Mendime
Xhevat Rexhaj: 2 korriku, deklarimi i shtetit para tytave serbe
E premte, 02.07.2010, 09:57 PM
2 KORRIKU DEKLARIM I SHTETIT PARA TYTAVE SERBE
Nga Xhevat Rexhaj
Bej pjesë në atë grup të njerëzve që nuk kan mendjemadhësi, që dëshirojnë të thonë dhe të shkruajnë edhe kur nuk posedojnë referenca të caktuar në lami të caktuar. Të jem i sinqertë, dëshiroi që të jem optimist në jetë dhe të shofë sidomos shumë shqiptarë që shofin pozitiv përpara.
I tillë ishte edhe viti 1990, 2 KORRIK, televizori i ndezur, RTP gjallë nga Prishtina, grumbull parlamentar të Parlamentit të athershem, para dyerve të Parlamentit të Kosovës. Polici serbe dhe kosovare anë e mbanë, Ilaz Ramajliu, Bujar Gjurgjeala, Muharrem Shabani dhe 112 deputet të tjerë qendronin të përgatitur për të u ballafaquar me rrahjen, dhunën, sharjen, gjakosjen deri edhe vrasjen. Duhej një xixë e vogel dhe Serbia i kishte duartë e lira me ba masakër. Krejt qytetarët e Kosovës sigurisht para ekraneve, çfarë do të ndodh, a do të jetë kjo ditë e shënuar në histori, a do të derdhet gjakë, silleshin këso e më shumë mendime në kokat e tanë shqiptarëve, ata donin qetësi dhe jo gjakë, por të tjerët, të pakët të Gazimestanit kërkonin gjak, gjak dhe vetëm gjak. Jam më se i besuar, se eedhe athere ishte Luani i madh, ai që i shikonte hijenat dhe ua bante me shenjë se po u afruat ju shkyej, pra sigurishtë, i madhi Presiden! ti Rugova kishte rregulluar me Amerikën që të mos lahej me gjakë parahyrja e Parlamentit, që ishte në trollin tonë Dardan. Shkijet atë ditë nuk e kishin leju kurë të kryhej e qetë por nuk ua mbajti.
Deoutetet, të afruar njeri afër tjetrit pritnin momentin kritik,ata ishin në fushëbetejë, ne ishim shikues të padurueshëm, por më të sigurtë në atë moment minutat ishin të mëdhenjë, dihet se minutat e tillë zejnë vend në histori, dhe ndodhi Historia, Muharrem Shabani dhe Bujar Gjurgjeala në emër të Deputetëve dhe në emër të popullit shumicë dhe me bekimin e Akademisë së Shkencave e me amini e Dr. Ibrahim Rugovës lexuan dhe Shpallën Deklaratën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Për nder nuk do ta harroi kurrë atë moment, nuk mund ta konfrontoi me ngjarjet e vitit të tashëm, sepse këto të tshmet janë rrjedhoi e asaj të asokohe.
Me 2 Korrik 1990, filloi, lufta e organizuar, lufta Institucionale pra lufta ball për ball me Serbinë, për bërjen e Dardanisë. Nga kjo ditë filloi të kuptohet dhe të dihet se paska një teritor në Jugosllavi që po u quajka Kosovë dhe paska shumë shqiptarë. Filloi të kuptohej se në atë ish Jugosllavi shqiptarët qenkan populli i tretë madh, filloi të kuptohet se aty ka Universitet, ka Ekonomi, ka minerale të ndryshmke me vlerë kapitale, filloi të kuptohej shumë për këtë teritor të anatemuar nga armiku.
Deklarata kushtetuese, nuk ishte e ashtuquajtur, serrbët i thoshin, dikur më vonë për fat të keq edhe disa shqipfolësa, Deklarata ishte e prekshme, populli krijoi Institucione, mbajti zgjedhje dhe zgjodhi Qeveri, zgjodhi President, Njeriun që gradualishtë dhe me dituri e durim shkoi duke e tkurrur Serbin e duke e zgjeruar trollin e Shqiptarisë me trojet e okupuara. Deria s a Kroacia dhe Bosnja u lanë me gjak, me viktima fatale, Deklarata Kushtetuese përgatiste terenin që lufta e pashmangshme të jetë më e lehtë dhe ajo luftë të përfundoi me fitore. Për këtë u deshen aleatët, u desh armata më e organizuar në botë Natoja, për të i dhanë ndihmë UCKsë së Adem Jasharit, pra Ushtrise së popullit shqiptarë, për ta shkundur njëherë e përgjithmonë ushtrin vrastare, që edhe vetë Evropa e kish forcuar, pra ate të Serbisë.
Është realitet, Deklarata Kushtetuese, dhe ato që pasuan më pas e tronditën Serbinë, e shkallmuen, e qitën në dy gjunjë dhe ata dita ditës po traumatizohen më shumë se ku ishin e ku janë sot. Deklarata e 2 Korrikut, lidhi shqiptarët, afroi shqiptarët, krijoi kulturë qeverisjeje, krijoi një vetëdije evropërëndimeore se duhet respektuar atë që e zgjedh populli. Deklarata Kushtetuese ishte për shumicën e popullit , dhe besoi se është edhe sot Alfabeti, për të u shkolluar më tutje, pra ishte themeli i asaj ku jemi sot. Ne e festuam këtë datë, une personalishtë jam i lidfhur me këtë datë dhe besoi me qindra e mijëra shqiptarë tjerë, kemi jetuar dhe punuar me dhe për këtë Datë të Madhe.
Në vitin 1995, në festimin e kësaj Date ishte mysafirë i nderuari, Njeriu Dy i LDKsë dhe i Republikës së Kosovës i Madhi Fehmi Agani, i cili nder të tjera pat thënë, “ Kjo Deklaratë ashtë edhe vetë Pavarësia e cila do të bëhet realitet, sepse kemi botën Demokratikepas vehtes, dhe kemi unitetin brendashqiptarë...” Sot edhe i shikuam disa gjirime me kolegët e mij, Sokol Rragamin e Afrim Alidemajn disa gjirime nga Festimet e 2 Korrikut.
Me këtë rast kujtoi me kënaqësi vitet që ishim angazhuar për përkrahjen e Institucioneve të Republikës së Kosovës prej 2 Korrikut 1990, besoi se nëse jo të tjerët athere LDKja e Fatmir Sejdiut dhe LDDja e Nexhat Dacit ishte dashur që ta shënojnë këtë datë zyrtarishtë, ndersa ne në perëndim duhet që në të ardhmen në vazhdimësi ta shënojmë këtë faktohistori të shënuar, është datë e jona, pra e Shqiptarëve, se qebesa kësaj date dhe atyre pasueseve, dhe Dr. Ibrahim Rugovës Presidentit të Madh tonit ia panë hajrin e dhe Shqipëria me të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Pra të gjithëve ju uroj 2 Korrikun.