E enjte, 24.07.2025, 11:04 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Jemi larg nga civilizimi...

E premte, 09.07.2010, 09:58 PM


JEMI LARG NGA CIVILIZIMI, PSE NUK E DI, NDOSHTA E DIN DIKUSH

 

Nga Selim Hasanaj

 

Para se të nisem per pushime në vendlindje shpalla banesen time në Sarpsborg në shitje, sepse kamë nevojë ta blejë një ma të madhe apo një shtëpi. Shpresoja se shitja nuk do ndodhë së paku deri në fund të korrikut, sepse kisha disa plane atje në vendlindje si dhe kisha disa ftesa per promovime librash e per pjesmarrje në simpoziumin e Tuzit që do mbahet nga e Djathta Shqiptare. Mirpo ndodhi pikrisht ajo që nuk e deshroja. Me 01. korrik më thrret në telefon agjensioni per shitjen e banesave dhe më njofton se ka një ofertë per banesen time. Çmimi ishte i volitshem dhe pranova, pastaj porosita vajzen time të provon të blejë një shtëpi të cilen gjithmonë e kamë dasht, por nuk shitej ndersa këtë verë doli edhe ajo në shitje. Gjithçka perfundojë mirë dhe banesa ime u shit, shtepia që e andrroja u ble. Krejt kjo u bë shkak që unë të shtunen me 03.korrik u nisa së bashku me zonjen time per në Norvegji sepse tash kisha shumë punë per ti rregullue, si dokumentacionin e shitblerjeve, pastaj shpernguljen nga banesa në shtëpi etj, etj.

Nga Peja deri në Hercegnovi të Malit të Zi rrugen e kalova shpejt dhe qetë. Nuk kishte shumë trafik rrugës dhe unë vozitja pa probleme. Këtu është një traget me të cilin kalohet nga një breg i detit në tjetrin per diku 10 minuta per të mos i ra rrugës rrotull neper Kotor dhe Risan, rrugë kjo e gjatë diku 40 km.

Pasi parkova makinen në traget, prapa meje parkojë edhe një mercedes me targa të Lubjanes në të cilin pash se janë tre shqiptarë. Tutje ishte edhe një burr i cili poashtu ishte shqiptarë. Lartë në kabinen e kapitenit ishte me shkronja të mëdhaja të ngjyres së kuqe e shkrueme; " ZABRANJENO PUSHENJE", ndersa perfuni saj shkruete; " NO SMOKING". Sa mirë që nuk lejohet pimja e duhanit i thash zonjes time dhe mendova se si në Dardani dhe Shqipëri duhani pihet pothuej gjithkund dhe se ate e pinë edhe fëmijet e mitur. Derisa i flisja asaj ajo qeshi dhe bani me kokë nga ana im e djathtë. Njeni nga shqiptaret që ishte pasagjer i mercedesit me targa të Lubjanes kishte ndez cigaren dhe pinte duhan. Pak ma tutje edhe ai shqiptari tjeter lëshonte tymin shtllunga, shtllunga. Pse ta mshef, më erdhi inati, pash se si të pranishmit, pra pasagjeret e tjerë i shiqonin me perbuzje këto krijesa që dukeshin të shemtuara dhe të mjera. Mendova tu flasë, tu thamë pse po pijnë duhan kur asht e ndalueme, por u permbajta. Thash mos të bi në nivel të tyne dhe heshta. Pas pak dolem nga trageti dhe unë zakonisht mbush makinen me benzin në dalje të Hercegnovit per ti ik mbushjes në Kroaci ku i marrin pagesat me Euro, por kusurin e këthejnë në Kuna ( valutë kjo kroate) të cilat më mbesin xhepave dhe nuk muj i perdor askund gjatë rrugës.

U futa në pompen e benzinës si gjithmonë, por pash se aty kishin rindertue dhe ndryshue nga viti i kaluem dhe tash duhej të këtheja makinen nga ana tjeter. Vozita para dhe u këtheva. Kur doja të afrohem edhe pak para pompes me shpejtësi vjen mercedesi me targa të Lubjanes dhe grabit per ta zan pompen para meje. Sikur mos të frenoja padyshim do ndesheshin veturat. Nga makina del një thatan dhambprishun, dhe me fodullak më shiqon dhe mbush makinen e vet i gëzuer sa ska se ma grabiti dhe u sherbye i pari. Nuk më mbeti tjeter pos ta fus makinen në reversh dhe të provojë pompen tjeter. Ishte rruga e zanun dhe prita derisa një veturë para meje u largue. Puntori i pompes një djalë i ri serb shiqojë me habi veprimet e thatanit dhambprishun dhe vetem luhati kokën. Unë dola nga vetura dhe i thash puntorit ta mbush plot makinen time. Thatani dhambprishun me zgerdhimje e pershendeti puntorin serb dhe deshti të ik, por unë ma në fund nuk u durova. E thirra me za; O SHQIPTARË, A MUJTE MORE BURR? A JE SHQIPTARË A JO? PO, PO SHQIPTARË JAMË ma këthejë thatani dhamprishun. MA PREU MENDJA SE JE  DHE HAJT RRUGË TË MBARË i thash dhe u këtheva nga puntori i pompes per ta ba pagesen. O JARAN, UNË JAMË SHQIPTARË DHE I MADHË BILE E JO LAHPER SI TI ma shprazi trimi thatan dhamprishun dhe u fut në makinë por me koken kah unë dhe më shiqonte me syt e vetë të pergjakun dhe nga ta shihej një mllef i çmendun thue se i kamë vra babë e nanë. Ndejti per disa sekonda me shiqin vrastar kah unë dhe duke i fishkllue gomat e makines pas së ciles u ngrit një pluhur i madhë iku. Puntori i pompes u irritue dhe më pyeti se çka kamë me te. Asgjë i thash, kurr se kamë pa. Po ai a ishte shqiptarë më pyeti puntori? Jo i thash, ata janë magjup nga Kosova. Kerkojë falje këti minoriteti pse e ofendova duke e shpall thatanin dhamprishun pjestarë të tyne, por nuk dija çti them serbit i cili sikur mos të i gëzohej konfliktit të mundshem mes meje e thatanit dhamprishun, padyshim vet do ta qonte atje nga ka dal dikur jo si bebe nomale por si shemtim e kreten. U deshprue serbi kur pau se unë nuk pranova konflikt me kretenin që fliste shqip dhe prezantohej si shqiptarë trim. Nuk kishte kreteni ma shumë se 30-35 vite, ishin tre veta në makinë dhe plus tjetra që i priste në rrugë ku ishin poashtu tre veta tjerë. Shiste trimni me mue plakun dhe as që turpnohej se unë isha vetem me zonjen time poashtu grue plakë. Po, po i thash vetes, neve vertetë jemi trima kur e gjajmë but, jemi të fort me të ligun dhe ati që ja kemi hallin ja hajm edhe k....

Ika nga ai vend dhe per qudi kur arrijta në vendkalimin kufitar në Debeli Breg aty gjeta atë njeri makinen dhe bashkudhtaret e ti. U futa direkt prapa dhe këtë e bana me qellim të shof se çfar trimi asht aty para policve serbo-malazez. Çka të shoh. Nxori pashaporta të Serbisë, dridhej i tëri dhe fliste me perulje me policin kufitarë, kur pau se polici asht i sjellshem disi i erdhi shpirti dhe ashtu i zbehur në ftyrë fillojë ti flas diçka dhe me buzqeshje të mjer i zbulonte dhambet e vetë të palar e të zverdhun nga duhani. A e shef çfar shqiptari qenka i thash zonjes time. Shqiptarë me pasaporta serb, trim me mue e lepur para policit serbomalazez. O të mjeret neve i thash vetes dhe nuk e di a fola me za apo vetem me mendje.

U nisa dhe unë sado që kamë do vite moshë në timonin e makinës akoma jamë si djalë i ri dhe vozis shpejt, pastaj edhe makina e mirë dhe e fortë me fuqi. I zana rrugës per në Dubrovnik. Kur pau se më ka prapa ngadalsojë vozitjen dhe per disa kilometra pengonte tejkalimin tim. Diku para aeroportit të Dubrovnikut arrita ta tejkalojë dhe ma nuk ja pash surratin e prishur e primitiv.

Publikisht e pranojë se per herë të parë në jeten time dikujt i deshrova fatkeqësi,vdekje mizore. Një pjesë e imja e tha heshturazi; dhasht ZOTI dhe u coptofshin shkembijve të Velebitit këto krijesa të shemtueme.

Pra e mora këtë perjetim si shembull që per të saten herë ta ftojë popullin tim të civilizohet, të bahet evropian, të bahet njeri e jo të jetojë në Evropë e bythet ti ketë në Orient. Të tregojë kulturë e jo trimni me askend. Trimninë ta ruen dhe ta shpreh kunder armikut e jo të sherbehet me dokumentat e ti, të dridhet para ti, ti jep mito ati dhe posa largohet nga ai ta provokojë vëllun e vetë, ti kerkon mejdan një plaku në prezenc të baskshortes, ta ofendon ate etj etj. Unë nuk e kamë per kompleks ta bajë publik këtë perjetim timin sepse di se këso perjetimesh e edhe ma të randa perditë e per natë neve shqiptaret perjetojmë nga njerzit tanë gjithandej ku jemi. Jemi trima me njani tjetrin neve. Jemi shumë larg nga civilizimi. Mendonte thatan dhamprishuni se po u shet trimni pasagjerve të tragetit dhe ndezi cigaren. Në mendjen e ti ata nuk kanë guxue ti bëzajnë. Mendonte dhambprishuni se i bind bashkudhtaret e vetë , por edhe puntorin serb të pompes së benzines  se ai asht trim mbi trima nese dhunon perparsinë time dhe mbush benzin para meje dhe nese edhe më ofendon sikur se bani. Deri kur kështu? Kur do mbushemi mend? Kur do pushojmë të jemi shembull per të keq, per arrogancë, injorancë, vagabondllak, rrugaqëri, hajni, krime etj, etj? Zoti na ndihmoftë, por padyshim jemi populli ma i lig, populli ma i pa civilizuem dhe populli ma anmik i vetvetes në botë.

 

Selim Mustafë Hasanaj

Sarpsborg: 08.07.2010



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx