E shtune, 10.05.2025, 01:05 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Nuk asht në rregull ta merr populli detyrën që duhet me e krye shteti

E merkure, 14.07.2010, 09:58 PM


NUK ASHT NË RREGULL TA MERR POPULLI DETYREN QË DUHET PER POPULL ME E KRYE SHTETI

 

Nga Selim Hasanaj

 

Shkrova para disa ditesh një artikull per viziten time me familje në Lezhë dhe per zhgenjmin tim kur pash se në çfar mjerimi ishte Varri i Kryeheroit Kombtarë i njeriut që çmohet dhe nderohet si hero edhe nderkombtarishtë, Varri i Gjergj Kastriotit.

Shkrimi im u komentue nga disa shqiptarë shpirtbardhë, nga njerëz patriot dhe secili nga ta në mënyren e vetë shprehu mendimet se si të rregullohet ma në fund  ai mjerim i joni kombtarë, si të mbulohet turpi ma i madhë i joni prej se na ka krijue i Madhi Zot.

Unë i falemnderojë komentuesit të gjithë me radhë, i pershendes propozimet e tyre, por kështu publikisht e thamë mendimin tim per propozimin e shumicës që thonë të hapet nji konto ku do të mblidheshin mjete per ta fillue ndertimin e Katedrales së Shen Nikollit në Lezhë dhe per ta ba ashtu si na ka hije dhe si e meriton Gjergji i jonë memorialin perkujtimor të vendvarrimit të Ti.

Jamë kunder kësaj ideje jo per tjeter por per faktin se e di se kjo kurr nuk do realizohet sepse kurr nuk do gjejmë njerz të vullnetit të mirë  që do arrijn me i grumbullue mjetet per nji veper kaq madhore dhe me randësi, sepse neve jemi degjenerue e shkombtarizue shumë moti , por posaqërisht këto 10 vitet e fundit jemi qoroditë dhe jemi ba kreten popull . Dhe per shkakun se nuk asht obligim i popullit me i krye detyrat e shtetit. Populli ka zgjedh me voten e vetë organet çeverisëse të shtetit dhe shteti me të gjitha institucionet e veta duhet me i krye detyrat per popullin, per mirqenjen e ti , per historinë dhe kulturen e ti dhe per ardhmeninë e ti.

Pra unë propzojë të gjinden njerëz, të bajnë nji leter të cilen do ja dergojnë Parlamentit të shtetit Shqiptarë e edhe ati në Dardani me të cilen të kerkojnë që këto parlamente të mbajnë seancë të posaqme per ta miratue nji buxhet per ndertimin e Katedrales së Shen Nikollit në Lezhë. Ti dergohet leter direkt  Kryeparlamentares zonjes Jozefina Topalli per këtë qashtje e edhe z. Jakup Krasniqit në Prishtinë.

Pas kësaj ti dergohet leter ministrive të kultures së të dyja shteteve shqiptare por nji leter kritike tu dergohet instituteve të historisë së të dyja shteteve shqiptare, pastaj të dyja akademive të shkencave etj, etj.

Pasi ta bajmë këtë mund të i propozojmë shtetit që ta hap nji konto per tu grumbullue ndihmat nga mergata dhe nga njerzit zemerbardhë shqiptarë dhe ta ndihmojmë të gjithë së bashku projektin per ndertimin e nji borgji që na paska randue në supe per gjasht shekuj. Pra na paska randue në supe por jo edhe në ndergjegje, jo edhe në krenarin tonë kombtare me të cilen neve tmerrojmë boten se jemi gjoja patriotet ma të mëdhenjë, jemi trimat ma të mëdhenjë etj, etj.

Me varrezen e Kryeheroit tonë neve per gjasht shekuj kemi demostrue se jemi kurkushi, jemi të mjerë.

Tash pra të shofim patriotet Sali Berisha e Hashim Thaqi çka do thonë per harresen shekullore, per turpin tonë kombtarë.

Pra asht shteti ai që duhet me i krye punet per popullin, per historinë dhe kulturen e ti e jo e kunderta.

 

Selim M. Hasanaj

Sarpsborg: 15.07.2010



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx