Mendime
Baki Ymeri: ''Konfilkti diplomatik'' për mbrojtjen e Kosovës në Rumani
E diele, 18.07.2010, 07:59 PM
Bakiu me flamurin e Rumanisë në ballë, duke mbrojtur Kosovën në Bukuresht (31 mars 1999)
“KONFLIKT DIPLOMATIK” PËR MBROJTJEN E KOSOVËS NË RUMANI
Nga Baki Ymeri
Nuk është hera e parë kur autori i këtij shkrimi sulmohet në shtyp si pasojë e përpjekjeve permanetnte për demaskimin e propagandave serbe në massmedian rumune. Pas shembjes së dikaturës komuniste në këtë vend (dhjetor, 1989), Rumania ra në kthetrat e dy diktatorëve të ri me experiencë neokomuniste: Ion Iliescu dhe Traian Basescu. I vetmi president korekt i këtij vendi në fushë të respektimit të demokracisë parlamentare evro-amerikane ishte Emil Constantinescu (1996-2000), në kohën kur parlamenti rumun miratoi kërkesën e NATO-s për survojimin e hapsirës ajrore të këtij vendi për bombardimin e infrastrukturës terroriste të Millosheviqit (1999). Iliescu e mashtroi elektoratin për të përfituar votat e pamerituara duke shkelur Proklamatën e revolucionarëve të Timishoarës sipas të cilës kërkohej qeverisje demokratike pa komunistë. Iliescu i solli minatorët “kryengritës” në Bukuresht për të thyer selitë e instituicioneve demokratike, rast me të cilin qenë sulmuar qindra qytetarë të pafajshëm, duke rënë edhe viktima si pasojë e sulmeve bestiale të minatorëve të mashtruar. Iliescu lansoi në kohën e tij idenë retrograde gjoja se “të vetmit miq të Rumanisë janë Deti i Zi dhe Serbia.”
Në kohën e shërbimeve sekrete të Iliescut (shkurt 2001), gazetari filoserb Razvan Voncu, ishsekretar i Shoqatës së Miqësisë Rumuno-Serbe, në të përditshmen Cronica Romana e sulmoi revistën Albanezul/Shqiptari duke shpifur gjoja se bëka politikë iredentiste, duke e akuzuar edhe autorin e këtij shkrimi gjoja se qenka “ultranacionalist shqiptar që militon për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, duke kërkuar madje që qeveria rumune të marrë masa kundër nesh. Po këtë politikë perfide me konotacione antishqiptare e zhvillon sot gazetari filoserb Florin Silisteanu, ishkorespondent lufte që promovon politikën serbe në massmedian rumune. Të lansosh shpifjen gjoja se Bakiu qenka “fundamentalist islamik”, siç pat lehur Razvan Voncu më 2001, apo gjoja se “Baki Ymeri e ka hedhur një grenadë nga e cila kanë vdekur më shumë serbë” siç leh Florin Silishteanu sot, don të thot të veprosh sipas direktivave terroriste të shërbimeve të fshehta me karakter antishqiptar. Mos të na habitë ndaj fakti pse qe likuiduar Naum Veqilharxhi në kohën e tij, varri i të cilit nuk dihet sot e kësaj dite. Aleanca serbo-rumune është një aleancë perfide pas së cilës fshihen komunistë dhe bij komunistësh që kanë alergji ndaj NATO-s, Amerikës dhe Kosovës. Në kuadrin e pamfletit “Konflikt diplomatik që shkon duke shpërthyer” (Curierul, Arxhesh, 12 korrik 2010), Florin Silishteanu që lanson gënjeshtra, shpifje dhe trillime fantasmagorike kundër meje do të shkruajë:
Konflikt diplomatik
“Ja një që shqiptar mundohet ta rindezë armiqësinë! Gjatë kësaj jave po mbyllet porta e edicionit të XIV-të të Festivalit Ndërkombëtar Netët e Poezisë. Desha të hesht por nuk mundet. Ndër të ftuar ishte edhe një individ që tentonte ta ndezë shkëndijën, të na shtyjë të kuptojmë se Republika e Kosovës është indipendente dhe se ekziston si shtet i pavarur. Në momentin kur rrëfeja për agresionin kundër Serbisë, individi që është shqiptar përnga etnia, reagoi në zë të lartë kundër meje. E dëgjova dhe nuk ia fali, ngase ai është njëri nga ata që e kanë nxitur luftën në të cilën humbën njerëz të pafajshëm. Në esencë, duke qenë i ftuar, u rrëfeja të ftuarve në festival një episod të shkurtë nga periudha e bombardimeve kundër Serbisë. Pasi e mbarova eksponimin tim, Baki Ymeri, fiks brenda një sekonde e lansoi një brohoritje HUOOO!, dhe atë tre herë. Mu dje e mora vesh nga një diskutim me Aurel Sibiceanu, sipas të cilit Baki Ymeri e ka hedhur një grenadë nga e cila kanë vdekur shumë serbë, se shqiptari ynë që ka banuar kohëve të fundit në më shumë vende, faktikisht është një kosovar...Sa i përket Kosovës, e kuptova nga miku im Sibiceanu se rumunët nuk e kanë njohur Kosovën nga frika se hungarezët mund ta kalërojnë Transilvaninë. Është e mjerushme dhe e palejueshme të flasim pas perdesë... E thirra dje në telefon Adam Puslojiçin në Beograd, akademik dhe përkthyes, poet dhe publicist me renome mondiale, dhe më tha se “Baki Ymeri nuk ka çka të kërkojë në festival,
Disa artikujt e Baki Ymerit për Kosovën (1992-209)
ngase nuk është poet por patriot, dhe po qe se është kaq patriot, le të shkojë në atdheun e tij, në Kosovë, ngase atje ka shtëpi. Tani, kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë po e kritikon Traian Basescun pse Rumania nuk e njeh Kosovën. Bakiu le të na lejë të qetë!” Unë po i them diç tjetër: Shko e shaje presidentin tënd në atdheun tënd, e jo në atdheun tim! A po dëgjon mor patriot!”
Presidenti, qeveria, ministritë dhe klasa politike e këtij vendi është viktimë e propaganve serbe në massmedian rumune. Gazetarë me përvojë komuniste si Ion Cristoiu, poeti komunist Adrian Paunescu, Cristian Tudor Popescu, Razvan Voncu, udbashi Adam Pusllojiç, Florin Silishteanu i Akademisë së Miqësisë Serbo-Rumue, si dhe disa korrespondentë lufte (Raico Corena etj.), janë ata që e kanë marrë në qafë opinionin e pafajshëm të këtij vendi. Sidoqoftë, rumunët e rëndomtë, madje edhe kuadro diplomatike dhe qeveritare, nuk kanë alergji ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, por përkundrazi na duan dhe respektojnë, siç na kanë repsektuar në kohën e Mbretërisë, kur Rumania konsiderohej si “Franca e Lindjes dhe vendi i të gjitha lirive”, kur në këtë vend mikpritës të një populli tolerant vepronin mbi 40 mijë shqiptarë që e siguronin ekzistencën me tregti, duke dhënë kontribut të pashoq mbarëvajtjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si dhe për krijimin e shtetit shqiptar dhe shpalljen e pavarësisë.