E premte, 09.05.2025, 03:18 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Intervistë me aktivistin e dalluar z. Tefik Kallaba

E enjte, 22.07.2010, 09:07 PM


INTERVISTE  ME  AKTIVISTIN  E  DALLUAR  Z. TEFIK  KALLABA

 

PASURIA    E  MADHE ËSHTË  PAVARËSIA  E  KOSOVËS.

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

 Nuk ka mërgimtar,  e as subjekt shqiptar në republikën e Badenwürttembergut e më gjërë që nuk e njeh aktivistin e dalluar z. Tefik Kallaba. Po si mos ta njohin kur mbi 25- vite i kaloi në gyrbet – Gjermani, ishte një shërbëtor i çështjes kombëtare. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në mërgim duke e ndihmuar çështjen kombëtare. Që nga ditët e para të vendosjes së tij në Metzingen, z. Tefik Kallaba me menquri, dashuri, humanitet, tolerancë, vullnet e punë intenzive (posë punës së tij) kurrë nuk hezitoj që tu ndihmojë bashkëatdhetarëve tanë. Nga do që shkoi xha.Tefiku, mbi të gjitha kishte vënë çështjen madhore kombëtare. Që nga ditët e para të vendosjes në Gjermani, e sidomos nga demostratat studentore të viteve 80- 81, të gjitha forcat e tij fizike, mendore, kohore dhe materiale i vuri në shërbim të çështjes kombëtare. Gjatë qëndrimit në diasporë z. Tefik, me "xhelozi" të madhe orvatet ti ruan doket, traditat, humanitetin, dashurinë ndaj njëri tjetërit, gjuhën, historinë dhe kulturën kombëtare. Xha. Tefiku me punën, sjelljet, humanitetin, dashurinë, mirësinë që posedon gëzon respektin e shumë gjermanëve, kryepuntorëve, (familjarëve që jetonin afër tij), dhe institucioneve të ndryshme gjermane. Kur ne e pyetëm.., se sa keni dhanë për Kosovën dhe çështjen kombëtare? ! ..., ai u skuq, buzëqeshi dhe nga buzët nxorri një fjalë. Nuk është mirë që unë të flasë për të gjitha ato që i kamë bërë për t'mirën e atdheut. Sjellë kokën dhe ofshan..., e nga syt i pikojnë lotët. Si të flasë unë për kontributin tim material .. , ku për çlirimin e Kosovës nga robëria shekullore serbe flijuan jetën shumë dëshmorë në fushën e mejdanit pa u dhimbsur jeta. Xha Tefiku, ofshan thellë.., i bie tavolinës me dorë e thotë.., "Unë s'kamë shkollë, por e dij se çka do të thotë shkollimi, edukimi, dhe kultura për një popull. Gjatë bisedës që zhvilloi me ne, fliste për respektin që duhet të kemi njëri ndaj tjetërit, humanitetin, tolerancën dhe dashurinë ndaj çështjes kombëtare. Ju duke e nderuar e respektuar njëri tjetërin ju e ndihmoni vetvetën kombin dhe atdheun. Por ne fund kur ne i treguam se do ta bëjmë një shkrim për ty, e kapluan ca dridhje ne tërë trupin e tha: Ju gazetarët duhet të shkruani më tepër për të varfurit, dëshmorët, jetimet, shkollën shqipe, ndertimin, respektimin dhe ndihmimin e institucioneve tona, ndihmimin e veteranëve të luftës e jo për ne. Për mua pasuria më e madhe ëshë Pavarësia e Kosovës, nuk jetohet në robëri.

      Sa i përket kontributit që dha për çështjen kombëtare aktivisti Tefik Kallaba, po cekim vetëm disa nga aktivitetet e tij që zhvilloi në diasporë: Posa dola në Gjermani duke e njohur mirë gjendjen ne të cilën kalonte populli im, jamë angazhuar maksimalishtë në organizimin dhe unitetin e mërgatës, ndihmimin fizik e material të të gjitha aksioneve duke filluar nga ato: humanitare, kulturore, arësimore, univerzitare, mbrojtjes popullore, botimin dhe shpërndarjen e gazetave ilegale në diasporë, pjesëmarrës në të gjitha protestat, demostrata, kremtat kombëtare (duke filluar nga ato që organizonin vëllazërit Gërvalla, e deri këto të viteve të fundit që organizonte LDK-ës), Fondin e Ahenit, Fondin e Qeverisë së Kosovës, Familjes së Adem Jasharit, sport, kulturë .. etj. Shuma e përgjithshme e mjeteve materiale të tubuara nga viti 1998-2000 dhe aktivi i LDK-së,( pa i llogaritur ato para viteve 98) arrinë 1.032.076 Dm.

 

Bota Sot: z: Tefik Kallaba, mbi 30 - vite ndodheni në mërgim, tërë kohën ishit në shërbim të çështjes kombëtare na                             tregoni se ku e gjenit këtë forcë, këtë vullnetë dhe këtë energji ?

 

Tefik Kallaba: Si shumë shqiptarë edhe unë për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe politike që kalonte familja ime, edhe unë si shumë bashkëatdhetarë u detyrova që me lotë në sy të ndahem nga familja, vendlindja - Kosova dhe të emigroj në Gjermani. Shkaku i largimit tim nga Kosova ishte dhuna e presioni që ushtrohej ndaj meje dhe familjes sime nga regjimi kriminel serbosllav. Familja ime ishte bërë hal në sy për regjimin serb dhe ishte nën përcjelljen e UDB-ës jugosllave. Prandaj i shqetësuar me këtë gjendje fillova ta urrej regjimin serbosllav. Padrejtësit që i bëheshin popullit tim nga regjimi kriminel serb nuk mund t'i shihja me sy.E  shihja se popullit tim për çdo ditë po i shkileshin të drejtat më elementare pra edhe drejta për të jetuar. Popullit tim i mungonte gjëja më e shtrenjët Liria. Të veproja në Kosovë gjatë atyre viteve ishte shumë vështirë.., por edhe të qëndroja durëkryq ishte edhe më keqë. Popullit tim nën Jugosllavi po i kërcnoheshin rreziqe të mëdha; shkombëtarizimi, asimilimi, shpërngulja me forcë, gjenocidi shfarosës, kolonizimi i trojeve shqiptare nga çetnikët serbë të gjitha këto i shihja me sy dhe i ndija në zemër. Për mos t'ju nënshtruar pushtetit serbosllavë dhe për t'i kontribuar çështjes kombëtare edhe unë emigrova në Gjermani. Prandaj që nga ditët e para të ardhjes sime në mërgim kurrë nuk jamë ndarë ( isha një shërbëtor) nga aktivitet kombëtare.

 

Bota Sot: Ju keni jetuar dhe vepruar në kohën e martirëve të kombit; Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, çka mund t'na thoni diçka për veprimtarinë atdhetare të martirëve të kombit ?

 

Tefik Kallaba: Si çdo popull ponjashtu edhe shqiptarët pamëvarësishtë nga koha, vendi, rrethanat ku ata jetuan e vepruan, gjetën format, mundësit dhe mënyrat e organizimit dhe informimit të opinjonit ndërkombëtar me gjendjen e rëndë që mbretronte në Kosovë dhe shkeljen drastike të lirive e të drejtave të popullit shqiptarë nga regjimi ish. Jugosllavë. Prandaj  edhe diaspora shqiptare kudo që ishte bëri orvatje titanike për ndihmimin material të Atdheut dhe internacionalizimin e çështjes kombëtare shqiptare. Diaspora shqiptare e viteve të 70-80 dhjeta (e prirë nga intelektualët e denjë Jusuf Gërvalla në Gjermani e Kadri Zeka në Zvicër ) duke e parë se atdheu ishte në rrezik nga armiku ynë shekullor i cili shtypte rëndë popullin shqipëtar, nuk lejonte të zhvilloheshin aktivitete kombëtare, gjeti format më adekuate të cilat shpienin drejtë internacionalizimit të çështjes shqiptare dhe realizimit të synimeve tona kombëtare. Ardhja e atdhetarit, intelektualit, poetit, gazetarit dhe martirit të kombit Jusuf Gërvalla, ndikoi në riorganizimin e unitetin e mërgatës sonë në baza të shëndosha kombëtare. Ai, si luftëtar i paepur i penës, si publicist i talentuar u vu në ballë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare për liri e pavarësi kombëtare, për të drejtën e vetëvendosjes të shqiptarëve në Jugosllavi dhe për bashkimin e trojeve etnike me shtetin amë-Shqipërinë. Ai jetoi aktivisht me situatat tragjike e të komplikuara në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare nën regjimin e egër nacionalshovenist të Beogradit. Edhe unë si shumë mërgimtar tjerë isha kyqur ta ndihmoja atë Lëvizje me të gjitha forcat e mia mendore, ideore e materiale. Cdo takim me martirët e kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, ishte inspirim për ne.Fjalët e tyre ishin një udhërrëfim për ne se si duhet punuar, ndihmuar e dashur Atdheun dhe çështjen kombëtare. Për ne ishte e qartë se regjimi ish.jugosllav edhe përkundër deklarimit verbal për gjëja " bashkim-vëllazërim" nuk prekokupohej fare për çështjen shqiptare, por ne të kundërtën ai ndiqte një politikë barbare. Prandaj ne të prirë nga vëllazërit Gërvalla, filluam të mbajmë takime të shpeshta, ne të cilat ata na flisnin për gjendjen e rëndë ne të cilën po kalonte Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi. Ne filluam të protestojmë të mbajmë demostrata, t'i informojmë mjetet e informimit gjerman dmth, ta ngrisim zërin ndaj dhunës, presionit, rrahjeve, burgosjeve dhe dënimeve drakonike që u shqiptoheshin shqiptarëve nga gjykatat e instaluara serbosllave në Kosovë. Regjimi ish jugosllav ndiqte një poiltikë diskriminuese dhe antishqiptare të cilës duhej kundërvënë hapur dhe pa frikë. Nga demostratat e protestat tona filluan të tundeshin sheshet e qyteteve më të mëdha të Europës : Vjena, Mynheni, Boni, Dyzeldorfi, Shtuttgarti, Gjeneva, Cyrihu.., etj. Të gjitha protestave, demostratave dhe organizimeve tona u printe gjeniu i kombit i madhi Jusuf Gërvalla. Më kujtohet si sot takimi i parë me martirin Jusuf Gërvalla në Gjermani dhe porosia e tij" se pa qenë i bashkuar dhe unik, populli shqiptar kurrë nuk mund të çlirohet nga sllavët".

 

Bota sot: z. Tefik Kallaba, vite te tëra ju nuk e vizituat Kosovën, si e përjetove vizitën e parë ?

 

Tefik Kallaba: Po, është e vërtetë se vite te tëra se kamë vizituar Kosovën. Jo pse unë nuk dëshiroja ta vizitojë Kosovën - vendlindjen, por nga shkaku se regjimi sllavkomunist më kishte shpallur edhe mua "armik " dhe më kishte futur në listën e zezë. Më besoni se shumë shpesh kamë rënë në shtrat dhe jamë zgjuar pa i mbyllur sytë nga malli e dhimbja që ndjeja për popullin tim i cili maltretohej, rrahehej, burgoseej, largohej nga puna, shkolla, spitali, univerziteti..., edhe nga shtëpia. Një ditë kur pashë se si po maltretohej e rrahej populli im, s'munda të përmbahem ..,dhe thashë.., po me diejt se do t'më burgosin vite te tëra.., apo edhe t'më vrasin, unë dua ta vizitoj Kosovën, ta shuaj mallin e dhembjen për Atdheun. Pas sakrificave te shumta arrita në Kosovë ( vendlindjen time) e putha tokën e Kosovës, aty ku nëna më kishte kënduar edhe ninullat e para në djepë. Që nga bisedat (dhe ajo që shihja me sy) e para me familjar mësova se aty zhvillohej një jetë e tmerrshme, binim në gjumë e nuk e dinim se a do të zgjoheshim. Zemra ime u mbush plot pezmë e hidhërim kur pash se gjithëçka armiku e kishte okupuar.., tokën, barin, gjethet, pyjet, lugjet, prrojet, rrugët..,shkollat,.., kur i pashë me sy shqiptarët se si ftoheshin në biseda informative e ktheheshin të rrahur e të alivanosur nga policia serbe. Ata s'kishin të drejtë as të ankoheshin.., dhe kujt t'i ankoheshin. Të nesërmen u dëshprova edhe më tepër kur pash se ku fëmijët-fatosët, ishin duke zhvilluar mësimin nepër shtëpi ose podrume private ! Ata shkonin pa kurfar frike, drejtë shkollës, nuk i frikësoheshin policisë e ushtrisë barbare serbe, e as tankut ushtarak i cili gjatë lëvizjes mbillte panik e t'merr tek fëmijët e të rriturit. Mësuesit shkonin për ta mbajtur mësimin në shtëpit e shëndrruara shkolla, pa qenë të sigurt se a do të kthehen në shtëpit e tyre, sepse xhelatët-policia serbe nuk i linin të qetë as aty për ta zhvilluar mësimin.  Të themë edhe ketë se pasë disa dite policia serbe ishte informuar për ardhjen time dhe një ditë do t'më arrestojnë edhe mua. Posë dhunës psiqike, fyerjeve nuk mungoi as përdoimi i forcës fizike pra përdorimi i kërbaqit. Mua më ftonin në biseda informative dhe ma konfiskuan pasaportën. Nuk do të flasë më tepër për ketë ngjarje.

 

Bota sot: Vite te tëra jetoni në Gjermani, na tregoni diçka për aktivitetet e mërgatës sonë gjatë viteve 1980-1990, sepse           kjo periudhë ishte njëra ndër etapat më të suksesëshme të lëvizjes kombëtare në diasporë. Gjatë kësaj            periudhe u zhvillua aktivitet i bujshëm kombëtar, drejtë internacionalizimit të çështjes kombëtare shqiptare -            Kosovës.

            - Sigurimi dhe UDB-a jugosllave të t*merruar nga aktivitetet kombëtare që zhvillonte mërgata shqiptare në diasporë, mobilizoi të gjitha forcat kriminele dhe ne mënyrë tinzare vrau tri kokat intelektuale dhe penat më të afta të organizimit të diasporës shqiptare; Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën, duke menduar se do ta shuaj aktivitetin kombëtar.

 

Tefik Kallaba:Eshtë e vërtetë se perudha e viteve 1980-90, ishte një periudhë shumë e suksesëshme (kur njeriu e mendon kohën dhe kushtet ne të cilat u zhvillua ajo). Në ato vite mërgatës sonë i mungonin njerëzit e aftë - intelektualët e denjë ( fjalën e kamë për diasporë). Në Gjermani gjatë viteve të 80-ta, mungonte një organizim i mirëfilltë kombëtar, jo pse nuk kishte njerëz por ne nuk i dinim format dhe mënyrat e organizimit të mërgatës sonë. Pjesa dërmuese e mërgimtarëve tanë ishin pa shkollë nuk dinin as shkrim leximin, e mos të flasim për çështje kombëtare. Ndjekja e intelektualëve nga Kosova dhe ardhja e tyre në diasporë mobilizoi e unifikoi radhët tona. Intelektualët ; Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Enver Hadri, dhe disa të tjerëve, e zgjuan nga gjumi mërgatën tonë. Takimet e vizitat e tyre të shpeshta që ua bënin mërgimtarëve, bisedat e tyre të ngrohta dhe të afërta tek ne shtonin vullnetin për punë dhe aktivitete kombëtare. Format e komunikimit, dhe sjelljet e Jusuifit, Bardhit ishin tërheqëse, magjepse dhe ata gjatë bisedave te tyre kurrë nuk përdornin fjalë ofenduese por përkdhelëse dhe ofruese. Në bisedat e tyre, ata na këshillonin se si duhet sjellur ne punë, me shokë, ne rrugë, në stacione.., etj. Ata na informonin për të drejtat tona ne punë (shpeshherë na i kryenin punët). Gjatë bisedave te tyre, temë qendrore ishte  çështja kombëtare shqiptare, pastaj uniteti ynë, toleranca, humaniteti, morali, arsimimi, mbrojtja nga asimilimi, ndihmimi i atdheut, etj. Jusufi e Bardhi, falë aftësive intelektuale që posedonin dhe dashurisë së madhe që kishin ndaj çështjes kombëtare shqiptare, kurrë nuk hezitonin të punonin për Atdhe, falë aftësive te tyre për çdo ditë shtoheshin radhët e lëvizjes sonë, dhe kështu formuam një Lëvizje të fortë. Natyrishtë se ne nuk ishim në radhët e para të Lëvizjes, por secili nga ne i kryenim detyrat e marra dhe punë të caktuara. Në vitin 1981, kur ne tërë Kosovën shpëthyen demostratat studentore, ne në diasporë organizuam protesta e demostrata të shumta ku kërkesë kryesore ishte njohja e Republikës së Kosovës, si dhe informimi i opinjonit ndërkombëtar me shkeljen e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Protestat dhe demostratat tona filluan ti tundin sheshet e qyteteve të shtrigës Europë e deri në Australi dhe t'i tregoj Botës, fytyrën e vërtetë të shtrigës Jugosllavi. Regjimi i Beogradit s'bashku me UDB-ën, duke e parë rrezikun nga demostratat tona, angazhoi tërë potencialin kriminelistik dhe arriti që ne mënyrë tinzare e barbare ( i përkrahur edhe nga disa udbashë shqiptarë, shumë shpejt do të vie ajo ditë kur populli do të mësojë se kush ishin ata) t'i vrasë liderët tanë. Kjo vrasje barbare e qyqare e liderëve tanë nga UDB-a jugosllave, nuk arriti që t'na ndal nga rruga e filluar. Përkundrazi pasë vrasjes së tyre  radhëve tona u bashkua një pjesë e madhe e mërgimtarëve dhe kështu ne marshonim me hapa të sigurtë drejtë fitores lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. 

 

Bota sot:Nëse bëjmë krahasimin e periudhës së viteve të 1980-90 dhe atë të periudhës nga vitet e 1990-ta deri më sot,çka i dallon këto dy periudha ?

 

Tefik  Kallaba: Kur e bëjmë krahasimin e periudhës së viteve 80 - 90, dhe periudhës nga vitet e 90-ta deri më sot konstatojmë se organizimi i mërgatës shqiptare duke filluar nga vitet e 90-ta, është më adekuat më produktiv, sidomos kur është ne pytje forma e jashtme. Derisa gjatë periudhës së viteve të 80- 90-ta, regjimi ish jugosllav  orvatej me të gjitha forcat dhe mjetet që kishte   në dispozicion të përcjell të gjitha aktivitetet që zhvilloheshin në Kosovë, jashtë saj dhe diasporë (duke ju falenderuar bashkëpunëtorëve të saj e që numri i tyre ishte i madhë) . Pastaj, po qe se zbulohej ndonjë rast siq i quante armiku armiqësor ndaj personave ( e çka është më tragjike ushtronte dhunë të shfrenuar edhe ndaj familjes së tij ) merreshin masa të ashpra nga regjimi kriminel jugosllav ; duke filluar nga biseda informative, meltretime, rrahje, konfiskim dokumentash-pasaporte, dënime drakonike e deri tek likuidimi i tyre. Edhe përkundër të gjitha atyre masave ndëshkuese ne nuk e ndërprenim aktivitetin kombëtar. Mirpo, numri i mërgimtarëve ishte më i vogël, e disa prej tyre duke mos e kuptuar .., apo duke u friksuar.., nga regjimi barbarë nuk angazhoheshin dhe nuk e ndihmonin çështjen kombëtare. Duke filluar që nga vitet e 90-ta, rrezet e demokracisë kishin kapluar tërë europën, falë elitës intelektuale shqiptare në trojet shqiptare pra edhe në Kosovë. Duke filluar nga vitet e 90-ta, në diasporë shtohet numri i të përndjekurve e ne mesin e tyre edhe i intelektualëve, të cilët të vetëdijshëm për gjendjen nepër  të cilën po kalonte Kosova, nuk kursyen mundin, djersën dhe kohën për ta informuar opinjonin ndërkombëtar e ndihmuar çështjen kombëtare. Nga vitet e 91-92 edhe në diasporë u formuan shumë degë e nëndegë të LDK- ës, në Gjermani, shumë klube, shoqata, lëvizje, bashkësi e të cilat si qëllim final kishin ndihmimin dhe çlirimin e Kosovës nga tutela serbe. Partitë, shoqatat, klubet, bashkësit  etj, që vepronin në diasporë ishin unike ne aksionet e tyre kur flitej për çështjen kombëtare. Derisa, lëvizja jonë vepronte ilegalisht, sepse rrethanat ekzituese ishin tjera. Gjatë  viteve të 90-ta organizimet tona në diasporë pësuan ndryshime rrënjësore. Falë punës, angazhimit dhe organizimit të mirë dhe konstruktivë ne arritëm që përmes protestave dhe demostratave paqësore t'i tundim sheshet e qyteteve më të mëdha në Europë  e më gjërë. Me punë dhe angazhim maksimal te mërgatës sonë ne jo që e internacionalzuam çështjen kombëtare por e mbajtëm gjallë popullin e Kosovës. Qëllimi ynë ishte çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës. Kjo do të arrihet poqese ne i respektojmë vullnetin dëshirën dhe kërkesën e popullit, e ajo është Pavarësia e Kosovës. Cdo zgjidhje tjetër do të ishte e pa pranuar pë popullin e Kosovës.

 

Bota sot: Mbi 12- vite ishit kryetar i aktivit të LDK-ës në Metzingen, 10- vite anëtarë i kryesisë  së nëndegës (BW) dhe mbi                      4- vite anëtarë i kryesisë së degës së  LDK-së në Gjermani, a mund t'na thuani, se si ishin marëdhëniet dhe            bashkëpunimi në mes të LDK-ës dhe subjekteve  tjera shqiptare që veproinë në diasporë?

 

Tefik Kallaba: Si ne çdo sistem ponjashtu edhe në sistemin plural ka ; mosmarëveshje, pengesa, neglizhencë, mostolerancë , karierizëm, xhelozi, urrejtje.., dhe dukuri tjera negative, prandaj edhe sa i përket bashkëpunimit të subjekteve shqiptare dhe kryesisë së LDK-ës në diasporë nuk ka patur vend për kënaqësi. Shumë shpeshë në mjetet e informimit; shtypë, radio e televizion hasim deklarata të pa matura të liderëve tanë apo partive politike të cilat në vend se ta bashkojnë mërgatën tonë ato po e përqajnë. Kur flasim për aktivitetin e diasporës sonë në Gjermani, lirishtë mund të themi (krahasuar me periudhat e më herëshme) se ai tani gadi është shuar. Sa i përket mardhanjeve të kryesisë së LDK-ës, sa unë isha antarë i kryesisë, mbretronte një atmosferë pune, mirëkuptimi, tolerance dhe jetësoheshin në praktikë normat plurale demokratike. Ka patur momente kur ne mes mendimeve tona ka pasur dallime , por kur ishte ne pyetje marrja e vendimeve, aksioneve të ndryshme të gjithë ishim unikë. Mos harroni, se kishte momente ku ne nuk pajtoheshim të gjithë për disa gjëra dhe kërkohej ngritja e gishtave. Eshtë tragjike por duhet than realitetin, se kurrë subjektet shqiptare që vepruan në diasporë ( kur ishte ne pyetje shkuarja tek varrezat e martirëve në Bad Canschtad) ato nuk gjetën një gjuhë të përbashkët, që ato t'i vizitojmë s' bashku  .., por ndaras ! Këtë ndarje qe e bënë "liderët" e mërgatës le ta gjykoj koha dhe historia.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx