Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bashkimi Demokratik Shqiptar: Reagim lidhur me “Rastin Haradinaj”!

| E merkure, 21.07.2010, 09:51 PM |


Reagim lidhur me “Rastin Haradinaj”!

 

Serbia, si gjenerator i krimeve më monstruoze të bëra në Evropën e pasluftës së dytë botërore është shndërruar në Eldorado e kriminelëve të Ballkanit!

Në pamundësi që t’i imponojë këtij shteti kriminel që të dorëzojë kriminelët e vërtetë të Luftës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kurdis procese gjyqësore kundër personaliteteve që ishin bartës të rezistencës përballë politikës gjenocidale të Beogradit.

Në 15 vjetorin e përkujtimit të masakrës së Srebrenicës, të kësaj ngjarje makabre që u zhvillua në sytë indiferent të prezencës ndërkombëtare në Bosnje, kriminelët që urdhëruan dhe kryen këtë masakër ende ndodhen në liri;

Në ditën e zbulimit të varezës masive në Komunën e Andievicës në Mal të Zi, ku kriminelët serbë kishin varrosur civilët shqiptar të Kosovës,  “Dhoma e Apelit” e Tribunalit të Hagës shfuqizon vendimin e këtij tribunali, i cili unanimisht në vitin 2008 shpalli pafajësinë e Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Ky vendim i “Dhomës së Apelit” i Tribunalit të Hagës i sjellë një ditë para se Gjykata Ndërkombëtare e drejtësisë të prononcohet lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës është një vendim politik, i mbeturinave politike të këtij tribunali, që synon të relativizojë krimet serbe dhe mungesën e vullnetit të këtij tribunali për të arrestuar  kriminelët e vërtetë!

Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon këtë sjellje të papërgjegjshme të qarqeve politike të këtij tribunali.

Spektakli i kurdisur “Haradinaj I” zhveshi përpara publikut ndërkombëtar konstruksionet politike të këtij tribunali dhe detyroi Gjykatën të sjellë vendimin unanim për pafajësinë e të akuzuarve!

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar

21 korrik 2010

Tetovë