E premte, 09.05.2025, 02:03 AM (GMT+1)

Mendime

Lindita Sejdiu: Dy vjetë qeverisje të koalicionit VMRO-BDI

E merkure, 28.07.2010, 09:58 PM


Dy vjetë qeverisje të koalicionit VMRO-BDI

 

Nuk ndodhi as dialogu politik, as pajtimi ndëretnik

 

Të gjithë kanë besuar dhe kanë pritur se me bashkëqeverisjen e këtyre dy forcave politike, deri dje antagoniste, shumë gjëra do të nisin për së mbari. Është pritur se pikërisht këto dy forca politike që ishin të përfshira në një konflikt të rrezikshëm ndëretnik, më në fund do ta pajtojnë shoqërinë e ndarë mbi baza etnike. Pajtimi i shumëpritur ndëretnik, ndodhi vetë në kabinetin e Gruevskit, por jo edhe në shoqëri, në jetën e përditshme. Në vend të këtij pajtimi, qeveria projektoi ndarje të reja, duke imponuar zgjidhje e forma arkitektonike fetare, antike e frustruese që favorizonin njërin etnikum dhe injoronin etnikumin tjetër.

 

Nga Lindita SEJDIU

 

Dy vjetë qeverisje të koalicionit VMRO-BDI nga shumë media e analistë u vështrua, sipas këndvështrimeve të ndryshme. Sikundër dihet, ky koalicion erdhi pas zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën para dy vjetëve. Qëllimi i mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme atëherë, nuk e arsyetoi koalicionin e mëvonshëm në disa pika. Në radhë të parë, dialogu politik, që ishte aq me defekte dhe aq i munguar në koalicionin pararendës VMRO-PDSH, tani, pas dy vjetëve, nuk ka bërër kurrfarë përparimi. Përkundrazi, hetohet një statuquo në këtë plan. Pastaj, reformat dhe investimet ekonomike, që aq shumë u trumbetuan nga kryeminsuri aktual, jo vetëm që nuk ndodhën, por grafikoni social e ekonomik i qytetarëve të këtushëm shkoi duke zbritur në nivele shqetësuese.

Në planin e marrëdhënieve ndëretnike e ndërfetare, qeveria aktuale promovoi projekte që ndikuan në ftohjen e këtyre marrëdhënieve. “Shkupi 2014”, do të jetë kurora e të gjitha budallallëqeve të qeverisë aktuale.

 

Shkupi zyrtar vazhdon të ngelë peng i një qëndrimi iracional, sa i përket kontestit me Greqinë. Mosndryshimi i emrit dhe mosgjetja e një solucioni të ndërmjetëm për ta tejkaluar këtë ngërç, e bënë diplomacinë maqedonase dhe qeverinë aktuale jo inventive në sytë e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo mungesë invence po i kushton shtrenjtë Maqedonisë në planin e integrimeve euro-atlantike, duke e larguar atë gjithnjë e më shumë nga dyert e Brukselit.

 

Në politikë ka rezultate dhe nuk mund të imagjinohet, që rezultati të del pozitiv, nëse parametrat kryesor të politikbërjes tregojnë mospërmbushje të synimeve dhe objektivave për të cilat edhe merret mandati për të qeverisur. Risi e kësaj qeverisje është vetëm afrimi i dy forcave politike në një koalicion të përbashkët, të cilat në të kaluarën kishin një histori të tmerrshme armiqësie. Të gjithë kanë besuar dhe kanë pritur se me bashkëqeverisjen e këtyre dy forcave politike, deri dje antagoniste, shumë gjëra do të nisin për së mbari. Është pritur se pikërisht këto dy forca politike që ishin të përfshira në një konflikt të rrezikshëm ndëretnik, më në fund do ta pajtojnë shoqërinë e ndarë mbi baza etnike. Pajtimi i shumëpritur ndëretnik, ndodhi vetë në kabinetin e Gruevskit, por jo edhe në shoqëri, në jetën e përditshme. Në vend të këtij pajtimi, qeveria projektoi ndarje të reja, duke imponuar zgjidhje e forma arkitektonike fetare, antike e frustruese që favorizonin njërin etnikum  dhe injoroin etnikumin tjetër.

 

Shqiptarët të ndodhur në një situatë të tillë absurdi, e patën vështirë ta sfidojnë një  mënyrë të tillë qeverisjeje, sepse edhe sot e gjithë ditën tek shqiptarët mungon opozita reale, apo alternativa e njëmendët politike. Prandaj edhe rejtingu i partive politike në pushtet ngelë i pacënuar, kurse rejtingu i partive opozitare mezi arrin të ruan kuotat e besueshmërisë.

 

Një qeveri u reziston sfidave, vetëm atëherë kur fillon të ballafaqohet me vetveten, duke nxjerrë nga vetja të keqen që e frenon të ecë përpara. Kjo qeveri nuk u vetëpastrua, por edhe ata që e kritikuan, fatkeqësisht iu futën kësaj pune duke i patur edhe vetë duart e përlyera.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx