E hene, 13.05.2024, 01:27 PM (GMT+1)

Mendime

Ekrem Ajruli: Pauzë parlamentare

E diele, 04.07.2010, 09:58 PM


PAUZË PARLAMENTARE

 

Nga Ekrem Ajruli

 

çdo shtet demo(n)kratik shtresa e përvuajtur e shoqërisë mbanë hallet dhe dertet e popullit mbi supe, është ajo politike.

Ngase lodhen shumë nga këto halle, mjerët kanë nevojë për relaksim, gjatë mandatit vuajnë.

Si duket, për relaksim dhe çtendosje nervave politike këtë periudhë, preferuara janë dashnoret.

Andaj mos habitemi fare, pse gati çdo politikan i ynë ka një dashnore përveç gruas, e dyta për çdo shtëpi është e shenjtë, ajo ruan gjirin familjar dhe është tejet e preokupuar, kurse dashnorja është për argëtim.

Por është një hall tjetër me politikanët, cilët kanë një ves shumë interesant, ngase fillim punën e dashnores e marrin si me shaka, por dikur duke u zgjatur vjen e trashet puna, aq shumë sa ka pasur raste kur janë shkrehur edhe armët për dashnoret.

mos largohemi shumë nga dashnoret falni nga tema, do kthehemi te pauza parlamentare.

Një ditë gjatë një seance maratonike, Parlamentin e Republikës KUKULELE, kryeparlametari vërejti se deputetët, bijë zgjedhur popullit ishin rraskapitur nga ajo seancë e gjatë, sa disa ia kishin këputur gjumit, ca tjerëve u cingëronin telefonat pa ndërpre, andaj moment vendosi japë një pushim.

Deputetët posa dëgjuan zilen, instinktivisht si dhentë pas kripës; u sulën kah dera, ngase u ishte çarë hunda për një cigare.

Katër shokë pandarë, deputet grupit parlamentar partisë PUSH-t”, shpejt ndezën cigaret, akoma pa dalë nga stalla falni salla. Duke thithur cigaren njëri nga ta, hapi bisedën për hallet e popullit rrethit nga vinte, duke dashur tregojë sa është i preokupuar me hallet e tyre.

Eh! Populli i ngratë, kushedi si i a bën tani, pa ujë e dritë pas restrikcioneve janë ndërmarrë këto ditë ftohta dimri.

Tjetri me një buzëqeshje cinike ia priti; rrasja popullit, kush e di çbëjnë dashnoret tona, tani ne jemi tërë ditën këtu.

I treti duke shikuar larg nëpër dritare, ia këputi si pa keq; qëndisin ose bëjnë dashuri!

Tjetri si duket sapo kishte gjetur dashnore dhe akoma nuk e njihte mirë u vërsul drejtë shkallëve me hapa shpejtë, sikur ta kishte kafshuar gjarpri.

Shokët e shikuan një copë herë me habi.

Po ky çpati, pse kaq me nxitim?

Pyeti njëri.

Ej, pse kaq me ngut, çka tu kujtua tani mos kapi dizenteria apo siç i thonë kah ne, kapi zemra?

Jo, jo, si tu them!

 

E imja nuk din qëndisë...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora