E shtune, 10.05.2025, 11:46 AM (GMT+1)

Mendime

Kolec Traboini: Për kinematografinë e Kishen e Shën Kollit

E premte, 16.07.2010, 09:59 PM


Per kinematografine e Kishen e Shen Kollit

 - pergjigje kritikes pa sens te Selim Hasanit -

 

Nuk po kuptoj cfare ka zoti Selim Hasanaj ne ato tiranda kritikash tendencioze qe mi drejton publikisht me mua tek "Zemra shqiptare" sikur te kisha bere nje akt vandalizmi ne nje momument kombetar e jo te kisha xhiruar thjeshte nje etyd ne vendvarrimin e Gjergj kastriotit-Skenderbeut ne Lezhe. E lexova dhe rilexova tiranden e tij por nuk po arrij te kuptoj ku e ka e ka problemin.

Personalisht kam shkuar ne Lezhe  ne nje rast t ehidhur,  qe nuk dua ta permend, dhe aty per disa ore qe kisha te lira me nje aparat fotografik te vogel qe kryen edhe punen e filmimit xhirova ca materiale qe me pelqyen duke theksuar me shume aspektin acient, pra vjetersine e mureve e pa hyre fare ne spjegime historike.Keti lloj filmash panoramike quhen etyde. Ideja ime eshte se ky vendvarrim i heroit tone legjendar eshte nje keshtjelle e vjeter qe nga kohet ilire. Pra heroi ka pas pushuar ne nje taban te lashte ilir ani pse e cvarrosen Sulltanet e jeniceret, keto hiena te ardhura nga lindja. Muzeun e gjeta mbyllur dhe nuk pata mundesi te xhiroj brenda, por mua nuk me interesonte historia, nuk kisha ndermend te tregoja histori sepse ate e dine te gjithe dhe mund te lexohet nder libra. Pra realizova nje etyd te shkurter 4 minuta per te treguar vendin ku eshte varrosur Skenderbeu. Nuk e di cka kerkon Selimi apo te tjere qe fshihen pas tij se i kane bere edhe tag. Mos Selimin e Hasanajve e ha meraku me shume se une per Kishen e Shen Kollit se ate permend me shume.Por une e kam emrin Kole, mbaj emrin e atij shejtori qe mban ajo kishe, une jam qe 100 breza katolik ndersa Selimi ka emrin e mbiemrin te huazuar nga yxhym mamlylet qe u sulen nga orjenti me te cilet te paret e mi, madje edhe im ate ka luftuar per te fituar pavaresine.Si me akuzon ky mua se e kam anashkaluar kishen. Mos ky zotni do te dale me katolik se papa....te me tregoje mua Kishen e Shen Kollit. Nese ky zoteri ka probleme me mua personalisht le te me shkruaj e i zgjidhin si ja do oreksi por ama te mos shfrytezoje nje forum per te shprehur mllefe personale. Me vjen cudi se une e kam perkrahur me shume se nje here e kam dhene pershtypje te mire ne shkrimet e tij e  po ky vertete si e ka hallin qe me kundervihet sikur te kisha bere nje krim kombetar?

     Se si i bej filmat une nuk ka mbetur puna te me vleresosh or mik se po te them se kam marr shume cmime e vleresime zyrtare, e di shume me teper nga filmi se sa ti se kam punuar 16 vjet ne kinematografi. Gjithesesi ti fol, se keshtu te njohim me mire se sa merr vesh nga filmi e sa kulture kinematografike ke qe po na hiqesh si specialist ne nje fush qe nuk ke asnje lloj njohurie.

Vertete me ke cuditur, por ne kete bote cfare nuk ndodh.

Ne fund po te falenderoj qe e ke pare filmin por po te keshilloj ta shohesh prap sepse ai nuk pretendon te beje histori por thjeshte te paraqes disa pamje te muzikuar per te krijuar emocion, nxitje, aperitiv per te hapur oreksin qe kush do ta shohe me teper,  te vije ne Lezhe, ne Atdhe, sic shkova une e jo te jape mendime nihiliste nga viset e largeta gjermanike.

 

Tungjatjeta e gjith te mirat z. Selim!

Gjithmone i mirepres mendimet konstruktive por jo denigruese.

 

Kolec Traboini

Dishepull i Shen Kollit



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx