E shtune, 31.05.2025, 11:35 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Bishtat e korrupsionit dhe Spektakli Qeveri-Eulex

E shtune, 17.07.2010, 08:55 PM


Bishtat e korrupsionit dhe Spektakli Qeveri-Eulex

 

''Në Kosovë askush nuk guxon të jetë mbi ligjin ,por Hashim Thaci & CO janë të gjithë mbi të''

 

Nga Faik Krasniqi

 

Kryeministri Hashim Thaci në fjalimin e tij drejtuar qytetarëve të Kosovës,se është vënë në krye të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,po e dëshmon edhe njëherë joseriozitetin e tij karshi qytetarëve të vendit.

Pas fjalimit të Kryeministrit Hashim Thacit,qytetarët e Kosovës me të drejtë presin arrestimin e peshqëve të mëdhenjë, që janë bartës të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Arrestimi muajin e kaluar i tre zyrtarëve të ulët për korrupsion,para ca ditëve i Ilir Tolajt,këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi,bastisja e Kompanisë më profitabile në vend PTK dhe bastisja e zyrave të kompanisë private''Devolli Group'',nuk më duket asgjë tjetër përvec se një spektakël i dobët i organizuar nga ana e Eulexit dhe Qeverisë së Kosovës,gjoja se janë duke e luftuar korrupsionin,për ta hequr vëmendjen tek ministrat e korruptuar në mënyrë që ''peshqit'' e mëdhenjë,ku tash e 11 vite janë në krye të krimit të organizuar dhe korrupsionit, të kursehen nga arrestimet.

Menjëherë pas arrestimit të Ilir Tolajt,kryeministri Thaci doli në një prononcim për media duke u munduar të ju hedhë edhe njëherë hi syve qytetarëve të Kosovës,se gjoja është i pakompromis në luftën e tij kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kurse në anën tjetër,kur ministrat e PDK-së u vunë në hetime për korrupsion nga ana e EULEXIT,kryeministri Thaci nuk u prononcua fare për këto bastisje,kurse me Rastin Tolaj nuk hezitoj të dalë dhe të zgërdhihet para kamerave për këtë arrestim,thua që Tolaj na qenka bossi i korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Për Rastin Tolaj,kryeministri Thaci u mundua që ta godas rivalin dhe partnerin e koalicionit qeverisës,LDK-ën,në mënyrë që ta heqë vëmendjen nga Ministrat e tij të korruptuar.

Por,arrestimi i bishtave të korrupsionit i ka zbehur shpresat që do të ndodhë një gjë e tillë,dhe nesër nuk bën të cuditemi kur policia do të vë në pranga ndonjë zyrtar të ulët për marrje të mitos prej 10 euro.

Ashtu sic e fillova me një parathënie,po e mbyllë këtë shkrim me një parathënie të Hoxhës ku i drejtohet xhematit me këto fjalë''Dëgjomëni cka ju them unë,e mos bëni cka bëj unë''.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx