Mendime
Emine Berisha- Tahiraj: Nuk më pëlqeu letra e zotit Xhafer Shatri
E hene, 19.07.2010, 07:59 PM
Arkivore
Polemikë
NUK MË PËLQEU LETRA E ZOTIT XHAFER SHATRI
-Zoti Xhafer, si duket, nuk brengoset as kur nuk i dalin prognozat!?!-
Shkruan Emine Berisha- Tahiraj
Marr të lexoj gazetën “Koha ditore”, e marte, datë 09.03.1999. Ndalem pikërisht në letrën e Zotit Xhafer Shatri. E lexoj dhe rilexoj, dhe mendja më shpie dhjetë vjet përpara: “kisha dëgjuar e elexuar shumë për Ju, sepsee ejemi nga e njëjta anë, njëherit kemi edhe lidhje familjare me Ju. Asokohe, u gëzova shumë kur m’u dha rasti të vija mysafire në banesën Tuaj, në Gjenevë. Ishte fillimi i punës Tuaj, dhe e kishe marrë me aq vullnet, sa, të them të drejtën, ta kisha lakmi.
“Lum Kosova që ka kësi njerëz”,- pata thënë me vete. Nuk di në të kujtohet, të pata uruar për punën e suksesshme të bërë në librin:”Një vështrim i përgjithshëm për politikën serbomadhe në Jugosllavi...”
A sokohe u ktheva në Prishtinë, dhe shokëve e shoqeve të mia studente, ju flisja për Ju, për veprën dhe punën Tuaj. Ilegalisht me vete pata marrë librin Tuaj:”Pse dergjet në burgje Adem Demaçi”, atëherë libër i ndaluar, dhe ia jepja shumëkuj që ta lexonin.
Prej atëherë ka kaluar një dekadë: dhe tani, në vend që të mrekulloheshim me punën tënde kolosale, ne tani çuditemi se si keni ndryshuar,- çuditemi se ku mbeti optimisti, puna e dhjetë vjetëve, ku!?- a ishin Ju Ministër i Informatave të po ësaj Qeverie, që tash e shani a q shumë!?! Dhe jemi të detyruar të Jua përkujtojmë fjalën e urtë: mos e vet, se të kallëzon vetë!
Si duket, shumicës së udhëheqësisë, si ju të Qeverisë, edhe partieve në Kosovë, ju është bërë sëmurje karriera, grindjet dhe kacafyetjet mesvete.
Çfarë nuk dëgjojmë: atëherë kur populli ishte në luftë për jetë a vdekje, Atëherë kur Ju-Z. “ministër i informatave” duheshit të bënit propagandë më të madhe se kurdoherë, për luftën që zhvilloi në Kosovë, për të kaluarën e saj e për rreziqet që mund të vijnë në të ardhmën e afrt a të largët, në momentet më kritike të shërbimit Tuaj, ia dredhuat bishtin.
U mbush një vit që ka filluar lufta në Kosovë: ku mbeti informimi ynë?- përse gjatë tërë asaj kohe na servuat, në ato dy orë të pakta, me informacione ilustratieve të huaja? Sikur Kosova të mos kisshte asnjë gazetar, asnjë kamerman?- nuk dimë se ku na ngelën ato kamera, që kur bëheshin dasma e tubime, veç sa nuk na i verbonin sytë, apo nuk ju hynë në sytë Tuaj e në lartëmadhërinë tuaj, vogëlsira e tyre!?! A ishin të rangut të gazetarisë, ata pak informatorë që lajmëronin në lidhje telefonike, që shpallnin “zona të lira”, vendet që ishin burime jetëdhënse për popullin, e që duheshin aq shumë të ruheshin?- apo mbase s’kishte diçka më të mençur se sa ato që na servonin!?!- përse luanit me fatin e popullit???
Ju në pozitën e Ministrit të Ministrisë për Informata, a nuk e keni pasur parasysh, se informacioni real ka peshën e vet, sa edhe lufta që bëhet në front? A tëeherë, kur në Kosovë vraheshin e masakroheshin, kur televizioni ynë duhej të bënte bujë, nga ku do të thërriste popullin, të mobilizohej, ta luante rolin kryesor për situatën e dhënë;- e jo të na servohej muzikë!- ne vetëm çuditeshim, dhe të mllefosur shanim dikë në adresë të saktë a të gabuar!?- se nuk ishte koha e qejfeve, se i vetmi gëzim ishte kur dëgjonim për ndonjë humbje që i shkaktohej armikut. Kurse tani është momenti i fundit që të bëhemi unikë, dhe ta shporrim armikun njëherë e përgjithëmonë nga trojet tona.
Para se të fillonte lufta, aq shumë bërët propagangë me anë të agjensive të udhëtimit për në kurbet, sa zgjuat kureshtjene e shumë e shumë të rinjve, që ta marrin këtë rrugë. Ju që e zhgënjyet popullin, që e bëtë të ndahet në shumë rryma politike;- çfarë meritoni? Se tanimë dihet sheshit se arma më efikase e armikut qe dhe ngeli deviza: përçaj e sundo. Atëherë sa fort që i ndihmuan armikut partitë “ tona” politike në Vend dhe në Mërgatë!?!
Shkëpus nga Intervista Juaj: “Në qoftë se edhe këtë herë vonohet çështja e themelimit të Qeverisë, atëherë përsëritet gabimi fatal.” Hë, zotëroete, si ta ha mendja, çdo muaj Kosova duhet të formojë qeveri të re, se për be nuk paska politikanë të mirë. Juve që jua ndanë detyrat, përse nuk i zbatuat?- shfrytëzuat butësinë e K ryetarit apo përgjegjësinë ndaj popullit, punat shumë pak apo nuk punuat asgjë, afare apak dëgjohej zëri Juaj- na zhgënjyet me sjelljet Tuaja. Ne jua dhamë besimin, që të punonit për popullin, për Qeverinë që e zgjodhi vetë populli, e që ne pritnim zbatimin e detyrave tuaja!?! Përse punuat prapa shpinës saj?- duke ju dhënë liri partieve politike që ta ngrejnë kokën dhe të bëhen pengesë në çdo hap.
Tani po e kuptojmë pse s’ka punuar Qeveria e Kosovës, sepse, zotërinjtë që e drejtojnë, s’kanë ecur përpara, por kanë ecur e ngecur, se si ta sabotojnë Kryetarit, ta nxjerrin unin e vet të vockël në plan të parë! Pra, ka mbizotërua nihilizmi, bajaraktarizmi.
Si duket, sistemi shumëvjeçar i stilit jugosllav, ju la shumë vese të pamjekuesheme. A skush nuk e di se si do t’iu vie fundiproblemeeve të Kosovës, vetëm dihet se ju do të duhej t’iu dilni përballë popullit, nuk vepruat ashtu, por aia kthyet shpinën. Se ju të gjithë e quanait veten ministra e kryeministra, por punuat aq pak dhe pa sinkronizim pune, saqë sot rezultatet janë më teeër negative se sa pozitieve.
Vazhdoj ta lexoj letrën Letrën, citati tjetër thotë:”... për afaktin se aty janë shkarkuar dy bartësit e fnksioneve kryesore të Kosovës, Kryetari i Republikës dhe Kryeministri, dhe nuk duhet të ju mohohet merita, sepse ky është shërbimi më i madh që këta dy zotërinj i kanë bërë vendit të tyre.”
Tentim shfajësimi i akrobatit: po Ti ore zotëri, ke qenë në tokë apo në hënë!?- qëkur e morët vesh se ata dy paskan qenë pengimtarët kryesorë, përse nuk na aparalajmëronit për qorrsokakun e për katastrofën që po na priste?!?!- cili ishte misioni yt!?!- por edhe tani: je duke na informuar apio duke na çinformuar!?!- dhe kujt t enton edhe tash t’aia hedhish!?!
Deshe ta marrish Kalanë nga brenda, dhe u ngute të japish dorëheqje, për t’i bindur aragatët Tuaj, dhe kështu humbe rastin të shkoje në delegacionin në Rambuje, tentove të hash me dy lugë e mbete pa asnjë!!
Kryetari shkoi dhe u kthye në gjirin e votuesve të vet besnikë: nuk ngeli të sillej rrugëve të Evropës e të Shqipërisë, sikur rivalët e tij të paçiltër e hileqarë. Ai kurrë nuk i demaskoi as njollosi kundërshtarët e vet, sepse ato bëhen pasi të çliroehemi, dhe mos pandehni se e kani kalauar lumin me një të lëvizur të lapsit, përkundrazi: Letra jote është material bazë për akuzën Tënde nesër.
Është shumë vështirë ta udhëheqish popullin në rrethana lufte, sikur në rastin konkret tek ne në Kosovë, e ndyshe është në rrethana tjera në liri. Tanimë populli i njeh mirë ata të vërtetit dhe ata që lakmojnë pozita, të clat nuk i meritojnë, duke epenguaar çdo nismë të tjetrit.
Botërisht nuk dihet se cial është gazeta jote me shokë: dhe si është e mundshme dhe si ia lejoni vetes, që edhe pas një veprimtarie kaq të gjatë ilegale-legale,- të mos keni gazetë!?!
Po mos e lozni të marrin, të paktën, kur sekretet bëhen punlike, as mos tentoni për akrobacione: cilët shokë të djeshëm Ju mbështetin sot !?!- do t’i shpjegoni në Ditën e Gjykimit.
Me nderime.
Emine Berisha- Tahiaraj
Në Ittigen, më 21.3.1999
(Revista “Shqipëria etnike” nr. 2./1999, f. 26)