E shtune, 07.06.2025, 07:12 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Veriu i Mitrovicës

E hene, 12.07.2010, 09:58 PM


VERIU I MITROVICËS

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë e pamë fare mire se qëndrimi I mëtejmë I  Bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë është një domosdoshmëri e paevitueshme.Ngjarjet gati eksplozive të cilat ndodhën në protestën e shqiptarëve me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve locale serbe atje dhe në disa komuna Brenda Kosovës, tregojnë qartë se si I kemi punët dhe çfarë rreziqesh akoma ekzistojnë për ne, ngase duhet vetëm një shkëndi e vogël për t’u ndezur detonatori akoma I pa fikur I luftës së fundit çlirimtare. Me incidentin e krijuar në Veri/kur një I ri me flamurin serb në dorë marshonte drejt Jugut të Kosovës/shihej se vërte paqja është shumë e brishtë dhe në rrezikun permanent për t’u bërë ajo që dëshirohet më së pakti dhe që na çon në theqafje të reja si popuill dhe si shtet I sapo krijuar dhe I penguar në qindra mënyra nga arnmiqtë tanë tradicionalë.Kjo ngjarje ishte një mësim tjetër edhe për opozitën e cila nuk rresht duke thënë se Veriu I Kosovës duhet të integrohet në sisetmin juridik të Kosovës por pa treguar se si dhe me çfarë metodash kur dihet se qysh moti është bërë një marrëveshje e fshehtë mes Bashkësisë ndërkombëtare dhe Serbisë që Veriu i Mitrovicës të mbetet akoma nën patronatin e Serbisë, ku mund të hyjnë dhe të dalin sa herë që u teket serbëve të Beogradit në vendin tone, siç ndodhi gjatë parapërgatitjes së zgjedhjeve të tyre të cilat’’Nuk u pranuan nga Bashkësia ndërkombëtare, por as nuk  u penguin që të mbahen’’.Edhe ky qëndrim apatik I faktorit ndërkombëtar  tregon diçka të madhe, përkatësishte një marrëveshje të dikurshme të bërë/mbase/në Kumanovë mes NATO-s dhe satrapit ballkanik që I përgjaku këto vende në mënyrën më të pamëshirshme dhe kanibaliste. Mes tjerash opozita po harron se e njejta gjendje ishte edhe atëherë kur ajo ishte në pushtet, duke mos mundur që ta rrokulliste ansjë gur në atë drejtim!Pra është lehtë të flitet por vëshirë të qëndrohet aty ku’’zihet fasulja nga një kokërr’’. Unë nuk jam duke e mbrojur Qeverinë tonë që nuk është duke bërë asgjë për integrim, por po përpiqem ta them, realitetin vërtet të hidhur me të cilin jemi duke u përballur për çdo ditë.Githashtu duhet theksuar edhe faktin se ai I cili e qetësoi gjendjen e krijuar në Veri, ishte pikrësht KFOR-i/për të cilin, po të guxonte/Albin Kurti do ta dëbonte nga Kosova, ashtu siç është duke u shprehur  dhe duke vepruar kundër Euleksit.Domethënë se opozita jonë, duke qëndruar në’’të terur’’flet për diçka që nuk do të mund ta bënte edhe sikur të ishte në pushtet.Se kush ishte në gjendje ‘’të bënte diçka’’, u pa në ditën e intervenimit të shpejtë të arushanëve të NATO-s të cilët ia fusin tmerrin dhe lemerinë Serbisë dhe radikalëve të saj të strukur si minjtë kur e shohin forcën.Përndryshe, sikur të mos ishin ata, që janë bërë therrë në sytë e dikujt, dihet fare mire se kush do të ishte në vendin e tyre!Prandaj I bashkangjitem mendimit të  Naim Malokut se ngjarjet e Mitrovëcës treguan fare qartë se sa  e domosdoshme është prezenca e KFOR-t në vendin tone dhe çfarë provokimesh kriminele mund të vijn ëakoma nga fqiu ynë /akoma I lazdruar nga Bashkësia ndërkombëtare, I cili nuk mund të pajtohet asesi me rrjedhat e reja në Ballkan dhe me instalimin e vërtetë të demokracisë në këto hapësira të turbulluara.Duhet ta shohin të gjithë se kanë vdekur kohrat e dhunshme, por edhe të jemi përherë vigjilentë për rreziqet që na kanosen vazhdimisht nga I njejti armik I pa korigjuar në qeëndrimet  dhe synimet e veta hegjemonste të cilat I ka ngrënë koha e shkuar.Serbët e frustruar dhe të ushqyer me shpresat e tyre të kota drejt pengimit të pranimit të mëtejmë të Pavarësisë së Kosovës nga shtete të tjera të botës, kanë mbetur si’’çurat në mjegull’’dhe nuk dine ç’të bëjnë mëtej për t’I realizuar atë që nuk mundën t’I realëizonin me luftë.Tani krekosen se kinse janë’’paqësorë’’, duke u munduar ta mashtrojnë botën përparimtare dhe demokratike e cila I bombardoi  78 ditë rresht për t’I mbushur më në fund mend se ishin në rrugë të gabuar dhe se duhej të dorëzoheshin dhe kapitullonin përundimisht para presionit dhe bombardimeve të pandalshme që u bëheshin për ta ndëshkuar një politikë e cila Serbinë e shpiente në një rrugë vërtet  vetëvraseëse dhe pa perspektive evropiane.Tani kur duhet t’u përshtaten rregullave të reja ata akoma çojnë pluhur dhe përpiqen ta mashtrojnë opinionin e tyre se ‘’kinse Kosova është Serbi’’.

 

Në këtë drejtim duhet theksuar edhe faktin tjetër se është turp që disa nga qeveritarët tanë e kundëreshtojnë Euleksin I cili po punon në drejtim të duhur për ta zënë korrupsionin me ‘’Pelë për dore’’dhe për t’ua treguar vendet e tyre të gjithëve sipas meritave dhe veprimeve të veta.Nëse janë të pastër do të gëzohemi edhe ne ngase do të hiqen dyshimet e shumta që janë rrënjosur në popull.Në këtë kontekst përligjet edhe fakti se nëse  e kemi pranuar KFOR-n dhe Euleksin që ta përparojë këtë vend ,atëherë duhet t’I pranojmë edhe ligjet e tyre e jo të  flasim kuturu dhe si fëmijët ,kurdoherë që bëhet fjalë për Euleksin dhe veprimet e tij të mëtejme të cilat do ta kthejnë besimin e popullit dhe shpresat e mëtejme për një të ardhme më të mire dhje më të ndritur të këtij vendi.Atë ditë kur Euleksi filloi ‘’T’i hallaktë’’, të ashtuquajturit’’Peshqit e mëdhenj’’, qeveritarët tanë, në vend që të gëzoheshin që u lehtësohej puna nga ana e Euleksit, ata filluan të hedhin gurë e dru mbi të, duke na bërë njëmend të dyshojmë se mos’’ I kanë futur duart  aty ku nuk bën’’’?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx