Mendime
Kastriot Myftaraj: Atentati ndaj profilit tim në facebook nga djemtë e Gurit të Zi të Mekës, si djegia e Bibliotekës së Aleksandrisë nga islamikët
E enjte, 22.07.2010, 09:59 PM
Atentati ndaj profilit tim në facebook nga djemtë e Gurit të Zi të Mekës, si djegia e Bibliotekës së Aleksandrisë nga islamikët
Nga Kastriot MYFTARAJ
Kur unë hapa përsëri një llogari në facebook në dhjetor të vitit të kaluar, pas një mungese atje, edhe këtë herë mysafirët e mi të padëshiruar qenë djemtë e Gurit të Zi, të Mekës, muslimanët praktikantë, të cilët nuk humbën kohë për të çuar mesazhe fyese dhe kërcënuese. Ata i kishte irrituar veçanërisht një shkrim imi i botuar në vitin 2009, me titull “Mesazhi i altoparlantit që ulërin arabisht në qendër të Tiranës”. Që kur unë hapa llogarinë e re në facebook filluan sulmet e islamikëve ndaj saj, për ta marrë nën kontroll, përpjekje që siç doli më pas bëheshin nga një organizatë klandestine inteligjente e quajtur Shërbimi Informativ Musliman. Në një rast në muajin shkurt ata arritën që ta marrin nën kontroll llogarinë time në facebook, por nuk e shpallën këtë gjë në moment, se donin të shikonin mesazhet që do të më vinin mua nga njerëz që mendonin se llogarinë e kisha unë nën kontroll. Pas disa ditësh unë arrita që t’ ua rimarr nën kontroll llogarinë time në facebook, përpara se ata të shpallnin triumfin e tyre dhe ta mbushnin me postime islamike, siç bënë në korrik. Natyrisht, derisa armiqtë e mi nuk arritën që ta festojnë publikisht suksesin e tyre, unë nuk kisha përse t’ u jepja satisfaksion dhe të bëja të ditur suksesin e tyre. Unë e bëra këtë gjë vetëm në komunikim privat me personat të cilët më çuan mesazhe dhe më shprehën habinë për mesazhet që u kishin ardhur nga llogaria ime në facebook. Deri atje shkonte marrëzia e islamikëve që morën nën kontroll llogarinë time në facebook, sa në disa raste fshinë nga lista e miqve të mi persona, vetëm që ata të mendonin keq për mua.
Islamikët përfitonin nga fakti se unë, deri në momentin që botova shkrimin tim “Ylli i Kuq i Moskës dhe Guri i Zi i Mekës” (25 maj 2010) nuk kaloja shumë kohë në facebook, por e përdorja atë kryesisht për të futur shkrimet që botoja në shtyp. Pas botimit të këtij shkrimi që ishte i pari në serinë e disa shkrimeve të mia për Islamin, unë për tre javë isha më tepër i pranishëm në facebook, për të ndjekur përshtypjet e shkrimeve të mia. Në shkurt, kur mua filluan që të më vijnë mesazhe të çuditshme, nga njerëz me të cilët nuk kisha komunikuar, e kuptova se kjo ishte vepër e djemve të SHIM kështu që fillova ta ndryshoj më shpesh password-in. Në së paku tre raste kam bindjen se mesazhet që kam marrë nga persona të caktuar janë përgjigje të mesazheve të çuar nga njerëzit e SHIM, të cilët kanë siguruar akses në llogarinë time në facebook.
Pasi unë botova shkrimin “Ylli i Kuq i Moskës dhe Guri i Zi i Mekës” islamikët u tërbuan dhe çuan një rrebesh të vërtetë mesazhesh në adresën time në facebook. Këto mesazhe nuk përmbanin argumente polemizuese por fyerje dhe kërcënime. Edhe kur bënin sikur polemizonin, nëpërmjet komunikimit në facebook, apo edhe artikujve në shtyp, ata ndiqnin metoda absurde, duke më pyetur mua se ku e ke gjetur këtë apo atë gjë që thua. Ku e ke gjetur ti këtë apo atë fakt për Gurin e Zi të Mekës, për jetën e Muhametit, për Arabinë paraislamike, më thoshin. Unë u përgjigjesha duke u thënë se për vetë limitet që ka një artikull gazete nuk mund të thuhen të gjitha këto gjëra, por këto artikuj qenë vetëm pikënisje e një libri.
Pastaj, kur unë u kërkoja që të më tregonin ata një libër ku të jepej versioni islamik për atë se çka ishte Guri i Zi i Mekës, e ata i bishtnonin argumentit. Duke mos qenë në gjendje që të bënin debat, ata dhe të tjerët që qëndronin pas tyre, atëherë gjetën si rrugën më të thjeshtë atë që kishte bërë paraardhësi i tyre Amr inbl al-As, me urdhër të khalifit Ebu Bekr, djegien e Bibliotekës së Aleksandrisë, në 642. Biblioteka e Aleksandrisë u dogj se atje kishte libra që tregonin të vërteta të papëlqyeshme për islamikët, se rrëfenin historinë e vërtetë të regjionin ku u krijua feja islame.
Djemtë e Gurit të Zi të Mekës, me agresionin ndaj llogarisë sime në facebook, treguan konfirmuan disfatën intelektuale të islamikëve në polemikën me mua. Duke mos arritur dot që të polemizojnë me argumente, ata përdorën dhunën virtuale. Këtë herë ata e shpallën uzurpimin e tyre barbar me triumf dhe e mbushën llogarinë time me pastime islamike. Unë u kisha bërë të ditur në mesazhe se jam gati që për çdo shkrim timin që i prek ata të lejoj të shfaqet në llogarinë time një replikë në përmasat e shkrimit tim, ose edhe pak më e gjatë, por nuk mund të lejoja komentet e lira të shkrimeve të mia, se kështu llogaria ime do të mbushej me fyerje nga më të rëndat, të cilat e bënin të papërdorshme atë.
Islamikët e Shërbimit Informativ Musliman, të cilët morën nën kontroll llogarinë time në facebook, kanë shpallur se atje kanë zbuluar këto apo ato fakte kompromentuese për mua. Por deri tash nuk kanë shpallur asgjë të veçantë, se me sa duket u duhet kohë derisa t’ i krijojnë në fabrikën e tyre të rrenave. Pasi shpallën se unë jam homoseksual, se më ka bërë të tillë një prift katolik, deri më tash nuk kanë publikuar mesazhe nga llogaria ime në facebook që do të provonin këtë gjë. Natyrisht që nuk do të mungojnë të publikojnë mesazhe të sajuara prej tyre, duke pretenduar se i kanë gjetur në llogarinë time në facebook, siç bënë në rastin e e-mailit tim, të cilin arritën që ta thyejnë. Sa humbin kohën me këto gjëra, do të bënin mirë që të polemizonin me argumente me mua, sa u përket shkrimeve të mia, për të cilat thonë se i kanë prekur.
Islamikët dikur nuk e ndalën dot dijen e njerëzimit me djegien e Bibliotekës së Aleksandrisë. As islamikët e sotëm që dogjën llogarinë time në facebook nuk e ndalojnë dot të vërtetën me këtë. Së shpejti unë do të botoj një libër ku do të trajtoj gjerësisht argumentin e paraqitur në shkrimin tim “Ylli i Kuq i Moskës dhe Guri i Zi i Mekës”, “Venusi me ferexhe” etj.