E enjte, 24.07.2025, 11:08 PM (GMT+1)

Mendime

Edgar Frashëri: Ndërtimet pa leje dhe imoraliteti i Ligjit të Legalizimeve

E hene, 12.07.2010, 09:59 PM


Ndërtimet pa leje dhe imoraliteti i Ligjit të Legalizimeve

 

Nga Edgar Frashëri

efrasheri@rotarytirana.org

 

Ndertime pa leje nuk ka vetem ne Shqiperi. Ka ne te gjithe boten. Ka ne vendet tona fqinje, bile edhe ne Itali mund te jene rreth 2 milion ndertime abusive te parregjistruara ( kadastruara). Por kjo per ne nuk eshte aspak ngushelluese. Italia nuk duhet te jete modeli as me i mire e as me i keq per ne lidhur me kete fenomen. Sepse abuzivizmi yne nuk ka rrenje historike si ne Itali, as si ne Greqi dhe as si ne vendet e ish Jugosllavise. Mund te kete nje fare ngjajshmerie me Kosoven sapo ajo u shpall shtet i pavaruar ( menjehere mbas perfundimit te luftes), por qe tani duket sikur ata po i bien mendjes mbrapa dhe po perpiqen te rregullojne dicka, fale edhe pranise se institucioneve mbikqyrese te Evropes atje.

 

Ndertimet pa leje- pak histori

 

Abuzivizmi yne lindi si rrjedhim llogjik i faktoreve fare te pangjajshem sociale-ekonomike e politike qe u vendosen ne vend mbas zevendesimit te sistemit diktatorial me ate qe ne kemi sot. Dhe eshte pikerisht ky sistem qe kemi sot, i cili polli edhe abuzivizmin, duke i dhene status ligjor., gje qe nuk ka ndodhur ne asnje shtet perreth, te pakten..

Ne fakt status ligjor me ndonje dekret nuk i eshte dhene asnjehere, por meqenese ketu mbreteron “ligji i faktit te kryer”, i cili ka patur konsesnus te plote edhe nga shumica e popullsise shqiptare ne kete truall, atehere ata qe moren persiper te qeverisnin vendin, pavaresisht se nga vinin-ish komuniste ose ish te persekutuar- (dy kategorite predominuese te shoqerise post komuniste ne Shqiperi) ; pranuan si zgjidhje te arte leshimit pa fre te furise zaptuese e abuzive te asaj pjese te popullsise qe kishte per  yll ndricues hajdutllekun dhe qe me pas do te behej edhe votues me nje te rene te birbilit. Keshtu pra u ligjerua “de fakto” cdo zaptim i te ashtuquajtures prone shteterore, kur ende politike beresit tane nuk kishin zgjidhur e dhene rruge sesi do te kthenin pronen prívate qe shtetasit kishin gjysem shekulli qe nuk guxonin ta permendnin.  Keshtu u shperndane tokat e ish ndermarjeve bujqesore per punetoret qe kishin jo me shume se tre muaj qe punuan ne keto ndermarje; u bene pronare punonjesit e tregtise per cdo dyqan e barrake e cila mbeshtetej mbi toke pa pyetur se dikur pronar toke kishte qene dikush tjeter; …dhe keshtu Shqiperia u fal dhe u shit sa hap e mbyll syte ne emer demokracise qe nenkuptonte konsolidim pushtetesh klanesh ose grupimesh interesi te ngushte. 

Per te mos u bere i merzitshem me kete lloj narrative, sepse tashma te gjithe jemi deshmitare se si dhe nga kush u arrit qe sot te kemi rreth 400.000 ndertime pa leje ( rreth 1 per 8 banore- perfshi edhe ata qe punojne jashte, ndersa Italise i takon rreth 1 ne 30 banore), do te kujtoj thjesht per ta bere shkrimin me terheqes, me nje shembull  ne fushen e ndertimeve pa leje, per te cilin do te thoja me cinizem se, ky shtet per te qene ne unitet me moralin e tij, duhej te kishte krijuar edhe medaljen e meritave te “ ndertuesit te pare pa leje” te viteve te “demokracise” . Duke qene me profesión ndertues dhe i perfshire ne kete biznes qe nga viti 1992, kujtoj se ndertuesi i pare pa leje daton ne vitet 1990-91, ne Durres, kur akoma nuk ishte zevendesuar sistemi por ishte lejuar privatizmi si veprimtari. Sot ky hero duhet te jete deputet, ka krijuar mbreterine tij me ndertime qe nge vitet e para te  pushtetit pluralist, te cilen e ka filluar me nje ndertim pa leje kur ende punonte ne nje ndermarrje shteterore, “ Nuk do te pres tre muaj Komitetin e Qytetit qe te mar lejen e ndertimit” ishte pergjigja ndaj verejtjes se nuk bente te fillonte pune pa lejen e shtetit, qe do te ishte shembulli me i keq per te tjeret por edhe ndaj atij shteti qe i kishin “ rene poturet” ne ato vite, ndersa udhetonim me skica ne dore ne nje kamioncine prívate, drejt truallit qe do te ndertonte ne afersi te qytetit. Ky pioner i abuzivizmit, i cili ishte me te vertete i shkathet, shume shpejt u shnderrua ne pionier i grupimit oligark te ndertimeve, duke marre me vehte edhe te tjere me pas, i cili ne nja fare kohe lulezimi maksimal, i ulej ne kolltuk ne zyre  prefektit, kryetarit te bashkise ose shefes te urbanistikes ndersa keta e shihnin me zili sepse ai kishte pushtetin e parase dhe qe kerkonin pjesen, ndersa shetiste me flete leje ndertimi te paplotesuara por me vule e firme qe mbusheshin sapo gjendej trualli ( keshtu flitej!).

Keshtu para shtoheshin perdite numurat e ndertimeve pa leje, kur nje dite mbasi i them Kryetarit te Rrethit, se kjo furi duhej ndalur sa te mos ishte vone, atehere kuptova edhe llogjiken e shtetareve ndaj fenomenit: “Tani s’kemi c’tju bejme sepse perbejne problem social! “ Ky ishte edhe justifikimi djallezor i cili ishte bere edhe orjentim shteti e partie. Por shpresa se shteti do te bente nje dite perpjekje per te frenuar e korigjuar demet e shkaktuara para se ato te mernin permasat e sotem , u shuan kur mesova edhe opinionin jo zyrtar te kryetarit te shtetit para vitit 1997, i cili ne nje bisede prívate me kolege te mij lidhur me fenomenin, pergjigjet se: “ Me gjithemend kemi ndertime pa leje, por te huajt me thone qe i kemi te bukura!!”.

 

Atehere thashe se kete pune e kishte henger dreqi. Dhe keshtu ndodhi. Mbas vitit 1997 e deri me sot ky numur ka arritur shifren e cituar( nese eshte e vertete ) kur deri ne ate vit nuk duhej te arrinte ne nje shifer me shume 30-40 mije ne te gjithe vendin. Keshtu pra me shume mund e perpjekje kemi arritur ne keto nivele qe ja kalojne edhe standarteve te “NATOS” apo Komunitetit Evropian ne keto fusha!

 

Ligji i legalizimeve - koment

 

Ligji i legalizimeve te ndertimeve pa leje i miratuar fillimisht ne vitin 2006, nuk erdhi sepse shteti se me fundi beri pendesen e madhe per katrauren qe kishte lejuar per gati dy dekada, dhe se me ne fund tha: “Mjaft eshte mjaft” ( Enough is enough). Perkundrazi, ky shtet asnjehere nuk ka dhe as nuk mendon se mund te kerkoje falje ndonjehere.  Ligji i legalizimeve u be domosdoshmeri per te thjeshten aresye se shteti ndjeu nevojen per parà. Shembulli ishte i fresket sepse miku i yne Berlusconi u perpoq por pa sukses te plote dhe beri nje falje ne vitin 2004, nga ku priste te mblidhte ca miliarda euro. Nisur nga ky motiv, ky ligj ne esence eshte imoral, sepse nuk ben gje tjeter vecse i jep status legal asaj pjese te popullsise e cila veproi ne menyre, se pari te pandershme dhe pastaj te paligjeshme, duke lene te shgenjyer dhe te dhunuar ate pjese se ndershme te popullsise e cila ose veproi me ligj ose nuk e shkeli ate. Dhe nuk jane pak. Sikur te llogaritesh me “ gishta” sepse statistka te garantuara nuk ka, qe keta 400.000 ndertime perfaqesojne 400 mije kryefamiljare perfaqesues te nje numuri rreth 1,5 milion banore, pra rreth 45% te popullsise se regjistruar! Te pakten kjo kategori me ndertimet pa leje ka dhunuar fare pak komunitetin dhe me shume te afersisht te njetin numur popullsie ( nje me nje), pra  individin sepse ose ka zaptuar truall privat, ose ka zaptuar truall shteteror ne kufi me ate privat, ose ka dhunuar pronaret per rreth me ndertime tip shtese qofte anesore ose vertikale… ose, ose  varjante pambarim dhunimi.  Pra e thene thjesht e kuptueshme ky ligj per ca para te “qelbura” i jep te drejte atij qe me ka zaptuar token; atij qe me ka zene driten e dhe pamjen duke me cvleftesuar pronen, atij qe me ka cenuar jeten me qendrueshmerine e pagarantuar mbi koke ose anash, Ndersa per fshatin nuk e kam idene se cfare behet, sepse shteti asnjehere atje nuk ka futur” hundet”. Tani kete pune e kane ne dore Kryetaret-Pashallare te Komunave ose Bashkive qe  e perdredhin ligjin sipas qejfit.

 

Imoraliteti ne themel te ketij ligjit qendron ne faktin se, ne vend qe te kuroje nje padrejtesi sociale te se ashtuqujtur periudhe intensive tranzicioni-vjedhjeje, ai e ben me te dhimbshem kete konflikt duke e spostuar nga shteti tek individi. Dhe per ne kjo eshte fare kollaj. Kur iken shteti atehere hyn vetegjyqesia, gje qe e kemi treguar gjithmone. Dhe per ironi te fatit, ndertimet pa leje vazhdojne, bile me kollaj se me pare, sepse duket sikur gjate periudhes se legalizimit do te kishte nje fare moratoriumi ,mbasi mendohej me mendjelehtesi ( mbase edhe dashakeqesi)  se tashma “ te keqinjte” do te turreshin tek legalizimet duke nderprere verpimtarine “ armiqesore” abuzive. Shenjat jane se ata nuk te falin. Pra llogjika e faktit te kryer edhe tani ka dhene shprese tek te “keqijte” se ne mos tani nje here tjeter ky shtet perseri do te na fale per ca para te “ qelbura”.  Prandaj kur degjon Kryetarin e Komunes se “Shkembit te Kavajes” te thote se-“Sa ktheva une koken kur shoh ndertuesin e paligjshem te shtoje edhe 19 kate pa leje mbi 6 kate sipas studimit urban” dhe te shkoje mu tek vije te detit, a thua sikur e filloi ndertimin nga catia dhe e mbaroi ne themele- ky eshte nje sinjal i qarte se shteti ne te gjitha nivelet ka mare anen e te “keqijve”.

 

Bile po te hysh edhe ne detaj te ketij ligji, imoraliteti cfaqet edhe ne nje forme tjeter. Ne nenin 27 thuhet se per legalizimin e objektit duhet nje “deklaratë personale, që merr përsipër përgjegjësinë për çdo pasojë, që mund të rrjedhë nga shkaqe natyrore dhe/ose nga përdorimi i banesës. Sipas këtij ligji, shteti nuk është përgjegjës për kompensimin ose dëmshpërblim në raste fatkeqësish, për shkak të faktorëve, që ndikojnë në qëndrueshmërinë e objektit”.

Asnje shtet ne bote nuk besoj se ben kete, qe ti laje duart dhe ndergjegjen me shtetasit e vet nje cope deklarate, qe ketu firmoset me papergjegjshmerine me te papare ndonjehere. A e di shteti se ne historine e ndertimeve pa leje, profesinistet e vertete ( projektues e ndertues) te ndershem e te zot nuk kane guxuar te fusin duart? Por ai ka qene domen i sharlataneve, spekullanteve, pseudo projektuesve e pseudo ndertuesve te cilet edhe mund te kene blere licenca kollaj nga Ministrite perkatese dhe tani… vjen ti shtet me nje cope leter te leshuar prej tyre dhe me legalizon nje shtese kati( p.sh. mbi Shallvare) kur sipas shkences “ socialiste” ai nuk mbante.! Pra i kujt eshte ky shtet dhe ke mbron sepse eshte detyre kushtetuese e tij te mbroje shtetasit e vet dhe jo te mbledhe letra. Po sikur te bjere nje termet pak me i forte se ai i dates 7 Gusht, dhe per pasoje te parat qe do ta pesojne jane banesat shtesa vertikale e anesore te cilat jane ndertuar krejtesisht ne kundershtim me normat teknike deri me sot te miratuara vetem nga qeveria Meta; atehere ky shtet qe mendon dhe mbron shtetasit e vet do te nxjerre nga sirtari deklaratat?  Edhe sikur, por largqofte te mos ndodhe sepse ne te kundert pikerisht keta te “ perkedhelurit” e tij, kur ta pesojne, ata do te jene te paret qe do ti turren shtetit per ti kerkuar llogari.

 

Dhe per ti rene shkurt kesaj persiatje mendoj se ky ligj po zgjatet kaqe shume saqe kur te behet bilanci i zbatimit te tij, ka rrezik te jene shtuar po aqe ndertime te tjera pa leje sa jane sot. Shteti do te beje bilanc dhe do te shohe se nuk ka mbledhur parate e llogaritura; pronaret nuk do te kene marre parate e premtuara per kompensim, si perfundim do te shohim qe edhe kjo eshte nje “flluske sapuni” si te gjithe ligjet e tjera, por ese do te kete lene jashte” litarin e Nastradinit” per sherr.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx