Mendime
Vera Dushi: Gazeta Jurnalul National e Rumanisë udhëhiqet nga një udbash
E marte, 27.07.2010, 09:56 PM
GAZETA “JURNALUL NA?IONAL” E RUMANISË UDHËHIQET NGA NJË UDBASH (!)
Nga Vera DUSHI
Në gazetën „Jurnalul National” të Bukureshtit ka dalë më 25 korrik 2010 një artikull rreth Kushtetutës së Kosovës, duke theksuar se ajo „është shumë liberale për një shtet musliman”. Nuk është hera e parë kur Kosova konsiderohet si një shtet mysliman në shtypin e Bukureshtit që del në mbi 500 mijë ekzemplarë, propanga proserbe që bëjnë jehonë deri në Presidencë, Parlament dhe Qeveri. Kryeredaktori i Shqiptarit, Baki Ymeri, ka reaguar se sintagma „shtet musliman” në adresë të Kosovës është një shpifje e trilluar nga kuzhina e propagandave serbo-ruse, ndërsa Pleurat Sejdiu në një koment të tij akorduar gazetës Evenimentul Zilei, parashtron pyetjen Pse 97% të vendeve islamike e përkrahin Serbinë e jo Kosovën. Baki Ymerin e ka sulmuar me shpifje, duke e shpallur ultranacionalist, gazetari Razvan Voncu, ishsekretar i Shoqatës së Miqësisë Rumuno-Serbe, në gazetën Cronica Romana (Bukuresht, shkurt, 2001) dhe Florin Silisteanu, i dekoruar nga Akademia e Miqësisë Serbo-Rumune, ishkorespondent lufte, në të përditshmen Curierul (Curtea de Arxhesh, 2010).
Po kështu verpron edhe një surogat tjetër i miqësisë mafiotike rumuno-serbe. Më rëndë është fakti se autori, M. T. (Marius Tuc?, me emër dhe mbiemër) është agjent i shërbimit sekret serb, njësoj si Adam Puslojiçi, sekretar i përjetshëm i Shoqatës së Shkrimtarëve Serbë. Pse vepron Marius Tuca kështusoj? Sepse bashkëshortja e e tij punon për një padron serb në lokalin e quajtur „Taverna sârbului” të Bukureshtit, dhe M. T. E ka shndërruar gazetën që e udhëheq, „Jurnalul Na?ional”, në një gazetë muri me propaganda kundër Kosovës, propaganda proserbe dhe antiamerikane. Ai, së bashku me gazetarin komunist Ion Cristoiu, Cristian Tudor Popescu, poetin çaushist Adrian Paunescu, që prej vitit 1999, kur ishte lufta në Kosovë, mbajnë anën e Serbisë, duke shpifur kundër shqiptarëve të Kosovës, mes tjerash edhe në emisionin e quajtur Marius Tuc? Show të TV Antena 1. Këtë shkrim duhet ta shfrytëzojë si dokumentim edhe Zyra rumune në Prishtinë, për të raportuar objektivisht në adresë të Ministrisë së Jashtme të Rumanisë e cila poashtu është e infektuar me qëndrime absurde, antikosovare dhe antiamerikane lidhur me pavarësinë e Kosovës. (Gjakovë, 27 korrik 2010)
P. S.: Marius Tuca i ka rrumbullakësuar të ardhurat vetëm me ndihmën e bashkëshortes së tij, Neguca (rum. Neguta), e implikuar në firmat MT&Partners Consulting dhe Taverna Sârbului SRL. Firmat në të cilat familja Tuca mban aksione ka një beneficion prej 1.243.809 leija, për 600.000 leja më pak se në vitin 2006. Origjinali: Marius Tuc? ?i-a rotunjit veniturile doar cu ajutorul so?iei, Negu?a, implicat? în firmele MT&Partners Consulting ?i Taverna Sârbului SRL. Firmele la care familia Tuc? de?ine ac?iuni au un beneficiu de 1.243.809 de lei, cu 600.000 de lei mai mic decât în 2006.
Restoranti i padronit të gruas së gazetarit komunist Marius Tuca
Kurë do ta hapin shqiptarët restoranin Kosova në Bukuresht?
http://blog.astazi.ro/2008/08/
TAVERNA SARBULUI
Specific: Restaurante Sarbesti
Adresa: Strada Tipografilor nr. 31, Bucuresti
Zona: Piata Presei Libere
Telefon: 021 490 6050 / 490 60 51 / 0727 353 353
E-mail: bucuresti@tavernasarbului.ro
Website: http://tavernasarbului.ro