E enjte, 24.07.2025, 10:14 PM (GMT+1)

Mendime

Haxhi Dulla: Polonia e sotme

E hene, 12.07.2010, 09:58 PM


Polonia e sotme 

 

Nga Haxhi Dulla, Varshavë

 

Pse Poloninë nuk e preku kriza ekonomike? Është  i vetmi shtet në Europë  që ka ngritje të ekonomisë?

Ekonomia polake qëndron shumë  mirë ,edhepse ne gjysëmvitin e parë të këtij viti përjetoi ngjarje të cilat e kan tronditur pa masë. Më 10 prill në katastrofën ajrore  në Smole?sk në  terenin e Rusisë humbi jetën prezidenti i shtetit Lech Kaczy?ski së bashku me krerët më të  rëndësishëm , politikan,ekonomistë,zyrtarë, ushtarak.etj.

Në sistemin e përshpejtuar duhej  shpallur  zgjedhjet për prezydent të ri. Të plotësohet administrata, të zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Popullore Polake…

Polonia edhe përkundër tragjedisë së madhe nuk u gjynjëzua.

Edhe kësaj here solidariteti polak tregoi atë që ky popull ka përjetur  vite me radhë në te kaluarën ,se është popull i vuajtur por unik.

 

Vërshimet e lumejve e vështirësuan edhe më tej situatën

 

Me të filluar  fushata zgjedhore  në muajin maj ,Polonia  dy herë me radhë u ballafaqua me vërshime të mëdha të unit( lumejve)  pas shirave disaditëshe në jug dhe pjesën qëndrore të vendit. Vlerësimi i dëmeve ende nuk ka përfunduar, porse parashikohen të jenë 10 miliard zlot (1 euro = 4 z?). Duhej bëre evakuimin e mbi 30 mijë njerëzve,shumica e tyre nuk kishin  ku për tu kthyer në  vendbanimet  e mëhershme.

Polonia merr donacione nga fondi solidar të BE për të rindërtimin e  rrugëve, infrastrukturës,shtëpive ,ndërmarrjeve ,porse në pjesën më të madhe vet ballafaqohet me pasojat e vërshimeve. Qeveria ndau për të gjithë të vërshuarit një ndihmë fillestare në shumë 6 mij zlot, si dhe donacion në rindërtimin e  shtëpive në shume nga 20 gjerë 100 mijë zlot.Ajo që është e rëndësishme t? permendet është se në punimet rindërtimit të shtëpive të reja do të punësohen të papunët. Në Poloni shkalla e papunësisë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010 ishte 12,7 % .

 Në kohën kur kandidatët për kryetar luftonin për votat e votuesve duke iu premtuar atyre shum gjëra të reja, Parlamaneti Polak emëroi ekonomistin e njohur polak  Marek Belka, ish kryeministrin dhe ish sekretarin e Komisionit Ekonomik të OKB për qështje të Europes, per Gubernator të Bankës Popullore Polake. Belka ka paralajmeruar hyrjen e Polonisë në strefën euro, porse më vonë në një moment më të përshtatshem , për ti ikur pasojave të shkallës së ultë të përqindjes. Gubernatori i ri ka një dorë të  fortë në ndarjen  e parave,qka tregon për një të ardhme  të mirë në stabilizimin e financave të shtetit.

 

Punojnë dhe shpenzojnë

 

Varshava 2010
Varshava 2010
Polakët të cilët në të kaluarën nuk i besonin  politikanëve, kësaj here i besuan qeverisë se kryeministrit Donald Tusk, i cili nuk frigonte qytetarët me  krizë të ekonomisë. Qeveria së  bashku me qytetarët bashkëpunojnë  në mënyrë  racionale, duke mos rënë viktimë e psikologjisë së frigës.

Ekspertë të shumtë ekonomik nga tërë bota  janë të befasuar me fenomenin polak dhe  japin shembuj për të mirë, se si duhet  vepruar. Vërehet se është zvogëluar tempoja e zhvillimit,porse pagat nuk janë  zvogëluar, nuk u rrit borgji, nuk  kishte valë të madhe të falimentimit të ndërmarrjeve. 

Polakët nga natura janë njerëz  që ankohen, të gatshëm  të përqahen për politikën, porse janë të qëndrueshëm ndaj cdo krize. Gjenerata të vjetra dhe të mesme të Polakeve ,  jo me mall  përkujtojnë kohën e socializmit  dhe gjendjes së luftës, (kur në shitore pa kartele mund  blihej vetëm uthulla), janë  mësuar    qeverisinë  në cdo situatë.

Kur në vitin 1989 vendi u shpallë demokratik, e  politika e athershme e liroi tregun e lirë për polakët, shitoret shpejt u mbushen me të gjitha  artikujt e nevojshëm. Ekonomia e vendit   u ndryshua me një tempo shumë të shpejt sa që në vitin 2004 u bë anëtare e Re e Bashkimit Europian-BE.

Polakët  u dashuruan në tregti sa që nuk kursenin në blerjen e gjërave të reja, në kohën kur pjesa tjetër e botës ballafaqohej me krizën ekonomike. Një mënyrë e tillë e shpejtoi zhvillimin ekonomik. Ajo që  është e  rëndësishme të cekët  në këtë rast, është se polakët shpenzonin paranë e tyre të fituar me ndjersë e jo ato të huazuara. 

Bankat në Poloni nuk bënin gabime sikur bankat e tjera botërore ndër to amerikane, duke lejuar kredi të larta personave të cilët nuk kishin mundësi për të i kthyer ato.

 

Komisioni Europian prognozon rritje të shkallës së PKB (prodhimi vendor brutto)këtë vit gjerë në 1,6 %, në vitin 2011 gjerë në 2,5 ndërsa në vitin 2012 gjerë në 3 %.  

Në këto kushte ,polakëve u mbetet të punojnë rëndë, duke marr parasysh se kanë orarin më të gjatë të punës në Europe. Zyrtarisht këtu punohet 40 orë ne javë,porse gadi gjysma e të punësuarve punojnë më gjatë se 8 orë ne ditë. Në ndërtimtari,tregti,turizëm shërbime, bujqësi punohet edhe me dhjetra orë në ditë, të shumtën e rasteve pa ndonje shpërblim shtesë.Edhe më tutje shumë të punësuar punojnë pa kontratë të punes në të zezë, duke shkelur normat e ligjit.

                             

Polakët zgjodhën paqën

 

Polakët më 4 korrik zgjodhën për prezydent të vendit Bronis?aw Komorowskin,  nga partia Platforma Qytetare, ish Kryetar i Parlamentit Polak, një politikan i moderuar,i cili është i gatshëm për bashkëpunimin e mëtutjeshëm me shtetet e BE dhe vendet tjera të botës, ndër to posaqërisht  në përmirësimin e bashkëpunimit me Rusinë, qka tregon për  një prognozë të mirë të ekonomisë polake ( nëpër Poloni kalon gazsjellësi më i madh nga Rusia  në Europë). Prezydenti i ri gjatë fushatës zgjedhore  nuk premtoi ndryshime të mëdha, kështu që  financat shtetërore do të jenë në duar të sigurta .

Se Polonia ecën rrugës së sigurt me një ekonomi shpresë dhënëse tregon edhe fakti se pas dy viteve këtu në  bashkëveprim me Ukrainën do të mbahet manifestimi me i madh sportiv i futbollit  EURO 2012 .

Shtetit polak organizimi i Kampionatit Europian në futboll do ti kushtoj mbi 200 miliard zloty( 50 miliard Euro).Punimet në ndërtimin e stadiumeve dhe infrastuktures janë në vlugun më të madh.Organizatori premton se të gjitha punimet  do të perfundojnë në kohë , e ndoshta edhe së paku 9 muaj pata fillimit të garave.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx