Mendime
Bashkimi Demokratik Shqiptar: Telegram Urimi
E enjte, 22.07.2010, 08:35 PM
Telegram Urimi
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me normat ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara gëzon tej mase çdo shqiptar jo vetëm në Kosovë, por edhe atë jashtë saj. Ky vendim paraqet edhe një fitore bindëse të qeverisë së Kosovës dhe miqve të shqiptarëve, në vrazhdën e sukseseve të një pas njëshme drejt njohjes dhe pranimit të Kosovës nga shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Në emrin tim personal dhe në emër të anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar, urojmë qeverinë e Kosovës për vendimin e GJND-së, duke u dëshiruar suksese në zhvillimet e mëtejshme drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara dhe institucionet Euro-atlantike.
Bashkimi Demokratik Shqiptar uron dhe falënderon të gjithë shtetet mike të shqiptarëve, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e tyre jo vetëm në pavarësimin e Kosovës por edhe në luftën për njohjen e saj ndërkombëtare.
Bashkimi Demokratik Shqiptar
22 korrik 2010
Tetovë