Mendime
Xhevat Rexhaj: Dy gjykata - dy vendime - sakrifikohet Ramush Haradinaj
E merkure, 21.07.2010, 09:59 PM
DY GJYKATA-DY VENDIME- SAKRIFIKOHET RAMUSH HARADINAJ
Nga Xhevat Rexhaj
Interesant, ngjarjet dhe senzacioenet e ndryshme nuk të lenë të qetë, dita ditës ne shqiptarët ende kacafytemi me vetvehten dhe me të kaluarën, pa pasur kohë dhe mundësi që të koncentrohemi për të ardhmën. Shpesh po thuhet se shteti i ri nuk ka ende përvoj, se personalitetet politike nuk kanë ende njohuri të bollshme për ta udhëhequr dhe menaxhuar shtetin, këto thënje dëgjohen nga shumë politikanë, analistë e besa edhe nga një numër i madh i qytetarëve kosovar, pra bëhet fjalë për shtetin e Kosovës. Nga e gjithë kjo mund të rezultoi se disa e thonë me qëllim që ti mbulojnë mbrapështit e tyre, disa i thonë për përfitime materiale e të tjerët nga pozicionimi partiak ndaj të preferuarve të tyre, e në realitet këto thënje nuk qëndrojnë fare.
Kosova është shtet në mendjet e shumicës shqiptare prej vitit 1990, Kosova kishte aso kohe mjaft figuar të mëdha kombëtare të cilët hapen dyertë e kancelarive botërore dhe sensibilizuan qështjenë e Kosovës, diplomatët shqiptarë të Republikës së Kosovës priteshin nga shumë figura të mëdha nderkombëtare, pra Kosova kishte njerëz të karrierës dhe të dijes për ta bindur faktorinë botëror se shtetësia është i vetmi rezultat i drejtë për popullin e Kosovës. Në gjithë këtë dihet roli i pazëvendësueshëm i Njeriut më të madh të kombit ish Presidentit tonë historik, I. Rugova.
Kronikishtë ngjarjet tjera dihet se si rrodhën dhe rezultati ishte rishpallja dhe njohja formale e pavarësisë së Kosovës nga demokracitë e mëdha botërore. Shumë menduan se tani më rrjedha e historisë do të ishte mirëqenja ekonomike dhe përparimi i Kosovës në të gjitha fushat jetësore, por ja që armiku i ynë i mposhtur nga Amerika me Naton dhe rresistencën popullore në krye me UCK në, nuk flinte, por natën dhe ditën punonte që të sillte turbullira në Kosovën e pavarësuar. Nga ana tjetër politika e jonë, sidomos ajo e ardhur në pushtet pas 2007 te, përmes shantazheve dhe ndërskamcave edhe nderkombëtare, e vetëkënaqur se shkeli në pushtet dhe se tash jemi Zoti vetë, u ngujuan në birucën e tyre me një qëllim, të mjelim sa të mundemi se nuk ka kush çka na bënë, të punojmë me nderkombëtarët dhe të jemi të dëgjueshëm ngase ata na sollën në pushtet, kuptohet me kushte( me frikësime për të bërat e tyre të mëparshme, pra të shantazhuar etjera), të tillët nuk kishin dhe nuk kanë referenca as intelektuale e as diplomatike të merren me atë se çka do të thotë të jesh në udhëheqje të një shteti, të gjithë kryen fakultete e magjistratura besa edhe doktorate në Prishtinë e Tiranë me para të popullit e me njohtësi besa edhe frikësime, ec e guxo profesori e mos të ua jipte notat e çka jo tjetër. Kështu sot Institucionet kosovare të gjetura në zgripcë nga nisja e hetimeve të EULEXit për krim dhe kontrabandë e korrupcion, ditën dhe natën e kalojnë duke menduar dhe medituar se si të shpëtojnë nga kapja dhe nga akuzat e pritshme, ata janë në krizë, sa për shtetin su bie ndërmend, se është në pyetje lëkura e tyre, pazaret popitike edhe me EULEX bëhen natën dhe ditën, ngase në krim janë të përfshirë shumica e qeveritarëve e nga kjo del kënga, se ne duhet të bashkëpunojmë me të huajtë dhe të bëhemi urë kaluese për interesat e shtetit, e të shpetojmë veten duke flijuar Kosovën dhe qytetarët e saj. Kjo rrjedh edhe nga përvoja jetësore,( nëse dikujt i ke borgj një shumë të madhe parash apo diç tjetër, e nuk ke mundësi të ia kthejsh me kohë, athere ti duhet të i pranosh të gjitha kushtëzimet tjera që borgjlia ty të i cakton, se ske tjetër rrugëdalje), kështu është me pushtetarët tanë, janë të futur në borgje tek nderkombëtaret për të zezat e veta që i kanë bërë në jetën e tyre si patriot të quajtur.
-Sot u dha lajmi se në Hagë është riburgosur Ramush Haradinaj, një ditë para vendimit të tjetrës gjykatë nderkombëtare për qështjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, athua pse mu sot?
Në lojrat politikberëse, si ato kombëtare ashtu dhe ato nderkombëtare, rregullat nuk përcktohen nga moraliteti dhe drejtësia, ato janë rrjedhoj e momenteve të caktuara për ngjarje të caktuara. R. Haradinaj, një qytetarë i Kosovës, një ish Komandant shumë i suksesshëm i luftës( kuptohet me të metat që e kanë përcjeluur si i ri, e sigurishtë edhe me gabimet e bëra), një kryetar i një partie opozitare me ngritje të elektoratit, ishte burgosur edhe kur ishte Kryeministër i Kosovës edhe athere jo rastësishtë, pra për hesape politike, të brendshme dhe të jashtme ngase dikujt nuk i konvenonte ngritja e tij si politikanë i suksesshëm. Pas gjitha sfidave ai doli i pafajshëm dhe iu kthye jetës politike dhe asaj qytetare me një modernitet dhe një mendësi prej largëpamësi në politikë. Kishte goxha shumë shqiptarë që nuk e pritën mirë lirimin e tij ngase nuk e dëshironin në konkurrencë politike dhe ishin të gatshëm ta persekutonin çdo kund ku kishin mundësi, pra ta paraqisnin si kriminel lufte, marri e llojit të vet.
Haradinajn e riburgosën prap sot, mjetet e informimit të Beogradit, të gjitha në sinkronizim shprehen me entuziazëm se u riburgos Komandanti më i çmuar te shqiptarët, njeriu që ka pastruar Dukagjinin nga forcat serbe, njeriun që duhet ta mbajnë në burg shumë gjatë, këto janë të kuptueshme kur shkruan Beogradi, por ç tu bëhet disa shqiptarëve që në reagimet e tyre nepër faqe të ndryshme interneti dhe gazeta shprehin gjithashtu ngazëllimin e tyre për këtë maskaradë politike të Gjyqit të Hagës, prap marri e llojit të vetë nga shqipfolësat. Ndoshta edhe të tillët duhet kuptuar ngase që nga afria e Z. Haradinajt me Presidentin Rugova një grup, një klan dhe një subjekt politik e shpallën atë si tradhëtar dhe me çdo mjet u munduan ta linçonin njeriun, familja e të cilit dha shumë për Kosovën, vëllezërit e vetë, e nga ana tjetër dihet se shumë kinse komandantave të tjerë nuk iu vranë as të farefisit në luftën e athershme...
A ka lojë politike këtu, po ka dhe kjo do të dihet dikur, Z. Haradinaj i pengon dikujt në Kosovë dhe ardhmërisë së Kosovës, zgjedhjet janë vitin e ardhshëm, athua po përgatitet skenari si në zgjedhjet e 2007 es, sigurishtë se po, pa z. Haradinaj?! Do Zoti e nuk del kështu.
Nesër, pa Z. Haradinaj në liri pritet vendimi i Gjykatës Nderkombëtare për Kosovën, athua se mendimi këshilldhenës do jetë pozitiv dhe mu për këtë është sakrifikuar Z. Haradinaj, apo mendimi do jetë negativ e për këtë është mbyllur në burg Z. Haradinaj, vështirë të dihet, por paragjykimet mund të jenë të vërteta se politika e brendëshme dhe ajo e jashtme kanë bashkëpunuar mirë në kurrizë të Z. Haradinaj, marri e llojit të vetë.
Dy gjykata brenda dy ditëve, dy verdikte, një shtet dhe një shtetas i këtij shteti që të dy vendimet duhet të i presë në burg, vërtet mëkat dhe një fat i keq për Z. Haradinaj dhe për qytetarët e Kosovës, hera e dytë që privohet nga e drejta të jetë pjesmarrës në ngjarje.
R. Haradinaj, njeri që ka shumë më shumë merita se sa të këqija, nuk i ka merituar të gjitha këto, për babën dhe nanën e tij që humbën djemtë e dashur të zemrës në luftë është e vështirë kjo, plagët e tyre nuk po shërohen por po grrithen nga dikush që nuk ia donë të mirën kësaj familjeje, për shqiptarët është një lëndim i madh shpirtëror që ai mbyllet përseri në burg.
Nga shumë plagë shpirtërore që i pësoi familja haradinaj ishte edhe ajo kur u rishpall pavarësia, e krerët e shtetit nuk e ftuan në Kuvend fare familjen Haradinaj, ndoshta edhe sot të tillët ndihen të relaksuar se do të jenë në zgjedhjet e ardhshme poashtu pa Z. Haradinaj, ne shqiptarët e kemi një fjalë të urtë popullore” për inat të nusesë më dekt djali”.
Sot e muarëm vesh një vendim gjykate, të dytin e presim nesër edhepse politikanët tanë i kanë ditur dhe i kanë në sirtare të dy vendimet, do Zoti e nuk e bajnë “ për hajr autonomin e veriut të Kosovës”, se diçka po zihet, dikush do haj mish e dikush do i lëpij kocat.