E merkure, 28.05.2025, 05:49 PM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Primitivizmi serb

E diele, 11.07.2010, 09:58 PM


PRIMITIVIZMI SERB

 

Nga Dibran Demaku

 

Turistë nga vende të ndryshme të veriut të Europës,këto ditë të nxehta vere ia mësyjnë vendeve bregdetare të mesdheut.Ata do të pushojnë nën rrezet e nxehta të diellit veror si dhe do të freskohen në ujërat e kaltërta të deteve të mesdheut.

Vendet e ndryshme të jugut të Europës di t`i presin këta turistë në gjirin e vet dhe do të kujdesen që ata të kalojnë pushime sa më të këndshme.

Edhe Kosova si vendi më i ri i Europës dhe i botës si vend mesdhetar do të pres dhe do të përcjellë shumë turistë nga vende të ndryshme.Meqë Kosova nuk ka dalje në det,ajo do të jetë si një vend tranzitë nga do të kalojnë shumë turistë për në vende të ndryshme bregdetare siç janë:Shqipëria,Greqia,Turqia etj.

Dhe që të gjithë këta turistë që do të kalojnë nëpët teritorin e Republikës së Kosovës,nëpër pasaportat e tyre do të kenë edhe nga një vulë të Republikës së Kosovës,si dëshmi se ata kanë kaluar nëpër teritorin e vendit më të ri në botë.Në dukje të parë do të jetë kjo një procedurë krejt normale karshi rregullave juridike të përcaktuara nga shteti.

Por në të kthyer për në veri të Europës,duke kaluar nëpër teritorin e Serbisë(nuk e shënuam me qëllim emrin Republikë,sepse në fakt as ne nuk e dimë se çfarë rendi politiko-juridik ka në këtë moment Serbia),ata do të hasin në një fenomen të pakëndshëm,apo thënë shkurt në një primitivizëm të theksuar serb!Doganierët e Serbisë(vend ky problematik në Ballkan)sapo tëshohin vulën e Republikës së Kosovës në pasaportat e turistëve të vendeve të ndryshme,njëherë do të të shikojnë me një urrejtje të paparë,dhe pastaj me një primitivizëm qe u ka hije vetëm atyre do të zhgarravisin në pasaportë në vendin ku do të jetë e shënuar vula e Republikës së Kosovës!Nëse ndonjëri nga turistët do të pyes doganierin serb se përse bënë një veprim të tillë në pasaportë,ai me urrejtje dhe me një paturpësi të paparë do të të përgjigjet:-Heshte ose përndryshe nuk do të të lejojmë të kalosh nëpër teritorin e shtetit tonë?!Nëse ti do të kërkosh edhe më tej sqarime ai do të ngrisë zërin edhe më dhe do të të thotë:-Kosova është pjesë integrale e Serbisë dhe ajo nuk ekziston si shtet!Andaj ne kemi urdhër nga ministri ynë i brendshëm që t`i anulojmë vulat e së ashtuquajturës Republika e Kosovës?!

Nëse ti edhe më tutje do të kërkosh sqarime duke i thënë doganierit serb se Republika e Kosovës ekziston dhe se vendi prej nga vjen ti e ka njohur atë si shtet,doganieri serb me një cinizëm të paparë do të të përgjigjet:-Kush je ti që flet në këtë mënyrë?!Dhe për cilin shtet e ke fjalën?!Ne aq na bënë nëse shteti yte e ka njohur te ashtuquajturën Republikë të Kosovës!Ne as e njohim dhe as do ta njohim kurrë?!Andaj mos e zgjat më shumë,përndryshe nuk do të kalosh nëpër teritorin e Serbisë?!

Dhe nën kërcënimin e doganierit serb,turisti europian do të ulë kokën dhe do të heshtë.Do të heshtë edhepse thellë në ndergjegjën e tij sikur i flet një zë se ai nuk duhet të heshtë dhe as të pajtohet me primitivizmin serb?!Sepse turisti europianë e di tashmë se vendi i tij i ka hequr vizat për banorët e Serbisë,andaj veprimi i doganierit serb është për çdo gjykim!



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx