Mendime
Agron Shabani: Dhe, kur nuk i kupton të tjerët tek i shpallin "Dashuri Marrëzisë" !....
E marte, 06.07.2010, 09:53 PM

...Dhe, kur nuk i kupton të tjerët tek i shpallin "Dashuri Marrëzisë" !....
Rikujtesë...
Nga Agron Shabani
Në veprën e tyre të njohur me titull "Dialektika e Iluminizmit",Th.Adorno dhe M.Horkhheimer,pos tjerash theksojnë faktin se:"Ai që është zgjedhur dhe predispozuar si armik i përjetshëm, edhe shikohet si i atillë deri në fund të fundit." Përceptimi,akceptimi dhe anticipimi i shqiptarëve si armiq të brëndshëm dhe të jashtëm të popullit ose kombit serb, është i pranishëm si të thuash tek pjesa dërmuese(shumica) e shkrimtarëve,politikanëve dhe intelektualëve të ndryshëm serb.Den baba den...Ndonëse,pa i harruar këtu edhe epigonët ose homologët e tyre malazias.Bilës,një i ashtuaquajtur "shkrimtar" dhe "kritik letrar" serb (Nga "Francuska 7" në Beograd) dikur duke bërë përpjekje të ndryshme("stilistike" ,"simbolike","metaforike" etj. kundër popullit ose kombit shqiptar) në kuader të një "poezie" të tij infantile dhe patologjike me titull "përsekutimi",gjegjësisht, "barbarët",pos tjerash do të shprehej gjithë vrerë dhe urrejtje të papërmajtur violente dhe patologjike ndaj shqiptarëve,citat:
Edhe në ethët e vdekjës,
derisa zemra të punojë,
do të kërkojmë
që edhe në atë botë
këta njerëz
të mos jenë fqinjët tanë.(Fund i citatit nga vargjet shoveniste dhe patologjike të shkrimtarit serb-kundër shqiptarëve.)
Se këndejmi,serbët dhe Serbia për shumë shekuj dhe dekada me radhe shpenzuan dhe shtërruan forca dhe enërgji të shumëta njerëzore,materiale,politike,ideologjike,propagandistike dhe të tjera kundër popullit ose kombit tonë shqiptar.Mbase,për t´i bindur dhe sensibiluzuar të tjerët (opinionin e gjërë botëror) me natyrën dhe karakterin e "vrazhdë" dhe tepër "primitiv"(gjithnjë sipas serbëve) të njerëzve dhe popullit tonë.Për t´i mbrojtur dhe "justifikuar" në këtë vorbull dhunën,terrorin dhe represionin e ergër ushtarako-policor të ish krijesës fantome dhe tepër hibride (lëxo:ish jugo-serbo-sllavisë)kundër shqiptarëve të pambrojtur dhe duarthatë nën thundrën dhe tutelën e rëndë të sllavëve të jugut.Dhe,kjo duke filluar që nga e ashtuquajtura "Serbia e parë" e "carëve",kalluxherëve ose "bogomilëve" të ndryshëm herretik dhe dualist!Për të vazhduar me Serbinë e Pashiqëve,Obrenovicëve,Karaxhorxhevicëve,Garashaninëve,Andricëve,Rankovicëve ose Milloshevicëve të ndryshëm.Apo sot me Serbinë e Tadicëve,Koshtunicëve,Sheshelëve dhe Cvetkovicëve të ndryshëm. Shih për këtë:Me moton dhe devizën e njohur clirimtare dhe patriotike:shqiptarët e Republikës së Kosovës etj.gjatë vitëve 1998-1999 e bën(e zhvilluan) Një Luftë të famshme clirimtare dhe heroike kundër Serbisë dhe regjimit kriminal dhe gjakatar të Milloshevicit & Company! Duke menduar këtu në Luftën e njohur të UCK-së dhe popullit(kombit) shqiptar gjithandej për lirinë,pavarësinë dhe sovranitetin e shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike! Aty ishte edhe Miqësia dhe Aleanca e Madhe Nato-UCK-së dhe kështu me radhë.Por..si duket populli dhe lidershipi serb akoma nuk po mund të këndellën dhe lirohen(clirohen) nga mitomania dhe grandomania e tyre militare,hegjemone,imperiale dhe kolonialiste ndaj vendëve dhe popujve të tjerë në rajon.Duket se serbët dhe të gjitha regjimët e tyre të mundshme në kohë dhe hapësirë në vend të paqës,mirëkuptimit,rezonansës,stabilitetit,progresit dhe fqinjësisë së mirë më të tjerët:Kanë zgjedhur "rrugën" e njohur dekadente dhe kontraproduktive sipas maksimës së njohur hobsiane "Bellum Omnium Contra Omnes".Që e shprehur dhe deshifruar në shqip kjo donë të thotë(gjithnje sipas serbëve):Të gjithë kundër të gjithëve!!!! Në anën tjetër ndërkaq,shqiptarët e Kosovës dhe lidershipi i tyre shtetëror dhe politik atje:Edhe përkundër vuajtjeve,pësimëve,masakrave dhe mizorive të tjera të soldateskës dhe falangave serbe! E kanë zgjedhur Rrugën e njohur të paqes,progresit,mirëkuptimit,tolerancës,stabilitetit dhe prosperitetit të njohur qytetar dhe demokratik të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme në Republikën e Kosovës.Dhe,kjo gjithnjë në Emër të edukatës ,humanizmit dhe kulturës së njohur politike dhe demokratike të iliro-shqiptarëve dhe lidershipit të tyre shtetëror dhe politik.Madje,në emër të vleravë të tyre të përbashkëta më kulturat dhe demokracitë e larta të miqve dhe aleatëve të tyre kudo nepër botë.Aty janë edhe respekti dhe mirëkuptimi i përjetshëm i njerëzve dhe popullit(kombit) tonë ndaj SHBA-së dhe vendëve të tjera mike dhe aleate kudo në botë që na sugjerojnë dhe rekomandojnë për durim,maturi dhe një urtësi të gjithëmbarshme nacionale dhe politike përballë sfidave dhe provokimëve të cfarëdollojshmë në kohë dhe hapësirë.Sidoqoftë,lufta dhe Revolucioni i lartëpërmendur clirimtar dhe patriotik i UCK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe hapësira të tjera të Gadishullit Ilirik:Për vlerësimet e përgjithshmë të politologoëve dhe analistëve të shumtë politik dhe historik:ishte Lufta dhe Revolucioni i fundit në Evropë kundër kolonializmit ose gjysëmkolonializmit të dikurshëm shtetëror dhe nacional.Serbët dhe aletatët e tyre ortodoks ose bizantin e dijnë fortë mirë këtë punë.Por,edhe përkundër kësaj akoma si të thuash ua ka endja t´i stisin dhe emitojnë të kaluarën ose "periudhat e arta" të Karaxhorxhevicëve,Pashiqëve,Rankovicëve,Milloshevicëve dhe Drazhë Mihajlovicëve të ndryshëm.Dukët se serbët akoma vazhdojnë të "levizin" dhe "mendojnë" me "vitët e hënës" dhe "kalendarët" e ndryshëm "julian",bizantin,helen,asirian,budist,zen-budist etj.etj.Kush e di!? Ndërkohë që bota dhe civilizimi ynë modern ose bashkohor i numërojnë vitët e përbashkëta të dritës dhe të shpresës në një kohë kur "atdhe i përbashkët" i popujve dhe vendëve të zhvilluara, përparimtare dhe humaniste është bota ose vet planeta jonë-toka.Ndersa,feja,besimi dhe ideologjia e tyre(e jona pra) kryesore:arritjet dhe përparimet e vazhdueshme të arsimit,shkencës dhe teknikës.Në një kohë dhe në një botë pra e cila ka zënë të bëhët më e "vogël" dhe gjithnjë me afërt për njerëzit dhe popujt e zhvilluar dhe përparimtar gjithandej vendëve dhe meridianëve të njohra të globit.Etapat ose "periudhat e arta" të imperializmit,kolonializmit ose gjysëmkolonializmit të dikurshëm shtetëror dhe nacional si duket kanë ikur dhe perënduar njehërë e përgjithmonë.Edhe për serbët dhe "mentorët" e tyre kudo."Franca dikur ka qenë emër i një kombi dhe vendi të respektuar.Ndaj,të kujdesemi që mos ta bëjmë Francën tonë të dashur një emër të urryer neuroze dhe depresioni të papërmbajtur." Thoshte dikur kështu Zhan Pol Startëri në kohën e invazionit dhe pushtimit(kolonializmit) të njohur ushtarak dhe politik të Algjerisë nga ana e Francës së asokohshme imperiale dhe kolonialiste.