E enjte, 24.07.2025, 11:11 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Shkrimi si Art dhe Arti si Filozofi...

E marte, 20.07.2010, 09:37 PM


Shkrimi si Art dhe Arti si Filozofi...

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

 

Ku më pak e ku më shumë:e ngritur,mbështetur dhe sendërtuar mbi motive,premisa dhe fenomene të ndryshme natyrore,fizike,organike,panorganike,kosmagorike,panteiste,metafizike,sociopsikologjike dhe të tjera.Estetika si nocion,madje si kategori dhe një disiplinë e shquar e artit dhe filozofisë parasegjithash ndodhët e ngritur dhe projektuar mbi bazat dhe supstancën me të shëndetshme dhe eksplortive të etikës dhe filozofisë.E shprehur dhe deshifruar si Aksiomë dhe një Idiomë e përgjithshme filozofike dhe metaestetike kjo donë të thotë së:Shkrimtari,poeti,autori ose artisti i mirëfillët dhe ekselent të tërë "arsenalin" ose potencialin e tij krijues dhe artistik i mbështet dhe sendërton mbi gamën dhe  "mozaikun e gjërë" të ligjëve dhe fenomenëve të mesipërme natyrore dhe mbinatyrore .Përkatësisht,në ravijezimin, konturimin,sintetizimin,amplifikimin,materializimin, hrmonizimin dhe konvencionalizimin e tyre me vet shpirtin,tiparet,kulturën,traditat,natyrën dhe krakterin e brëndshëm dhe të jashtëm njerëzor ose qytetar.Për të mos thënë këtu me "kodin" dhe "nukleusin" e gjërë të traditave të njohura nacionale dhe historike të njerëzve dhe popullit(kombit) të tij në cdo kohë dhe hapësirë.Se këndejmi,janë petku,kumti dhe mesazhi i njohur lirik dhe metaforik i fjalës së shkrur letrare dhe artistike ose vargut të njohur letrar dhe poetik.Betimët dhe kushtrimet e brëndshme të gjakut krijues,palcës së brëndshme dhe limfës...Udhërrefyesi,tëndenca dhe formula e kahmotshme etike dhe metaestetike e krijuesve ose artistëve të mirëfillët dhe ekselent në kërkim të dritës,shpresës dhe një fitoreje të pashmangshme nacionale dhe historike në fund të cdo metastaze ose "maratone" të mundshme në kohë dhe hapësirë."Pellgu i madh" i një gjaku të njohur krijues dhe artistik së bashku me plazmimet dhe kushtrimet e brëndshme skeletore dhe gjenetike.Ato që poetët,shrimtarët,autorët e ndryshëm ose rtistët i shquajnë dhe i dallojnë nga të tjerët.Sidomos,melodia,polifonia ose "simfonia e brëndshme" e strofave dhe vrgjeve të tyre që jo rrallë sikur bëhën dhe shndërrohen madje edhe në udhërrefyes,himn nacional,simbol,dekalog dhe testament të përhershëm për njerëzit dhe popullin e tyre.Për njerëzit dhe popullin(kombin)tonë shqiptar sidomos.Dhe,kjo sidomos atëherë kur në librat ose romanet e ndryshme të poetëve ose shkrimtarëve tanë të shquar(si Ismajl Kadare,Dritero Agolli,Rexhep Qosja,Adem Demaci,Besim Bokshi,Azem Shkreli,Anton Pashku,Martin Camaj,Ramiz Kelmeni,Ali Podrimja,Fatos Arapi,Agron Tufa,Visar Zhiti,Gjon Necaj,Skender Bucpapj,Halil Haxhosaj,Kadrush Radogoshi,Ali D.Jasiqi,Din Mehmeti,Milazim Krasniqi,Jusuf Buxhovi,Agim Mala,Ibrahim Rugova,Sabri Hamiti,Teki Dervishi,Basri Caprici,Kim Mehmeti,Flora Brovina,Miradie Ramiqi,Faruk Tasholli,Lindita Arapi,Adem Gashi etj.):Si për habi ose një "cudi të pashkruar" dhe të pathënë asgjëkundi të shfqen dhe rishfaqen gjithë tundim të brëndshëm dhe impresion një mori cëshjtjësh,aspektesh,dukurishë dhe fenomenësh të larmishme dhe tepër komplekse ose karismatike në domenin e përgjithshëm etik dhe metaestetik.Si të atilla cfarë janë dhe si ndodhen të shfaqura dhe fokusuara në kohë dhe hapësirë:Parimet,premisat dhe fenomenët e lartëpërmendura etike dhe metaestetike të shkrimtarëve,poetëve,artistëve ose autorëve tanë në fjalë i përcjellin dhe shoqërojnë fund e krye marëdhënjët ose raportët e tyre të gjithëmbarshme si "ego" ,madje,si njerëz të letrave(Home de Letress) ,si qytetar  të rendomtë ose individ me vet botën,shpirtin,horizontin,universin,gjakun dhe dellin(damarin) e tyre krijues dhe patriotik.Përse kjo? Shtrohet pyetja. Sepse,objekt ose objektiv kryesor dhe supstancial i shkrimëve dhe veprave të tyre letrare dhe artistike në radhë të parë janë arti dhe jeta, jeta dhe filozofia,arti dhe filozofia...Respektivisht,e dashura(dashuria),e bukuria(bukuria), e vecanta(vecantia),e hyjnishmja(hyjnia)...Madje,shija,stili,magjia e njohur letrare dhe artistike,fantazia...Së bashku me teknikën dhe teorinë e njohur(letrare dhe artistike) mbi ngritjen dhe sendërtimin e vlerave më të larta letrare dhe artistike.Ndërsa,subjekt i shkrimëve dhe veprave të tyre janë shpirti i njeriut,tundimet dhe plzmimet e brëndshme skeletore dhe gjenetike së bashku me ndjenjat,intuitën,nuhatjet dhe përjetimet e thella artistike dhe metafilozofike.E thënë shkurt dhe troq: Shkrimtarët,poetët, artistët ose autorët e shquar në kohë dhe hapësirë me anë të veprave të tyre letrare dhe artistike vazhdimisht sikur i shpalosin dhe deshifrojnë shpirtin,gjakun,palcen,limfën dhe dellin(damarin) e tyre krijues dhe patriotik në menyrë "diskrete" ose "konfidenciale".Duke u bërë kështu orkan dhe "profet të pakurorëzuar" të mendjes dhe shpirtit tonë liridashës dhe patriotik.Shih për këtë:Arti i lartë i shkrimit të njohur letrar dhe artistik parasegjithash është reagim dhe një veprim i ndërgjegjshëm dhe tepër racional i një krijuesi ose autori të mirëfillët dhe ekselent.Në këtë frymë edhe ritmi i njohur i jetës dhe krijimtarisë së gjithëmbarshme letrare ose artistike të një krijuesi ose autori të spikatur në kohë dhe hapësirë vazhdimisht i ngjajnë një metastaze ose "maratone të madhe" etike dhe metaestetike në fund të së cilës dihet se kush ia del dhe arrinë në cak(...).Në këtë sfon të lartëcekur etik dhe metaestetik shkrimtarët,poetët,artistët ose autorët e shquar në kohë dhe hapësirë në një formë a tjetrën vazhdimisht bëhën personazhe dhe protagonist të rëndësishëm dhe tepër sublim të Ngjarjeve ose Ndodhjeve të ndryshme në kohë dhe hapësirë.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx