Mendime
Besar Shkëmbi: Kritikë apo demantim rreth rastit të Leshanit të Pejës
E shtune, 10.07.2010, 07:58 PM
KRITIKE
Po të njëjtën gjë ai e kishte bërë edhe kur biri i madh i Kosovës, Tahir Berisha, ishte betuar para shokëve të tij të LPK-së se nuk do ta duronte dorën serbe dhe bie heroikisht në Leshan të Pejës, në vitin 1991,duke lënë një milic serb të vrarë e një tjetër milic përjetë të paralizuar
Nga Besar Shkëmbi
Në lexim e siper per Leshani e Pejes ,pervec te tjerave,gjeta edhe kete shkrim nga Hysen Dreshaj-Besniku, ku nder te tjera ka shkruar edhe per te madhin Tahir Lush Berisha nga Leshani i Pejes.
Sic e shihni aty shkruan se ai ka rene me 1991,cka nuk eshte e vertete.Tahiri ra pikrishte ne agun e dates 26 Maj 1992 afer shtepise se tij.Pastaj shkruan se ai u betua para shokeve te LPK-se dh se vrau nje polic dhe nje tjeter e plagosi,cka as njera nga keto nuk jane te vërteta.
Une besoj qe secili qe ka shkruar per Tahirin e dijne se ai nuk ishte vetem ne ate mengjes kur u ndesh me policet serbe te cilet jetonin po ashtu ne Lugun e Leshanit te Haxhi Zekes.As kush dhe,, besoj e bene me qellim,nuk u interesuan te pyesin se kush ishte me te,kush iu gjete prane ne minutat e fundit te jetes.
Atehere po ju tregoj zoterinje kush ishte ai i cili u nda i fundit me te.Ai jam une Ramadan Ademaj,i lindur e i rritur,i treti fqinj me shtepi i Tahirit,ne Leshën te Pejes. Tahirin as kush nuk mund ta njoh si une.Edhe ai u lind e u rrit ne Leshën.Shkollen fillore e mbaroi ne Gllavicice,tash Shen Gjon,ndersa te mesmen ne shkoolen e ashtu quajtur shkolle e artit,drejtimi i dizajnit.
Kur shume kush akoma punonte per bashkim-vllazerimin ose nuk i mbante,me falni ne shprehje,bytha, Tahiri u paraqit vullnetar dhe i pa pagese te punoje ne arsimin shqip.Punonte ne shkollen fillore ne Gabanice te Klines.Revolen ,trashëgim nga i ati,kurre nuk e hoqi nga rripat qe i mbante ne krihe.
Mos te zgjatemi shume te jeta e tij po te kalojme ne ceshtje.
1.Tahiri nuk u vra me 1991 po para agimit te dites 26 Maj te vitit 1992, menjehere pas zgjdhjeve per parlamentin shumepartiak dhe presidentin e Kosoves, Ibrahim Rugoves ,per te cilin votoi edhe ai.
2.Ai nuk u betua para shokeve, sic thuhet,para shokeve te LPK-se dhe as ishte anetar i saj.Me sa e di une.Mes meje dhe Tij nuk ka pasur as gje konspiracion.
3.Qe vrau nje polic dhe plagosi nje tjeter as kjo nuk eshte e vertete.Ketu duhet te thuhet vrane nje polic dhe plagosen nje tjeter.Kete e beme se bashku.
Deri sot kurre nuk kam reaguar deri me sot.
4.Qe ai eshte përleshur edhe nje here tjeter mu me ata police ne vendin e quajtur Derplane te Sferrkes se thate dhe se ka qene edhe i plagosur,pervec familjes se tij,jo e tera,vec meje se ka ditur askush.Ai u perlesh me ta per shkak se ia kishin rrahur te vellain e tij te vogel,Maxhunin,i cili udhëtonte me kembe per t’ i ndjekur mesimet ne gjimnazin e Pejes ,ne paralelet e ndara ne Trestenik te Pejes.
5.Tahiri ishte zevendes i imi si aktivist ne Leshën dhe ketu u inkuadrua pas mbledhjes se nënshkrimeve per DEKLARATEN E PAVARESISE se Kosoves dhe regjistrimit te popullsise.Keto i bera une vete pa me ndihmuar askush ne pjesen e fshatit qe gjendet mbi magjistralen Prishtine-Peje,ne ane e djathte.Per kete mu desh te largohem nga shtëpia per gjashte jave te tera sepse me kishte rene ne gjurme.Ata e dinin edhe cilet jane lopet e mia kur i shihnin ne livadh duke kullotur.Kete e dëshmon nje fqinji im i cili nje dite kur po i ruante edhe lopet e mia,shkon policia deri ne livadh dhe pyesin per mua.Ai thote se nuk di gje..Ata e pyesin se pse atehere ia ruan lopet.Duke u munduar te nxirret ai u thote se nuk jane lopet e tij.Ata i tregojne me gisht se cilat ishin lopet e mia.Kishte mjafte asi qe bashkepunonime ta,bile pa pagese fare.
6.As njeri nga keta qe shkruan per Tahirin nuk u interesua te dije se cili ishte i fundit ai qe u nda nga ai,bili nje prej tyre,lere qe nuk kishte etike gazetari po nuk kishte as etike gomari.
Kete e deshmojne me se miri poezite e mia ne permbledhejen e poezive”KU ta shuaj flaken e etjes per ty Kosove” e cila doli keto dite nga shtypi,kushtuar nenes se Tahirit dhe vet ATIJ si dhe telegrami im derguar me rastin e 8 vjetorit te renjes se tij.
Keto mund t’i gjeni ne faqen [www.leshaniipejes.tk]
Tani dicka rreth jetes sime qe lidhet me rastin e Leshanit.
Kur e formuam degen e Lidhjes demokratike ne BL te Leshanit i pari nga te tjeret me propozimin e delegatit te LD qe kishte ardhur nga qendra,Prishtina,i pari u propozova kryetar i saj,i pari u propozova kryetar i rinie dhe krytar i grupit per kthimin e refugjateve ,por une nuk pranova nga se akoma e kisha ne shtepi librezen e LKJ ne te cilen pa ditur ne fare nga klasa ime ne Gjimnazin e Pejes,si nxenes te dalluar,ne OTH te LKJ,na kishin pranuar mua,Adem Shalen,tash prof.i Filozofi-sociologjise dhe Shefqet Thacin,tash jurist i diplomuar, shef komune ne ndertesen përtej Lumbardhit.
Jo vetem qe pranova postet qe mu ofruan por propozova qe ne keto vende te mos pranohen ata qe akoma nuk i kishin dorëzuar zyrtarisht librezat e LKJ-se.Ky propozim u oranua unanimisht.
Te nesërmen i vetmi ishte fjalimi im qe u dha i teri ne emisionin “Ngjarje dite”qe emitohej nga RP..As qe ma degjoj veshi,,pa hezituar fare fola haptas kunder politikes e regjimit qe ushtronte ne Kosove,Serbiaedhe pse aty kishte serbe.
Isha pjesemarres ne demonstratat e 11 e 23 marsit,1,2 dhe 3 Prillit.Per kete u shpërbleva me hajmaline qe e gjeta ne recepsion ku shkruante se me ndalohet hyrja dhe banimi ne Qendren e studenteve ,ndersa ne Degen e Letersise dhe gjuhes shqipe me larguan nga LKJ-se.
Pas mbarimit te unverzitetit aktivitetin tim e kam vazhduar ne BL te Leshanit,se ciles i përkisja.
Isha i deleguar i BL ne Komitetin rinor ne KK te Pejes,anetar kryesie ne BL dhe ne kryesine e fshatit tim,Isha anetare kryesie dhe anetar i këshillit artistik ne SHKA “Haxhi Zeka te Leshanit,organizator i shume tubimeve dhe demonstratave ne fshatin tim,kundërshtari me i zeshem ne kundërshtimin e kushtettutes se dhunshme serbe e sidomos kunder atij neni famëkeq qe ishte per arsimin shqip.Ate nate kur ishin edhe anetaret e komitetit komunal,njeri nga ta ishte serb,nuk di si shpetova pa me burgosur.
Te mos zgjatem .ne mbledhjen e fshatit qe mbahej per organizimin e zgjedhjeve,vet Tahiri me propozoi anetar komisioni me rast u pranua unanimisht.
Ja pra dua te përfundoj por pa.harruar te përmend se pas kësaj,edhe pse polici i plagosur zbrazi ne mua tre karikator me ruajti ai i madhi dhe shpetova.Pasi e kam kap Tahirin qe te mos perplaset per toke kam vrapuar dhe kam hyre ne malin e familjes se Tahirit.Aty kam qëndruar nja nje gjysme ore.Pastaj duke ecur neper nje vije me balte dhe uje{kisha degjuar se i humb gjurmet qenit zbulues),per nje dritare qe eshte pas shtepise kam hyre brend dhe i kam treguar shoqes.Pas 10 minutave ka ardhe axha i Tahirit dhe i ka thene shoqes sime qe te dale jashte dhe te futem diku ne mal sepse ishin degjuar pushke,ne magjistralen Peje-Prishtine.Ai e dinte se policia me kërkonte andaj kishte frike se mos ishte ndermarre ndonje aksion per te me zene.Mua me erdhi keq t’ i tregoj per Tahirin andaj nuk dola jashte,por ai pas 10 minutave u kthye persewri per t’i thene shqes sime te me thote te hyje brenda sepse “ishin vrare qent mes vedi”.Atehere dola dhe i tregova per Tahirin.Ne fillim jo qe nuk besonte po nuk donte te besonte se i biri i vëllait te tij ka mbetur i vrare.
Pas nja nje gjysme ore po thuaj gjysma e fshatit ishte ne oborrin e shtese sime.Me këshilluan te ik nga shtëpia dhe te strehohem dikund tek te afërmit.Ne fillim nuk pranovat ipor pasi insistonin te gjithe vendosa te largohem.
Po sa kam dale pas shtepise dhe jam futur ne malin tim per te vazhduar me tutje, kam degjuar policine duke share ne “shiptarsku majku”Aty jo vetem qe i kane rrahe po edhe iu kane thyer gjymtyret.Me se keqi,sipas Mustafe Haradinit, me te cilin u takova ne Tirane,e kishin pesuar dy vellezerit e Tahirit,Skemnderi dhe Magjuni,dy te bijte e axhes,Ramushit,Enveri dhe Fadili,fqinji i Tahirit,Idriz Haliti,familja e Tahirit,Skenderin,Maxhunin,nenen dhe axhen Muratin e kishin marre ne burg.E kishte pesuar Shaqiri djali i agjes dhe e mbare familja Berisha si dhe famija Sadiku nga lagja e Llugaxhise.Gruan time e kishin pas llomitur por te gjithave iu kishte bere balle por kur i kane shtrire femijet per toke dhe kane dashur t’i shkelin me tank tregon ajo kur ne jeten e saj nuk eshte gjetur me ngusht.Edhe nese cope e grime i bejne ,thote, pata vendosur te mos tregoj asgje.
Une pasi qëndrova disa dite neper familje te aferta me kishin rene ne gjurme.Kishi rrahur e maltretuar
Pas kesa strehohem te familja Mucolli ne Raushiq te Pejes,te cilen shfrytëzoj rastin ta falënderoj shume,.Kryetari i deges se LDK-se ishte ne djal nga kjo familje me ndihmen e te cilit kalova ne Shqiperi e nga Shqiperia me ndihmen e policise kroate ne Kroaci e prej aty ne Gjermani.
Kjo ishte e tera.
Kjo eshte kritike jo me qellim te keq per te gjithe ata qe shkruan per Tahirin a as nje here nuk u kujtuan te informohen me mire po ia fusin paushall si kane degjuar nga te tjeret.
Per kete ishte dashur te pyetet edhe zoteri Zekeria Cana i cili ate dite kishte shkuar bashke me nje senator belg ne vendin e ngjarjes.Ate e takova ne Ambasaden e atëhershme te Kosoves i cili kishte shkruar dhe derguar edhe fotografi nga ky rast.