Mendime
Baki Ymeri: Femrat që mund ta ndryshojnë botën islamike
E merkure, 14.07.2010, 09:59 PM
Femrat që mund ta ndryshojnë botën islamike
Nga Baki Ymeri
Janë të bukura, të mençura dhe të pasura. Të ndodhura mes dy botësh, Orientale dhe Oksidentale, princesat e botës islamike përpiqen dhe arrijnë ta ndryshojnë mentalitetin e femrës në botën e një bote të ngrysur. Shpeshherë, madje edhe në hijen e burrit, sovranet e kësaj bote fillojnë ta imponojnë dalëngadalë edhe në plan ndrëkombëtar. Rania e Jordanisë është e e bukur, seksi dhe e pasur. Militon për paqë dhe është më shumë se një Zonjë ngase është Zonja e Parë e këtij vendi – Mbretëresha, bashkëshortja e mbretit të Jordainësë. Vjen nga një familje palestineze dhe është martuar me mbretin e Jordanisë, Abdullahu i II-të, më 1993, duke u bërë në ndërkohë “Diamanti i Kurorës Mbretërore” që konsiderohet si mamaja e mbretit. Ajo ka përfituar respektin e miliona njerëzve përmes bukurisë, angazhimit dhe modernitetit të saj. Stili i veshmbathjes së saj është i thjeshtë, por i rafinuar, një stil që bën senzacion, ngase Rania e shfrytëzon elegancën si një armë politike kundër fanatizmit islamik. Ajo konsideron se femrat e botës myslimane nuk janë të obliguara të mbajnë shami/peçe, duke arritur ta abrogojë ligjin lidhur me “deliktin e nderit” që lejonte mbytjen e gruas nga farefisi i saj po qe se kjo e ka “çnderuar” në ndonjëfarë mënyre ndonjërin apo familjen e saj.
Lalla Salma Bennani është “Atletja e parë Mbretërore” e Marokut. I pëlqejnë stolitë e shtrenjta dhe është gruaja e parë e familjes mbretërore, e njohur publikisht me një titull mbretëror. Që kurrë se është martuar me mbretin Mohamed i VI-të, princesa Salma është bërë një model për grate e këtij vendi veri/afrikan. Ajo përfaqëson gjeneratën e re që e përjeton jetën modern, pa i mohuar traditat, kulturën dhe historinë e Marokut. E konsideruar si “Bukuroshja e Marokut”, Lallën e kanë dashur marokanët jo vetëm ngase ka elegancën e një zonje të Hollywoodit, por edhe për mënyrën se si është bërë e njohur duke e flakur vellon që nga dita e martesës. Pa patur ndonjë qëndrim sfidues apo rebel, princesa është implikuar në jetën publike, sidomos në projekte të mirëbërësisë, duke krijuar më 2005 Association to Fight Cancer, një organizatë nonprofit qëllimi i së cilës është t’i ndihmojë ata që vuajnë nga kjo sëmurje. Për këtë ka përfituar Sharjah Voluntary Work Award, njërin nga çmimet më importante (të rëndësishme) në botën arabe, që i konferon mirënjohjen e vullnetarizmit. (Ka dhe më)
P. S.
Përshëndetje nga shqiptari që e don Shqipërinë para se të krijohet bota! (B. Ymeri)