij ndaj të tjerëve.Kjo mu për faktin se në jetën ose "botën mentale" ose meta-psikologjike të çdo përsoni ose individi vazhdimisht sikur ndodhët(ekziston) dikush tjetër si armik,si kundërshtar,si objekt,madje, si sfidues apo si pengues i projektëve dhe planimetrive të tij individuale dhe kolektive.Tek populli serb sidomos.Pavarësisht, asaj që dikush tjetër megjithatë mund të jetë edhe si shëmbull, idol, inspirues,ndihmës,udhërrefyes,sinonim, bashkëpunëtor dhe aleat besinik i projektëve dhe qëllimëve të tij.Në mentalitetin, kulturën dhe psikologjinë e brëndshme(emocionale) të disa njerëzve ose popujve të ndryshëm të kontinentit plak si duket ende vazhdojnë të sundojnë ose ambivalojnë sloganët dhe reliktët e ndryshme mesjetare,bizantine, eksluziviste dhe egocentriko-protekcioniste(...)?!  Në këtë menyrë edhe Psikologjia Individuale (në kuptimin e saj të gjithëmbarëshëm dhe akceptues) që nga themelët ose fillimët e saj dhe gjer me sot ngeli si të thuash e "kurorëzuar" ose e pandarë nga Psikologjia Sociale(Socio-psikologjia) e shtetëve dhe shoqërive të ndryshme industriale dhe teknologjike të Perëndimit ku bazat ose themelët e shtetëve ose "demokracive të larta" evroperëndimore jo rrallë duhet kërkuar në "polisin" e dikurshëm antik të Athinës -para mëse 23OO vitësh! Kur  mbi 8O % e qytetarëve atëbotë ishin të përjashtuar (suspenduar) nga shteti dhe "demokracia e lartë"  e "polisit" të Athinës.Dhe,përsë ky shkrim dhe interesimi ynë rreth kësaj teme? Të flasësh apo të shkruash sot për anomalitë,destruksionet,paradokset,dekonstruksionet dhe patologjitë e ndryshme individuale ose kolektive të shtetit dhe shoqërise kosovare dukët së është një punë e rëndë prej Sizifi.Dhe,kjo aq me tepër në një kohë kur pjesa më e madhe(dërmuese) e medieve të shkruara dhe elektronike në Kosovë ndodhën nën kontrollin e rreptë të pushtetit(regjimit) aktual në Kosovë.Aty janë edhe "ata" të "taborit të tyre" nga faktori ndërkombëtar që po vazhdojnë t´i japin "jetë" dhe kompetenca të pakufijshme pushtetit aktual në Kosovë(...).Dhe,kjo në një kohë(të pa kohë) kur Fatmir Sejdiu,Hashim Thaci,Xhavit Haliti,Jakup Krasniqi,Hajredin Kuqi dhe Kuqoviqët e tjerë (të Mark Milanit dhe Mark Milicës së Podgoricës të Malit të Zi..)) përmës barrierave,ndalesave dhe pengesave të shumëta administrative dhe juridike kanë zënë t´ua ndalojnë ose pamundësojnë të drejtën sovrane dhe tepër legjitime(për t´u regjistruar,për të marrur pjesë në zgjedhje e kështu me radhë) qindra-mijëra mërgimtarëve shqiptar në Gjermani,SHBA-së,Britani të Madhe,Zvicër,Itali,Austri etj.Ndërkohë që përmës blatorëve,ofertave dhe dhuratave të shumëta(gratis,gjegjësisht,me paratë dhe djersën e popullit të manipuluar e duarthatë shqiptar në Kosovë) vazhdojnë ti stimulojnë banditët dhe kolonistët e ndryshëm serbo-malazias për t´u "rikthyer" në Kosovë.Ndërkohë që mërgata e madhe shqiptare në Gjermane dhe anëkënd globit tonë tokësor kanë qenë Forca Motorrike e lirisë,shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.Ndërkaq,sot të përjashtuar dhe të suspenduar (nga "xhungla e madhe" e atyre "ligjëve të pashkelura" administrative dhe juridike) tërësisht nga "shteti Sejdiu" dhe "qeveria Thaci"! Përkatësisht,nga djemt dhe qikat e martesave të dikurshme(të përziera) proletare dhe internacionaliste.Sidoqoftë,dorëheqja kolektive e garniturës aktuale(pushtetmbajtëse) në Kosovë për vlerësimet e shumëta të njerëzve dhe popullit(kombit) tonë shqiptar gjithandej:Janë bërë tashmë imediate dhe tepër aditive në një kohë kur shteti dhe shoqëria e gjithëmbarshme kosovare gjithnjë e më shumë kanë zënë t´i ngjajnë një shteti dhe shoqërie në Ankth të Madh dhe në Depresion.Ndërkaq,legjislativi(kuvendi),gjyqësori dhe ekzekutivi i atjerashëm kosovar:Një të të ashtuaquajture "prokurorie" dhe "senati bizantin" të Romës.



(Vota: 11 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi uron 15 vjetorin gazetes kombëtare ”Bota Sot” Richard Hodges: Mirupafshim Butrint, mirë se erdhët në Kandaharin e Talibanëve Kastriot Frashëri: 143 Vjet Kanada Halit Bogaj: Bogdan Bogdaniviq një desident i madh i Millosheviqit Agim Qesaraku: Në luftën e Kosovës në Tropojë shpëtuam për mrekulli Agron Shabani: Po popullit (kombit) dhe Po për shtetit, por jo përmes partisë! Avdi Ibrahimi: Shpresoj se do të bëhet mirë?!... Faik Krasniqi: Edi Rama njëri jo i duhur për PS Kastriot Myftaraj: Letër e hapur Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama Isa Mulaj: Revizioni (ri)zbulon krimin e organizuar në televizionet nacionale (kombëtare) të Kosovës Hajriz Demaku: Juve asnjëherë nuk ju shpëtoi goja të kërkoni Bashkimin Kombëtar Shqiptar Mexhid Yvejsi: Pse u dogjën nga forcat barbare munumentet e kulturës islamike? Halit Naxhaku: O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! Përparim Kabo: Një letër për Petro Markon! Abdullah Rexhepi: Sekularizmi, laicizmi dhe shteti i Kosovës Agron Shabani: Largëpamësia dhe Vizionariteti i njohur i Ramush Haradinajt dhe Demagogjia Politike e Jakup Krasniqit... Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (6) Kastriot Myftaraj: Polemizuesit e mi islamikë, të cilët vërtetojnë se musliman praktikant domethënë shqiptar i arabizuar Hilmi Saraçi: Çfarë sjellë dialogu me Beogradin? Albert Shabanaj: Angazhimet e Serbisë për tu kthyer ne Kosovë janë kërcënime serioze

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx