Mendime
Agron Shabani: Në mes kombit dhe shtetit...
E diele, 04.07.2010, 07:21 PM
Në MES KOMBIT DHE SHTETIT...
"Lehtësia e padurueshme" e pluralizmit plotik dhe kauzalitetit të njohur nacional dhe historik në vendin tone
Nga Agron Shabani, Gjermani
Sot gazetarët,kronistët,politikanët,komentatorët dhe analistët e ndryshëm politik dhe historik janë të pajisur dhe "bombarduar" me një mori stenogramësh, dokumentësh, shënimësh,rezolutash,publikimësh, biltenësh ose preambulash të ndryshme shtërore, nacionale, partiake ,politike ose historike.Madje,me turli(lloj-lloj) deftesash(dëshmishë),mbishkrimësh dhe amplifikimësh(ose glorifikimësh) të ndryshme partiake,politike ose ideologjike mbi kombin,shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Ndërkohq ë kombi(populli) dhe shteti që nga antika dhe gjër me sot kanë njohur si të thuash koncepte dhe zhvillime të ndryshme paralele ose dihotomike me njëri tjetrin.Dhe,kjo duke filluar që nga "shteti" i Platonit dhe "politika" ose "etika" e njohur e Aristotelit dhe Nikomahut.Për të mos thenë këtu shumë me herët.Ndërkohë që nga Gjon Loku(John Locke)thuhet se për herë të parë është përhapur dhe proklamuar Ideja e përgjithshme(fundamentale ose supstanciale)mbi konceptimin dhe formulimin e njohur shkencor dhe humanist të shtetit dhe shoqërisë moderne ose bashkohore.Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu shtetin ose "republikën" e njohur shtetërore ose qytetare si "PIEMONTIN" ose fuqinë me të madhe politike,historike,organike,fizike,gjeografike,administrative,juridike etj.rr5eth së cilës(cilit) ndodhën të bashkuar njerëzit dhe popujt e ndryshëm mbi baza të ndryshme shtetërore,shoqërore ose nacionale.Shih për ketë,mendimtari dhe teoricienti i njohur francez,Jean Bodein në kuader të veprës së tij të njohur "De la Republique"("Republika"):Konsideron se të qenurit(ekzistenca) dhe fundamentët e një populli(kombi) dhe të një shteti qëndrojnë pikërisht mbi lirinë,pavarësinë,integritetin dhe sovranitetin e përgjithshëm shtetëror,politik,historik,ushtarak,gjeografik,diplomatik,ekonomik,administrativ,juridik dhe kështu me radhë.Përkatësisht,në lirinë dhe pavarësinë e tij fizike dhe organike.Duke i nënkuptuar këtu edhe pavarësinë,sovranitetin dhe integritetin e preferuar(të garantuar mbase) të lidershipit dhe institucionëve të njohura shtetërore dhe politike të një vendi të pavarur dhe sovran së bashku me opzitën e njohur parlamentare dhe demokratike të cdo shteti dhe shoqërie të konsoliduar dhe pluraliste.E kundërta e tyre janë "politika e forcës" së bashku me apsolutizmin" ose "cezarizmin" e njohur ushtarakdhe politik që iu përklasin kryesisht periudhave të ndryshme të apsolutizmit,imperializmit,kolonializmit etj.Dhe,jo botës së sotme moderne ose bashkohore.Mendimtari dhe historiografi i njohur anglez,G.Barraclough është i mendimit se :Historia moderne ose bashkohore duhet të ketë filluar pikërisht atëherë kur ngjarjet,zhvillimët,procesët dhe sfidat e ndryshme provokuese dhe alternuese në kohën dhe botën tonë moderne ose bashkohore për herë të parë i kanë njohur si të thuash konturat,kornizat,mesazhet,simbolet dhe vizionet e qarta në kohë dhe hapësirë.Dhe,kjo parasegjithash duke u mbështetur në faktin e njohur sipas të të cilit:themelët dhe definicionet kryesore të historisë shtetërore dhe politike janë ose mund të jenë:termët ose nocionet historike dhe politike,qëllimet,karakteri dhe mesazhët e tyre kryesore,politika,filozofia dhe sociopsikologjia e njohur nacionale dhe historike,mbamendja(kujtesa)dhe ideologjia e njohur nacionale,shtetërore dhe politike,historia si politikë,politika si histori etj.Ndërkaq,karakteri ose funksioni i njohur nacional dhe ideologjik në histori së bashku me të ndodhurit e vazhdueshëm(konstant) të politikës dhe shtetit dikund në mes ideologjisë së njohur nacionale dhe historike dhe problematikës së njohur antropogjeografike ,etnogjeografike ose etnohistorike janë në funksion të të disiplinave dhe mbindërtimëve të njohura sociohistorike dhe atyre historiografike.PLURALIZMI POLITIK Në KOSOVë:Sic dihet:pluralizmi dhe "alternativizmi" i njohur politik dhe partiak nuk kanë edhe ndonjë traditë të vecantëaq të gjatë në jetën e gjithëmbarshme parlamentare dhe politike në vendin tonë(Fjala mbi Republikën e Kosovës).Kjo në radhë të parë për shkak të së kaluarës së dikurshme(të përdhunshme sigurisht) dhe rrethanave të njohura nën ish regjimin dhe sistemin monist ose komuno-pansllavist të Beogradit.Pra:shkaqët dhe pasojat e shumëta e të shumëfishta në këtë drejtim janë të njohura.Nuk kanë nevojë të cekën ose "elaborohen" me tepër.Ato i dijnë edhe kalamajt e vegjël.Kjo donë të thotë së pluralizmi i përgjithshëm politik ose partiak në Republikën e Kosovës duhet të ketë lindur dhe filluar me themelimin(formimin) e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK-së,Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës(PSHDK-së) dhe partive të tjera alternative ose demokratike në Kosovë në dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar.Përkatesisht,gjatë vitëve 1989,199O etj.(Por,pa i harruar këtu Ballin Kombëtar dhe Partitë tjera nacionale në Kosovë etj.)Aty duhet përmendur dhe lakuar me respekt edhe emrin e intelektualit,publicistit dhe politikanit të mirënjohur shqiptar(kosovar) z.Veton Surroi si Njëri prej ´Arkitektëve´ose ´instruktorëve´të parë të pluralizmit politik dhe sistemit shumëpartiak në Kosovë dhe kështu me radhë.Për t´u pasuar dikur me vonë(Pas përfundimit të Luftës së njohur clirimtare dhe heroike të UCK-së)nga partitë e dalura nga lufta.Respektivisht nga PDK-së(asokohe në fillimet e saj e njohur si Partia e Progresit Demokratik të Kosovës) e Hashim Thacit,AAK-së së Ramush Haradinajt dhe kështu me radhë...LDD-së,AKR-së etj.etj.Ndërkohë që partitë politike sipas logjikës dhe filozofisë së njohur parlamentare dhe demokratike të Perëndimit:Kanë peshë dhe një rendësi të posacme në jetën e përgjithshme institucionale(konstitucionale),parlamentare dhe politike të shtetit dhe shoqerisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Dhe,kjo në radhë të parë për faktin e njohur se në kuadrin e mbarëvajtjes dhe stabilitetit të gjithëmbarshem shtetëror(shoqëror) dhe politik të një shteti a të një vendi të konsoliduar dhe demokratik duhet plotësuar dhe respektuar edhe rregullat dhe parimet e njohura politike dhe demokratik sic janë sistemi shumëpartiak,pluralizmi i njohur politik dhe partiak,pluralizmi i mendimëve dhe opinionëve të lira shoqërore ose qytetare,kultura dhe mediet e lira ose të pavarura,njohja dhe respektimi i ligjëve te njohura kushtetuese dhe juridike,liria dhe barazia e gjithëmbarshme qytetare dhe juridike dhe kështu me radhë.Ndonësë,pa i harruar këtu Kauzalitetin e njohur shtetëror,nacional dhe historik së bashku me qarkun(rrethin) e mendimëve ose botëkuptimëve të njohura elitare dhe akademike që iu takojnë si të thuash elitave ose superstrukturave të njohura shoqërore ose qytetare.Që iu përkasin kryesisht raportëve ose procesëve të njohura kognitive,konjuktive,strukturale,superstrukturale dhe të tjera të shtetëve dhe shoqërive të zhvilluara dhe demokratike.E kundërta e tyre janë zhvillimët ose procesët e njohua subkulturore,kontrakulturore,pseudoinstitucionale,antikulturore,quazishtetërore etj.Që iu takojnë anomalive,patologjive,destruksionëve dhe dekonstruksionëve të ndryshme shtetërore,nacionale dhe historike.Shih për ketë:sociologjia si shkencë dhe një kritikë e njohur shoqërore ose qytetare në njerën ane dhe psikologjia si shkencë dhe një disiplinë e vecantë individuale ose kolektive në anën tjetër:Pos tjerash kanë për qëllim studimet dhe analizat e thella të së kaluarës dhe traditave të njohra nacionale,kulturore dhe historike të secilit(akëcilit) popull vec e vec.Përkatësisht,hulumtimet dhe analizat e njohura evolutive,empirike,organike,sociohistorike,antropogjeografike,etnohistorike,sociopsikologjike dhe të tjera të që nuk janë gjithmonë të njejta ose të barabarta.Kjo aq me tepër duke menduar në etatizmin,egalitarizmin,elitizmin dhe utilitarizmin e njohur shtetëror ose politik së bashku me nevojat dhe kërkesat e njohura njerëzore ose qytetare si sfidat ose provokimet kryesore në kuadrin e demokracive të njohura parlamentare dhe politike.Ndërkohq që etika,estetika,përformansa,rezonansa ,stili dhe disajni i njohur institucional dhe konstitucional:Paraqesin si të thuash degët ose disiplinat moderne në kuadrin e praktikës dhe teorive të njohura kognitive ose konjukturale dhe introspektive të politikës dhe filozofisë së sotme(moderne ose bashkohore) të shtetëve dhe shoqërive të zhvilluara parlamentare dhe demokratike.Për me teper ndërkaq,përderisa etnografët ose historiografët e ndryshëm vazhdojnë ti akceptojnë dhe justifikojnë vetëm ato ngjarje,zhvillime ose figura të ndryshme nacionale,politike ,ushtarake ose historike që i përkasin ose i takojnë vetëm "sferës së ngushtë" të historisë politike.Sociologët dhe politologët ndërkaq,në kuader te eksplikimëve,eksperimentimëve dhe singularizimëve të njohura sociohistorike,sociopolitike,socioushtarake,sociofilozofike dhe të tjera:
Janë të mendimit se historia parasegjithash është shkencë mbi historinë e shtetit dhe jo shkencë mbi historinë e gjithëmbarshme të popullit(kombit) dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.Kjo mu për faktin se historia e deri sotme parasegjithash i ka trajtuar dhe prezantuar shtetët,luftërat dhe personalitetët e njohura shtetëror,ushtarake ose politike.Dhe,jo(ose,shumë pak)popujt,kulturat,shoqëritë dhe civilizimët e ndryshme njerëzore në menyrë strukturale ose fundamentale.
Se këndejmi,mëqe për "etosin" dhe "erosin" e njohur shoqëror dhe qytetar në njerën ane,gjegjësisht,për kulturën dhe edukatën e njohur parlamentare dhe demokratike në anën tjetër:Sistemi shumëpartiak ose pluralizmi i lartëpërmendur parlamentar dhe politik janë në funksion të mbarëvajtjes,ravijezimit,konturimit,eksplorimit,progresit dhe avansimit të vazhdueshëm të procesëve dhe zhvillimëve të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale.Atëherë do theksuar në vazhdim se njohuritë,mirëkuptimi,rezonansa dhe akseptanca e njohur ndaj arritjes dhe realizimit të qëllimëve ose idealëve(aspiratave) të përbashkëta shtetërore dhe nacionale në relacionin individi-grupi-shteti dhe shoqëria së bashku me mirëkuptimin,sensibilitetin,rezonancen,fleksibilitetin,refleksionet,vokabilitetin,kohezionin,përformansen,profesionalizmin dhe moralitetin e prefëruar ndaj procesëve dhe fenomenëve të ndryshme shtetërore dhe nacionale.Paraqesin si të thuash disa nga parimet ose premisat themelore ose elementare në "malin e madh" të obligimëve të tjera shtetërore,nacionale,historike,gjeografike etj.të partive ose subjektëve të ndryshme shtetërore ose politike në vendët ose shoqërite e zhvilluara parlamentare dhe demokratike.Aty janë edhe mirëkuptimi dhe përkujdesja e vazhdueshme shtëteror ose institucionale ndaj të të gjitha shtresave ose kategorive të mundshme njerëzore ose qytetare së bashku me studimet dhe analizat e vazhdueshme të fenomenologjisë së njohur shoqërore ose sociale si dhe të ciklizmit dhe simbolizmit të njohur intereaksionist,feminist dhe inkarnativo-ataraksionist të grupëve ose individëve të ndryshëm që kanë nevoja të ndryshme objektive dhe subjektive.Në instancë të fundit:një lider ose udhëheqës i njohur shtetëror,politik,partiak,fetar,kulturor,ushtarak etj.Në radhë të parë duhet të jetë stilist,metodist,institucionalist,konstitucionalist,moralist dhe një universalist i shquar konvencional dhe integrativist.Duke menduar këtu në të kaluarën dhe trashegiminë e njohur historike ,nacionale dhe politike të shtëve dhe shoqërive të ndryshme gjithandej rruzullit tonë tokësor ku procesët dhe zhvillimët e ndryshme evolutive,revolucionare,ideologjike,nacionale,historike etj.kanë lënë gjurmë të pashlyera në mbamendjen ose kujtesën e gjithëmbarshme nacionale dhe historike tek shumica e vendëve dhe popujve të ndryshëm kudo nepër botë.Tek populli(kombi) ynë shiptar sidomos.Pasojat dhe rezultatët janë të njohura.