Mendime
Refik Hasani: Duhet të shkëmbehen ambasadorët,jo territore apo popullata!?
E hene, 19.07.2010, 09:58 PM
Duhet të shkëmbehen ambasadorët,jo territore apo popullata!?
Nga Refik HASANI
Sa më parë që Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës dhe shkëmbehen ambasadorët aqë më mirë do të jetë për fillimin e një epoke për ,, normalizimin e raporteve shqiptaro-serbe " .Njohja e realitetit të ri nga Serbia do ta lironte vetë këtë shtetë që më së shumti ësht i ngarkuar nga barrierat e kaluar nga ish-ngrehina artificiale e quajtur Jugosllavi.Këto dy shtete nuk kan nevoj për shkëmbim të territorit e as të popullatës,por të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të njohin njëri tjetrin si shtete të barabarta .
Njohja dhe shkëmbimi i ambasadorëve
Paralajmrimet se në vjeshtë të këtij viti do të organizohen bisedime praktiko-teknike në mesë të Kosovës dhe Serbisë,ku këto bisedime të jenë të mirëseardhura për ne.Të kërkojm vënjen e marrëdhënjeve diplomatike dhe caktimin e kohës për shkëmbim të ambasadorëve .Këto bisedime,pas shpalljes pavarësisë,do të jen të nivelit të lartë dhe në nivel të komisioneve të ndryshme.Në këto bisedime do të duhej të afroheshin këto dy shtete,prandaj roli i bashkësisë ndërkombëtare është ta detyroj serbinë që sa më parë ta njohë Republikën e Kosovës .Rrethanat ksaj here për ne janë më të lehtësuar,pasi është njoftuar opininoni se Gjyqi Ndërkombëtar i Hagë më 22 korrik të këtij viti do të shpall rezultatat e të drejtës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.Prandaj, pas këtyre ngjarjeve bisedimet në mesë të dy shteteve do të jen në favor të Kosovës.Serbia me rastin e një incidenti në Mitrovicë ku një qytetarë është vrarë dhe Deputeti i parlamentit të Kosovës është plagosur,thirri një seancë të Këshilit të Sigurimit ,por këtë betej në skenën globale si në fushën politike edhe ate diplmatike e humbi .Pas këtyre bisedimeve praktiko-tekniko në fundë të këti viti apo në vitin 2011 ,Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe asgjë tjetër të mos kërkon faktori ndërkombëtarë por vetëm të shkëmbehen ambasadorët .
JO shkëmbim i popullatës
Ideja e shkëmbimit human të popullatës është e vjetër, prandaj edhe nuk ka rezultate dhe nuk do të realizohet .Në këtë projekt humbës do të jemi ne shqiptarët,kurse serbët do të jenë përfitues më të mdhenjë.Lëvizja e organizuar e popullatës prej një vendi përmesë një marrëveshje dhe popullata do të kalojnë dhe do të bëhen banorë të një shteti tjetër.Kjo formë e shkëmbimit kolektiv asnjëher në rrjedhat historike nuk është treguar e dobishme.Kur marrim këto parasysh këto,nuk duhet kërkuar,përkrahur se edhe nuk do të ndodhë në mesë të shqiptarëve dhe serbëve.Faktori politik dhe ushtarak i botës ka përgjegjësin dhe nuk duhet të lejon që të ndodh një shkëmbim në mesë të dy pupujve më të mdhenjë të ballkanit.
JO shkëmbim i territoreve
Ne shqiptarët nuk kemi të japim territore tona,pasi komuna e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevë jan hapsira tona etnike.Për serbët lokal të Kosovës po ashtu do të bisedohet,por pasi këto standarde për pakicat Kosova tashm i ka plotësuar tërësisht.Kurse Mitovica nuk është territor i huaj,por është qytete i trungut shqiptarë.Shkëmbim nuk duhet të kemi,pasi pjesët e trupit tonë Kombëtarë nuk jepen për pjesën ton.Interes i reciprok i popullit shqiptar dhe atij serb është normalizimin e raporteve .Me këto bisedime,Serbia nëse don të fiton dhe të afrohet më afër me NATO-n duhet të pranoj Kosovën si shtet.Interes i dy shteteve është që të shkëmbehen ambasadorët.Kemi parasysh që Serbia shumë vështir e ka të pranoj që në Beograd të jenë dy amabasada të shteteve shqiptare,por ky është rendi dhe rregullimi i ri botëror.Në këto bisedime duhet të shtrohet drejtë dhe me kompetenc edhe çështja e pazgjidhur e shqiptarëve nga kjo Krahinë e mbetur nënë administrimin e Serbisë.Vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën,atëher do të fillon faza për një ecje në të gjitha aspektet e jetës,për dy popujt .Shkëmbim i popullatës dhe shkëmbim i territoreve nuk është kurrfarë zgjdhje,dhe do të krijonte probleme zingjirore në tërë Rajonin e Balllkanit dhe më gjërë.E vetmja është që të kalohet ish-hapsira e ngrehinës së quajtur Jogosllavi të stabilizohet dhe të krijohet së paku një treg unik dhe fillohet të bashkëpunohet në shumë fusha të interesit reciprok.