E enjte, 24.07.2025, 11:59 PM (GMT+1)

Mendime

Besnik Prishtina: Për njerëzit duhet shkruar vetëm pas vdekjes se tyre...

E shtune, 10.07.2010, 07:32 PM


Për njerëzit duhet shkruar vetëm pas vdekjes se tyre, sepse ata vetëm kur të vdesin nuk mund të gabojnë më!

 

- Disa fakte “... janë përherë lakuriqe, madje edhe atëherë “kur vishen sipas modës së fundit...”!

 

Nga Besnik Prishtina

 

Më pëlqeu vlerësimi që bënë Akademik Stavileci për librin e Profesoreshës Basha “Të burgosurit politikë shqiptarë në Kosovë 1945-1990”. Librin nuk e kam lexua akoma por kam lexua inserte të shkruara dhe të botuara në këtë temë nga Profesoresha Basha. Profesoresha Basha është kah e kryen me përkushtim një mision vet intelektual, që e kanë intelektualët karshi popullit vet. Kjo, gjithsesi është për mirënjohje, por edhe për një vlerësim kritik pozitiv!

 

Po jetojmë në një kohë kur përgjegjësia për fjalën e shkruar është shtuar shumëfish. E them këtë se shumica e ish të burgosurve politik në këtë periudhë janë në jetë dhe mundësia për të devijuar ata vet nga rrugën e tyre për të cilën kanë vuajtur burgjeve, është çështje e hapur. Të kujtojmë disa fakte “... që janë përherë lakuriqe, madje edhe atëherë “kur vishen sipas modës së fundit...”!

 

- Historia na kujton se çka u vendos në Kuvendin e Bujanit në 1943/1944 dhe çka u vendos po nga ata njerëz në Konferencën e Prizrenit në1945! Ajo flet edhe mbi diferencimet në “pro dhe kontra” në mes të asaj të njëjtës strukur, ku disa nga ata u privilegjuan me poste e disa u dënuan deri me vdekje nga regjimi Titist. Kështu shumë nga ata hynë në histori si heronjë dhe shumë nga ata dhe dolën nga historia si tradhtar.

 

- Diferencimi në “pro dhe kontra” Republikës së Kosovës, me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje, ndodhi edhe në vitin 1968 edhe ne vitin 1981 edhe nga ata që ishin në pushtet edhe nga ata që ishin kundër ti.

 

- Pastaj dihet se çka vendosën deputetët e Ali Shkukriut e Sinan Hasanit me 23 mars 1989 dhe se si u munduar po ata deputet te LKJ të i lajnë gabimet e veta me 2 Korrik 1990 me “deklaratën e pavarësisë” para popullit të vet, dhe të ndrrojn vine luftës nga ata që ishin kundër Lëvizes për Republikës së Kosovës, në anë tjetër për Republikës e Kosovës. Bile edhe e uzrpuan rolin pris të saj! Sot ata dekorohen prej atyre që kanë qen dhe janë në ballë të LDK/LK, e cila për kërkesë kryesore kishte rikthimin e "autonomisë dhe barazinë e demokracinë" nën sundimin e Serbisë. Dekoruesi me një letër të vet na e ka sjellë edhe EULX-in në torishtë, duke bërë Kosovën koloni të Brukselit.

 

- Dihet se me çfarë programi veproi LPK dhe me çfarë betimi luftoi UÇK dhe si erdhi deri te diferencimi në ata qe ishin për dhe në ata qe ishin kundër Vendimeve të Rambujesë , kur u nënshkruan pranimi i sovranitetit serb mbi Kosovë. Kjo ndodhi nga ata që shokë e vet i kishin dërgua burgjeve dhe në luftë deri në vdekje për bashkim kombëtar, ndërsa vete pranuan autonominë e Kosovës nën sundimin e Serbisë, duke e përsërit gabimin e Korrikut të 1945 në Prizren.

 

- Ky diferencim mes të burgosurve politik ndodhi edhe me 5 Prill 2007 kur Parlamenti aktual miratoi Planin e Ahtisarit i cili për kah qëllimet është edhe më djallëzor se sa Elaborati i Çbrillovqiti. Kjo për pasoja të para të dukshme ka falsifikimin e identitetin nacional shqiptar të Kosovës, duke i shpall trojet tona etnike si pronë “multtietnike” që pastaj u vazhdua me flamuri, himnin, Kushtetutën e ligjet e Ahtisarit dhe që po vazhdon me rikolonizimin me sllav dhe me copëtimin (decentralizimin) e Kosovës.

 

- Ndërsa për epilog, pas terrorit social sistematik 10 vjeçar ndaj shqiptarëve, tani do heqen vizat e do të hapen kufjtë dhe do të zbrazet Kosova nga rinia dhe inteligjenca shqiptare etj.

 

-Në tëra këto vendime të mbrapshta nënshkrimin e vet me vullnetin e vet, pa i detyrua kush me dhunë, i kanë vu edhe shumë ish të burgosur politik dhe ish kuadër komandues nga UÇK, duke shkel mbi parimet themelore pse ata më parë kanë shkua politikisht në burgje, në ërgim e në luftë dhe në kundërshtim me Betimin e dhënë në UÇK.

 

- Sot ata janë në institucionet kukulla të Brukselit, nga presidenca, parlamenti, qeveria dhe deri te drejtoria policore, që bashkërisht japin urdhra për rrahjen me duar lidhur të e aktivisteve të Lëvizjes për Vetëvendose, pse ata kërkojnë vetëvendosej për Kosovën! Tirania është tirani edhe kur flet shqip, edhe kur ajo vjen nga një regjim ku në pushtet marrin pjesë edhe ish të burgosur politik !

 

Ata ish të burgosur politik e kanë ndërrua anën e lutës dhe tani janë vu në anën e sunduesve të huaj, si dukur Fadil Hoxha me shokët e ti. Me pjesëmarrjen e tyre Zgjedhja e Çështjes Shqiptare u ndal dhe tani po kthehet mbrapa!

 

Por, përsëri shumica e ish të burgosurve politik dhe shumica e ushtarëve të UÇK nuk janë lëkundur nga rruga e zbatimit të Programi Kombëtar i lidhjes së Prizrenit dhe ata janë diferencua nga konformistet e Ahtisarit dhe janë përcaktua për vazhdimin e luftës deri në liri! Por për ta dhe për luftën e tyre po heshtet. Kështu, kjo po i bjen se regjimi po e shkruan historin e vet si don vet.

 

Tëra këto fakte dëshmojnë me kokëforsi se historinë nuk duhet shkruar për njerëzit e gjallë, derisa ata janë gjallë. Por duhet shkruar vetëm për ngjarjet me rëndësi historike, si ngjarje. Ndërsa për njerëzit duhet shkruar vetëm pas vdekjes se tyre. Sepse ata vetëm kur të vdesin nuk mund të gabojnë më!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx