Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Letër e hapun për Kolec Traboinin

| E premte, 23.07.2010, 09:27 PM |


LETER E HAPUN PER KOLEC TRABOININ

 

Jamë shumë i zanun me shpernguljen time nga banesa në shtëpinë të cilen posa e kamë ble, andaj mori pak kohë pergjigjëja ime në dy shkrimet e tua sulmuese dhe të poshtra, shkrime këto që i bane pa pas pik nevoje dhe të cilat  ti si duket mezi paske pas prit të të prek dikush "sedren" tande. Çka ti bajë tash unë taksiratit që "sedra" e jote hatermadhe mu thye mu në dorë.

Do fillojë nga fillimi, pra do të pergjigjem shkurtimisht per shkrimin e parë ku unë i bana dy komente , por si duket ty ato nuk të mjaftuen dhe ti si "trim" nga Traboini del tash edhe me ni shkrim tjeter publik.

1. Shkrimi yt i Parë me titull: "PER KINEMATOGRAFINË E KISHEN E SHEN KOLIT - PERGJIGJE KRITIKES PA SENS TË SELIM HASANAJT"

Kolec i nderuem, unë në shkrimin tim per tmerrin dhe mjerimin e Varrit të Gjergj Kastriotit në Lezhë, atë filmin tand 4 minutesh që ti e quen ETYDE e permenda pa asnji qellim denigrues, sikur shfryen mllef dhe akuzon ti tash me at urrejtjen tande të papame raciste. I vetmi shkak që e permenda ishte se unë e pash, e percolla at film tandin dhe masi isha dhe e pash se në Lezhë mezi dalloheshin gjurmet e themelve të Katedrales së Shen Kolit ku para gjashtë shekujsh u varros biri ma i madhë i kombit shqiptarë per gjithmonë e jetë Gjergj Kastrioti dhe unë kur isha aty nuk i gjeta dyert e mbylluna sikur i kishe pas gjetë ti dhe megjithate sado me dyer të mbylluna ti ke pa dhe je kënaq me ate që e ke pa dhe je inspirue të bash ETYDE kater minutshe me titullin "MEMORIALI I SKENDERBEUT NË LEZHË". Unë Kolec i nderuem i gjeta dyert e hapuna, gjeta aty edhe kater turist apo studjues francez, gjeta aty edhe ciceronin shqiptarë i cili kembeu me mue shumë mendime dhe syni im (jo ai i kameres sikur rasti yt) aty pau mjerim.

Në shkrimin tim shkrova ate që shkrova per ETYDEN tande, e thirra Rrenë. Tash e di se ti do kishe pas deshirë që unë të të kerkojë falje dhe ti do kënaqeshe. Por jo , unë atë ETYDE po e thrras RRENÊ E KULLUEME per të dyten herë, dhe po e thrras kështu se syni i kameres së aparatit tand ka inqizue ato mure, por ai që ka perdorë at kamerë , pra Kolec Traboini derisa ka ba inqizimin padyshim asht ndie si "KATOLIK" dhe as që i ka hanger palla  se publikimi i tillë asht maskë, asht mastrim, ashtë rrenë, asht zerro, hiq dhe bile, bile asht poshtrues sepse anashkalon realitetin, mjerimin e zbukuron, trishtimin e gllancon.

Ndersa syni im z. Kolec Traboini kur ka shkue aty ka shkue ta shef mburrjen tonë kombtae, tua deshmojë trashegimtarve të mijë (që kisha me veti) krenarinë tonë kombtare. Unë shkova aty si SHQIPTARË e jo as si musliman as si i krishten.Këtu asht dallimi mes meje e teje. Unë aty shkova me mallë per historinë tonë të lavdishme, ndersa ti ke  shkue per ta deshmue mjeshtrinë e perdorimit të kameres. Per këtë të pergëzojë se padyshim ja ke arrijtë qellimit!!! Mjeshtrisht ke pa diçka që nuk egziston!!! Pra ke rrejtë veten tande dhe ata që kurr nuk kanë shkue në Lezhë. Ama mos harro se posa të shkojnë do shofin se kundevenja ime inqizimit-ETYDES tande asht me vend ndersa ETYDA e jote asht rrenë.

2. Shkrimi yt i dytë " E VERTETA ËSHTË SI TA SHOHESH DIELLIN ME SY" e botueme me daten 19.07.2010 në saidin zemrashqiptare.net doli si vullkan  me llaven e të cilit ti si autor sulmon e ofendon jo vetem mue , por edhe të gjithë ata komentues të shkrimit tand të maparshem per të cilin shkrova ma naltë. Ky shkrim edhe më nxiti ti marr vetes kohen e shtrenjtë që e kamë këto ditë dhe të ta themë haptas ate që ti padyshim e meriton.

Nder të tjera në këtë shkrim ti permend shkrimin tand të para 14 viteve me titull: " ÇFAR I SOLLI FEJA E PUSHTUESIT POPULLIT SHQIPTARË" , ke cek këtu deshmitaret per shkrimin z. Kadri Mani e z.Frederik Rreshpja. Po më qeshet këto momente, po, po sepse perderisa ti permend deshmitarë per ate që ti e ke shkrue pubikisht dhe që asht vlersue publikisht, kjo do thotë se ti ke probleme me mend te kresë. Po më dhimsesh, më erdhi keq per ty që sa mirë të erdhi që tash pas 14 viteve ta perkujtosh shkrimin tand ku mes të tjerve të paska pas sulmue nga kandi islamik ( sikur e thue Ti) z. Kastriot Myftaraj. Pranojë se nuk e kamë lexue atë shkrim, por po ta thamë se cilido të jetë kjen reagimi i z. Kastriot Myftaraj ai reagim ka kjen i drejtë. Nese z. Kastriot Myftaraj të ka quejt atëherë KATOLIKOCENTRIK unë tash po ta thamë se ti je i tillë, por je edhe ma i keq sepse je RACIST italocentrik katolik. Shqiptari shumë pak i vjen era trupit dhe mendjes tande. Mos u mburr me origjinen, mos u mburr me veprat e atit as të gjyshit, unë i di ato dhe perkulem para tyne, por ndjejë keqardhje kur shof se çfar borllogu kanë lanë mbrapa. Ti more zotni, mue me akuzon e ma prish qetsinë me dy shkrime të gjata per fjalen time me vend dhe të drejtë që e thash se filmi yt nuk i perket realitetit. Ti po të ishe pasardhës i denjë i Traboinve, i Dedë Gjon Lulit nga ana e dajve, do ndjeheshe keq dhe do pranoje se filmi yt asht zbukurim, gllancurë, ndersa realiteti asht në ato që i thash e i shkrova unë. Jo ti nuk pranon kritikë, nuk pranon kundershtim. Ti kritiken time pa asnji qellim të keq, e merr tmerrueshem dhe më akuzon se të kamë sulmue me denigrime etj, etj. Ke ba pyetjen a kamë diçka personale me ty. Po të pergjigjem se nuk ke pas, , por ta terhjek verejtjen që ta lesh me kaq e mos u rras borgj te unë. Unë e perserisë se nuk kamë pas qellim denigrues, qellimi im ka qenë vetem e verteta, realiteti. E perserisë se unë sado që kamë dhe mbajë emnin SELIM, e mbaj me mburrje sepse asht emni i axhes tim të cilin kur kishte 9 vjet moshë e helmojë Bllagoje Simiqi me porosinë e vojvodes serb Kosta Peqancit. Ta dish se ky emen nuk vjen nga YXHYM MAMLYMET NGA ORIENTI , por vjen nga jeta e nji fëmiu që viq me dhimbje të tmershme nga helmi që ja servojë me përshesh me kos serbi katil, per të vetmin fajë se ishte djalë i kaqakut Hajdin Mustafa dhe nip i trimit të madhë Mustafë Hasanit nga Jabllanica e Madhe i cili per kater dekada luftojë pushtuesit turq dhe valiun e Pejes Asllan Pashen si dhe vojvodet serb të serbosllavisë. Dhe ta dish se edhe emni Selim mund të lakohet e kaladredhohet sikur i yti. Mund ta thrras veten Selo apo Lim. Por jo or zotni sepse unë perpjekem me krejt çka kamë ta mbajë me nderë dhe mos ta perlyej e flliqi. Mue emni nuk më banë as shqiptarë as njeri. Letë jet çfardo kjoft ai, unë kurr nuk ndjehem dikush tjeter, pos si SHQIPTARË. Ti shkruen se je Koleci, këtu ma perkujton se ke emnin Kolë. Ta dish se po ta ndjeje me zemer se kush asht Kola, nuk nuk do thoje se je Koleci. Nuk befasohem nese dikush do të thotë se je KAKLECI. Ja pse ta bajë këtë ofendim. Ta bajë sepse haptas shof se ti mshifesh mas veprave të të parve tu ndersa në realitet vet je nji italofil, nji anmik jo vetem i shqiptarve që besojnë ndryshe e jo si ti, por je anmik edhe i kultures, historisë dhe gjithçkaje shqiptare. Ti me mllef psikopati numron disa fe të shqiptarve per të kalue në trans shizofreni dhe permend fe të macave qenve , ndersa unë tue i lexue ato shfryemje mllefesh tuat shikjoja edhe foton tande karshi shkrimit dhe në syt e tu pash se ti ke çrregullime mentale, je shizofren, narcisoid,je racist që urren me shpirt gjithçka që nuk asht si koleci-kakleci. Dhe per fund të porosisë Ose mendo si shqiptarë çka ke obligim per hirë të paraardhsve tu, ose ndrroje edhe at Kolec dhe bane edhe emnin sikur mendimet, banu italian.  KAKLECINO TARABUKU do të ngjante ma shumë me këto mendime e qendrime që i ke sot. Perndryshe ti turpnon veprat e paraardhsve tu të cilet janë krenaria e kombit.

Mjer ata kand e kanë lanë mas.

 

Selim Hasanaj

Sarpsborg

Norvegji

23.07.2010