E premte, 06.06.2025, 08:27 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Vetëdeklarimi i Shërbimit Informativ Musliman, konfirmimi i të gjitha tezave të mia

E marte, 13.07.2010, 09:59 PM


Vetëdeklarimi i Shërbimit Informativ Musliman, konfirmimi i të gjitha tezave të mia               

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

 Këto ditë është vetëdeklaruar një organizatë që e quan veten Shërbimi Informativ Musliman, çka domethënë se ajo është një shërbim inteligjent ilegal, ndryshe Hamasi shqiptar.

 

Kjo organizatë thotë se vepron në të gjithë hapësirën shqiptare dhe njoftimin e shpall në Tiranë-Prishtinë-Shkup, nëpërmjet internetit. Njoftimi thotë:

 

“RAPORT I SHIM MBI AKTIVITETIN KRIMINAL TE AGJENTIT KATOLIK KASTRIOT MYFTARAJ

Shërbimi Informativ Musliman, me operatorët e tij që operojnë në të gjithë kufijtë e Shqipërisë Etnike, prej kohësh është vënë në ndjekje të fanatikut katolik Kastriot Myftaraj. Pjesë e hetimit që SHIM ka bërë ndaj Kastriot Myftarajt ka qenë investigimi dhe kuptimi i burimit të urrejtjes dhe sulmeve që Kastriot Myftaraj bën kundër kombit shqiptar, fesë islame, ortodokse, çifute etj. SHIM nuk po nxjerr këtu detajet e jetës personale të Kastriot Myftarajt edhe pse ka informacione të sigurta që vërtetojnë që Myftaraj jeton dhe kryen incest me motrën e tij.

Në shtypin shqiptar është treguar vite më parë, që Kastriot Myftaraj ishte vënë në shërbim të agjenturës së Kishës Katolike në Shqipëri dhe Kosovë. I nxitur nga këto sinjale SHIM vendosi të hakojë emailat dhe telefonatat e Kastriot Myftarajt. Hetimi është në vazhdim e sipër. SHIM është i gatshëm që faktet që ka gjetur t’ia vërë në dispozicion prokurorisë së Tiranës, SHISH-it, Mosadit izraelit, MIT-it turk dhe kërkon që organet e sigurisë në Tiranë të marrin masa izoluese dhe ndëshkuese kundër këtij elementi destruktiv.

Nga vëzhgimet që SHIM i ka bërë aktivitetit të Kastriot Myftarit, ka vërejtur se Kastriot Myftaraj paguhet, nxitet dhe përdoret nga Shërbimi Sekret Katolik në viset shqiptare, Kosovë dhe Shqipëri. Personi kryesor që nxit Kastriot Myftarin të sulmojë individë me shkrimet e tij është Alfred Nikolla, drejtues i Karitasit në Shqipëri, shef i Opus Deit dhe i listës alb-shkenca. Qëllimi i Alfred Nikollës dhe Opus Deit në viset shqiptare është që ndërsa të monopolizojë shkencën shqiptare dhe ta përdori kundër hebrenjve, muslimanëve, ortodoksëve etj, në anën tjetër duke përdorur mercenarin me pagesë – si Kastriot Myftaraj – të sulmojë imazhin e Islamit fesë së shumicës së shqiptarëve, komunitetit hebre dhe ndërkombëtar që nuk bie dakord me interesat e Kishës katolike.

Nga vëzhgimi i emailit të Alfred Nikollës, është vënë re që Kastriot Myftaraj përshkruhet si ‘idiot’, ‘mercenar’ dhe vegël që Kisha Katolike ka në Shqipëri për të sulmuar oponentët. Oponentët e Kishës Katolike në Shqipëri janë Islami, Kisha Ortodokse Autoqefale, Sorosi dhe Hebrenjtë. Oponentë janë edhe eksponentë të nacionalizmit shqiptar si Albin Kurti, apo edhe Universitete si Universiteti Europian i Tiranës. Kur kërkohen të bëhen sulme kundër individëve apo një institucioni, zakonisht është Alfred Nikolla apo Gjergj Thanasi që i dërgon emaile Kastriotit dhe i tërheqin vërejtjen psh. për një konferencë për Otomanet që bën Universiteti Evropjan, apo për lëvizje të Albin Kurtit, apo për ambasadorin e ri Izraelit që vjen në Tiranë dhe kërkohet që Kastrioti të sulmojë. Ja dy shembuj emailesh ku Kastrioti merr urdhër për sulm:

Në gjurmimin e emailit që i kemi bërë, kemi parë që Kastriot Myftaraj merr urdhra nga Opus Dei në Tiranë, i kryesuar nga Alfred Nikolla për të sulmuar Islamin.

Shërbimi Informativ Musliman ka marrë nga emaili dhe telefonat e Kastriot Myftarajt informacione të klasifikuara të cilat do të përdoren kundër tij në rastin më të parë.

SHIM-i kupton që sulmet që Kastriot Myftaraj bën kundër Albin Kurtit, Islamit dhe nacionalistëve muslimanë nxiten nga skuthat më të errëta të katolicizmit të Tiranës.

Njerëz si Anton Ashta, Alfred Nikolla janë çirakët që paguajnë Kastriot Myftarin që të sulmojë Islamin dhe muslimanët.

Për lexuesit e listës alb-muslimstudents po i japim free librin e atashuar të Kastriot Myftarit.

SHIM-i ka zbuluar se Opus Dei në Tiranë, i cili drejtohet nga Alfred Nikolla dhe Anton Ashta edhe pse publikisht duken sikur e duan Kadarenë, privatisht e shtyjnë në email Kastriot Myftarajn që ta sulmojë atë.

Ati shpirtëror i Kastriot Myftarajt është At Viktor Demaj një prift i rrezikshëm katolik, të cilit ky i shkruan me emrin At dhe i merr urdhra për shkrimet që bën.

Kastriot Myftaraj përgëzohet dhe nxitet edhe nga Ilir Dardani i zemërshqiptare.

Shqiptarë, kuptoni që ju me shkrimet që bëhen në gazetën “SOT” nuk ju sulmon Kastriot Myftaraj, por Kisha Katolike. Kastriot Myftaraj është mercenar i Opus Deit që ata e paguajnë me para.

selamu alejkum

SHIM - Shërbimi Informativ Musliman

pis: Kastriot Myftaraj në emailin e fundit që i ka nisur Arjan Çanit i thoshte që jam bërë pederast. SHIM pyet: kush e ka bërë pederast Kastriot Myftarajnë At Viktor Demaj apo ndonjë prift tjetër pedofil katolikë”

 

Ky është njoftimi i shpërndarë nga Shërbimi Informativ Musliman. Në të vërtetë, SHIM nuk ka çka t’ u bëjë me dije as Prokurorisë, as SHISH, as CIA-s, as Mossad, dhe as kurrkujt tjetër për të dhënat që ka marrë në një prej e-maileve të mi, se këto të fundit janë në gjendje t’ i sigurojnë vetë këto informacione dhe ta mësojnë të vërtetën. E vërteta është se nuk ekziston në e-mailin tim asnjë informacion i llojit që pretendon SHIM, por ai është fabrikuar duke përdorur e-maile të hapura po nga njerëzit e SHIM. Në të ardhmen pritet që njerëzit e SHIM të bëjnë dhe dizinformacione të tjera të tilla, sidomos në fcb duke përdorur açounte të marra nën kontroll në mënyrë ilegale. Fundamentalistët islamikë të SHIM bëhen shumë zbavitës sidomos kur shtiren si mbrojtës të hebrejve! Se sa i saktë është informacioni i SHIM për mua kuptohet kur thonë se unë jetoj me motrën, kur unë nuk kam fare motër, gjë lehtësisht e verifikueshme kjo.

Të gjitha këto nuk kanë shumë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se tashmë është e qartë se në krejt hapësirën shqiptare në dy anët e kufirit vepron një organizatë terroriste islamike, me ndjekjen e së cilës duhet të merren urgjentisht SHISH, policia, Prokuroria në Republikën e Shqipërisë, si dhe homologët e tyre në Kosovë dhe në Maqedoni. Me këtë konfirmohet ajo që kam thënë unë në disa shkrime, se fundamentalizmi islamik në Shqipëri dhe në krejt hapësirën shqiptare është në rritje dhe po bëhet gjithëherë e më aktiv.

Këta njerëz kanë mbrojtjen e institucioneve zyrtare të fesë islame në Shqipëri dhe më gjerë në hapësirën shqiptare. Në kallëzimin penal që kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Selim Muça, ka bërë ndaj personit tim, ai paraqet si prova se unë kam konsumuar veprat penale të pretenduara prej tij, pikërisht apelin që bëj unë për të frenuar radikalët islamikë. Radikalët islamikë të SHIM janë ushqyer shpirtërisht nga ezani i thirrur në arabisht nga megafonët e minareve të xhamive, çka është vepër e terroristit islamik, Selim Muça. Njoftimi i SHIM është paraqitur edhe në website të Forumit Musliman Shqiptar të drejtuar nga terroristi islamik, Fisnik Kruja, i cili me këtë zbuloi se është një një njerëzit e SHIM.

Unë i kërkoj ambasadës amerikane në Tiranë, sektorëve që merren me luftën kundër terrorizmit në të, që të inicojnë urgjentisht për hetimin dhe arrestimin e terroristit islamik Geri Begolli, me banim në SHBA.

Unë i kërkoj SHISH, stacionit të CIA në Tiranë, që të hetojë mbi të gjitha mesazhet që kam marrë unë midis datës 25 maj dhe 10 korrik 2010 në açount-in tim në facebook, se kështu do të identifikohen njerëzit e SHIM. Unë akuzoj shërbimin sekret të Arabisë Saudite se qëndron pas SHIM. Në rast se nuk bëhet identifikimi i shpejtë i SHIM dhe arrestimi i njerëzve të tij, kjo ka shpjegimin e vetëm që lobby saudit në Washington ka paguar që kjo gjë të mos ndodhë. Unë deklaroj publikisht se sulmi i Hamasit shqiptar ndaj meje vetëm sa më ka nxitur që ta vazhdoj luftën kundër fundamentalizmit islamik në Republikën e Shqipërisë dhe në krejt hapësirën shqiptare. Kjo luftë vetëm sa ka filluar.



(Vota: 31 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx