E enjte, 24.07.2025, 09:41 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Mjerimi trishtues në Lezhë asht turpi ma i madh kombtar

E diele, 11.07.2010, 09:59 PM


MJERIMI TRISHTUES NË LEZHË ASHT TURPI MA I MADH KOMBTAR

 

Nga Selim Hasanaj

 

Kur para dy viteve perë herë të parë isha në Shqipni, nuk pata rastin ta vizitojë Lezhen, Katedralen e Shen Nikollës dhe Varrin e Shejt të Heroit Kombtarë, Gjergj Kastriotit. Atë vit pata vizitue vetem Krujen dhe Shkodren per ta ba pushimin veror pastaj disa ditë në Durrës.

Këtë herë së bashku me zonjen time Nushen, sugarin Fan-Nolin dhe djalin e kunatit Albanin u nisem nga Peja permes Deqanit, Gjakovës, Prizrenit dhe dolem në Vermnicë.  Aty pas një pershendetje vëllaznore me kufitaret e shtetit shqiptarë, vazhdova ti ngas makinës me një shpejtësi të matun perbri bukurive të alpeve shqiptare dhe pas pak u futa në autostraden që me shekuj asht prit, që e pat propozue dhe premtue shejti i Dardansië Dr. Ibrahim Rugova dhe që në jetë e solli më në fund Çeveria e Partisë Demokratike me në krye Sali Berishen dhe bashkpuntoret e ti. Unë nuk due të futem këtu në lavde e urime as per z. Kryeminister as per çeveritaret e ti sepse kjo autostradë që nga fillimi i potencimit per tu ndertue ka pas ithtaret dhe kundershtaret e vetë. Dhe si zakonisht ithtaret ishin e djathta shqiptare ndersa kundershtaret e majta shqipfolse/shqiptare. Unë per autostraden desha ti them vetem disa fjalë para se me dalë te tema që do e shkruej këtu. Si dardanas, si evropian dhe si mergimtar mu marue qefi kur pash se distanca e Durrësit , e Tiranes, e Shkodres, e Lezhës, e Krujes, e Vlores, Sarsandes dhe të gjitha qyteteve shqiptare dhe Dardanisë sime ishte shkurtue per kater-pes fish. Mu ba zemra mal kur pash se sot unë mund të zgjohem heret nga gjumi në Istog dhe pas dy-tri orve ta pijë kafen e mengjesit në Tiranë, të vazhdojë deri në Durrës dhe pasi të lahem e rrezitem mirë ti hip makinës dhe të vi ta bajë gjumin prap në Istog. Ku ka ma mrekulli? Aferim Çeveria e shtetit shqiptarë , aferim çeveritar per këtë veper madhore kombtare.

Vozitja ngadal dhe shiqoja gjithandej. Koha ishte me shi dhe unë u propozova bashkudhtarve të mi të dashur se do shkojmë direkt në Lezhë, do shkojmë e do perkulemi para Varrit të Shejt të Gjergj Kastriotit. Arritem në Lezhë. Nga hymja në qytet u impresionova, më pelqeu qyteti, më la pershtypjen e nji qyteti ku sundon rendi ku ka civilizim. Posa arrita në qender u ndala sepse askund nuk pash ndonji tabelë , mbishkrim a diçka tjeter që do e qonte turistin, vizitorin deri te Katedralja e Shen Nikollës ku u varros Gjergji i Madhë i Arbërisë. Pyeta një burr diku rreth të tridhjetave. Më tregojë , por kurr arrita aty ku ai më tha pash se më kishte tregue gabim. U qudita, ndoshta nuk asht vendas i thash zonjes time dhe nuk e din.U ndala në një skaj duke ndez të kater shenjat në makinë. Dola nga vetura dhe pyeta edhe një zonjë, ajo nuk diti të më tregojë dhe më shikoj disi quditshem.

Pas pak vjen një burr dhe ai më tregojë se aty prapa shpines sime asht varri i Gjergj Kastriotit. U këtheva dhe pash se prapa një muri nga trotuari ku unë kisha ndalë makinen kishte diçka që ishte e mbullueme me një pllakë betoni që qendronte si çati në disa shtylla betoni. Mezi gjeta rrugën se kah duhet të vi me makinë deri aty. Kur u afrova më kapi një panik, diçka në mbrendinë e shpirtit tim u shqetsue, per momentin mendova se ai që më tregoë më paska mashtrue. Nuk ka mundësi të jetë këtu në këtë fundrrinë, në këtë mjerim varri i njeriut ma të madhë të kombit, varri i Atletit të Krishtit, varri i Herojt Kombtarë, varri i njeriut që nderohet me prezencen e permendoreve të tija nëper shumë qytete dhe metropole  të Evropes dhe edhe në Amerikë. Ashtu në mendime eci dhe ndegjojë se si dikush flet frangjishtë. Shof edhe një ciceron që ju spjegon në gjuhen frenge dy burrave dhe tri grave per Gjergjin tonë.Prita per ta kontaktue ciceronin dhe per të mos u perplasë per toke nga dhimbja shpirtnore u mbeshteta në supin e zonjes time dhe kapa djalin Fan-Nolin per dore.

Masi mora pak veten pash se Fan-Noli dhe Albani pritnin nga unë tu spjegojë diçka pasi ciceroni ishte i zan me turistet francez. Zonja ime poashtu u ba kurreshtare dhe kerkonte nga unë spjegime. Mue më zihej fryma dhe mezi permbahesha pa shperthye në vaj,në lotë, mezi permbahesha pa lëshue nji piskamë, nji klithme trishtuese dhe ti shajë të gjithë ata pushtetarë, të gjithë ata shqiptarë që deri tash kanë qenë aty dhe kanë heshtë pa e pa mjerimin trishtues. Per fat turistet fancez iken, tash ciceroni u drejtue nga neve. Ai na pershendeti, na urojë mirseardhjen, dhe kur mësojë se jemi mergimtar, jemi dardanas që per herë të parë vijmë aty ai u angazhue enkas per të qenë i sjellshem dhe per të na spjegue gjithçka na interesonte. Unë nuk u permbajta ma, ju shpraza ati thuese ai kiste fajë per vujtjet e mia shpirtnore, thue se ai kishte fajë per mjerimin ku ishte Varri i Shejt i Gjergjit të Arbrisë. Nuk u befasue nga sulmet e mia, ai perkundrazi i perkrahi dhe mbeshteti ato. Në pyetjen time se a ka qenë gjithmonë varri këtu, ai u pergjegj se po. Kur e pyeta ku asht Katedralja, ai mu pergjigj se kjo , këto mure që u kishin mbet vetem themelet asht Katedralja. Më spjegojë se ajo Katedrale ma vonë asht shendrrue në gjami nga sulltan Selimi i II dhe se qellimisht e kanë shkatrrue turqit ndersa eshtnat e Heroit janë nxjerr dhe marr pe tu ba hajmali nga to per ushtaret dhe jeniçeret turq neper vite. Fan-Noli dhe Albani banë disa foto të vendit ndersa unë as që nxora kameren nga çanta. Çka të filmojë? Çka të fotografojë, mjerimin tonë, turpin tonë ma të madhë. Pernjiherë mu kujtue entuziazmi im dhe simpatia që mu rrit per Sali Berishen dhe çeveritaret e ti kur u futa në autostraden moderne. Tash me sa za pata e shava Berishen dhe çeverinë. Ciceroni buzqeshi , por nga syt i dolen pika loti. Shifej se ishte burr dhe lëshojë lot burri. Mu afrue dhe më perqafojë. Të tillë jemi neve ore vëlla më tha. Nuk ruejm, nuk mbrojmë as nuk çmojmë vlera, histori e bukuri. Neve jemi egoist, jemi vandal jemi shkatrrimtarë. Po mendojka si unë i thash zonjes time dhe me doren rreth supeve të saja me lot per faqe ika nga ai vend ku paraprakisht kisha pregatit veten të derdhi lotë gëzimi dhe të mburrem para djalit tim dhe djalit të kunatit se jemi shqiptarë. Tash largohesha me dënesje, me lotë pikllimi dhe deshprimi im ishte kulminant, trishtues.

Dhe para se ta perfundojë po e bajë publike at shamjen time per të gjithë qeveritaret shqiptarë pergjatë historisë, per të gjithë shqiptaret që kanë pa dhe vizitue Varrin e Gjergj Kastriotit në Katedralen e Shen Nikollës në Lezhë dhe kanë heshtë. Kanë hesht sepse nuk kanë pas ndjenja kombtare, kanë hesht sepse aty kanë shkue per të shit mend te miqet dhe familjaret se ja neve ishim te varri i Gjergj Kastriotit. A ishit të verber ju o shqiptarë, o mjerana e juve ju mallkoft Zoti dhe ju mallkoft mundi dhe gjaku i Gjergjit që per nji çerek shekulli nuk ua la kuqedren helmuese të orientit me ju kafshue. Unë quditem se si deri sot askush nu ka pa at mjerim, at  nençmim dhe turp që neve i kemi ba njeriut ma të madhë të historisë sonë. Turqia ka ik me 1912. Sa çeveri kanë qen dhe ik nga ajo kohë në shtetin shqiptarë. Nese per kohen e sundimit turk nuk asht lejue të rindertohet dhe ruhet Katedralja e Shen Nikollës në Lezhë pas vitit 1912 e deri me sot askush nuk na ka pengue. Neper libra dhe arkiva ka dokumente të bollshme që vertetojnë se si asht duk në detaje Katedralja e Shen Nikollës në Lezhë. Pse çeveritë tona kanë dhanë me biliona lek per projekte hiq, të pa randsishme ndersa asnji nuk u kujtue të gjejë arqitekt, dhe tu thotë. Keni per detyrë ta bani konstruimin dhe planin e Katedrales së Shen Nikollës dhe pastaj të gjindet ndertuesi profesionist dhe të ndertohet ajo ashtu si ka qenë. Sepse vetem nese ndertohet ashtu si ka qenë neve bajmë historinë tonë të vertetë. Dhe nese çeveritë shqiptare nuk janë kujtue per këtë per mue që të gjitha paskan qenë antishqiptare. Nuk mund të jesh shqiptarë nese nuk shef mjerimin ku pushon Gjergj Kastrioti. Nuk janë shqiptarë as ata biznismen( per mue pisnismen) që per BIG BROTHER japin miliona euro ndersa nuk u hanë palla per Katedralen e Shen Nikollës në Lezhë, vendin e shejt ku u varros para gjasht shekujsh Gjergj Kastrioti. Nji projet i tillë kombtarë nuk kushton as 10% të nji edicioni BIG BROTHER maskarallaku.

Nuk ka pas faj Gjergj Fishta. Unë per ditë e ma teper po sikur ai , jo vetem se nuk po jamë krenar se jamë shqiptarë, por perkundrazi po turpnohem pse jamë. Neve shkojmë e perkulemi te "tyrbja" e pushtuesit mizor Sulltan Muratit në Gazimestan dhe kujdesemi per te ndersa varri i Gjergj Kastriotit asht në rrenojat e barbarisë pushtues turke të cilat rrenoja askush kurr nuk i sanojë. Turp, turp dhe ZOTI na marroft e na mallkoft. Besa ndoshta asht mallkimi i Zotit dhe i Mbretit tonë Gjergjit që na ka zanë dhe jemi ku jemi, jemi çfar jemi. Neve nuk kemi varrin e njeriut që na bani alfabetin, të të madhit Gjergj Fishta. E tregojë ate disa herë z. Fritz Radovani, por çeveria Berisha nuk don me ndie. I ka shti veshet në lesh. Neve nuk kemi varrin e njeriut të madhë Pjeter Bogdanit e as të shumë figurave tjera kombtare dhe per këte nuk lodhen as çeveritaret as shkenctaret dhe akademitë e intitutet shkencore shtetnore shqiptare. Turp, marri. Jemi mjerana, jemi hiq, jemi pa vlerë dhe nuk dim se çka dhe kush asht vlera. Andaj masi jemi të tillë bukur leht po na mashtrojnë dhe neve po u këthejm prapanicat sheikve dhe pederastve musliman të arabistanit.

 

Selim Mustafë Hasanaj

Sarpsborg: 11.07.2010



(Vota: 27 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx