Mendime
Halit Bogaj: Minisamiti i Prizrenit
E marte, 06.07.2010, 09:58 PM
MINISAMITI I PRIZRENIT
Nga Halit Bogaj
Me rastin e takimit të 4 shteteve fqnje /Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi/, Serbia edhe njhëherë kishte zaval të madh dhe duke pasur parasysh paranojën e saj të njohur, shkoi deria atje sa t’i fajëonte katër shtetet e përmendura për komplot dhe orientim kundër saj! Dhe vërtet është për t’u çuditur me zyrtarët e sotëm serbë të cilët/jo vetëm që nuk duan në asnjë mënyrë ta pranojnë shtetin më të ri në botë/ por edhe çojnë pluhur të madh dhe flasin pa lidhje, duke ‘’zbuluar’’edhe marifetllëqe të tilla si ky i fundit i cili nuk pi ujë tek asnjë njeri normal!.
Viteve të fundit,duke qenë të lastuar nga Bashkësia ndërkombëtare, se kinse janë demokratizuar disi, serbët kudo që janë vjellin vrer dhe hedhin gurë kudër Kosovës, madje edhe duke i bojkotuar pjesëmarrjet e tyre atje ku ishin ose duhej të shkonin edhe zyrtarët kosovarë. Kur para disa muajve Fatmir Sejdiu u ftua në Kroaci, Tadiq kishte siklet të madh dhe mundohej të përzihej në punët e brendshme të Kroacisë, se përse ajo e kishte ftuar kryetarin kosovar!!!Demek në shenjë proteste dhe hidhërimi ai nuk donte të shkonte , por kryetari i ri kroat i tha, se i vinte keq por Tadiq do të ketë raste të tjera për të shkuar atje dhe lexuar mes rreshtave, ata nuk e kishin aspak vështirë të punonin edhe pa të.Prandaj duke e parë se nuk shkonte në këso takimesh/duke e injoruar Kosovën/, ai nuk u thirr fare në Prizren dhe kanë bërë shumë mire që nuk e kanë ftuar.Por është edhe një fakt tjetër:Si të vinte ai në Prizren kur qytetin në fjalë e konsideron ‘’zemër të serbiszmit’’thuase njëmend atë qytet e kanë sjellur nën sjetull nga Karpatet e tyre!.Si rezutat e të gjitha këtyre, serbëve të çmendur nga hegjemonizmi i tyre mesjetar, Pavarësia e Kosovës vërtet do t’u bëhet një kancer i pashëruar dhe nga inati i takimeve të vendeve fqinje dhe mike , ata sajonjë edhe’’margaitarë’’ të tillë të çuditshëm! Një konstatim i tillë nonsens dhe i çoroditur mund të gjendet vetëm tek ata që mendojnë përherë mbrapshtë e më mbrapshtë!Por të gjitha këto do t’i kthehen bumerang pikërisht Serbisë, ngase Kosova vazhdimisht po ecën rrugës së saj të sigurtë dhe të pandalshme drejt integrimeve të reja evro-perëndimore.Dhe si duket, pikërisht nga ky siklet erdhën edhe’’car llazarët’’në veriun e Kosovës, por të cilët nuk e kishin fort të gjatë qëndrimin e tyre në vendin tonë, anipse e kanë bërë një provokim të ri, i cili do t’u ketë kushtuar bukur shtrenjtë, ngase menjëherë kanë funksionuar telefonat e kuq mes KFOR-it dhe Beogradit, me ç’rast, duke mos guxuar ta pranonin aferën e krijuar, zyrtarët e atjeshëm kishin thënë:Se motoristët paskan qenë humanitarë!!!
Por nga situate e krijuar, u janë çelur pak sytë edhe këtyre tanëve të cilët nuk po e dinë se kur është boll, duke e rjepur pa mëshirë këtë popull të lodhur nga skamja dhe mjerimi. Ishte turp i madh se , në vend që Kuvendi të preokupohej me atë se çka kishte ndodhur një ditë më parë në veri, ata i kish kapur zori se si ta aprovonin Ligjin për daljen në pension në moshën 55 vjeçare në lartësinë marramendëse prej 1000 eurove/thujase njëmend ata e kishin çliruar Kosovën nga Serbia/ e që shpeshherë dinë ta kritikojnë edhe Bashkësinë ndërkombëtare dhe Euleksin/natyrisht kur nuk u shkojnë për shtati atyre/!Por, për fat të mirë/të saj/, edhe Bashkësia ndërkombëtare po ua çel sytë ngapak dhe po u tregon atyre se kush ishte çlirimtari i vërtetë dhe për t’ua bërë tetë me dy, ua ndërsen nganjëherë ‘’qentë carllazaristë’’për t’i zgjuar nga gjumi dhe apatia në të cilën kanë rënë , Ata/deputetët/ për fat të keq bëhen të gjithë në ‘’Një gojë’’vetëm atëherë kur vihet në pyetje çështja e përfitimeve personale, duke e lënë’’kikirik’’vetëm deputetin e pavarur/Driton Tali/ i cili , me rastin e aprovimit të Ligjit për pensionimin e tyre, i bëri horë , duke ua përkujtuar atyre, se me rëndësinë aq të madhe që ia jepnin vetes’’ nuk kishin zbritur nga qielli’’. Por ata nuk e kishin gajle për kritikën e Talit ngase e kishin humbur qysh moti fytyrën e tyre, duke mos u ngopur kurrë me beneficione të llojllojshme të cilat i realizojnë gjatë mandatit të tyre mafioz. Ashtu siç nuk brengosen se çka thotë populli, nuk brengoseshin fare as me hyrjen e ‘’carllazarëve’’me flamujt e Serbisë në tokën e Kosovës!Madje madje Bajram Rexhepi, si gjithmonë në këto raste, fajin ia la prapë Euleksit/ose siç shprehet ai’’Juleksit’’!.