E enjte, 24.07.2025, 09:17 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Jeremiq dhe fobia e tij nga shqiptarët

E shtune, 24.07.2010, 09:59 PM


JEREMIQ DHE FOBIA E TIJ NGA SHQIPTARËT

 

Disa ditë para mendimit të GJND-së

 

Nga Halit Bogaj

 

Duke lexuar për lajmin e fundit rreth datës përfundmitare të dhënies së mendimit nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës përkitazi me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, e pamë edhe një here se sa e urren Jeremiq Kosovën, të cilën do ta dëshironte ta riokuponte, por si gjithëmonë, pa shqiptarë brenda saj!Shprehja e tij ‘’ata poshtë atje në Prishtinë’’të cilëve nuk donte t’ua përmendte as emrin , e lanë pa tekst atë ditë kur e shpallën Pavarësinë e tyre dhe ndarjen e përhershme nga një vend i sëmurë mentalisht ,siç ishte Serbia gjenosidiste dhe aparati i saj shtetëror, i cili nuk do të mbushet mend asnjëherë!Mjerani Jeremiq , mendimin e GJND-së, do ta konsiderojë si fitore të veten ,me vërejtjen’’Se ata poshtë/e ka fjalën për ne/do ta shohin se nuk mund ta ‘’anashkalojnë’’të drejtën ndërkombëtare/demek e cila qenka në anën e Serbisë/duke harruar edhe njëherë se ajo pjesë e botës e cila e ka pranuar shtetin e Kosovës/ nuk e ka ndërmend as në endërr që ta tërheq pranimin e saj .Prandaj voglushi serb mund t’i bëjë qejf vetëm vetëvetes dhe të kënaqet me shpresa të kota të cilave u ka kaluar qysh moti koha. Në këtë rast ai është duke vepruar sikur mos të ndodhte asgjë në dëm të Serbisë, duke i bërë interpretimet e veta ashtu siç ia kënda atij!Me fjalë të tjera, edhe në këtë rast, humbjen do ta konsiderojë si fitore, gjë që  i flen në shpirt artij dhe të gjithë serbëve të vetëmashtruar nga krenaria e tyre e tepruar e cila tanimë ka rënë nga dynjallëku, duke mbetur si fundërrinat kryesore të Ballkanit dhe të Evropës.

 

Ky njeri i cili e ka humbur qysh moti busullën e tij mendore, akoma shpreson se çështja do të shkojë deri në Kombet e bashkuara, anispe është pritur aq gjatë që mendimin ta jepte Gjykata e përmendur!Vërtet njeriu nuk di çka të thotë, përveç që të çuditet sëtepërmi me këtë lloj njerëzish të pashoq në mbarë botën!Në një anë kërkojnë gjykim, në anën tjetër , nëse nuk është në favor të tyre, nuk e pranojnë atë vendim!Por na merr mendja se edhe bota i ka llastuar dhe duaruar pak si tepër.

 

Jeremiq e di edhe faktin ,se pa marrë parsysh mendimin këshilldhënës të Gjakytës, i cili nuk e obligon askend, Kosovën do ta pranojnë edhe shumë vende të tjera të botës, ndaj sa më tepër që çon pluhur, aq më tepër tregon se kinse është gjallë, duke mos mundur të ndryshojë asgjë nga ajo që është bërë dhe do të bëhet edhe në të ardhmen.

 

Establishmenti serb e di se pas GJND-së policia e Kosovës do të ketë autorizime shumë më të mëdha edhe në Veri të Kosovës dhe se presioni i Unionit evropian ndaj Serbisë do të jetë shumë më i madh. Ata në GJND do t’u thonë serbëve, si në atë emisionin e njohur’’Keni kërkuar shikoni’’, ndaj Serbia nuk mund të merret më me  malverzime të tjera , ashtu siç vepronte më parë.

 

Mes tjerash është shumë e logjikshme se vendimi do të merret edhe në saje të shteteve të fuqishme të cilat e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës ngase ato të tjerat të cilat e përkrahin edhe mëtej Serbinë , janë bërë për vitra dhe kanë nevojë edhe vetë për ndihmën e kolosëve ekonomikë evroperëndimorë.Kush ia afroi ndihmën prej 20 milardë evrosh Greqisë,  përveç Gjermanisë?!Mos vallë Qiproja dhe Sllovakia e vogël si dy nga vendet e reja të Unionit evropian ,që ‘’hedhin shqelma’’kundër Pavarësisë sonë?!.

 

Këtë e dinë edhe fëmijët në djep se në favor të kujt do të jetë ‘’mendimit’’këshilldhënës, por po e përserisim, Serbia edhe njëherë do ta komentojë sipas dëshirës së saj.

 

Po harron Jeremiqi dhe Serbia e sotme se prej saj ka ikur edhe Mali i zi i vogël të cilin ‘’vozhdi ‘’e kishte shpallur ‘’si njërin nga dy sytë e ballit’’.Kishin ikur të gjithë të tjerët që nuk kishin mundur ta duronin zullumin permanent serb i cili përpiqej ta krijonte’’Serbinë e madhe’’dhe të bombardonte dhe granatonte nëpër të gjitha ato vende ish jugosllave ku nuk kishte serbë!Po e harrojnë edhe faktin se ata mendonin se bota përgjithmonë do t’i lejonte  të vepronin në mënyrë të njejtë.Ekzistojnë xhirime të shumta në të cilat shhet çdo gjë që është bërë nga ana e çetnikëve dhe ushtarakëve serbë të cilët nën uniformon ish jugosllave nuk lenin të zezëditë pa bërë ndaj njerëzve dhe civilëve të pambrojtur.Po harrojnë se ekzistojnë edhe fjalimet e tyre vetëbindëse me të cilat i kanë shkaktuar dëme të mëdha pikërisht vetëvetes.Tani edhe Sllovenia po e kërkon një officer serb si kriminel lufte/ atëherë kur kishin hyrë tankset e APJ-së në Slloveni/. Me fjalë të tjera, krimi nuk vjetrohet kurrë.Domethënë, me Pavarësinë e Kosovës ka përfunduar një proces i gjatë që ka shkaktuar dhembje të mëdha, duke përfunduar pikërisht atje ku kishin filluar të gjitha të këqiat e bëra nga Serbia, e cila, e pagoi edhe çmimin e   merituar, me izolimin e saj të gjatë ndërkombëtar dhe  me tërheqjen e forcave policore dhe ushtarake nga Kosova..



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx