E premte, 25.07.2025, 01:05 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Njofim apo nuk njofim vlerat tona kombtare

E marte, 13.07.2010, 09:59 PM


NJOFIM APO NUK NJOFIM VLERAT TONA KOMBTARE

 

Nga Selim Hasanaj

 

Pas zhgenjimit tim të para dy viteve kur per herë të parë vizitova Krujen dhe Kështjellen e Gjergj Kastriotit, dhe pas zhgenjimit tim të thellë që psova kur sivjet , para një muaj vizitova Varrin e Gjergj Kastriotit në Katedralen e Shen Nikollit në Lezhë unë vendosa të shkruej prap dhe ta shfryej mllefin tim kunder popullit tim, kunder qeverive të shteteve shqiptare neper të gjitha kohnat e historisë e deri sot.

Qesh zhgenjye para dy viteve kur pash Krujen, sepse pash se Kruja e qendresës kunder pushtimit turk dhe kobit oriental e shek. 15 e 16, tash ishte Kruja e minareve, e teqeve e imamve, e shehlerve dhe dervishve.

U zhgenjeva me vendvarrimin e Gjergj Kastriotit në Lezhë, sepse pash se ati vendi nuk guxojmë ti thojmë: varri i Gjergjit në Katedralen e Shen Nikollit. Nuk kishte ma Katedrale aty, kishte vetem gjurmë të vandalizmit njerzor kunder Katedrales pergjat shekujve. Dje pava një video film në zemrashqiptare.net nga Kolec Traboini dhe u zhgenjeva edhe me këtë njeri. Nese thojmë se Varri i Gjergj Kastriotit asht në Katedralen e Shen Nikollit, atëherë neve duhet ta kemi atë Katedrale. Perderisa ajo nuk egziston ma, pse neve RREJM veten, rrejm të tjeret dhe vizitoret e shumtë të mbarë botës (që padysim janë ma shumë se neve shqiptaret) që interesohen per ta pa dhe nderue at varr të ati njeriu aq të madhë. Pra neper shekuj kanë rrejt historianet kur kanë thanë se Gjergj Kastrioti pushon në Katedralen e Shen Nikollit, neper dekada dhe shekuj kanë rrejt qeveritë shqiptare kur kanë pohue të njejten gja dhe turpsishtë rren edhe Kolec Traboini tash kur reklamon neper faqe të internetit "KOMPLEKSIN MEMORIAL TË GJERGJ KASTRIOTIT". Unë aty nuk pash kurfar kompleksi, pash vetem germadha dhe pash një pllak guri mermer i bardhë mbi të cilen ishin shkronjat e emnit dhe mbiemnit të Gjergj Kastriotit si dhe kopjet e perkrenares dhe shpates së Ti. Pash se edhe neper muret e germadhes së Katedrales së dikurshme kishte të varuna disa armë të asaj kohe si dhe disa harta të vendluftimeve apo betejave që ka ba Gjergji i jonë i madhë kunder pushtuesve turq. Kaq ka të shef vizitori aty. Kompleks memorial nuk ka dhe Kolec Traboini banë mirë ta terhjek atë rren nga interneti, së paku per mos me i zhgenjye vizitoret e huej të cilet kur e shofin (sepse rrena ishte e reklamueme edhe anglisht) mund ta marrin rrugen e gjatë nga shtetet e Evropes per në Lezhë, ndersa kur do vin ( ashtu sikur unë) do ken veshtirsi ta gjejnë vendin e varrit të Gjergj Kastriotit sepse nuk ka shenja orientuese, biles edhe vetë qytetaret nuk po e dishin dhe po u quditshin me i pyet se ku asht ai varr. A ka ndonji kryeçeveritar i cilesdo çeveri shqiptare që ndonjiherë ka tentue dhe ka kerkue nga Austria ti këthej shpaten dhe perkrenaren e Gjergj Kastriotit në Shqipni?! Unë deri sot nuk kamë ndegjue per këtë. Dhe si shqiptarë bajë pyetjen a asht në rregull që unë dhe femijet e mi të vijmë në atdhe nga mergimi dhe aty të shofim kopje të armve të Heroit ton Kombtarë?! Pse femijet dhe rinia shqiptare e trojeve tona duhet ti shef vetem kopjet dhe pse askush nga pushtetaret nuk mendon se 80-90 perqind e shqiptarve kurr nuk kanë mundësi ti shofin origjinalet e armve dhe vlerave të Heroit të tyne Kombtarë sepse nuk mund shkojnë në Vjenë per ti pa ato. A ishte Gjergj Kastrioti Shqiptarë apo gjerman/austriak per ti majt ata armet e ti?!

Diku në veren e vitit 2006 nëper Dardani ishte pas ba trend me i vu zjarrin barit të thatë e të madhë të varrezave shqiptare të besimit musliman. Kamë shkrue per këtë mjerim tonin atë botë. Mirpo tash neper Shqipni më rastisi të shof edhe varreza të shqiptarve të besimit katolik ( nuk kamë pas rast ti shof perpara) dhe sinqerisht erdha në konkludim se sa i perket disa mbrapshtive që quhen ADETE, ZAKONE, DOKE  etj, etj, neve jemi të njejt pa marr parasysh besimin fetar. Pra jemi njerz primitiv, jemi njerz vandal, jemi njerz që nuk ka traditë per asgja dhe nuk respekton asgja. Nuk ishin as varrezat e katolikve shqiptarë ma shumë të mirmbajtuna dhe ma shumë të respektuem se sa ato të muslimanve shqitarë. Unë së paku kështu pash dhe u zhgenjeva. Tash të flas pak per vlerat, sa dhe si neve i njohim ato, sa dhe si neve i ruejm ato dhe sa dhe si neve flijojmë per ti ruejt ato.

Vlerat tona historike, kombtare, kulturore, etnografike etj, etj neve i njohim fare pak dhe atë pak njohje bajnë vetem studjuesit e rastësishem të tyne të cilet bajnë vite studimi per ti prezantue ato dhe kur më në fund ata shtypin veprat e veta shkencore per vlerat kombtare, lexuesi mungon. I interesuemi per ato libra nuk egziston. Kjo ndikon që të mos ket as të interesuem per me u marr me stujime të tilla.

Neve deri në ditet e sotshme kemi objekte kulti  neper trojet tona ethnike që janë ndertue që nga kohnat parahistorike dhe ato janë ruejt vetem nese pushtuesit e shumt i kanë adaptue dhe pershtat per nevojat e veta dhe gjithmonë per ruejtjen dhe mirmbajtjen e tyne janë kujdes vendasit shqiptarë sado që vetë tash ma nuk kanë predikue aty sepse pushtuesi me fenë e vetë i ka adaptue ato per veti. Shembuj ka sa të duesh, unë do ceku vetem kater nga shembuj ma enklatant. Manastiri i Deçanit,  Graqanicës, Patriarshija e Pejes dhe Kisha e Deviqit në Dardani. Dersa pushtuesit serb na i kanë pervetsue këto faltore ilire të ndertueme nga vet iliret per nevojat e veta, neve jemi ba qen roje per ti mbrojt ato nga sulmet dhe shkatrrimet e mundshme të kujtdoçoftë dhe në të njejten kohë vetë kemi shkatrrue ato manastire e kisha të cilat nuk i ka pervetsue dhe uzurpue pushtuesi serb.

Shembuj po marr në krahinen time të lindjes në Podgurin tim. Në fshatin tim të lindjes që dikur asht quejt Lubozhdë e tash po i thonë Nengurra, ka gjurmet e nji kishe në oborrin e së ciles ka nji krue që besa ma drejt asht ta quej nji burim i nji lumi të vocerr dhe unë personalisht mbaj mend sado që kamë vetem 55 vite jetë se aty kanë qen themelet e kishes. Tash ato themele janë zhduk. Janë zhduk nga vetë shqiptaret dhe zhdukja e tyne asht ba gradualisht neper vite e shekuj. Guret e saj sot janë neper të gjitha muret e shtëpive, kullave dhe mureve të oborreve të lagjes së Pepajve, por edhe të serbve kolonist të cilet tash ma nuk jetojnë aty. Kishë ka pas edhe në Vrellë, dhe themelet e nji kishe janë edhe në Studenicë. Unë nuk muj fajsojë dikend tjeter (sikurse bajn patriotet folklorik sot)pse ato mure sot janë zhduk. Ato mure i kemi zhduk vet sepse i kemi vjedh guret e tyne per ti ndertue shtallat e lopve dhe duvaret e oborreve. Po të na i kishin zapue shkijet dhe po të na kishin thanë ata se duhet me i ruejt neve do e vrisnim edhe vëllaun e babën po të tentonte ta merr vetem nji gur.

Pra jemi popull që jo vetem se nuk i njef vlerat e veta, por perkundrazi jemi popull që i shkatrron ato. Dhe poashtu jemi popull që perkulet para antivlerave dhe vlerave të tjetrit per tu ba edhe qen roje per to.

Sot Çeveria Berisha në Shqipni leshon hapsina per ti ndertue greket ( armiqet tanë shekullor dhe ma të terbyem) komplekset e veta memoriale per luftetaret grek. Nuk i hanë palla kryeministrit e as askujt në qeveri se ata luftarë grek që kanë humb jeten në trojet shqiptare e humben atë sepse erdhen per të na pushte, robnue dhe asimilue. Ashtu sikur në Gazimestan me varrin e Sulltan Muratit tash po veprohet edhe në Shqipni me komplekse memorialesh e mauzolesh greke në Shqipni. Pra neve bajm amin dhe perkulem para pushtuesve, ndersa vlerat tona i perbuzim, i shkatrrojmë, i rrenojmë i nençmojmë etj, etj.

Si nuk i shkon mendja Sali Berishes që ta rindertojë në ato germadha Katedralen e Shen Nikollit  në Lezhe dhe ta nderojë veten, kombin e vetë por mbi të gjitha ta tregojë para botes se jemi njerz edhe neve e jo vetem numer i krijesave me dy kambë në planet.

Si nuk i shkonë mendja Hashim Thaqit që ta ndertojë mauzoleun e Dr. Ibrahim Rugovës në Velani dhe me këtë të hap mundësinë per vizitoret e shumtë vendor dhe botror që ta nderojnë at varrez të babait të shtetit të Dardanisë dhe kjo do i shtonte vlerat ethnokulturore e historike të Dardanisë. Jo nuk muj bahet kjo sepse pa na thanë serbi, greku, UNMIKU, EULEX-i etj etj neve nuk ndertojmë, nuk ruejm dhe nuk vlersojmë asgja.

Jamë shumë i sigurt se sikur  serbet mos ti kishin pushtue e pershtat duke i ndryshue manastiret dhe kishat ilire neper trojet tona në Dardani ato që i permenda dhe edhe shumë të tjera, kurr ato nu do egzistonin sot. Nuk do egzistonin sepse neve vet do i rrenonim, shkatrronim dhe zhduknim. Jemi vandal neve. Dikush thotë se na kanë detyrue të bahemi të tillë, unë nuk pajtohem me konstatimin e tillë. Cili më tregon se pergjat qendrimit të vetë paskomunist neper shtetet e Evrope me gadi tri dekada çka ka mësue nga mirsjellja, njerzorja, dhe bontoni. Të gjithë njohin këto në teori, por në praktikë askush.

Dhasht Zoti e u bafshim të mirë.

 

Selim Hasanaj

Sarpsborg: 12.07.2010



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx