E enjte, 24.07.2025, 11:02 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Edukata politike dhe modeli demokratik...

E marte, 27.07.2010, 09:14 PM


Edukata politike dhe modeli demokratik...(fragmente nga librim im...)

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

 

Nga këndvështrimi sociologjik dhe politologjik:Duke menduar në "modelin kosovar" dhe në modelët e ndryshme komparative dhe konspirative:

 

Në vargun e konceptëve, strukturave dhe kategorive të larmishme politike,kulturore ose demokratike(si "koncepti i kapitalit social në politikën komparative", "kultura politike dhe struktura politike","kultura politike dhe mbështetja politike","edukata politike dhe modeli demokratik","besimi politik dhe konsolidimi i demokracisë","etika politike, kultura, demokracia dhe estetika",kultura shpirtërore dhe fetare, filosofia dhe kërkesat e njohura sociopolitike" etj.etj.):Njihen tre(3) tipe ose kategori të rëndësishme të funksionimit dhe mbarëvajtjes së përgjithshme shtetërore dhe politike të një shteti ose shoqërie të konsoliduar dhe demokratike.Ato janë:Identiteti nacional, legjitimiteti dhe besimi politik ndaj udhëheqjes ose pushtetit politik të një vendi.Të cilët në këtë sfond iu përgjigjen tre njesive ose segmentëve kryesore(bashkësisë politike,sistemit ose rregullimit shtetërorë dhe politik si dhe autoritetëve të larta shtetërore dhe politike) të një vendi ose shteti të pavarur dhe demokratik.Ndërkohë që secili(akëcili) prej tipëve ose kategorive të sipërpërmendura në një form a tjetrën i shërbejnë mbarëvajtjes dhe qëndrueshmerisë ose stabilitetit të përgjithshëm të një rëndi apo sistemi politik në përgjithësi.Ndonëse, edhe përkundër kësaj, secili nga tipët e mësipërm në fjalë veprojnë dhe funksionojnë në menyrë të ndarë dhe të pavarur nga njëri tjetri.Kjo pavarësisht faktit të konvergjencave dhe ndërlidhshmërive apo fuzionimëve të tyre logjistike dhe komparative në raportët e njohura horizontale dhe vertikale në mes pushtetit lokal dhe atij qëndrorë.Duke filluar që nga testimi ose vërtetimi(konfirmimi) i besimit dhe legjitimitetit, për të vazhduar kështu me sovranitetin dhe identitetin politik,individualitetin,ekskluzivitetin,subjektivitetin e kështu me radhë.Përderisa, format dhe metodat e ndryshme të revoltës ose" rezistëncës ndaj së lartit" i takojnë si të thuash me tepër formave apstrakte, afektive,normative etj.Ndërsa, ato nga "poshtë" janë me tepër instrumentale, kognitive ose empirike.(Duke menduar këtu në revoltat ose protestat e ndryshme të shtresave ose kategorive të ndryshme shoqërore ose qytetare ndaj qeverisë ose pushtetit politik dhe demokratik në Republikën e Kosovës..)

Në të kundërten, sipas mendimëve dhe prognozave të shumëta të ekspertëve (politologëve) dhe analistëve të ndryshëm:Në të ardhmen e afërt(lexo: në kuadrin e njohur të trendëve dhe standardëve të reja të një "bote globale" dhe bashkohore..) sistemi dhe vet pushteti politikë i një populli ose i një vendii do të matët dhe testohët pikërisht me kreacionin, inovacionin,përformansën, kredibilitetin, rezonancen, vizionin ,etikën,kulturën, demokracinë, suksesët dhe përgjegjësinë e tij morale dhe politike ndaj njerëzve ose shoqërisë së gjërë shtetërore dhe qytetare në përgjithësi.Ndonëse,gjithmonë duke e vënë theksin në kulturën politike si nocion dhe si parim ose obligim i njohur etik, politik ose politologjik.Kjo në radhë të parë duke u mbështetur në evolucionin dhe zhvillimin e njohur të etikës dhe kulturës së lartëpërmendur shoqërore dhe politike sipas "konsenzusit" të njohur të August Commtit, "Vetëdijes kolektive" të E.Dürckhemit, në "Rëndësinë e aksionëve ose veprimëve individuale" të Max Weberit, "Karakterit referent për veprim ose reagim" të T.Parsonit, "Karakterit nacional" të Meadousë etj.

 

Koncepti i kapitalit social në politikën komparative:Koncepti dhe teoria e njohur e kapitalit social(socio-kapitalit) burimin e zhvillimit dhe funksionimit të tyre e kanë nga lënda ose materia e njohur e sociologjisë.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe përparësitë dhe benificionët e ndryshme potenciale që iu shërbejnë grupëve ose individëve të caktuar mbi bazën e njohur të involvimit ose inkorporimit të tyrë në rrethët ose qarqet e caktuara shoqërore ose sociopolitike.Nërkaq, qëllimin dhe zbatimin e tij të plotë koncepti i mesipërm(koncepti i kapitalit social në politikën komparative)në fjalë do ta arrijë pikërisht në kuadrin e politikës komparative. Përkatësisht,në implikimët dhe eksplikacionët e ndryshme eksterne dhe indiskrete në fusha dhe segmente të ndryshme të sociologjisë dhe politikës komparative si si "postulat" dhe një variabilitet kryesorë ose supstancial i studimit dhe analizave të mirëfillëta shkencore dhe komparative-metodologjike në fushat dhe drejtimët e njohura politike etj. të shtetit dhe shoqërisë njerëzore ose qytetare.

 

 Shoqëria dhe edukata e prgjithshme shoqërore ose qytetare:  Qytetarët ose shoqëria në këtë drejtim(lexo: në kuader të ligjëve dhe rregullave të njohura kushtetuese dhe demokratike) janë të konceptuar dhe definur në bazë të pozitës dhe statusit të tyre shoqëror dhe juridik, madje në bazë të identitetit, individualitetit,subjektitvitetit,eksluzivitetit,lirisë dhe pavarësisë së tyre individuale ose kolektive.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe idealet, shpresat ,kohezionin dhe koekzistencën e tyre sociale dhe politike me organët e ndryshme të pushtetit lokal dhe atij qëndrorë.Kjo mu për faktin se njerëzitë ose qytetarët në përgjithësi: në shoqëritë dhe sistemit e zhvilluara dhe demokratike të perëndimit kuptohen dhe akceptohen si klient, si njerëz të besuar dhe lojal ndaj puhtetit ose ndaj sistemëve të lartëpërmendura parlamentare dhe demokratike.Madje në këtë konteskt edhe si aspirant, pretendent të mundshëm dhe participant(Përfshir këtu edhe opoziten e njohur parlamentare dhe demokratike të Perëndimit.) Dhe, jo dhuna, terrori,kaosi dhe anarkia e papërmbajtur individuale ose kolektive që nuk kanë asgjë të përbashkët me etikën, patriotizmin dhe kulturën e njohur qytetare dhe demokratike..Ndërkohë që testimi ose barometri kryesorë mbi legjitimitetin dhe kredibilitetin e një qeverie ose pushteti qëndrorë janë mekanizmat dhe institucionet e njohura parlamentare dhe demokratike, mendimi, opinionet, shprehja dhe vota e lirë qytetare dhe demokratike.Kultura, toleranca,barazia e garantuar kushtetuese dhe juridike, universalitetit dhe integriteti i njohur moral dhe politik,kohezioni,interpërlanca dhe transparenca e garantuar shtetërore dhe qytetare, përformanca, rezonanca, vizionet dhe qëllimët e përbashkëta(universale) të individit,grupit, shtetit dhe shoqërisë etj.etj.Kjo donë të thotë se sipas konceptit dhe përceptimëve të përgjithshme dhe supstanciale të kulturave dhe demokracive të larta evroperëndimore:Pushteti politik dhe demokratik  janë diçka në mes "udhëheqjes ose pushtetit mbi popullin" dhe "udhëheqjes ose pushtetit  popullorë ose qytetar".Në këtë spektër e kemi edhe të ashtuquajturin "nacionalizmin e njohur qytetar dhe politikë" të Perëndimit, ashtu siç i kemi edhe shtetët e njohura nacionale dhe qytetare sipas kriterëve dhe standardëve të njohura evropërendimore.Aty janë edhe shumë çështje dhe aspektë të tjera shoqërore dhe politike që iu takojnë fushave dhe domenëve të njohura  socio-politike, socio-kulturore, socio-psikologjike, socio-filosofike, socio-ekonomike, socio-historike dhe kështu me radhë.Liria, pavarësia dhe sovraniteti i garantuar shtetërorë dhe qytetar:janë çelësi dhe formula kryesore ose supstanciale e një shteti dhe shoqërie të konsoliduar politike dhe demokratike.

Ndonëse, në të ashtuquajturën "demokracinë evolutive" ose "tranzicionale" të popujve, vendëve dhe shoqërive të ndryshme post-komuniste ose post-socialiste:Demokracia dhe shteti demokratik po vazhdojnë të ecin dhe levizin dikund në mes "demokracisë nrë konsolidim" dhe "demokracisë në tranzicion" . Kjo në radhë të parë për faktin se në strukturën ose suptancën e përgjithshme shtetërore dhe politike të rregullimëve ose sistemëve të mesipërme (tranzitore ose post-komuniste) nuk janë studiuar dhe përfilluar sa dhe si duhet parimet,premisat  dhe modalitetët e njohura shtetërore dhe demokratike.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu mungesën e hetueshme të shtetit ligjor dhe demokratik së bashku me mungesat dhe paradokset tjera kushtetuese dhe juridike që po vazhdojnë të rezultojnë me ngritjen dhe sendërtimin e strukturave dhe nomenklaturave të ndryshme autoritare, totalitare ,apsolutiste dhe kleptokratiko-anarkoliberalite tek popujt ose vendët e ndryshme lindore ose post-komuniste në vende dhe rajone të ndryshme të Evropës juglindore etj. Mbase mbi bazën e paqëndrueshme dhe tepër rixhide të një fuqie të pakontrolluar ushtarake, pushtetmbajtëse dhe politike të liderëve ose udhëheqësve të ndryshëm autoritar,ekskluzivë  dhe "karismatik" që po vazhdojnë t´i ngulfasin dhe bllokojnë reformat dhe procesët e gjithëmbarshme integruese dhe demokratike në rajon dhe me gjërë që në embrion.Duke i shndërruar dhe "transformuar"(koncentruar) kështu forcën dhe ndikimin e tyre të pakufijshëm pushtetmbajtës dhe politik në apsolutizëm,paternalizëm, nepotizëm,familjarizëm,klientelizëm,klanizëm dhe në një pushtet(sundim ose rifeudalizim) të përgjithshëm social dhe ekonomik në vendët dhe shoqëritë e tyre tranzitore ose post-komuniste.Si mogulët, feudët, emirët, sulltanët ose sheikët e ndryshëm afro-aziatik.Apo, mbae si udhëheqësit e regjimëve të njohura autoritare dhe populiste´në vendët e ndryshme të Amerikës Latine, Azisë etj.Duke i stisur dhe emituar kështu Somozën;Batistën, Pol Potin,Hugo Çavezin dhe diktatorët tjerë të regjimëve të ndryshme "revolucionare" ose sandiniste(...),Kjo në radhë të parë me anë të ngritjes,formimit  dhe finansimit të strukturave të ndryshme familjare dhe klienteliste.Madje, të strukturave dhe "konjukturave" të tjera paralele ,centripetale, formale, informale etj që kolportojnë dhe janë të lidhura  ose të "kurorëzuara" ngushtë me liderët ose pushtetmbajtësitë(bosët)  e ndryshëm autoritar dhe apsolutist me qëllim të kontrollit dhe një monopili të gjithëmbarshëm monetar dhe ekonomik mbi shtetët dhe shoqëritë e tyre.(Kujto regjimin e dikurshëm kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit në Serbi dhe bashkëpunimin ose kolportimet e tij të njohura kriminale dhe militariste me Arkanin,Sheshelin dhe bandat tjera miltare dhe paramilitare të nëntokës serbe!!!)Dhe,, të gjitha këto me sloganet, parullat dhe banderolat e njohura "revolucionare" dhe pseudopatriotike mbi "kultin" dhe "karismën" e tyre( të pakontestuar kinse!) atdhetare dhe patriotike që  vazhdojnë të prodhojnë dhe riprodhojnë dhunë, kontroll dhe një monopol të pakufijshëm politik dhe ekonomik.Përkatësisht, korrupsion, krimë të organizuar, kontrabandë, luftëra dhe tensionime të panevojshme politike,ushtarake, nacionaliste dhe ideologjike dhe kështu me radhë.Deri në apsurd! Duke lozur kështu me kartën e djegur nacionaliste dhe hegjemone-ekspanzioniste për pushtime dhe sundime të reja në kohë dhe hapësirë në emër të popupujve dhe shtetëve të tyre militare dhe ekpanzioniste!(kujto regjimët dhe politikat e njohura totalitare, hegjemone dhe ultranacionaliste në Serbi etj.) Kësaj në politologji i thonë hipokrizi politike, paradoks dhe patologji.Me psedo-forma, quazi-ide dhe atni-metoda nuk bëhët dhe nuk sendërtohet shteti, kultura dhe as demokracia.Jo..Shih për këtë:duket se trendët, standardët dhe procesët e njohura të konsolidimit dhe një tranzicioni të gjithëmbarshëm të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme jug-lindore ose post-komunite do t´i njohin dy kahe ose drejtime të ndryhme disproporcionale dhe anatagoniste që vazhdojnë ta kolidojnë, eklipsojnë dhe determinojnë njra tjetrën.Ato janë drejtimi ose orjentimi i njohur(prapaktheu apo:një hap para dhe dy prapa..) në "modelin" autoritar  dhe populisto-komunist të Amerikës Latine etj. dhe në orjentimin ose modelin e njohur të reformave ,transformimëve dhe një tranzicioni të gjithëmbarshëm dhe sistematik-drejt vlerave të njohura të kulturës dhe demokracisë liberale dhe progresiviste të Perëndimit.Në këtë drejtim duhet kuptuar dhe akceptuar edhe Rrugën e njohur të Republikës së Kosovës dhe tërë popullit ose kombit shqiptarë.Pa dallim.Drejt Evropës Perëndimore dhe "tregut global" të vlerave të prbashkëta të kulturës dhe civilizimit tonë botërorë.Ndonëse, në këtë kuader duke i njohur, akceptuar, përceptuar,konceptuar dhe anticipuar ligjet,parimet, rregullat dhe premisat e njohura etike dhe metaestetike të politikës s lartë dhe diplomacisë.Aty janë edhe eksplimiët, komplikimët,implikimët,amlifikimët dhe multiplikimët e ndryshme(të mundshme) në një kontekst ose sfond me të gjërë.Secilat prej tyre i kanë formulat, ekuacionet dhe zgjidhjet e veta.Kërkohet punë.Punë intelektuale(politike) dhe punë mekanike.Duhët bërë kompromise dhe komparacione të vazhdueshme në raportët dhe relacionet e njohura në mes politikës dhe shkencave të tjera shoqërore ose filosofike.Kjo gjithmonë duke i njohur dhe tërhequr paralelët dhe diagonalët e preferuara në kohë dhe hapësirë .Por..gjithmonë duke i ruajtur vetëvetën, identitetin,individualitetin dhe ekskluzivitetin tonë nacional dhe historik.Lidershipi kosovar duhet patur kujdes nga implikimët dhe amplifikimët e ndryshme eksterne ose eksplikative të elementëve të ndryshme "revolucionare" dhe "autoritare-totalitariste" të regjimëve të ndryshme në Amerikën Latine, Azi ose në Afrikë:Gjë që nuk iu bëjnë aspak mirë aspiratave dhe interesave të njohura të popullit dhe atdheut tonë.

Dhe..Përse Republika e Kosovës e ka të sigurtë pranimin ose anëtarësimin e saj në OKB-së ?

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 Duke u thirrur dhe mbështetur në parimet dhe principët themelore të Kartës Universale të OKB-së:

Siç dihet:Në bazë të ligjëve dhe rregullave të njohura ndërkombëtare(politike dhe juridike)mbi shtetët e pavarura dhe sovrane vlejnë këto norma dhe parime shtetërore dhe nacionale:1.Sovraniteti dhe integriteti teritorial i një vendi; 2.Vullneti i përgjithshëm ose gjeneral(Volonte Generele) i popullit për pavarësinë dhe sovranitetin e vendit të tyre; 3.Ndarja ose shkëputja( me luftë ose në forma tjera) nga një shtet tjetër pushtues ose kolonizues; 4.Shpallja e Pavarësisë; 5.Njohja dhe pranimi kombëtarë dhe ndërkombëtarë i atij vendi(Në rastin konkretë: I Republikës së Kosovës) dhe 6.Pranimi ose anëtarësimi në OKB-së.

Ndërkohë që liria, pavarësia dhe sovraniteti i një vendi ose populli janë e drejtë e patjetërsueshme dhe tepër sovrane(lexo:themelore dhe universale) e cila e përfshinë dhe nënkupton të drejtën e patjetërsueshme dhe tepër sovrane të një vendi ose shteti për të qenë i pavarur dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës:Duke filluar që nga pavarësia dhe sovraniteti i tij i brëndshëm(lexo:pushteti i pavarur, sovran dhe demokratik i gjyqësorit, legjislativit dhe ekzekutivit),në pavarësinë dhe sovranitetin e tij të jashtëm(si integriteti teritorial, sovraniteti i garantuar shetërorë dhe politik, sovraniteti dhe pavarësia e garantuar në politikën dhe diplomacinë e jashtme etjetj.),madje në parimët dhe principët tjera themelore dhe universale në kuader të Kartës Universale të OKB-së(lexo: paragrafi  2, pika 4 , apo :neni ose paragrafi 53, pikat 1,2 dhe 3 të  kapitullit preventivë nr.gjashtë të Kartës Universale të OKB-së ) mbi integritetin dhe sovranitetin e pacenuar teritorial dhe administrativo-juridik të një shteti të pavarur dhe sovran etj.Se këndejmi, Principi i lartëpërmendur mbi sovranitetin dhe integritetin e përgjithshëm shtetërorë dhe teritorial së bashku me mosndryshimin dhe moscenimin e kufijve të njohur shtetërorë dhe politik në Evropë etj.Përbën njerin prej parimëve dhe principëve themelore në kuader të Dokumentit të njohur të Helsinkit(1974).Ndërkaq, të drejtat e garantuara të popullit në vetëqeverisje dhe pavarësi(Gjithnjë sipas Dokumentit të Helsinkit) ndodhën të konceptuara dhe definuara në kuptimin e ngushtë( individual ose lokal) dhe në atë të gjërë(kolektiv ose universal) të fjalës.

Për me tepër ndërkaq, Ansamblea e Përgjithshme(Gjenerale) e OKB-së deri me sot i ka miratuar katër Rezoluta ose Deklarata Universale (në vitin 196O, në vitin 1966, 197O dhe ne vitin 1981) mbi të Drejtën e Përgjithshme(Universale) dhe në bazë të Rregullorës së Garantuar dhe Dispozitive të vendëve dhe popujve të ndryshëm për pavarësi dhe sovranitet shtetërorë dhe nacional mbi rregullat dhe parimët e njohura humane dhe politike si me poshtë: 1: Për popullin ose popujt e ndryshëm që kanë qenë nën sundimin dhe hegjemonizmin e përgjithshëm kolonial dhe militarist të një populli apo vendi tjetër.2:Për popujt ose vendët e ndryshme që kanë vuajtur dhe pësuar aq shumë nga regjimt e ndryshme raciste dhe militare-ekspanzioniste(Si Kosova dhe populli shqiptarë nga Serbia etj.si për shëmbull.).3: Për popujt dhe vendët e ndryshme që kanë qenë nën pushtim dhe në një shtetërrethim të përgjithshëm ushtarako-policor (Prap Kosova dhe shqiptarët nën ish jugo-serbo-sllavinë e dikurshme!!!)të një vendi tjetër e kështu me radhë.Ndonëse,në bazë të paragrafit shtatë(VII) të Deklaratës Universale të OKB-së ndodhën të parapara një sërë parimësh dhe mekanizmash të ndryshme adiministrative dhe juridike që iu paraprijnë faktorëve të ndryshëm relevant dhe ambivalent në këtë drejtim që bëjnë pjesë në kuader të së Drejtës së Përgjithshme dhe Universale mbi pavarësinë dhe sovranitetin e garantuar shtetëror dhe nacional të popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej rruzullit tokësorë.Ndërkaq, vendimët mbi njohjet dhe pranimin(anëtarësimin) e tyre në OKB-së mund të jenë diskrete, indiskrete,bilaterale, multilaterale etj.Sidoqoftë, shteti me i ri në Evropë dhe në Botë(Republika e Kosovës) i përmushë shumicën e kushtëve, kriterëve dhe standardëve kryesore për të qenë anëtare e rregulltë dhe fuqiplotë e OKB-së.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx