Mendime
Bashkimi Demokratik Shqiptar: Reagim lidhur me “Rastin Haradinaj”!
E merkure, 21.07.2010, 09:51 PM
Reagim lidhur me “Rastin Haradinaj”!
Në pamundësi që t’i imponojë këtij shteti kriminel që të dorëzojë kriminelët e vërtetë të Luftës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kurdis procese gjyqësore kundër personaliteteve që ishin bartës të rezistencës përballë politikës gjenocidale të Beogradit.
Në 15 vjetorin e përkujtimit të masakrës së Srebrenicës, të kësaj ngjarje makabre që u zhvillua në sytë indiferent të prezencës ndërkombëtare në Bosnje, kriminelët që urdhëruan dhe kryen këtë masakër ende ndodhen në liri;
Në ditën e zbulimit të varezës masive në Komunën e Andievicës në Mal të Zi, ku kriminelët serbë kishin varrosur civilët shqiptar të Kosovës, “Dhoma e Apelit” e Tribunalit të Hagës shfuqizon vendimin e këtij tribunali, i cili unanimisht në vitin 2008 shpalli pafajësinë e Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Ky vendim i “Dhomës së Apelit” i Tribunalit të Hagës i sjellë një ditë para se Gjykata Ndërkombëtare e drejtësisë të prononcohet lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës është një vendim politik, i mbeturinave politike të këtij tribunali, që synon të relativizojë krimet serbe dhe mungesën e vullnetit të këtij tribunali për të arrestuar kriminelët e vërtetë!
Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon këtë sjellje të papërgjegjshme të qarqeve politike të këtij tribunali.
Spektakli i kurdisur “Haradinaj I” zhveshi përpara publikut ndërkombëtar konstruksionet politike të këtij tribunali dhe detyroi Gjykatën të sjellë vendimin unanim për pafajësinë e të akuzuarve!
Bashkimi Demokratik Shqiptar
21 korrik 2010
Tetovë