Mendime
Agron Shabani: Në mes "Profetëve të paqës" dhe "Apostujve të lirisë"...
E diele, 25.07.2010, 09:57 PM
Dicka mbi etapat ose periudhat e ndryshme revolucionare dhe evolutive :
Në mes "Profetëve të paqës" dhe "Apostujve të lirisë"...
Nga Agron Shabani, Gjermani
Sic dihet në kohën e sundimit apsolutist të Lujit(Luigjit) të Gjashtëmbëdhjetë(XVI) ashtu sikurse edhe në kohën e sundimit të praardhësit të tij,Lujit(Luigjit)) të XIV: Në "rezidencën mbretërore" të Versajës cdo gjë atëbotë po shkëlqente dhe vezullonte nga luksi dhe ekstravaganca e tepruar mbretërore dhe apsolutiste e monarkut të lartëpërmendur farancez,Lujit(Lugjit) të XVI-të dhe Maria Maria Antonetës së famshme dhe tepër ekstravagante.Në Versajë (Francë) sokohe gjithëcka dhe cdo gjë ishte e dedikuar dhe rezervuar vetëm për mbretin francez(Lujin e XVI)në fjalë dhe familjen e tij .Saqë edhe eksperti i njohur i finansave dhe ministri i mevonshëm i ekonomisë nën sundimin e Lujit të Gjashtëmbëdhjetë,Zhan Batist Kolberti(Jean Bapstista Colbert) i ishte përkushtuar si të thuash tërësisht luksit,mirëqenjës dhe ekstravagancës së njohur mbretërore dhe apsolutiste të monrkut(mbretit) të lartëpërmendur francez dhe familjes së tij.Ndërkohë që njerëzit ose qytetarët e thjeshtë asokohe po vuanin për bukë goje.Bilës,në këtë kuader është i njohur fakti se punëtorit të atëhershëm francez nuk i mjaftonte madje edhe paga(rroga) mujore sall për një bukë në ditë.Në anën tjetër ndërkaq, në pallatin e njohur të Versajës,përvec luksit dhe esktravagancës së sipërpërmendur të Lujit(Luigjit) të XVI-të dhe familjes së tij :ditë e natë kishte ballo të ndryshme mbrëterore dhe "bankete të lrta" me therrore,blatore dhe dhurata të shumëta.Shtruara dhe të sërvirura me shije të lartë dhe plot e përplot delikatesë dhe esktravagandë në "tryezat mbrëtërore" të familjës së lartëpërmendur monarkiste të Lujit të Gjashtëmbëdhjetë.Ndonëse,ky i fundit (Luji XVI-të) forcën ose fuqinë e tij mbretërore dhe apsolutiste parasegjithash i kishte mbështetur dhe projektuar në saje të mbështetjës dhe favorizimit të tij nga ana e oborrëve të atëhershme mbretërore ose monarkiste të Prusisë(Nën Vilhelmin e Dytë-të Madhin), madje të "Dinastisë së Habsburgëve"(Nën Jozefin e Dytë) dhe kështu me radhë.Dhe,kjo gjër me Aktin e njohur të Revolucionit të Madh në Francë kur "jakobinët" e njohur të Maksimilian Roberspierit dhe të Napoleon Bonapartës do e përmbysnin me dhunë Lujin(Luigjin) e Gjashtëmbëdhjetë nga pushteti.Duke ia prerë kokën pas gliotinës si dhe duke e përndjekur(dëbuar) familjen e tij nga Franca.Duke shënuar në ketë menyrë fillimin e fundit të sistemëve ose regjimëve të ndryshme apsolutiste në Evropë.Përkatësisht, fillim e një etape ose "epoke të re" të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme njerëzore ose qytetare në kontinentin e vjetër evropian dhe më largë.Ndonëse,pa i harruar këtu edhe Revolucionin e njohur industrial në Angli së bashku me luftën dhe Revolucionin e njohur Amerikan për liri dhe pavarësi etj.Se këndejmi,ndërkohë që Revolucioni i sipërcekur industrial në Angli asokohe përpos tjerash e kishte ngritur dhe promovuar të të ashtuquajturën "shoqërinë moderne" industriale dhe kapitaliste të Perëndimit.Mbase,me tiparet dhe karakteristikat e njohura të një shoqërie borgjeze,klasore,industriale dhe kapitaliste.Me shfaqjen e "sistemit të lartë kapitalist" si praktikë e përgjithshme dhe teori në skenën e mëvonshme botërore ose ndërkombëtare do të lindte dhe promovohej një klasë e re shoqërore dhe politike.Klasa punëtore ose komuno-socialiste me tiparet,pikëpmjet dhe botëkuptimet e njohura revolucionaare dhe sindikaliste që në një masë të konsiderueshme ndodhëshin të ngritura dhe projektuara nga "frytët" e njohura të Revolucionit të lartëpërmendur(Anti-borgjez) në Francë.Për të mos thënë këtu nga "Levizjet" dhe kryengritjet e njohura punëtore dhe sindikaliste të "Charteristëve"(Lexo:"People´s Charter") në Angli, të atyre(tekstlistëve) në Lion të Francës, në Gjermani dhe kështu me radhë.Ndonëse,pa i harruar këtu teoritë ose formulimet e njohura të Robert Ovenit,Sen Simonit,Sharl Furiesë dhe të tjerëve mbi të të ashtuquajturin "socializmin utopist",gjegjësisht, ato mbi "paqën sociale" dhe "barazinë klasore" ose sociale si indikatorët dhe predikatorët kryesor të "paqës sociale" dhe "harmonisë së përgjithshme" shoqërore ose qytetare në këtë drejtim.Duke e vërë theksin këtu në "moralin e ri" njerëzor ose qytetar dhe në parimet ose premisat tjera avangarde dhe poziviste sipas të të ciloave:Me anë të "kristianizmit të reformuar" në njerën anë,si dhe të besimit dhe botëkuptimit të njohur humanist dhe pozitivist ndaj arsimit,shkencës dhe teknikës në anën tjetër.Në skenën e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare do të ngritej dhe konstituohej "shoqëria e ndërgjegjashme" qytetare dhe politike dhe "harmonia e gjithëmbarshme" klasore dhe sociale në këtë sfond.Për me tepër ndërkaq,nga mendimtri dhe teoriticineti i shquar anglez, Gjon Loku(John Locke) për herë të parë është hartuar dhe formulur si të thuash koncepti dhe botëkuptimi shkencor dhe humanist mbi udhëheqjen e shtetit dhe shoqërisë.Kështu në veprën e tij të njohur me titull "Dy Debate ose Diskutime të ndryshme mbi udhëheqjen e shtetit":Gjon Loku atëbotë të drejtën dhe sovranitetin e gjithëmbarshëm të popullit(Madje, në këtë kuader edhe të drejtat e tij legjitime dhe tepër sovrane në protesta të ndryshme dhe në rezistencë të cfarëdollojshme ndaj pdrejtësive ose abuzimëve të ndryshme shtetërore dhe politike)i kishte paraprë dhe paramenduar në nivelin e fundamentëve(bazamentëve) kryesore dhe supstanciale të shtetit dhe shoqërisë.Përderisa,homolgu i tij frncez, Zhan Zhak Rusoi ndërkaq, duke bërë fjalë në vazhdim mbi të ndodhurit e vazhdueshëm të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare dikund në mes "Vullnetit të Përgjithshëm"(Volonte Generelle) dhe "Vullnetit të shumicës"(Volonte de tous) parlamentare ose politike në qeveri ose në parlament":Angazhohej për respektimin dhe zbatimin e domosdoshëm të Vullnetit të Përgjithshëm(Volonte generelle)njerëzor ose qytetar-përballë Vullnetit të shumicës(volonte de tous) qeveritare ose politike të cdo shteti ose shoqërie të kosoliduar qytetare dhe demokrtike në ëtë drejtim.Duke pleduar këtu në etikën(moralitetin),estetikën,disajnin,performansën dhe rezonansën e preferuar konstitucionale dhe institucionale të tre mekanizmave ose institucionëve kryesore të shtetit dhe shoqërisë sic janë:Legjislativi(Pushteti ligjor dhe kushtetues),Ekzekutivi(Pushteti qëndror dhe ekzekutiv dhe Juridikativi(Pushteti gjyqëosor). "Njeriu ngritët ,afirmohët dhe përparon nga etika(moraliteti),edukata dhe arsimimi i tij."Do të thoshte dikur Hegeli në cilësinë e njohur të mendimtarit dhe filosofit me të madh(e ndofta edhe të fundit idealist ) të kohës së tij.Përderisa,bashkvendësi dhe homologu i tij,Immanuel Kanti në shkrimin e tij të njohur me titull "Idee zur Einer Allgemeinen Gechichte in Velt Bürgerlicher Absicht"(Ideja mbi Një Histori të Prgjithhme në Botën e Aspiratave Qytetare) duke e shprehur mbi formulën e njohur diskursive dhe dialektike sipas të së cilës:"Çdo gjë e logjikshme është e natyrshme dhe çdo gjë e natyrshme është e logjikshme.":Si pa ndonjë qëllim të keq në vazhdim konstaton faktin se edukata,arsimimi dhe moraliteti i preferuar i njeriut dhe shoqërisë së gjërë njerërore ose qytetare janë vet ngritja dhe largimi i tyre nga faza e njohur e foshnjeriësë ose adoloshencës shpirtërore dhe kulturore që dikur e kanë fshehur dhe krijuar vet.Duke i "profetizuar" dhe "inkarnuar" kështu Revolucionin e Madh në Francë(Nën Napoleon Bonapartën) së bashku me luftën dhe Revolucionin e njohur në SHBA-së për liri dhe pavarësi si dhe të gjitha zhvllimët tjera revolucionare dhe historike në Gjermani dhe në vende të tjera të kontinentit plak si pasojë dhe rezultate konspirative dhe logjistike të Revolucionit të lartëpërmendur në Francë etj.Se këndejmi,në qarqet e atëhershme shkencore ose intelektuale gjermane,frnceze dhe të tjera kishte mendime dhe botëkuptime të kundërta ose antagoniste përsa u përkiste ngjarjëve dhe zhvillimëve të mësipërme revolucionare dhe historike në Francë.Kështu,përderisa Georg Forsteri dhe..deri diku edhe shumë intelektual e mendimtar të tjerë gjerman së bashku me "klubistët" e njohur të Maincit(Mainz) asokohe i kishin mbështetur dhe propaganduar idealët e atëhershme të Revolucionit të lartëprmendur në Francë. Göetheja(Gëte) dhe bashkëmendimtarët e tij ndërkaq,i kishin kritikuar dhe akuzuar metodat dhe veprimët "revolucionare" të "apostujve të lirisë" në Francën e vitëve 1789-1799.Sidomos ferrin dhe terrorin e njohur të "Dante infermos" dhe "shën Bartholomeut së bashku me brutalitetin e egër të jakobinëve të Maximilian Roberspierreait etj.Gjegjsisht,"vrasjen mizore" të Lujit(Luigjit) të gjashtëmbëdhjetë(XVI) pas gliotinës me rastin e pushtimit të kështjellës së njohur të Bastiliës(...). Ndryshe nga kjo:në dy dekadat e fundit -para Revolucionit të Madh në Francë:Rendi dhe rregullimi i përgjithshëm shoqërorë dhe politik në të ashtuquajturën "Evropën kontinentale" dhe me gjërë ishte i flashkët,heterogjen dhe tepër i paqëndrueshëm ose inkompatibil në pothuajse të të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme të jetës shoqërore, shpirtërore,kulturore,qytetare etj.Kjo sidomos tek shtetët dhe shoqëritë e asokohshme qytetare(Ancien Regime) dhe aristokrate-apsolutiste të kontinentit të vjetër si Prusia(Gjermania) nën Fridrih Vilhelmin e Dytë(Të Madhin),"Dinastia e Habsburgëve" nën Josipin e Dytë,"Mbretëria e Toskanës" nën Leopoldin e Dytë,Spanja nën Karlon e Dytë,Rusia nën Katarinën e Dytë dhe Aleksandrin e Parë dhe kështu me radhë.Ku levizjet dhe fraksionët e ndryshme qytetare,"opozitare "dhe "revolucionare "gjithandej kontinentit të vjetër europian:Duke i marrur si shëmbull apo si një sinonim të fuqishëm konspirativ dhe logjistik "Kushtetutën" e njohur Amerikane "Checks and Ballances"(Rregullat dhe Kontrolli) dhe Luftën e njohur të popullit(kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi (gjatë vitëve të njohura 1787,1789,179O,18O3,1819,182O etj.)së bashku me levizjët e mëvonshme revolucionare dhe historike në Francën e periudhës së lartëpërmendur revolucionare.Ishin hedhur në luftëra dhe barrikada të ndryshme kundër formave dhe metodave të njohura skllavopronare dhe apsolutiste të sistemëve ose regjimëve të asokoshme despotike dhe apsolutiste në Evropë dhe gjetkë.Kjo gjithmonë duke menduar ( me theks të veçantë ) në luftërat dhe përpjekjet e njohura revolucionare dhe historike kundër apsolutizmit shkencorë dhe kulturorë,madje,kundër apsolutizmit shtetëror dhe politik,kundër atij social dhe ekonomik e kështu me radhë.Ngase, i ashtuquajturi "apsolutizmi shkencorë dhe kulturorë" angazhohej për mirëkuptimin dhe pajtimin e domosdoshëm fetarë dhe historik në vend të faktëve dhe burimëve të pakontestueshme materiale dhe historike.Gjë që "opozita" e atëhershme revolucionare dhe historike nuk do ta pranonte kurrë.Duke u shprehur kështu në favor të reformave dhe transformimëve(ose ndryshimëve) të domosdoshme dhe supstanciale të mitëve,reliktëve dhe sloganëve të ndryshme mesjetare(kishtare) dhe eshatologjike në funksion të zevëndësimit dhe eksplorimt të tyre me eksperimentët dhe formulimët e njohura shkencore dhe metodologjike.Duke pleduar këtu në "Metodat induktive",gjegjsisht,në "Matematikën univerzale" dhe në "Diskutimin e metodave" të Frënsis Bekonit,Isak Njutënit , Rene Dekartit etj.Respektivisht,në favor dhe në funksion të plotë të mendimit dhe formulimit të njohur shkencorë dhe humanist mbi historinë e përgjithshme nacionale dhe gjenetike të secilit popull veç e veç.Në qytetin e dritës(në Paris pra!) se këndejmi, edhe sot e kesaj dite si kujtim i përhershëm dhe testament ndodhën mitët,eposët,legjendat dhe historitë e shumëta mbi "Code civil" ,"Sinq codes","Carte konstitucionale" etj. të Napoleonit(Bonapartës) dhe "republikës franceze" që dikur me vonë do të bëhën "model" të levizjëve dhe përpjekjëve të njohura liberale dhe demokratike në Evropën e fundshekullit të tetëmbëdhjetë dhe fillimshekullit të nëntëmbëdhjetë.Ndonësë,asokohe e sot ngelën të paqarta qëllimët finale të "Pentarkisë së Madhe" dhe "Kongresit të Vjenës" me 1815? Gjegjësisht, ndërhyrjet e njohura politike dhe ushtarake të vendëve të ndryshme ortodokse dhe monarko-kristianiste të kontinentit plak .Të cilat në bashkëpunim të zhdërvjelltë me levizjët e brëndshme të burbonëve,zhirondinëve dhe të jakobinëve të pakënaqur e në revoltë i patën përmbysur Napoleon Bonapartën dhe "frytët" e njohura të Revolucionit të Madh në Francë nga pushteti.Duke e burgosur dhe "izoluar" ideologun dhe arkitektin kryesor të Revolucionit të lartëpërmendur francez(Napoleon Bonapartën) në ishullin e njohur të "St.Helenes".Shih për këtë:Mendimtri dhe historiografi i njohur anglez,Edmund Burcke në kuader të veprës së tij të njohur me titull "Reflections on the Revolution in France"(Lexo në shqip: Reflektime mbi Revolucionin në Francë):pos tjerash na bën me dije mbi peshën dhe rëndësinë e masave ose shtresave të gjëra shoqërore ose qytetare në etapa ose periudha të ndryshme para (ante) dhe pas(post) revolucionare në ngritjen dhe themelimin e një të të ashtuquajturi "qëndrimi revolucionar" dhe "pozicioni shpirtërorë" dhe qytetar -përballë konceptëve ose formulimëve të ndryshme konservatore,apsolutiste,ideologjike dhe të tjera.Dhe kjo pavarësisht rrymave,parullave,tendencave ose sloganëve të ndryshme shtetërore,nacionale,politike,ideologjike,historike etj. në cdo kohë dhe hapësirë.
Për me tepër ndërkaq, veprat e njohura si "Essai sur les Meurs et l´Esprit des nations,abrege de l´histoire universelle" të Volterit(Voltaire),gjegjësisht,"Natularis philosophiae principia mathematica",të Njutënit, "Discours de la methode","Encyklopedie,ou Dictionaire raisonne des scienses,des arts et des metiers" ose "Du Contrat social ou principes du droit politikque" etj. të Dekartit,Monteskiut,Rusoit,Diderotit ,Bayleas etj.Së bashku me "Enciklopeditë" e njohura shkencore dhe historike të Anglisë,Gjermanisë etj.Si të thuash i kishin vënë kornizat ose piketat me të fuqishme dhe dialektike mbi mendimin dhe formulimin e njohur shkencorë dhe gjenetik mbi historinë dhe kulturën e gjithëmbarshme të civilizimit tonë botërorë.Pa i harruar këtu "Robinson Krusonë" e Daniel Defosë, "Esetë mbi njeriun"(Essay on Man) të Aleksandër Popesë,"Letrat Persiane"(Letres Persanes) të Menteskiut ,"Emile" të Zhan Zhak Rusoit,"Edukimi i sojit ose racës njerëzore"(Erziehung des Menschengeschlechts)të Gothold Ephraim Lesingut etj.që do të kenë ndikime dhe reflektime të shumëta dhe të shumëfishta në "etosin" dhe "erosin" e përgjithshëm shkencorë dhe kulturorë të kontinentit plak e me largë.Kjo sidomos në ravijezimin,konturimin,eksplorimin dhe unifikimin ose konvencionalizimin e pikëpamjeve ,traditave ,qëndrimëve dhe diversitetëve të njohura fetare dhe kulturore të popujve dhe kulturave të ndryshme ("ekskluzive" dhe "ekzotike") në mes Lindjes dhe Përendimit etj. Kështu,përderisa ""Robinson Krusoja" duke u bërë mik si dhe duke vënë raporte të shkëlqyera me atë "Nomadin fisnik" të Daniel Defosë kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumëta ndër qarqët e ndryshme kulturore dhe artistike të kontinentit plak:Montesku më anë të "Letrave Persiane" ndërkaq, do t´i mundësonte edhe një të "paarsmiuari" që të vështronte dhe analizonte në menyrë kritike mbi të metat dhe strukturën e atëhershme shpirtërore,kulturore dhe artistike në Evropë dhe me gjërë. Përderisa mbi filosofinë e njohur kineze (të Konfuqit..) atëbotë ishin ngritur mite,epose dhe legjenda të shumëta të "kultit" etj.Ndërkohë që Hegeli do të ndërronte jetë dikund në pjesën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë...Një trohë para vdekjës së tij në Gjermani,Angli,Francë etj.do të fillohej me botimin e gazetave dhe revistave të ndryshme mujore,javore dhe ditore ose perioike.Në Londër do të fillonte së botuari ""Daily Courant" në vitin 1712,në Lepzig,gjegjësisht,në Berlin do të themelohën gazetat e njohura si "Teutscher Merkur" dhe "Vohssiche Zeitung", në Paris "Journal de Paris" dhe kështu me radhë.Ndërkaq,filozofi dhe mendimtri i njohur në fushën e socilogjisë dhe filozofisë,August Commte do ta publikonte veprën e tij të famshme me titull "Cours de la Philosophie Positive"("Kursi i Filozofisë Pozitive)që do të ketë influencë dhe një jehonë të fuqishme në qarqët e ndryshme kulturore dhe sociofilozofike të kontinentit të vjetër evropian dhe më gjërë. Ndonëse,pa i harruar këtu ndikimët e fuqishme të Akademive të njohura të shkencave dhe artëve të Londrës(1662),Parisit(1666),Berlinit(17OO) etj. në ngritjen dhe formimin e mendimit dhe vizionëve të njohura shkencore dhe humaniste mbi njeriun,gjegjësisht,mbi shoqërinë e përgjithshme njerëzore dhe qytetare pa dallim.Shih për këtë.Vitët ose me mirë t´u themi zhvillimët e mësipërme revolucionare dhe historike atëbotë(e sot) janë mbiquajtur dhe paramenduar si një "pranverë" e përgjithshme e shpirtit dhe kulturës së gjithëmbarshme kontinentale dhe interkontinentale në globin tonë.Aty u nda ose u "divorcua" njëherë e përgjithmonë kontinenti plak nga muzgujt dhe hijet e njohura të mesjetës.Aty dhe atëherë janë vënë kornizat dhe fundamentët me të qëndrueshme dhe dialektike të Evropës së Bashkuar dhe "tregut global" të vlerave,kuulturave dhe kapitalit të përbashkët botërorë.Në Revoluciont e ndryshme industriale dhe politike në Angli,SHBA-s,Francë,Gjermani...Dhe,kjo pavarësisht dallimëve të ndryshme konceptuale ose ideologjike në mes "utilitarizmit", "evolucionizmit" dhe "pozitivizmit" të "revolucionit" të njohur anglo-francez të paraqitur dhe prezntuar në veprat e njohur të Jeremy Benthamit,Herbert Spenserit ,John Stuart Millit,August Commtes etj.Dhe,"historizmit" dhe "ideologjizimit" të "revolucionëve" të ndryshme në Europën Qëndrore(Gjermani etj.) të paraqitura dhe prezantuar shkëlqyeshem nga vëllezërit e njohur Jakob dhe Vilhem Grim.Fundja," Atdheu im është bota,ndërsa feja ose besimi im kryesorë janë arritjet dhe përparimët e vazhdueshme të artit,kulturës,shkencës dhe teknikës."Do të thoshte dikur Kristian Hajgensi.Asokohe pra kur përballë "apostujve të lirisë" ishin vënë "profetët e paqës".Respektivisht,njerëzit e letrave,të artit,shkencës dhe kulturës .Të njohur përndryshe si "arkitekt" ose "instruktor" të cmuar dhe kryesor të mendimit dhe botëkuptimëve të njohura humane,shkencore dhe pozitiviste mbi njeriun,shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Pa dallim.