Mendime
Halit Bogaj: Srebrenica
E enjte, 15.07.2010, 09:01 PM
SREBRENICA
Nga Halit Bogaj
Ata që e kanë bërë atë krim makabër, turpin e amshuar ia kanë shkaktuar pikërisht popullit dhe historisë së tyre. Ata do ta kenë të vështirë që edhe fëmijëve të tyre t’ua shpjegojnë se çka ka ndodhur atje dhe kush e ka bërë atë varrezë në të cilën janë të vrarë tetëmijë viktima civile të cilat nuk kishin asnjë faj për luftën e shkaktuar në ato vite.Turpi serb do të përcillet brez pas brezi dhe gjithëkush në botë do të thotë se Srebrenica ishte kryevepra më e tmershme e krimit të fundshekullit të kaluar!
Për fatkeqësinë e saj të sotme, Serbia akoma përpiqet të paraqitet se kinse nuk ishte fajtore ngase atë e kishte bërë një regjim tjetër i cili tanimë ka përfunduar dhe është dënuar nga mbarë bota, por ajo po harron se akoma është duke ecur gjurmëve të atij regjimi, sidomos me rastin e Kosovës, së cilës, jo vetëm që nuk i kërkon falje se çka i ka bërë, por përpiqet edhe ta fajësojë për shumëçka në këto hapësira, tamam sikur në atë fabulën’’Ujku dhe qengji’’.Krimet monstruoze të popullit serb, të cilat i ka shënuar historia më e re ballkanike, do të mbesin një kohë të gjatë një vrragë e pashlyer në ndërdijen njerëzore dhe do të shërbejnë si shembuj të paharruar mbi gjenocidin dhe etnocidin e një populli të pashpirtë i cili, përveç vetëvetes, nuk mund ta duronte askend tjetër në këto troje..
Srebrenica do të qetësohej sadopak sikur ta vizitonin edhe serbët e Bosnjës në krye me Dodikun ,por një pajtim i tillë nuk do të ndodhë edhe një kohë të gjatë, ngase në vetëdijen luftënxitëse serbe akoma nuk ka vend për pendesë.Dodik, në vend që të merret me krimin e bashkëvendasëve të vetë, ai akoma vazhdon ta mbrojë establishmentin serb në Beograd përkitazi me çështjen e Kosovës, duke mos e pranuar në asnjë mënyrë Pavarësinë e saj, ashtu siç vepronte krimineli Karaxhiq para disa vitesh, i cili/edhepse ishte në zor të vetin në Dejton/vazhdonte të fliste kundër vendit tone dhe të mos hynte aty ku ishte ftuar delegacioni i Kosovës!
Me fjalë të tjera, edhepse është bërë nga një regjim paranoik, tragjedia e Srebrenicës ishte e harmonizuar nga vetë populli serb i cili përpiqej vazhdimisht që t’i realizonte ëndrrat e sëmuara hegjemoniste që buronin nga Akademia e shkencave dhe arteve të Serbisë në krye me disa akademikë të sëmurë mentalisht..Ata të gjithë sëbashku i shkonin mbrapa vozhdit të tyre ‘’të krijuar’’ enkas për atë kohë të tmerrshme.Po të kishin mend në kokë, Srebrenica do t’i shtynte edhe vetë serbët që të iknin nga vetëvetja dhe të distancoheshin të gjithë së bashku nga krimet e tyre të kryera dhe të dirigjuara nga një qendër e vetme e krimit e cila dihet se ku e kishte shtabin komandues të saj.Pa mëdyshje ata kishin përgjegjësi kolektive ndaj një periudhe trevjeçare në të cilën i shkaktuan aq shumë viktima Bosnjës së pafajshme.Të gjithë e kujtojmë rrethimin e Sarajevës dhe granatimet e pandërprera serbe nga të gjitha anët, por çmenduria më e madhe ishte pikërisht atëherë, kur në vendin e krimit dhe para kamerave të gazetarëve botërorë ,gjenerali Mlladiq, kinse u jepte çokollata disa fëmijëve boshnjakë, kurse 8000 të tjerë i kishte futur në një varrezë masive nën tokë!!!.
Atë ditë kur Tadiq ishte gjunjëzuar para viktimave të shumta, një nënë boshnjake i kishte treguar atij diçka rreth dy bijve të saj të vrarë të cilët kishin qenë studentë, kurse Serbia edhe sot/pa e brerë fare ndërgjegja dhe sikur të ishte hero i saj/ vazhdon ta fsheh kryekriminelin dhe autorin famëkeq të Srebrenicësë, duke gënjyer si gjithëmonë se kinse nuk po e dinë ku është!!!.
Aroma e gjakut dhe mishit njerëzor do të duhej ta prekte sadopak zemrën e pastër të çdo individi paqësor, ndaj Serbia do të ketë akoma punë rreth pranimit të fajit të saj kolektiv i cili është më i madhi pas Hitlerit dhje Luftës së dytë botërore.
Serbia , me veprimet e saj çoroditëse, për fat të keq akoma është duke na e kujtuar të kaluarën e hidhur ,e cila na sjell në urrejtje dhe konfrontime të papara, siç ndodhi këto ditë kur Tadiq paralajmëroi një skenar të përgjakshëm për Kosovën, nëse njësitet specilae të vendit tonë do të shkonin në Veriun e Mitrovicës!Domethënë ai akoma nuk është mbushur mend dhe nuk është ngopur me gjak, kurse përpiqet ta bind botën se është demkrat!
Sr
Dhe në fund duhet cituar edhe një mendim çmendurak të Mladiqit i cili pas masakrës ishte shprehu se ’’Srebrenica është dhuratë që ia bëjmë popullit serb’’, një dhuratë e tillë nga e cila , për fat të keq, e tërë bota sot e njeh Serbinë dhe popullin serb.