E premte, 09.05.2025, 01:28 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: As mish as peshk...

E enjte, 29.07.2010, 09:35 PM


Shteti dhe pavarësia e Kosovës nga një prizëm tjetër:

 

AS MISH AS PESHK....

 

-"Kapilizëm modern",utopizëm,socialkomunizëm,feudalizëm,apsolutizëm,anarkoliberalizëm apo "metaforë" e njohur e një sistemi(regjimi) të ndodhur dikund në mes krimit dhe fasadës...?!...

 

Nga Agron Shabani

 

1.Sic dihet:Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë(GJND-së) në Hagë edhe përkundër kërkesave dhe presionëve të jashtëzakonshme të Serbisë dhe aleatëve të saj:Vendosin në favor të shtetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës të Shpallur dhe të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht me 17 shkurt të vitit 2OO8.Ky mbase do të ishte Lajmi i shumëpritur dhe kryesor për njerëzit dhe popullin tonë në Republikën e Kosovës dhe gjithandej.Respekt.Ndonëse,pa i harruar këtu mbështetjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA-së dhe vendëve të tjera (mike dhe aleate) të Naotos dhe Perëndimit që ne shqiptarëve na ndihmuan dhe na u gjendën pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur kishim nevojë.Edhe njëherë Respekt i konsiderratës më të lartë nacionale dhe historike për të të gjithë miqtë dhe aleatët tanë natyror dhe historik në këtë drejtim.

2.Gjithnjë pa u ndarë ose pa u shkëputur për asnjë cast nga "konteksti" i lartëpërmendur festiv mbi vendimin dhe konfirmimiin(De Jure) të lirisë,shtetit dhe pavarësisë(De Facto) të Republikës së Kosovës:Në këtë kontekst ia vlen të cekët edhe vizita e paradoditshme zyrtare e kryeministrit të Republikës së Kosovës,z.Hashim Thaci në SHBA-së dhe takimet e tij zyrtare dhe konfidenciale me zyrtar të lartë të administratës amerikane në Uashington.Duke e vërë theksin në bisedat dhe takimet e zotit Thaci me nënpresidentin amerikan,Xho Bajden dhe "krahasimin historik" të Hashim Thacit  me themeluesin dhe "arkitetktit" kryesor të shtetit dhe kombit të madh amerikan,Xhorxh Uashingtonin(Georg ëashington) nga ana e nënpresidentit amerikan(Bajden)që i bën nderë jo vetëm figurës dhe personalitetit të pakontestuar të z.Thaci ,por edhe të gjithë neve qytetarëve shqiptar të Republikës së Kosovës dhe më gjërë-pa dallim.Respekt.

 Sidoqoftë,në këtë sfond të lartëpërmendur krahasimor ose analogjik të kryeministrit kosovar(Hashim Thaci) me kryearkitektin e shtetit dhe kombit të pavarur amerikan(Georg ëashington):Ngelën të paqarta parimet,premisat dhe modalitetët e ndryshme konspirative,analogjike,logjistike dhe të tjera në këtë drejtim.Cilat janë ato? Në radhë të parë ngelët i paqartë dhe tepër i mjegullt(evaziv) fakti në është e mundur dhe reale(logjik)e një analogji ose "apologji" e këtillë historike në mes  kryeministrit kosovar dhe kryeartitektit të lartëpërmendur të shtetit dhe kombit të madh amerikan(Xhorxh Uashington) në një kohë kur  "Xhorxh Uashingtonit tonë"(Hashim Thacit) po vazhdojnë ti mungojnë Akterët dhe Protagonistët e Rëndësishëm të lirisë,shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë martire dhe heroike.Ramush Haradinaj,Daut Haradinaj dhe shumë të tjerë si për shëmbull.Për të mos thënë këtu "Tomas Xhefersonët,Xhon Adamsët dhe Benxhamin Frenklinët" e Luftës dhe Revolucionit të njohur të UCK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë e kudo për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Ndërkohë që Xhorx Uashingtoni i vërtetë i lirisë,shtetit dhe pavarësisë së Kosovës(Adem Jashari i Madh) nuk ndodhët më në jetë.Lavdi komandantit legjendar të UCK-së dhe të të gjithë trimave dhe deshmorëve të tjerë të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët! Në anën tjetër ndërkaq,gjithnjë duke iu referuar krahasimit ose "apologjisë" së lartëpërmendur (historike dhe analogjike) të nënpresidentit amerikan:Të bën përshtypje mungesa e madhe(e pafalshme) e Ramush Haradinajt dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes se Tij monumentale dhe emblematike(Haradinaj) në Aktët ose "konventat" e njohura konstitucionale dhe institucionale të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës me 17.O2.2OO8 dhe kështu me radhë.Ndërkohë që ish komandanti legjendar i UCK-së ,gjegjësisht, ish kryeministri kosovar dhe lideri aktual i AAK-së,zoti Ramush Haradinaj ndodhët në një "parandalim(paraburgim) të rinjë" në Gjykatën e Hagës në bazë të kurthave,intrigave dhe dredhive tashmë të njohura(ortodokse dhe bizantine) të Serbisë në bashkëpunim me "burbonët" dhe "zhirondinët e brëndshëm" kosovar.Ramush Haradinaj se këndejmi,nuk e ka vendin në gjykatat e ndryshme vendore ose ndërkombëtare.Por,Ai dhe Familja e Tij lapidare dhe monumentale e kanë vendin dhe primatin e vecantë në Pantheonin më të lartë të Lavdisë së Madhe dhe Përjetësisë.Ramush Haradinaj është liria,shteti dhe historia vet.Dhe,jo vetëm Ramush Haradinaj.

3.Në bazë të informacionëve dhe "buletinëve" të ndryshme(informative dhe kundërinformative) të State Departmentit Amerikan dhe instituconëve të tjera amerikane në këtë drejtim:gjatë këtyre ditëve dhe kohëve të fundit ka mundur të mësohet mbi "reketimet" dhe abuzimet e ndryshme materiale dhe të tjera të Shik-ut kosovar me njerëzit ose qytetarët e ndryshëm në vendin tonë që kapin shifrën prej afro 2OO milion dollarësh amerikan.Në anën tjetër ndërkaq,udhëheqësit dhe "arkitektët" e tij kryesor(të Shik-ut kosovar pra!)si Kadri Veseli,Xhavit Haliti dhe të tjerë shetisin të lirë dhe pa therrë në këmbë rrugëve,strehëve dhe derickavë të ndryshme të Kosovës pa i pyetur dhe pa i penguar paskush në "puneën" dhe "misionin" e tyre "shtetëror" dhe "patriotik" në emër të "popullit(narodit) proletar" dhe "internacionalist" të Kosovës që "instruktorët" dhe "arkitektët" e ndryshëm të "popujve artificial" dhe "johiostorik"(lexo: të "popujve të dalur dhe të lindur nga lufta"!) e kanë pagëzuar me "kosovar".Aty janë edhe Nazim Bllaca dhe deklaratat e pradokohshme të Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit & Company mbi koperimin,bashkëpunimin dhe lidhjet e ngushta të Shik-ut dhe shërbimëve të ndryshme të PDK-së dhe UCK-së me shërbimët e ndryshme sekrete dhe intelegjente të Serbisë etj.gjatë dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë.Të deshifruar dhe formuluara me retrospektivën dhe" dialektikën " e ngjarjëve dhe zhvillimëve të mësipërme në Kosovë(sidomos duke e vërë theksin në parandalimin e fundit të Ramush Haradinajt në Hagë etj.etj.):kësaj i thonë dicka kundërmuese me "shije" dhe një erë të thartë kutërbuese.Për të mos u shprehur ndryshe:ku sipas "deklarimëve" të mësipërme të Kadri Veselit,Xhavit Halitit etj.kjo donë të thotë së në emër të UCK-së dhe Vlerave të njohura epokale dhe historike të Luftës së njohur clirimtare dhe patriotike në Kosovë kanë mundur(mund) të vrasin,burgosin,spunojnë dhe arrestojnë edhe serbët,malaziasit,shqiptaro-sebët,shqiptaro-malaziasit dhe pjesëtarët tjerë të "popullit artificial" dhe "johistorik"(kosovar pra!)në Kosovë.Në të kundërtën:lë të ngelët në ndërgjegjën dhe etikën e gjithëmbarshme shtetërore,nacionale dhe politike të Hashim Thacit,Xhavit Halitit,Kadri Veselit dhe të tjerëve sqarimi decidivë dhe përfundimtarë ndaj mëdyshjeve,paragjykimëve ,dilemave dhe spekulimëve të ndryshme(të mundshme) lidhur me involvimin e mundshëm të strukturave të ndryshme(centripetale ose centrifugale) të SHIK-ut dhe shërbimëve të ndryshme informative ose intelegjente të Serbisë në "rastin Haradinaj" dhe në rastët tjera të ngjashme në Kosovë.është koha e fundit për një gjë të këtillë në të mirën e paqës,relaksimit dhe stabilitetit të marëdhenjëve dhe raportëve të gjithëmbarshme institucionale dhe politike në Kosovë.

 4.Në kuadër të "luftës së pakompromis" dhe "zero-tolerancës" kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të njohur institucional dhe joinstitucional në Kosovë:Ditë me parë i ashtuquajturi "ministri i integrimëve euroatlantike"në qeverinë Thaci:Besim Beqaj me të hollat dhe djersën e njohur të punëtorëve dhe tatimpaguesve kosovar e ka blerë një veturë supërluksoze me vlerë të lartë hiq më pak se 5O.OOO euro.Ndërkohë që njerëzit dhe qytetarët e rendomtë(ndër të cilët edhe shumë invalid të luftës dhe familjar të deshmorëve) nuk kanë madje as bukë goje në sofër.Asgjë e re për natyrën dhe "karakterin" e njohur të "djalit të llastruar" dhe "mburravec" të Jakup Beqajt nga Gramaqeli i Decanit-përndryshe ish drejtor shkolle në vendlindjen e tij dhe ish udhëheqës i lartë komuno-pansllavist në komunën e Decanit gjatë kohës së sundimit të egër serbo-jugosllav në Kosovë.Ndonëse,pa i harruar  këtu edhe abuzimet dhe keqpërdorimet e shumëta zyrtare ose publike të Lutfi Hazirit(ministrit të kulturës në bordin qeveritar të Hashim Thacit i cili nuk di të flasi dhe të lëxoi si duhet shqip,por ia që "kumbaria" dhe "dashurickat" e tij me Fatmir Sejdiun dhe Hashim Thacin e kanë bërë "ministër të kulturës" dhe "njeri të madh" në qeverinë Thaci dhe shtetin-Sejdiu!)madje të zëvendëskryeministrave,ministrave dhe titullarëve të tjerë që e kanë filluar si të thuash "jetën ose botën e tyre politike,shkencore ose akademike "si milic (polic)rezervist të Serbisë rrugëve,strehëve dhe rrugicave të ndryshme të Kosovës duke i rrahur,burgosur,spiunuar dhe survejuar intelektualët dhe veprimtarët e ndryshëm shqiptar në Kosovë.Por,ia që sot janë bërë "prof.dr.",ministra,zëvendëskryeminisrta dhe "arkitekt kryesor" të "kushtetutave" të ndryshme ahtisariane,unmikistane dhe të tjera të "narodit proletar" dhe internacionalist në Kosovë.Për të mos thënë këtu "zeus të pakurorëzuar" dhe padronot (bosët) kryesor të  "xhunglës së madhe" të atyre "ligjëve të pashkelura" administrative dhe juridike në vendin tonë të "pavarur" dhe "sovran".Se këndejmi,nga e tërë ajo që është cekur dhe trajtuar më lartë:Në mungesë të strukturave dhe superstrukturave të mirefillëta shkencore,intelektuale dhe akademike në vendin tonë(Republikë e Kosovës)në njerën anë.Gjegjësisht, për shkak të inercionit,amorozitetit,etikës së munguar institucionale dhe konstitucionale,imoptencës së njohur intelektuale dhe profesioniste,madje,injorancës,amnezionit,kohezionit,përformansës politike etj.në anën tjetër:Pothuajse në të gjitha strukturat ose segmentët e njohura të shtetit dhe shoqërisë kosovare sikur janë futur dhe instaluar demagogët dhe profiterët e ndryshëm të pasluftës në Kosovë.Përkatësisht, kleptokratët,fiziokratët,burokratët,teknokratët dhe politokratët e ndryshëm pseudoprofesionist,antikombëtar dhe anarkoliberalist që po vazhdojnë t´i dërmojnë dhe shkatërrojnë tërësisht pronën private dhe atë shoqërore në Kosovën e psluftës.Duke i vjedhur,plackitur,shitur dhe stërshitur në këtë vorbull pronën dhe pasurinë e gjithëmbarshme në vendin tonë në emër të një të të ashtuquajturi "tregu të lirë" dhe "liberal-kapitalizmi" në Kosovë tek dreqi dhe i biri pa i pyetur fare qytetarët ose sovranin e vërtetë-popullin kosovar atje.Duke i shndërruar kështu shtetin,pronën dhe tërë shoqërinë kosovare atje në një "pronë private" të filan liderit dhe fistek udhëheqësit shtetëror ose politik atje.Dhe,të gjitha këto pra:në emër të një të të ashtuquajturi "kapitalizmi modern" në Kosovë i cili në rastin konkret nuk është asgjë tjetër përvecsë feudalizëm,apsolutizëm ose  bolshevizëm i njohur "revolucionar" dhe komuno-pansllavist.Duke i shtyrë dhe detyruar njerëzit ose qytetarët e thjeshtë në Kosovë për të punuar dhe për ta përhapur dhe propaganduar vazhdimisht "të vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" për liderët -shtet dhe shtetin-parti. 5.Karl Marksi në kuader të veprës së tij të njohur "Kritikë e politikës ekonomike" pos tjerash konstaton faktin se :"Në prodhimtarinë e gjithëmbarshme shtetërore ose shoqërore, gjatë tërë jetës së tyre njerëzit ose qytetarët e ndryshëm ndodhën të inkuadruar në marëdhënje ose raporte të caktuara dhe obligative ndaj shtetit dhe shoqërisë.Kjo pavarësisht deshirës(vullnetit),statusit,pozitës,marëdhënjëve dhe raportëve të ndryshme sociale,politike,materiale,ekonomike dhe të tjera më shtetin dhe me vet njeri tjetrin në këtë drejtim.Duke pleduar këtu në "diktturën e proletariatit" dhe në "metodat" e njohura revolucionare dhe politike në këtë kuader.Shih për këtë:Prudhoni,Bakunini dhe "anarkistët" tjerë reformator dhe "revizionist" atëbotë me plotë të drejtë kishin këmbëngulur dhe insistuar që "Materializmi Dilektik" i Karl Marksit së bashku me format dhe metodat e ndryshme "revolucionare" dhe bolshevike të zëvëndësoheshin dhe determinoheshim me Etikën dhe Kriticizmin e njohur shtetëror dhe politik të Immanuel Kantit dhe të tjerëve.Për të mos i lënë kështu përgjithmonë shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në "zonën e mugur" të "shoqërive" të devalvuara  skllavopronare,feudaliste ose kameralisto-apsolutiste si dikur.Për me tepër ndërkaq,hyrja dhe aplikimi i njohur në Realizëm së bashku me Besimin dhe botëkuptimin e njohur optimist dhe pozitivist ndaj arsimit,shkencës dhe teknikës.Atëbotë në një msë tepër të madhe kishin hasur në rezistenca,kundërshtime dhe ragime të ndryshme kritike dhe apsolutiste të ideologëve dhe propaganduesve të ndryshëm (utopist dhe mazohist) të "idealëve" dhe "teorive" të ndryshme "elitare" dhe "egalitare" të mentalitetit dhe traditave të lashta fetare,kulturore,nacionale dhe historike të kontinentit plak.Duke pleduar këtu në apsolutizmin e përgjithshëm shtetëror,politik,social,ekonomik,fetar,kulturor dhe të tjerë të shtetëve dhe shoqërive të asokohshme skllavopronare dhe apsolutiste.Duke i nxituar dhe stimuluar në këtë menyrë Analizat,studimet dhe kritikat e njohura historiko-politike të Alexis de Tocquevilleaus së bashku me Formulat dhe Analizat e njohura historiko-filozofike të Jacob Burckhardit,Sören Kierkegaardit,Fridrich Nietzsches,Artur Gobinosë,Fjodor Dostojevskit dhe  kështu me radhë.Që kishin të bënin me qëndrimin ose pozicionin e atëhershëm shpirtëror dhe konservativë të shtetëve dhe shoqërive të asokohshme skllavopronare dhe apsolutiste në Europë dhe më gjërë.Sidoqoftë,shteti më e ri në Europë dhe në botë(Republika e Kosovës) nuk është ngritur dhe projektuar mbi "ligjët" ose sloganët e dikurshme skllavopronare,autoritare ose apsolutiste.Madje,as në etapat ose periudhat e ndryshme të politikës së forcës dhe një imperializmi të njohur kolonial ose gjysëmkolonialist.Por në kohën moderne të globalizmit dhe integrimëve të njohura kontinentale dhe interkontinentale.Për fat të mirë.Apo?!...



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx