Mendime
Selim Hasanaj: ''Mirseardhje'' qeveritare për mërgimtarët në kullë
E merkure, 07.07.2010, 09:58 PM
"MIRSEARDHJE" QEVERITARE PER MERGIMTARET NË KULLË
Nga Selim Hasanaj
Me 14 qershor pas një udhtimi tremijë e sa kilometra me veturë së bashku me zonjen time dhe sugarin Fan-Nolin më në fund arrita në vendkalimin kufitarë
Sa herë arrij në këtë vend më kaplojnë emocione të veqanta sepse neper ato bjeshkë dhe shpatije kanë ba jeten dhe motin sterkatragjyshet e mijë. Vetem disa qindra metra më posht në vijë ajrore , në Jabllanicën e bukur ka lind i dashuri im Babë Mustafa nga ku u shperngul në Nengurren e bukur ku linda unë dhe ku më linden tre femijet e mi.
Asnjëherë kurr arij në Kullë nuk muj permbahem pa ndal makinen, dhe dal jasht per ti mbush mushknit me ajrin e paster të bjeshkve dardane dhe ashtu spontanisht pa pas mundësi ti kontrollojë faqeve të mija vershojnë gurra lotesh të cilet ndalen në mustaket e mi të thinjur. Nuk më ligson kjo gjendje imja, sepse lotet e gëzimit janë melmesë per shpirtin. Kënaqësinë dhe gezimin tim vite me radhë ma prishin kufitaret dhe policia e Kosovos Thaqjane. Së pari 50 euro per tridhjet ditë qendrim në vendlindje, taks-plaqkitje çeveritare e çeverisë kriminele per sigurimin e makinës. Pastaj takimi me polic injorant dhe arrogant me origjinë drenicake që si krymbyllat ngjyrëkafje që kishin vershue fushat dhe kopshtijet dardane ashtu edhe ata kishin vershue qytetet dardane me direktivat e tandemit hajn-kriminel Thaqi - Lima, polic të cilet kurr nuk dijnë të thonë një mirdita, a mujte, mirse erdhe, a u lodhe e tjera këso urimesh e pershendetje të bukura e domethanse të gjuhes sonë hyjnore shqipe. Afrohet polic aga me uniformë të shrregulluar, me një perbuzje dhe injorancë, nuk pershendet fare, por drejtë drejtohet me: mi jep dokumentat. Nuk flet mjerani asnjë fjalë, shiqon pashaportat dhe pasi nuk kupton asgjë nga to sepse ato janë pasaporta evropiane ndersa polic rrugaqi ka të kryeme vetem disa klasë të fillores, ka një stazh disa javesh apo ditesh me ndonji pushkë gjuetie të kohes së viteve 1998-1999 neper malet dushkajë të Drenicës ku së bashku me "komandantet" e "gjeneralet" e vet kanë hap ROVA po sikur idoli i tyne satrapi Enver Hoxha që bani socializmin duke ndertue bunkeret në Shqipëri. Dhe tash këta analfabet pasi "komandantet" dhe "gjeneralet" e tyre muren pushtetin në Dardani u banë polic tue ble uniformat per disa vota per pushtetaret, apo per disa vrasje " misterioze"me porosi të SHIK-ut drenicak dhe gjithandej neper hapsinen dardane po turpnojnë uniformen e policit shtetnor, ndersa në vendkalimin kufitar Kullë po turpnojnë uniformen, Drenicen heroike dhe burrat e saj të historisë.
Këto tri kater vitet e fundit asht shkrue neper gazeta dhe vebfaqe per padrejtësitë dhe parregullsitë e policve kufitar në Kullë, andaj unë nuk do perserisë asgjë sepse nga viti në vit jo vetem se nuk po ndryshon asgjë per të mirë, por perkundrazi po bahet keq e ma keq. Unë këtu do shkruej per ate që ndegjova nga goja e një "polici" analfabet, injorant dhe idiot i cili mendonte se ka kap Zotin per halete. Ishte mengjes diku rreth ores 10.30 minuta. U ndala para barakes ku presin plaçkitsit e agjensive të sigurimit serbo-Thaqjan dhe derisa kerkoja në bagazhin e makines dokumentet që duhej ti prezantojë per plaçkitsin e sigurimit, nga baraka policore del një njeri me meso moshë , i veshur me uniformë , pa kapele në kokë dhe nga larg më banë me dorë të vozisë deri tek ai. Veprojë sipas urdhnit. Hapi dritaren e makinës, por kot pres ndonjë mirseardhje apo pershendetje. Mi jep dokumentat më thot polici Thaqist- Limoviq. Ja jap pashaportat, por ai kerkon dokumentat e makinës. Ja jap edhe ato pa e folë asnjë fjalë me njani tjetrin. Per momentin frigohem mos vall i perngjajë dikujt që mund ti ket vra babën shokut polic apo mund ti ket eth nanën dhe tash ai do shfryej mllefin hakmarres në mue viktimen e rastit e te pafajshme. A e ke pague sigurimin më thotë shoku polic dhe kur i them se jo dhe se pikrisht kur doja ta bëjë atë ai më ftojë të vi posht, ai ashtu me injorancë më urdhnojë; shko parkoe makinen atje posht, shko pagueje sigurimin dhe ec. Ma këthej shpinen me duert mbrapa mbi bythë thue se u frigue nga unë mos po i hudhem mbrapa. Desha ti them se nuk ka nevojë ta ruej prapanicen sepse nuk jamë homo, po ai iku mbrend. Parkova makinen, mora dokumentat dhe shkova e pagova sigurimin. 50 euro per 30 ditë. Nuk vlen në Kosovo të Hashimit e kriminelve të luftes KARTONI I GJELBERT INTERNACIONAL.
Erdha te makina ku më priste zonja ime dhe djali dhe posa e futa në marsh per tu nisur kur papritmas del një polic të cilit ma mirë asht ti them MILIC dhe me piskam e arrogancë banë me duer e kokë që të ndalem. Ndal o jaran ku po shkon! Ndalem dhe dal nga makina. Askund ja dredhë unë, po shkojë në shtepi sepse ai kolega ut më dha leje. Derisa i flasë shof se ai polici me duer prapa bythve kishte dal jasht dhe shetitej si miza pa krye. Nuk merr mundin injoranti ti thotë golegut të vet se ai më tha të shkojë dhe se unë nuk po ik askund. E shiqoj sa i mjer ishte ai njeri dhe sinqerisht e them se sado që vloja nga inati dhe perbuzja që më banin policet e atdheut tim mua mu dhims ajo krijesë injorante. Nuk e kuptojë pse, por shpesh më dhimsen njerzit e tillë, që janë truthatë dhe të mjer në shpirt e ndjenja.
A ke diçka me deklarue per doganë më pisket polic MILICI arrogant i cili padyshim nuk kishte ma teper se 25-30 vjet moshë. Nuk kamë asgjë ja dredhë. Krejt çka kamë asht garderobë personale dhe disa peshqeshe të vogla me vlerë per farefisn. Ma hap gypekun më urdhnon polic MILICI. Më erdhi inati pse nuk më tha ma hap bagazhin e makines, por veprova sipas deshires së tij urdhnuese. Po pse po rren more se nuk ki asgja per doganë. A me kasht i ke mbush këta kofera a??? Qysh rren burri me tana këto musteqe më ofendon polic MILICI me origjinë nga Drenica e Thaqit dhe Limes. Fatmirsishtë u permbajta sepse kisha djalin ( Fan-Nolin ) me veti dhe dija se po pranova provokimet e këti krimineli të veshur ( fatkeqësishtë) me uniformen e policit të atdheut tim sherrit do i bashkangjitet edhe Fan-Noli dhe dija se polic pissi milic do hante dajak sikurse edhe dija se ata pastaj mund të ma vrasin djalin. Per veten time nuk mendova fare. Megjithate u permbajta dhe e falemnderojë ZOTIN per forcen që ma dha. Fan-Noli deshti të dal nga makina sepse sado që nuk i ndegjonte fjalet e policit MILIC ai kuptojë se diçka nuk shkonte në rregull. I dhash shenjë mos të del nga makina. Ju afrova polic MILICIT dhe i thash se ofendimet nuk ja kamë borq, po dyshove në deklaraten time verbale, kryej punen tande dhe kontrollo bagazhin. Pritonte idioti ta bajë atë punë sepse ai as që dinte se si bahej puna, por me shit mend nuk ngurrojë. Këtu ka ligje zotni, me ligjet e reja të çeverisë së Hashim Thaqit bagazhi personal nuk guxon ta kalojë vleren e 175 eurove. Po pate ma shumë duhet ta doganosh. Nuk fola sepse kisha frikë nga vetja ime dhe zgjodha heshtjen sepse dija se ajo është ARI. Ec , por dije se po të lëshojë veq tjeter herë mos rrej ma perseriti prap ofendimin polic MILICI.
U nisa dhe derisa vozitja teposhtzes rruges gjarpnore të shpatit të Radafcit, mu kujtu vendkalimi mes Kroacisë dhe Malit të Zi në Debeli Breg që kalova atë mengjes heret. Mu kujtue polici serb apo malazez i cili më pershneti me mirë mengjesi axhë. Nga po vjen? Po nga larg po vike he burr, a je lodhë? Si kalove rrugës. Pasi kontrolloi pashaportat më urojë rrugë të mbar dhe pushime të kandshme. Të njejtat pershendetje dhe urime i pata edhe në dalje nga Mali i Zi në Kullë, ndersa tash nga polici i atdheut tim perjetojë këtë perbuzje, ofendim dhe nençmim. Per momentin mu mbush mendja të këthej makinen dhe të iku nga kisha ardh.
Garderoba personale me vlerë mbi 175 euro duhet të doganohet. Kështu thojnë ligjet e qeverisë së Hashim Thaqit më tha rrugaqi drenicak në trollin ku per mbi 6000 vite kanë lind të paret e mi. Dhe besojnë dardanasit se Dardania asht shtet. Unë them se ka mund të bahet shtet. Me kriminelet e luftes në pushtet Dardania asht mjerim.
Sarpsborg:06.07.2010
Selim M. Hasanaj