E shtune, 26.07.2025, 12:04 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Shqipëria në sytë e përmalluar të një mërgimtari shqiptar...

E shtune, 31.07.2010, 05:34 PM


Shqipëria në sytë e përmalluar të një mërgimtari shqiptar...

 

Nga Agron Shabani

 

Eshtë një mbrëmje e vonë korriku me  plot duf dhe vapë shumë dikundi në mërgim.Gjermani... Vendlindja dhe atdheu ynë i përbshkët(Shqipëria...) edhe sonte prap atje diku largë...Përtëj kodrave,detërave të ndryshme dhe bjeshkëve.Në "top listën" e sotme kulturore dhe informative të një kanali të njohur televiziv gjerman ndodhët një telereportazh i shkëlqyer mbi Vendin e Bijve të Shqipes.Shqipërinë tonë Mëmë.Emocionet dhe impresionet e rastit janë të papërshkruara.Të jashtëzakonshme.Tek i shikon gjithë emocione të thella dhe me pasion ato bukuri përrallore të tokës shqiptare!Të bëjnë përshtypje valët dhe ato dallgë të dalldisura dhe t´hallakatura të Adriatikut shqiptar që metojnë t´ua shuajnë paksa etjen dhe krenarinë e pashuar tokës dhe atyre trojeve të pnënshtruara të Shqiponjave të Gjergj Kastriotit.Malet,bjeshkët,kodrat dhe ato kreshta të thepisura dhe tepër krenre rrenzë atyre brigjeve të bukura të bregdetit shqiptar të bëhët se janë mplakur dhe shtyrë paksa në moshë nga  jeta e gjatë dhe pritja.Ndërkohë që lumenjtë e bekuar të Fanit,Drinit të Bardhë,Lanës ose Shkumbinit iu japin jetë,gjallëri dhe pjellori të reja tokës dhe atyre fushave të paana me plot e përplot bari,kullosa dhe bereqete të shumëta që në tokën shqiptare i ka falur dhe blatuar Zoti.Aty janë edhe të rinjët dhe femijët(fatosët) e vegjël shqiptar që Shqipërinë tonë Loke nuk e lënë të mplakët as të mërzitët kurrë.Të pelqen uji i ftohët i Valbonës tek zrbet rrembyshëm dhe gjithë turfullim përposhtë atyre kanjonëve të serta dhe tepër kumbuese tek vau i tij.Rrezet e shëndetshme të diellit që i merr në prehër dhe në përqafim të thellë toka e bekuar e shtetit tonë ëmë.Alpet e bardha të SHQIPëRISë që si një "kurorë e kristaltë" magjike ia freskojnë dhe flldisin një trohë qiellin e përflakur tokës së zjarrtë shqiptare. Dhe..të rinjët e të rejat(bukuroshet) e njohura shqiptare që ta ushqejnë shpirtin dhe kënaqin syrin.Në vazhdim të emisionit(reportazhit) të lartëpërmendur në fjalë:Të bie në sy sharmi,stili,bukuria,eleganca,përformansa dhe delikatesa e njohur ekselente dhe tepër ekzotike e kryetares së nderuar të kuvendit(parlamentit) shqiptar,prof.dr.Jozefina Topallit.Asaj "mbretëreshe të pakurorëzuar" të bukurisë,kulturës,parlamentrizmit,demokracisë,politikës dhe diplomacisë shqiptare në përgjithësi.Aty është edhe prof.dr.Sali Bërisha Ai ´Gjergj Kastriot´ nacional dhe politik i Ditëve tona.Prof.dr.Bamir Topi-presidenti shqiptr dhe plot të tjerë politikan,ministra,deputet dhe titullar të ndryshëm të shteit dhe politikës shqiptare në metropolen e njohur të politikës dhe shtetit  tonë ëmë.Në Tiranë...Aty dhe Atje janë  edhe Shkodra,Kruja,Mirëdita,Tropoja,Bajram Curri,Kukësi, Elbasani,Korca, Berati,Gjirokastra,Përmeti,Saranda dhe Vlora kushtrimtare dhe kryengritës.Me Flamur në dorë,me pushkë në krih dhe më zjarr në sy! Den Baba Den...Natën dhe ditën.Pa u lodhur as trembur kurrë nepër luftëra të ndryshme dhe beteja dhemb për dhëmb,fyta-fyt dhe ballë për ballë! Për liri,për flamur,për bashkim dhe pavarësi! Dielli i ngrohtë i Shqipërisë  sonë Mëmë bën Dritë dhe të ngrohë edhe diku largë.Në mërgim.Ahh...Shqipëra ime! Shqipëria jonë e bukur,e dashur, e dlirë dhe aq e shtrenjët.Sa jeta.Rroftë Shqipëria!Piemonti i të të gjithë shqiptarëve dhe shqiptarizmës.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx