E diele, 19.05.2024, 05:12 PM (GMT+1)

Mendime

Besar Shkëmbi: Kritikë apo demantim rreth rastit të Leshanit të Pejës

E hene, 02.08.2010, 08:59 PM


Kritikë apo demantim rreth rastit të Leshanit të Pejës

 

Nga Besar Shkëmbi

 

Në lexim e sipër për Leshanin e Pejës ,përveç të tjerash,gjeta edhe një shkrim nga Hysen Dreshaj-Besniku, ku nder të tjera ka shkruar edhe për rastin e Leshanit,gjegjësisht për të madhin Tahir Lush Berishën nga Leshani i Pejës. Në citatin e marrë nga ai artikull,del se: 1. i madhi Tahir Lush Berisha ka rënë heroikisht me 1991, 2.se u betua para shokëve të tij të LPK-së dhe 3.se la një milic serb të vrarë e një tjetër milic për jetë të paralizuar. Të gjitha keto , përveç asaj që ra heroikisht ,të tjerat nuk përkojnë me realitetin. Realiteti është me sa vijon: 1.Tahiri ra pikërisht në agun e 26 Majit të 1992-ës jo me largë se 5o m. prej shtëpisë se tij, 2.ai nuk u betua para shokëve të tij të LPK-së” dhe as ishte anëtar i saj dhe 3.ku thuhet,se la të vrarë një milic serb e një milic tjetër për jetë të paralizuar,duhet të thuhet lanë të vrarë një milc serb e një milic tjetër për jetë të paralizuar. Hysen Dreshaj-Besniku dhe të gjithë të tjerët që shkruan për të madhin Tahir Lush Berishën e dinë fare mirë se ai nuk ishte vetëm.Atë natë,me të ishte njëri nga shokët e tij më,besnik profesori Ramadan Ademaj,aktiv dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarje.Në luftën që zhvilluan ai bashkë me Tahirin në atë ag të 26 Majit të 1992 vranë një polic serb dhe plagosen një tjetër duke e lëne të paralizuar për jetë.Fatkeqësisht,duke luftuar edhe një herë kundër armikut me armen lënë trashëgim nga i ati, ra heroikisht edhe Tahiri,mësues në shkollën fillore në Grabanicë të Klinës. Nuk e di pse,por përveç Zekerja Canës, as njëri nga ata nuk përmendin në shkrimet e tyre atë që iu gjend pranë dhe u nda i fundit nga ai.Andaj kjo me shtyri që, Hysen Dreshajt-Besnikut dhe të gjithë atyre që shkruajten për rastin e Leshanit ,gjegjësisht Tahir Lush Berishen ,t’u tregoj se Ramadan Ademaj jam unë,i lindur e i rritur në Leshan të Pejës,se as njeri nga ata nuk di më mirë se unë rreth këtij rasti dhe as e njeh më mirë se unë Tahir Lush Berishën me të cilin u rritem e vepruam se bashke. Edhe Tahiri u lind e u rrit në Leshan të Pejës.Shkollën fillore e mbaroi në Gllaviçicë,tash, Shën Gjon,ndërsa të mesmen në shkollën ,e ashtu quajtur atëherë ,shkollë e artit,drejtimi i dizajnit.Kur shumë kush akoma punonte për bashkim-vëllazërimin ose nuk i mbante,me falni në shprehje,bytha, Tahiri u paraqit vullnetar i pa pagesë të punojë në arsimin shqip për ta ndihmuar atë në kohën kur regjimi millosheviçian me kushtetutën famëkeqe mundohej të heqë nga planprogramet shkollore faqet më të ndritura të historisë sonë.Ai kishte tamam sjellje qytetari.Sa ishte i afërt dhe i sjellshëm ,jo vetëm me nxënësit dhe kolektivin ku punonte,me bashkëfashatrët me shokët dhe miqtë e tij po aq i rreptë e i egër ishte ndaj armikut dhe atyre që luanin me fatin e kombit.Revolen ,trashëgim nga i ati,kurrë nuk e hoqi nga rripat që i mbante në krihë.Ishte kurdoherë i gatshëm ta përdore në rast se i rrezikohej jeta e nxënësve a e kolektivit ku punonte.Për ketë dëshmon drejtori i shkollës dhe kolegu i tij Xhafer Shabani nga fshati Sferkë e thatë i cili e pësoi keq atë dite kur u vra Tahiri.Pervec revoles kishte ëe shtëpi edhe bomba,vezë siç i quante ai.Një ditë pa u vra kur donim të niseshim për të Mustafë Haradin,ku kishim lëne takimin, ia kërkoi të motrës,Galës,e cila i kishte mëshehur ato në një vend më të sigurtë.Në ballë të dhomës se pritjes kishte një shqiponjë dhe një portret të Skënderbeut sa muri të gjatë të cilin e kishte punuar vet. Mos të zgjatemi shumë rreth jetës se tij po të kalojmë me një herë në çështje. Se ai ishte përleshur edhe një herë tjetër mu me të njëjtët policë në vendin e quajtur Dërplane të Sferikës se thatë me c‘rast ishte plagosur, përveç anëtareve të familjes se tij,jo të gjithë,veç meje nuk e ka ditur askush.Me ta u përlesh të hakmerret për të vëllain e tij të vogël,Magjunin.i cili çdo ditë udhëtonte me këmbë për të ndjekur mësimet në gjimnazin e Pejës ,në paralelet e ndara në Trestenik të Pejës. Tahiri mu bashkua në aktivitetet e mia politike pas mbledhjes se nënshkrimeve për DEKLARATËN E PAVARËSISË se Kosovës dhe regjistrimit të popullsisë për të cilat kisha marrur për sipër ta bëja në pjesën e epërme të fshatit,pjesën që gjendedet në anën e majtë të magjistrales Pejë-Prishtinë.Për ç’shkak mu desh të largohem nga shtëpia për gjashtë javë të tëra sepse me kishte rënë në gjurmë stacioni i policisë në Klicinë.Ky stacion ishte aq mirë i informuar për mua nga “njerëz të “ndershëm” sa që e dinin edhe cilat janë lopët e mia kur i shihnin në livadh duke kullotur.Ketë e dëshmon një fqinji im i cili një ditë kur po kulloste edhe lopët e mia me të vetat,policët shkojnë dhe e pyesin për mua.Kur ai u thotë se nuk di as gjë ,ata e pyesin,duke bërë me gisht kah lopët e mia ,se pse atëherë edhe lopët mia janë bashkë me të tijat. Pra as Hysen Dreshaj-Besniku dhe as të gjithë ata që shkruan rreth këtij rasti nuk përmendin dhe nuk u interesuan apo nuk deshën të interesohen dhe të informohen nga ai i cili u nda i fundit nga Tahiri. Për mua këta nuk kishin etikë gazetari.bile njëri prej tyre,lëre që nuk kishte etikë gazetari po ai nuk kishte as etikë gomari. Për aktivitetin dhe qëndrimin tim politik ,më se miri ,flasin poezitë e mia “Në zemër gurë kullash kishte”kushtuar nënës se Tahirit,”Bisedë me një dëshmor në ditën e pavarësisë”kushtuar vet Tahirit,”Dua të jam Migjen i ri”,”Prap ta dridhi Beogradin”,”Molla e sherrit”,Telegrami dërguar me rastin e 8 vjetorit të rënies se ti e të tjera në përmbledhjen e poezive”Ku ta shuaj flakën e etjes për ty Kosove” e cila doli nga shtypi para pak ditesh.Këto mund t’i gjeni edhe ne faqen time personale [www.leshaniipejes.tk] Tani diçka rreth aktiviteteve të mia që në një mënyrë a një tjetër lidhen me rastin e Lëshanit. Kur formuam nëndegën e LD-ke në BL të Leshanit i pari nga të tjerët,me propozimin e të deleguarit të LD-së që kishte ardhur nga qëndra,dmth Prishtina,i pari u propozova kryetar i saj,i pari u propozova kryetar rinie dhe kryetar i grupit për kthimin e refugjatve ,por unë nuk pranova nga se akoma e kisha në shtëpi librezën e LKJsë në të çilen pa ditur në fare nga klasa ime në Gjimnazin e Pejës,si nxënës të dalluar,në OTH te LKJ,na kishin pranuar mua,Adem Shalën,tash prof.i Filozofi-sociologjisë dhe Shefqet Thaçin,jurist i diplomuar, tani shef i administratës komunale në ndërtesën përtej Lumbardhit. Edhe pse aty kishte serbë,pa hezituar fare fola haptas kundër politikes se regjimit serb që ushtronte Jugosllavia atë kohë Kosovë. Jo vetëm që nuk pranova postet që mu ofruan atë natë por propozova që në këto vende të mos pranohen të gjithë ata që akoma nuk i kishin dorëzuar zyrtarisht librezat e LKJ-së.Ky propozim u pranua unanimisht nga të pranishmit. Fjalimi im atë natë,të nesërmen u dha i tëri në emisionin “Ngjarje dite”që emitohej nga RP-na Isha pjesëmarrës në demonstratat e 11 e 23 marsit,1,2 dhe 3 Prillit.Për këtë u shpërbleva me hajmalinë që e gjeta në recepsionin e konviktit nr.3 ku shkruante se me ndalohet hyrja dhe banimi në Qendrën e studentëve ,ndërsa në Degën e Letërsisë dhe gjuhës shqipe me larguan nga LKJ-se. Pas mbarimit të unverzitetit aktivitetin tim e kam vazhduar në BL të Leshanit,se ciles i përkisja. Isha i deleguar i BL në Komitetin rinor në KK të Pejës,anëtar kryesie në BL dhe në kryesinë e fshatit tim,anëtar kryesie dhe anëtar i këshillit artistik në SHKA “Haxhi Zeka të Leshanit,organizator i shumë tubimeve dhe demonstratave në fshatin tim,kundërshtari më i zëshëm në kundërshtimin e kushtetutës se dhunshme serbe e sidomos kundër atij neni famëkeq që ishte për arsimin shqip.Nuk e di as vet si shpëtova pa me burgosur atë natë kur në një mbledhjen të fshatit ku po diskutohej rreth kësaj çështje,mbledhje në të çilen ishte edhe delegacioni komunal i përbëre nga tre veta,njëri i nacionalitetit serb .Atë natë nuk hezitova fare të flas haptas dhe në mënyrë ironizuese rreth planeve të regjimit në fuqi që donte ti marrë edhe atë pak autonomi që kishte Kosova. Të mos zgjatem në imtësia por mos te harroj këtu se në mbledhjen e fshatit që mbahej për organizimin e zgjedhjeve për parlamentin e parë shumë partiak dhe presidentin e Kosovës,vet Tahiri me propozoi anëtar komisioni, propozim ky që u pranua unanimisht nga te gjithë. Dua të përfundoj duke e përshkruar në pika të shkurtra ngjarjen e asaj nate të kobshme. Atë natë në shtëpinë e Mustafë Haradinit nuk kemi shkuar të numërojmë vota siç kanë shkruar mediat por për të festuar për suksesin e punës sonë.Gjate gjithë kohës që prej fillimit e deri të mbyllja e kutive,edhe pse policia kishte ardhur tri herë deri të xhamia,bashkëfshatarët nuk lejuan që ata të futën brenda.Ashtu ishte marrëveshja.Të gjithë ata që ishin mbi moshën tetëmbëdhjetë vjeçare duhej të ruanin në oborrin e xhamisë qe mos të lejojnë të futet as kënd brenda ku po mbaheshin zgjedhjet përveç anëtarëve të komisionit.Numërimin e votave e kishim bërë menjëherë pas mbylljes se kutive ne shtëpinë e Bajram Fekëve që ishte menjëherë pas murit te xhamisë dhe i kishim percjellur me nje herë në qendër. Po sa kemi ndalur në oborr të Mustafës,Tahiri ka nxjerrë revolen dhe ka shti në ajr.Më që stacioni i policisë në Kliçinë nuk ishte më larg se 5oo-6oo m.dhe policia mund të arrinte deri aty për pesë minuta vendosem ta largojmë revolën.Atë e mori Demë Haradini i cili kishte me vete një biçikletë dhe me të mund të ikte me shpejtë se ne.Me një herë kemi filluar të shpërndahemi se cili në drejtimin e shtëpisë se vet.Me që unë dhe Tahiri kishim shtëpitë në drejtim të njëjtë dhe pak me larg se të tjerët na u desh ti bëjmë dy-tri kilometra se bashku për të vazhduar unë edhe nja 5oo m.me tutje deri në shtëpinë time,por fati deshi të ndodhe krejtë ndryshe. Pasi kemi marrë revolen nga Dema i cili kishte qenë duke na pritur në oborrin e shtëpisë se tij kemi vazhduar prap në drejtimin e shtëpive tona por pa ecur as njëqind m.kemi parë policët që ishin ndalur para shtëpisë se tij të çilen na urdhëruan të ndalemi dhe t’i grisim duart larte.Më që unë e dija serbishtën u thash se jemi ndalur dhe kemi ngritur duart lartë.Deri sa na u afruan policët Tahiri me tha “deri sa unë t’i mbuloj policet me zjarr ti duhet të ikësh sepse ti ke grua dhe fëmije.”I thashë të mos bëjë ndonjë marri por ai kishte vendosur të luftojë me ta.Atëherë i thash si do që të ndodhë do të jemi bashkë. Njëri nga policët me është ofruar dhe me ka qëlluar me kondak të automatikut në gjoks.Duke mbajtur gjoksin kam ra në gjunjë dhe kam mbajtur Tahirin i cili u qëllua nga polici tjetër.Tahiri nuk ka lejuar t’i afrohet afër polici tjetër.Ka nxjerrë revolën dhe ka shti në të dhe e ka shtri për toke por në të njëjtën kohë ka ra edhe vet.Kam marrë revolën dhe kam shti në policin tjetër.Duke menduar se edhe ai ka vdekur kam filluar të ikën me vrap nga vendi i ngjarjës.Pa u futur akoma në rrugicën që çonte në drejtim të shtëpisë sime,është zbrazur një karikator automatiku në drejtimin tim.Fati e deshi të shpëtoj nga plumbat që shkonin kah këmbët e mia.Para shtëpisë se Tahirit kam gjuajtur aparatin fotografik që kishte me vete dhe kam vazhduar tutje.Duke vrapuar kodrës që çonte në pyllin që ishte pronë e familjës se Tahirit janë zbrazur edhe dy karikatorë të tjerë fishekësh.Edhe këtu deshi i madhi dhe shpëtova. Pasi qëndrova,rreth gjysmë ore në pyll ,duke vëzhguar se mos me ndiqte njeri ,kam dal nga pylli dhe duke ecur nëpër një vije me ujë e baltë,kisha dëgjuar se kështu humben gjurmët qenit zbulues,i jam ofruar shtëpisë dhe nga një dritare e vogël që ishte prapa jam futur brenda. Pas pak ka ardhur axha i Tahirit, Ramushi,për t’i thënë shoqës sime për mua,të dal nga shtëpia e të mëshehem në pyll nga se kishte dëgjuar të shtëna armesh.Ai e dinte se mua me ndçnin akoma dhe kishte menduar se kishin ardhur të me kapnin dhe kishin gjuajtur në mua.Kur gruaja ime thotë se unë veç kisha dalë e futë në pyll ai kthehet për të ardhur përsëri pas dhjetë-pesëmbëdhjetë minutash. Atëherë kam dalë unë.Ramushi me tha që mos të dalë prap “se ata qentë kishin shtëne në njëri tjetrin”.Edhe pse unë i tregova se ne,unë dhe Tahiri ishim ndeshur me ta dhe se Tahiri kishte mbetur i vdekur ai nuk donte t’i besonte të vërtetës. Pas një gjysmë orë pothuaj gjysma e fshatit ishte në oborrin e shtëpisë sime.Me këshilluan të ikën nga shtëpia dhe të strehohëm dikund tek të afërmit.Në fillim nuk pranova por pasi insistonin të gjithë vendosa të largohëm. Po sa kam dalë pas shtëpisë dhe jam futur në malin tim bashke me dy gratë e dy axhallerev të cilat kishin vendosur të me përcillnin deri sa te strehohesha ne një vend te sigurtë, kam dëgjuar policinë duke sharë në “shiptarsku mjaku” Me vone kam dëgjuar se aty,në oborrin tim, jo vetëm që i kanë rrahë deri në alivanosje po edhe iu kanë thyer gjymtyrët. Sipas Mustafë Haradinit, me të cilin u takova në Tiranë,më se keqi e kishin pësuar dy vëllezërit e Tahirit,Skënderi dhe Magjuni,dy te bijtë e axhës,Ramushit,Enveri dhe Fadili,fqinji i Tahirit,Idriz Haliti,Shpend Sadiku dhe të gjithë ata që i kishin gjetur në oborrin tim.Nënën e Tahirit,Shkurten,bashkë më të bijtë Skënderin dhe Magjunin i kishin marrë me vete në SUP-in e Pejës.Ne SUP kishin marrur edhe axhën Muratin me të birin e tij Shaqirin. Gruas sime,edhe pas tre muajsh kur u bashkuam në Rijeka të Kroacisë i diktoheshin akoma shënjat nëpër trup.”Kur mi kanë shtrirë fëmijët për tokë dhe kanë dashur t’i shkelin me tank” tregon ajo “kurrë në jetën time nuk jam gjetur më ngusht.Edhe nëse copë e grimë i bëjnë, pata vendosur të mos tregoj asgjë.” Edhe dy axhallarët dhe anëtarët e tjerë të familjes i mbështesin me duar për muri dhe i rrahin deri sa i lënë te shtrire për tokë. Pasi qëndrova disa ditë nëpër familje të afërmëve mua mu desh të strehohem në bjeshkët e Istogut,saktësisht në bjeshkët mbi fshatin Cercë sepse me kishin rënë në gjurmë. Duke menduar se jam strehuar në Ruhot dhe Gurakoc pas dy javësh e pësojnë keq familjet e Fehtah e Shaban Sokolit,ku isha strehuar natën e pare pas ndeshjës me policët serbë,dhe pese’gjashte familje Dinaj. Pas qëndrimit disa ditor në bjeshkët e Cerces,lidhje pas lidhje arrij të strehohem në familjen Buçolli në Raushiq të Pejës,të çilen shfrytëzoj rastin ta falënderoj shume,.Kryetari i degës se LDK-së ishte një djalë nga kjo familje me ndihmën e të cilit kalova në Shqipëri e nga Shqipëria me ndihmën e policisë kroate në Kroaci e prej aty në Gjermani. Ja pra kjo ishte e tëra dhe ketë kritike apo demantin të disa shkrimeve rreth rastit te Leshanit e bëra jo me qellim të keq për të gjithë ata që shkruajten për Tahirin a as një herë nuk u kujtuan të vijnë deri të unë që të informohen më mirë po ia futen paushall si kanë dëgjuar nga të tjerët ose nuk lexaun shkrimet e Zekerja Canes i cili bashkë me një senator belg kishte qenë në vend te ngjarjës mu atë ditë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora