Mendime
Baki Ymeri: E vërteta për Kosovën në massmedian rumune (I)
E shtune, 24.07.2010, 09:59 PM
E vërteta për Kosovën në massmedian rumune (I)
Nga Baki Ymeri
24 shtator 2010. Bukureshti zyrtar lajmëron se Rumania s’do ta njohë Kosovën. Rumania nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili mbështet shkëputjen e Kosovës nga Serbia, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme rumune. “Ministria ripohon qëndrimin e saj, të shprehur vazhdimisht në vitet e fundit, se nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”. “Ne respektojmë ligjin ndërkombëtar dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, por kjo e fundit e ka trajtuar ‘shumë ngushtë’ çështjen”, thuhet në deklaratë. Kohë më parë, në faqet e të përditshmes Evenimentul zilei doli një shkrim tendencioz kundër Kanunit të Lek Dukagjinit, që shkaktoi një valë komentesh histerike me karakter antishqiptar, siç do të shprehet Përparim Demi në një reagim të tij. P. Demi është doktor shkencash metalurgjike, një nga 300 themeluesit e Partisë Demokratike të Sali Berishës, tashmë banor i Bukureshtit.
Sipas tij, fjala është për një pamflet përmes të cilit është hedhur bencinë në zjarrin e nënkulturës rumune: “Në të dyja gjuhët egziston shprehja “s’ka pyll pa derra”, apo “s’ka pyll pa shkarpa”, por çfarë ju terheqin aq shumë shkarpat (derrat) nga Shqipëria, sa qe t’i përgjithësoni dhe të mos shikoni pyllin për shkak të tyre? Apo. Mos ndoshta egziston ndonjë shkak tjetër, më politik, më i fshehtë? Nëse është ashtu, thekson P. Demi, jam i sigurtë që shërbime të tilla paguhen me para të majme (të mirëseardhura për disa në këtë periudhë të kësaj krize që po kalojmë). Gjithashtu jam i sigurtë se gjenden dhe pagues për këtë, nëse jo nga vendi, atëherë nga jashtë. Sidomos tani, në vigjilje të vendimit të gjykimit në Hagë për independencën e Kosovës. Besoj se ja keni arritur qëllimit, por nuk jeni i pari. Më 1999, për t’u informuar për atë se çfar po ndodhte në Kosovë, Ion Cristoi shkoi në Beograd dhe morri vesh gjithë “të vërtetën” për shqiptarët, ”pushtuesit e tokave të tyre”, të cilët “u vetëmasakruan në grup” që të hidhnin fajin mbi “patriotin e madh serb”, të shkretit Millosheviç “të pafajshëm”.
Ion Cristoiu më vonë, me rastin e shpalljes së pavarësisë, do të parashtrojë pyetjen se ç’duhet të bëjnë serbët, duke u përgjigjur se duhet të marrin armë nga Rusia për të hyrë përsëri në Kosovë. Ja se kush është duke e marrë në qafë klasën politike dhe popullin e pafajshëm rumun! Një garniturë sekuristësh me eksperiencë komuniste: Ion Cristoiu, Cristian Tudor Popescu, poeti çaushist Adrian Paunescu, Victor Roncea, Raico Cornea, Razvan Voncu, Florin Silisteanu, agjenti serb Adam Puslojiç, anti-NATO-ist i përbetuar, etj. Ministria e jashtme e këtij vendi të përmjerë nga propagandat serbe të metropolës nuk e ka ishministrin demokrat Andrei Pleshu, që e miratoi kërkesën e NATO-s më 1999, për bombardimin e infrastrukturës ushtarake, policore, paramilitare, kriminale, terroriste të Millosheviqit.
Këto ditë, shtypi, komentatorët dhe klasa politike rumune përsëri është ngulfatur në një pleh të madh politik lidhur me pavarësinë e Kosovës. Mënjanë spiunazhi serb me karakter antishqiptar, në anën tjetër shijet paranoike hungareze të senatorit Tokesh për autonomi territoriale në Transilvani, janë duke e bërë të veten. Arumunet e Shqipërisë, po qe se pretendojnë të njihen si minoritet, duhet ta ngrenë zërin e protestës kundër qëndrimeve absurde të klasës politike rumune lidhur me Kosovën, siç protestojmë edhe në kuadrin e komenteve të panumërta (shih linkun e parë dhe të dytë në luginë të këtij shkrimi), por nuk e dimë në e kanë fuqinë hyjnore të shqiptarëve për t’u thënë “sivëllezërve” të tyre rumunë se gabim e keni, se Kosova nuk ka asgjë të përbashkët me çështjen e hungarezëve që kanë ardhur në Rumani para njëmijë vitesh, siç kanë ardhur kolonialistët serbë në Kosovën shqiptare. Po fillojmë nga përgjigja jonë në adresë të komentatorit Bubu (Evenimentul zilei, 24/07/2010). “Po e shoh se të paska lënë kujtesa dhe të qenka mbushur koka me miza! Miqësia serbo/rumune s’është miqësi e vërtetë por një mallkim politik me karakter antikosovar dhe antiamerikan. Kosova nuk ka kurrfarë lidhjesh me çështjen e hungarezëve të Transilvanisë. Kush e njeh të vërtetën historike, konstaton se Dardania e ilirëve të lashtë, respektivisht Kosova e shqiptarëve të sotëm, është Basarabia e Shqipërisë.”
E premte, 23 korrik 2010. Paul Ciocoiu voton artikullin Vizë jeshile në Hagë për njohjen e Kosovës. 534 lexues dhe 71 komente. Autori shpreh mendimin e tij objektiv se nuk është shkelur e drejta ndrëkombëtare, duke cituar madje edhe ministrin e jashtëm të kosovës, Skënder Hyseni, lidhur me mirëseardhjen e Serbisë në tryezën e bisedimeve, ngase fjala është për dy shtete sovrane. Bëhet fjalë për vendet perëndimore që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kundërshtimin e Rusisë me aleatët e saj. Jepet edhe një pasqyrë e shkurtë kronologjike me titullin “Nga Tito deri te Hashim Thaçi”, si dhe vizita e Toni Blerit në Prishtinë. Dalin në shesh një serë komentatorësh naivë dhe anonimë, Gogu duke menduar se fjala është për moton “divide et impera”, Tusi duke e konsideruar Basescun diktator, Mishu duke e konsideruar Titon si “lider i rezistencës antihitleriste” ndërsa H. Thaçin si “lider i rezistencës mafiotike, terroriste dhe nacionaliste antiserbe”, Voka, respektivisht autori i këtij shkrimi duke shtuar se Dardania e ilirëve të lashtë, respektivisht Kosova e shqiptarëve të sotëm është një tokë e shenjtë shqiptare siç është Basarabia një tokë e shenjtë rumune, duke nënvizuar se derisa Basarabia ka qenë koloni e Rusisë, Kosova ka qenë koloni e Serbisë: “Kosova është tokë e shenjtë për të gjithë ata që jetojnë atje, për shqiptarët autohtonë, për serbët, për vllehët e serbizuar e të shqiptarizuar, për një numër të parëndësishëm turqish etj. NATO ka shpallur luftë kundër luftës për ta ndërprerë gjenocidin serb kundër shqiptarëve të Kosovës.”
Përmëtej citojmë analistin Dan Pavel i cili pat deklaruar më 1999 se “Fati i botës varet nga Kosova”, se majori rumun Dr. Emil Suciu ka theksuar në librin e tij, “Drama jugosllave” ( Editura Militara, Bukuresht, 1992), se mundja e Turqisë në luftërat ballkanike (1912-1913) ndikoi që fuqitë e mëdha të njohin vetëm gjysmën e truallit etnik shqiptar, duke e lënë Kosovën jashtë kufinjve të Shqipërisë, duke ia atribuar Serbisë.” Del Baciu ungurean në kundërpërgjigje duke i konsideruar kosovarët si “trafikantë drogash që udhëheqin province serbe”, duke i konsideruar amerikanët si “pronarë të tyre”, dhe del në fushë komentesh Mihai duke shtuar alegorisht gjoja se “rumunët kanë më shumë vlera të përbashkëta me ilirët mylimanë se sa me sllavët e krishterë. Gjatë historisë sonë myslimanët na kanë bërë vetëm mira, ndërsa sllavët vetëm të këqia”. Pason Traiani duke shtuar se “Mihai ka të drejtë, edhepse ilirët nuk ishin myslimanë, por idetë e tij kanë bazë të shëndoshë ngase serbët i kanë diskriminuar jo vetëm shqiptarët e Kosovës por edhe rumunët e Luginës së Timokut. Ka ardhur koha kur presidenti i Rumanisë duhet ta ndryshojë mendimin lidhur me pavarësinë e Kosovës, po qe se don ta përfitojë mandatin e kryemisnstrit në zgjedhjet e ardhshme, ngase duke e njohur Kosovën do ta përfitojë admirimin e administrates amerikane dhe të Evropës perëndimore”.
Renko shpif gjoja se “Kosova nuk është shtet, se nuk ka identitet, se është një pleh politik që do të zhduket me kohën”, dhe del Alina duke iu përgjigjur: “Zotrote nuk je Renko por Ratko! Ç’don të thuash me marrëzitë tua? Don të thuash se edhe Basarabia nuk qenka shtet, se rumunët e Basarabisë nuk janë popull! Komenti yt është një bagël politike e denjë për ta hedhur në koshin e plehërave të histories”. Pason Dejani me një serë propagandash serbe duke shpifur gjoja se serbët e paskan mbrojtur Evropën nga turqit, gjoja se shqiptarët e kanë marrë fenë islame duke patur privilegje special nga porta osmane, gjoja se nga viti 1389 e deri më 1939 serbët ishin mazhoritarë në Kosovë, ndërsa “pas vitit 1939, për shkak të Luftës së dytë botërore shqiptarët kanë ardhur masovikisht në Kosovë”. Dhe del Emili e ia prêt: “Ti qenke një idiot serb që leh për trimërinë e plehrave serbe! Mos harro se serbët janë duke i eksterminuar edhe rumunët e Banatës së tyre!”. Pason Niku me admirimin e tij “të veçantë për serbët”, duke shtuar se “influenca amerikane nuk do të jetë e përjetshme” dhe se “perandoritë faniten dhe degdisen”. Del përsëri Mihai dhe ia pret Nikut: “NATO dhe gjykata e Hagës e kanë kryer detyrën. Admirimi yt për serbët është një admirim I verbët, ngas serbët I kanë diskriminuar sistematikisht edhe rumunët e Timokut. Shpresa yte se Kosova do të bie përsëri nën tutelën serbe shëmbëllen me shpresën e rusëve se Basarbia rumune do të bien përsëri nën tutelën ruse. Lexo historinë dhe mos shit pallavra pansllaviste, more budalla!” (vazhdon në numrin e ardhshëm me qëndrime komentatorësh proserbë dhe kundërshtimet e matura të Verës, Pleuratit, autorit të këtij shkrimi etj.)
Origjinali:
http://www.evz.ro/detalii/stiri/romania-nu-recunoaste-kosovo-pana-cand-901428.html
http://www.evz.ro/detalii/stiri/unda-verde-de-la-haga-pentru-recunoasterea-kosovo-901340.html