E diele, 01.06.2025, 01:23 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Përgjigje bashkvendasit tim z. Sali Mustafaj nga fshati i Uçë i Istogut

E enjte, 08.07.2010, 08:58 PM


PERGJIGJE BASHKVENDASIT TIM Z. SALI MUSTAFAJ NGA FSHATI UÇË I ISTOGUT

 

Nuk është hera e parë që lexuesit e shkrimeve të mija me komentet e tyre më shtyjnë dhe inspirojnë të bajë shkrime të reja. Këtë e bëre edhe Ti këtë herë z. Sali Mustafaj dhe unë sinqerishtë dhe publikisht të falemnderojë.

Komenti yt në shkrimin tim në saidin zemrashqiptare.net i botuar aty sot me 08.07.2010 po bahet shkak per këtë që do e shkruej sa vijon. Ma hape thesin e fjalve sikur thotë populli dhe të jamë mirnjohes.

Ti miku im , bashkvendas i nderuar sado që nuk ju njoh, unë po ju drejtohem me TI sepse perderisa më thirrni baca Selim po kuptojë se je i ri së paku më i ri se unë. Si duket qenke pak simpatizant i PDK-së dhe kjo mue nuk më pengon sepse është e drejtë e secilit të votojë e simpatizojë kend të ja merr mendja. Mirpo edhe nese je nuk duhet ta ndjesh veten të zhgenjyer në mue nga fjalet dhe fjalitë në shkrimin tim "MIRSEARDHJE" ÇEVERITARE NË VENDKALIMIN KUFITAR NË KULLË. Pse po të themë kështu unë po ta spjegojë me një fakt. Jamë antarë i një partie çeveritare këtu në Norvegji dhe unë e disa të tjerë antarë të saj pamëshirshem kritikojmë veprimet e gabuara, anomalit dhe të metat e Çeverisë, kryeministrit, deputetve dhe të tjerve koleg të partisë tonë. Dhe per këtë neve mburremi sepse jemi neve që ma teper se opozita e kontrollojmë dhe me këtë edhe e detyrojmë Çeverinë të jet transparente, të jet sa ma efikase dhe shteti e sistemi i tij kushtetues të funksionojë drejtë dhe barabart per të gjithë qytetaret. Me këtë po dua të ta themë se nese je antar, simpatizant, votues etj. i PDK-së je pikrisht Ti dhe juve antarsia e sajë që duhet ma së shumti dhe pamëshirshem ta kritikoni lidershipin partiak dhe çeveritar sepse me këte juve e ndihmoni ate të mos bëjë gabime, të çeverisë mirë dhe drejtë dhe kështu shteti, populli dhe gjithçka tjeter në Dardani do jetë ma mirë, ma normale.

Pra juve nuk duhet të prekeni e zhgenjeheni as nga shkrimet e mia, as nga sulmet e opozitës parlamentare as nga ankesat e milionta të perditshme të qytetarve. Juve perkundrazi duhet ti merrni shkrimet si ky i imi dhe ankesat e opozites dhe qytetarve të Dardanisë seriozisht dhe seriozisht të i bashkangjiteni atyre per ta luftue lidershipin nga ai komunal deri në ate shtetror të Dardanisë i cili lidership pa asnjë dyshim asht totalisht kriminel, asht i korruptuem, asht armik i vet popullit dhe shtetit ma të ri në botë Dardanisë tonë.

Neve nga Podguri juve në ato fshatra të asaj ane ju thrrasim MIVADE, juve jeni në kufi me krahinen e Drenicës dhe aspak nuk befasohem nese Ti personalisht apo edhe të gjithë qytetaret e asaj ane keni simpati dhe ndjeheni keq nese dikush shkruen dhe thotë diçka negative per Drenicën. Ti kishe reague nga ky prizem sepse ke keqkuptue ose ma mirë të themë ke reague me emocione, pa hy në analizen e shkrimit tim, pa u koncentrue dhe pranue realitetin e sotshem në të cilin Ti dhe populli dardan jetoni atje në Dardani. Sikur të kishe marr frymë per një moment pasi ke lexue shkrimin tim do të të kujtoheshin me mija raste që vertetojnë dhe forcojnë shkrimin tim si të drejt dhe real. Unë këtu do i ceku vetem disa, por para se ta bajë këte nuk muj rri i qetë pa e pranue publikisht se nga të gjitha trojet tona iliro dardane unë ma së miri njoh dhe ma së shumti e due Drenicën dhe se në atë krahinë heroike kamë më së shumti miq. Krahinat tjera nuk i njoh per shkakun se tri dekada jetë i kamë ba në mergim.

Miku i nderuar Sali Mustafaj, kur ke lexue shkrimin tim i cili të ka zhgenjye nga simpatija që paske pas krijue per mue nga shumë shkrime të mija të mëparshme, pse nuk të shkojë mendja ta zam në POSTEN E ISTOGUT ku padyshim edhe Ti kryen sherbime. Nuk e di moshen tande, por nese vet nuk e mbanë mend, pyeti të vjetrit në familjen tande dhe ata padyshim do ta spjegojnë se që nga pas Lufta e Dytë Botrore në atë postë kanë sundue serbet dhe malazezet. Aty malazezi Dragolub Llukiq dhe serbi çetnik Radivije Gjogoviq per dekada kanë vra e kthjellë. Shumë vite pas luftes aty u punsuen edhe dy shqiptarë postjer. Të ndjeret Ali Hyseni e Binak Dekaj. Këta dy shqiptarë të ndershem e puntor me vite nuk kanë guxue të futen mbrenda lokaleve të postes, atyne Radivoja apo Drgolubi ua kanë hudhë çantat me dergesa postare jash dhe me atë perbuzjen serbe MARSH NA TEREN i kanë urdhnue të shperndajnë posten. Deri në Uçen tande dhe deri në Koder të Dudeshit në drejtimin LINDJE-PRENDIM si dhe deri në Tomoc, Llukafc i Begut nga ana jug-prendimore dhe Rakosh, e Osejan nga ana jug-lindore kanë ec këmbë këta dy heronjë të punes, të ndjeret Ali Hyseni dhe Binak Dekaj. Shumë ma vonë janë hap paralelet e postes në Gurrakoc e pas disa viteve edhe në Rakosh, Vrellë, Banjë-Ilixhe dhe Osejan. Kjo ndodhi falë punes dhe angazhimit të puntorve shqiptarë e edhe falë aftësive dhe patriotizmit të disa nëpunsve postar shqiptarë në Pejë në krye me Drejtorin legjendë të ndjerin Selim Kamberaj. Në posten e Istogut diku para 33-35 viteve vjen tekniku i parë shqiptarë në centralin telefonik z. Ismail Ali Rugova nga Cerrca legjendare , nga fshati yt me origjinë por që tash ishin shperngul në Istog teknik i telefonisë del edhe z. Hysen Imeraj i cili së pari punsohet në Pejë per të kalue ma vonë në Istog. Aty ishte edhe çetniku i çmendur Zharko Gjogoviq që ishte djalë i çetnikut Radivoje Gjogoviq. A ta merr mendja se e kishin të lehtë punen dhe obligimet e perditshme profesionale z. Ismail Rugova dhe z. Hysen Imeraj?! Po ta them se jo. Nuk e kishin lehtë sepse ata tanë kohen kanë punue nen presion së pari të "kolegut" Zharko Gjogoviq i cili per ditë ka sabotue dhe ka shkatrrue ate që Ismaili dhe  Hyseni e kanë ndertue. Dhe këta ( Ismaili dhe Hyseni) as që kanë pas ku të nakohen dhe as që kanë guxue ta mendojnë një gja të tillë.Dhe së dyti ata per shkak të natyres së punës( centralla telefonike) ku kishin qasje në lidhjet dhe sekretet shtetnore e komunale që pershkoheshin permes telefonisë dhe telegrafisë  ishin ne percjellje permanente të sherbimeve policore serbosllave. Pra kishin vend pune që atyne mund tu kushtonte me kokë e jo vetem me disa dekada burg sepse sistemi i shtetit ishte i tillë.

Megjithate ata qendruen, posta punonte dhe funksiononte dhe qytetaret e Istogut dhe rrethines sherbeheshin aty pa pengesa falë të punsuarve shqiptarë që më kohen numri i tyre ( gjithmonë falë Drejtorit Legjendë të ndjerit Selim Kamberaj) u rritë dhe do i permend të gjithë, Ibrahim Bujupi, Hasan Bajra, Adem Bajramaj, Sylë Halilaj, Arsim Gashi, Fatmir Hysenaj, Ramë Fekaj , autori i këtyre rreshtave, pra Selim Hasanaj, Imer Osmanaj dhe ing. Naim Shatri.

Nga të gjithë këta sot , pra pas mbarimt të luftes NATO-Forcat serbe në Dardani, në postë u rikthyen Ismail Rugova, Hysen Imeraj, Arsim Gashi, Naim Shatri, Hasan Bajraj dhe Sylë Halilaj. Mirpo çka ndodhi. Në postën e Istogut me direktivat të bandave partiake të Dardanisë erdhen pa pik nevoje dhe u punsuen njerz të ri. Sot ta zam ata që padyshim janë legjenda dhe temelet e sherbimeve postare dhe telefonike të postes së Istogut; Ismail Rugova, Hysen Imeraj, Sylë Halilaj etj duhet ta ndjejnë veten të frustruem , të rrezikuem per vendin e punës nga njerzit misterioz , të panjofshem, të pa kualifikuem të ardhur nga krahina e Drenicës me direktivat e pushtetarve dhe çeveritarve kriminel në krye me Hashim Thaqin, Fatmir Limaj, Sami Lushtaku etj etj  bandit të mbrapshtë që si ushujza po thithin gjak dhe djersë të popullit dardan, të atdheut tonë Dardanisë. Po ta garantojë se puntoret e lartpermendur të postes së Istogut me 30-35 vite pervojë pune nuk i kanë pas ma të rrezikueme vendet e punës as ne kohen e pushtimit total millosheviçjan se sa sot në kohen e pushtetit Hashim Thaq-jan. Sot ky tandem kriminel don ta shet edhe Postë telefoninë e Dardanisë thue se ajo asht pronë e baballarve të tyne. Isha vjet në Istog plot 78 ditë  pushime dhe pash mjerim, mjerim që vriste njerzit në shpirt. Dhe ai mjerim vinte nga pushtetaret, dhe unë nuk kamë fajë pse pushtetaret janë klanet banditeske e kriminele të Drenices. Dhe perderisa janë nga ajo krahinë e jona unë nuk kamë se si i kursej as ata as Drenicen sepse mendojë si qytetar i Evropes, por edhe si shqiptarë se mjerimi popullit, mjegulla dhe pasiguria shtetnore, në një shtet me hymn memec, me një flamur magjup, me enklava, me territore të okupuara, me sisteme paralele, papunsia gadi 90% , korrupsioni ma i madhë në rajon e besa edhe ma gjerë, vjen pikrisht nga pushtetaret hajna, kriminel, bandit, të korruptuem , të paaftë, të pashkolluem, injorant, debil etj, etj dhe se per faktin se ata pushtetar janë nga Drenica unë sado që adhurojë atë trevë nuk mund heshti pa e thenë mendimin tim per pisllaqet e tyne kriminele antishtetrore.

A ta merr mendja z. Sali Mustafaj se janë të punsuem të gjithë qytetaret dhe fshataret e Radafcit, Jabllanicave ( të Madhes dhe të Vogles), Novosellës, Duboves, Kaliqanit etj, etj të ati rrethi dhe se vendkalimi kufitar në KULLË ma në fund ka vende pune edhe per analfabet të tillë çfar unë takova. Analfabet per analfabet aty le të punsohen analfabetet e rrethit ndersa këta që i takova unë le ti mbajnë Thaqi e Lima ata mjerana në shtepitë veta, le ti punsojnë si shofera e truproje, por mos ti shperndajnë si rriqnat neper vende ku ata turpnojnë atdheun, kombin dhe institucionet e shtetit. Nese ju dhimsen sepse i kanë akraba, kumbar, "bashkluftëtarë" të "UÇk-së" le ti punsojnë diku tjeter mund edhe ti bajnë sherbtor të grave të tyne, ta zam derisa zonja Thaqi asht e zan me punet në Universitet, me pregatitjet per Doktoraturë, njerzit e tillë mund tu bajnë dreken Thaqit dhe Limes, mund tu kositin barin në kopshtije dhe mund tu flladitin grat e dashnoret e Thaqit e Limes me fladitse sikur zonjat e aristokracisë franceze në kohen e Napoleonit. Per diçka tjeter ata nuk janë.

Ti z. Sali Mustafaj paske kuptue shkrimin tim pak si urrejtje kunder një regjioni. Jo e ke gabim, unë sado që me perkushtim shkruej per Dukagjinin dhe posaqërishtë per Podgurin me Istogun si kryeqender unë i due të gjitha trojet tona ethnike nga Preveza deri në Molen e Kuqe, por nuk i due kriminelet e trojeve tona, nuk i due injorantet dhe banditet.

Me pushtetaret e sotshem në Dardani që kanë origjinen nga Drenica, Dardanija asht mbush gjithandej me njerz injorant, kriminel, debil, arrogant, agresiv etj, etj. Të tillve ju dedikohet shkrimi im e jo Drenicës dhe drenicakve të mirë, të urt, të ndershem, puntorë e trima atdhetarë.

 

Kaq kësaj radhe dhe të pershendes duke të urue të gjitha të mirat.

Me respekt

Selim Mustafë Hasanaj

Sarpsborg: 08. 07. 2010.



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx