Mendime
Besar Shkëmbi: Kritikë apo demantim rreth disa shkrimeve rreth rastit të Leshanit të Pejës
E shtune, 31.07.2010, 05:58 PM
Kritikë apo demantim rreth disa shkrimeve rreth rastit të Leshanit të Pejës
Po të njëjtën gjë ai e kishte bërë edhe kur biri i madh i Kosovës, Tahir Berisha, ishte betuar para shokëve të tij të LPK-së se nuk do ta duronte dorën serbe dhe bie heroikisht në Leshan të Pejës, në vitin 1991,duke lënë një milic serb të vrarë e një tjetër milic përjetë të paralizuar
Nga Besar Shkëmbi
Në lexim e sipër për Leshanin e Pejës ,përveç të tjerash,gjeta edhe një shkrim nga Hysen Dreshaj-Besniku, ku nder të tjera ka shkruar edhe për rastin e Leshanit,gjegjësisht për të madhin Tahir Lush Berishën nga Leshani i Pejës.
Në citatin e marrë nga ai artikull,del se
1. i madhi Tahir Lush Berisha ka rënë heroikisht me 1991,
2.se u betua para shokëve të tij të LPK-së dhe
3.se la një milic serb të vrarë e një tjetër milic për jetë të paralizuar.
Te gjitha këto , përveç asaj që ra heroikisht ,të tjerat nuk përkojnë me realitetin. Realiteti është me sa vijon:
1.Tahiri ra pikërisht në agun e 26 Majit te 1992-ës jo me largë se 5o m. prej shtëpisë se tij,
2.ai nuk u betua para shokëve të tij te LPK-së” dhe as ishte anëtar i saj dhe
3.ku thuhet,se la të vrarë një milic serb e një milic tjetër për jetë të paralizuar,duhet të thuhet
lanë të vrarë një milc serb e një milic tjetër për jetë të paralizuar.
Hysen Dreshaj-Besniku dhe të gjithë të tjerët që shkruan për të madhin Tahir Lush Berishen e dinë fare mirë se ai nuk ishte vetem.Atë natë,me te ishte njëri nga shokët e tij më,besnik profesori Ramadan Ademaj,aktiv dhe pjesemarres i drejteperdrejte ne ngjarje.Ne luften qe zhvilluan ai bashke me Tahirin ne ate ag te 26 Majit te 1992 vrane nje polic serb dhe plagosen nje tjeter duke e lene te paralizuar per jete.Fatkeqesisht,duke luftuar edhe nje here kunder armikut me armen lene trashëgim nga i ati, ra heroikisht edhe Tahiri,mesues ne shkollen fillore ne Grabanice te Klines.
Nuk e di pse,por pervec Zekeria Canes, as njëri nga ata nuk permendin ne shkrimet e tyre ate qe iu gjend prane dhe u nda i fundit nga ai.Andaj kjo me shtyri që, Hysen Dreshajt-Besnikut dhe të gjithë atyre që shkruajten për rastin e Leshanit ,gjegjësisht Tahir Lush Berishen ,t’u tregoj se Ramadan Ademaj jam unë,i lindur e i rritur në Leshan të Pejës,se as njeri nga ata nuk di më mirë se unë rreth këtij rasti dhe as e njeh me mirë se unë Tahir Lush Berishen me të cilin u rritem e vepruam se bashke.
Edhe Tahiri u lind e u rrit në Leshan te Pejes.Shkollen fillore e mbaroi në Gllaviçicë,tash, Shën Gjon,ndërsa të mesmen në shkollën ,e ashtu quajtur atëherë ,shkollë e artit,drejtimi i dizajnit.Kur shumë kush akoma punonte për bashkim-vëllazërimin ose nuk i mbante,me falni në shprehje,bytha, Tahiri u paraqit vullnetar i pa pagesë të punojë në arsimin shqip per ta ndihmuar ate ne kohen kur regjimi milloshevician me kushtetuten famëkeqe mundohej te heqe nga planprogramet shkollore faqet me te ndritura te historise sone.Ai kishte tamam sjellje qytetari.Sa ishte i afert dhe i sjellshem ,jo vetem me nxenesit dhe kolektivin ku punonte,me bashkefashatret me shoket dhe miqte e tij po aq i rrept e i eger ishte ndaj armikut dhe atyre qe luanin me fatin e kombit.Revolen ,trashëgim nga i ati,kurrë nuk e hoqi nga rripat që i mbante në krihë.Ishte kurdoherë i gatshem ta perdore ne rast se i rrezikohej jeta e nxenesve a e kolektivit ku punonte.Per kete dëshmon drejtori i shkolles dhe kolegu i tij Xhafer Shabani nga fshati Sferke e thate i cili e pesoi keq ate dite kur u vra Tahiri.Pervec revoles kishte ne shtepi edhe bomba,veze sic i quante ai.Nje dite pa u vra kur donim te niseshim per te Mustafe Haradin,ku kishim lene takimin, ia kërkoi te motres,Gales,e cila i kishte meshehur ato ne nje vend me te sigurte.Ne balle te dhomes se pritje kishte nje shqiponje dhe nje portret te Skenderbeut sa muri te gjate te cilin e kishte punuar vet.
Mos të zgjatemi shumë rreth jetës se tij po të kalojmë me një herë në çështje. Se ai ishte përleshur edhe një herë tjetër mu me të njëjtët police në vendin e quajtur Dërplane të Sferikes se thatë me c‘rast ishte plagosur, përveç anëtare të familjes se tij,jo të gjithë,veç meje nuk e ka ditur askush.Me ta u përlesh të hakmerret për të vëllain e tij të vogël,Magjunin.i cili çdo ditë udhëtonte me këmbe për të ndjekur mësimet në gjimnazin e Pejës ,në paralelet e ndara në Trestenik të Pejës.
Tahiri mu bashkua në aktivitetet e mia politike pas mbledhjes se nënshkrimeve për DEKLARATËN E PAVARËSISË se Kosovës dhe regjistrimit të popullsisë për të cilat kisha marrur për sipër ta bëja në pjesën e epërme te fshatit,pjesën që gjendedet në anën e majtë të magjistrales Pejë-Prishtinë.Për ç’shkak mu desh të largohem nga shtëpia për gjashtë javë të tëra sepse me kishte rënë në gjurmë stacioni i policisë në Klicinë.Ky stacion ishte aq mirë i informuar për mua nga “njerëz të “ndershëm” sa që e dinin edhe cilat janë lopët e mia kur i shihnin në livadh duke kullotur.Këtë e dëshmon një fqinji im i cili një dite kur po kulloste edhe lopët e mia me të vetat,policet shkojnë dhe e pyesin për mua.Kur ai u thotë se nuk di as gjë ,ata e pyesin,duke bërë me gisht kah lopët e mia ,se pse atëherë edhe lopët mia janë bashkë me të tijat.
Pra as Hysen Dreshaj-Besniku dhe as të gjithë ata që shkruan rreth këtij rasti nuk përmendin dhe nuk u interesuan apo nuk deshën të interesohen dhe të informohen nga ai i cili u nda i fundit nga Tahiri.
Për mua këta nuk kishin etikë gazetari.bile njëri prej tyre,lëre që nuk kishte etikë gazetari po ai nuk kishte as etikë gomari. Për aktivitetin dhe qëndrimin tim politik ,më se miri ,flasin poezitë e mia “Në zemër gurë kullash kishte”kushtuar nënës se Tahirit,”Bisedë me një dëshmor në ditën e pavarësisë”kushtuar vet Tahirit,”Dua të jam Migjen i ri”,”Prap ta dridhi Beogradin”,”Molla e sherrit”,Telegrami dërguar me rastin e 8 vjetorit të rënies se ti e të tjera në përmbledhjen e poezive”Ku ta shuaj flakën e etjes për ty Kosove” e cila doli nga shtypi para pak ditesh.Këto mund t’i gjeni edhe ne faqen time personale [www.leshaniipejes.tk]
Tani diçka rreth aktiviteteve të mia që në një mënyrë a një tjetër lidhen me rastin e Lëshanit.
Kur formuam nendegën e LD-ke në BL të Leshanit i pari nga të tjerët,me propozimin e të deleguarit te LD- që kishte ardhur nga qendra,dmth Prishtina,i pari u propozova kryetar i saj,i pari u propozova kryetar rinie dhe kryetar i grupit për kthimin e refugjateve ,por unë nuk pranova nga se akoma e kisha në shtëpi librezën e LKJ në të çilen pa ditur në fare nga klasa ime në Gjimnazin e Pejës,si nxënës të dalluar,në OTH te LKJ,na kishin pranuar mua,Adem Shalën,tash prof.i Filozofi-sociologjisë dhe Shefqet Thaçin,jurist i diplomuar, tani shef i administrates komunale në ndërtesën përtej Lumbardhit.
Edhe pse aty kishte serbë,pa hezituar fare fola haptas kunder politikes se regjimit serb që ushtronte Jugosllavia ate kohe Kosove.
Jo vetëm që nuk pranova postet që mu ofruan ate nate por propozova që në këto vende të mos pranohen të gjithë
ata që akoma nuk i kishin dorëzuar zyrtarisht librezat e LKJ-së.Ky propozim u pranua unanimisht nga të pranishmit.
Fjalimi im atë natë,të nesërmen u dha i tëri në emisionin “Ngjarje dite”që emitohej nga RP-na
Isha pjesëmarrës në demonstratat e 11 e 23 marsit,1,2 dhe 3 Prillit.Për këtë u shpërbleva me hajmalinë që e gjeta në recepsionin e konviktit nr.3 ku shkruante se me ndalohet hyrja dhe banimi në Qendrën e studentëve ,ndërsa në Degën e Letërsisë dhe gjuhës shqipe me larguan nga LKJ-se.
Pas mbarimit të unverzitetit aktivitetin tim e kam vazhduar në BL të Leshanit,se ciles i përkisja.
Isha i deleguar i BL në Komitetin rinor në KK të Pejës,anëtar kryesie në BL dhe në kryesinë e fshatit tim,anëtar kryesie dhe anëtar i këshillit artistik në SHKA “Haxhi Zeka të Leshanit,organizator i shumë tubimeve dhe demonstratave në fshatin tim,kundërshtari më i zëshëm në kundërshtimin e kushtetutës se dhunshme serbe e sidomos kundër atij neni famëkeq që ishte për arsimin shqip.Nuk e di as vet si shpëtova pa me burgosur atë natë kur në një mbledhjen te fshatit ku po diskutohej rreth kësaj çështje,mbledhje në të çilen ishte edhe delegacioni komunal i përbëre nga tre veta,njëri i nacionalitetit serb .Atë natë nuk hezitova fare të flas haptas dhe në mënyrë ironizuese rreth planeve të regjimit në fuqi qe donte ti marrë edhe atë pak autonomi që kishte Kosova.
Të mos zgjatem në imtësia por mos te harroj ketu se në mbledhjen e fshatit qe mbahej për organizimin e zgjedhjeve për parlamentin e parë shumë partiak dhe presidentin të Kosovës,vet Tahiri me propozoi anëtar komisioni, propozim ky që u pranua unanimisht nga te gjithe.
Dua të përfundoj duke e përshkruar ne pika te shkurtera ngjarjen e asaj nate te kobshme.
Ate nate ne shtepine e Mustafe Haradinit nuk kemi shkuar te numrojme vota sic kane shkruar mediat por per te festuar per suksesin e punes sone.Gjate gjithe kohes qe prej fillimit e deri te mbyllja e kutive,edhe pse policia kishte ardhur tri here deri te xhamia,bashkefshataret nuk lejuan qe ata te futen brenda.Ashtu ishte marrëveshja.Te gjithe ata qe ishin mbi moshen tetembedhjete vjeçare duhej te ruanin ne oborrin e xhamise qe mos te lejojne te futet as kend brenda ku po mbaheshin zgjedhjet pervec anetareve te komisionit.Numërimin e votave e kishim bere menjehere pas mbylljes se kutive ne shtepine e Bajram Fekeve qe ishte menjehere pas murit te xhamise dhe i kishim percjellur menje here ne qender.
Po sa kemi dalur ne oborr te Mustafes,Tahiri ka nxjerre revolen dhe ka shti ne ajr.Me qe stacioni i policise ne Klicine nuk ishte me larga se 5oo-6oo m.dhe policia mund te arrinte deri aty per pese minuta vendosem ta largojme revolen.Ate e mori Deme Haradini i cili kishte me vete nje biçiklete dhe me te mund te ikte me shpejte se ne.Me nje here kemi filluar te shpernadahemi se cili ne drejtimin e shtepise se vet.Me qe une dhe Tahiri kishim shtepite ne drejtim te njejte dhe pak me large se te tjeret na u desh ta bejme dy-tri kilometra se bashku per te vazhduar une edhe nja 5oo m.me tutje deri ne shtepine time,por fati deshi te ndodhe krejte ndryshe.
Pasi kemi marre revolen nga Dema i cili kishte qene duke na pritur ne oborrin e shtepise se tij kemi vazhduar prap ne drejtimin e shtëpive tona por pa ecur as njëqind m.kemi pare policet qe ishin ndalur para shtepis se tij te cilen na urdhëruan te ndalemi dhe t’i ngrisim duarte larte.Me qe une e dija serbishten u thash se jemi ndalur dhe kemi ngritur duarte larte.Deri sa na u afruan policet Tahiri me tha “deri sa une t’i mbuloj policet me zjarr ti duhet te ikesh sepse ti ke grua dhe femije.”I thashe te mos beje ndonje marri por ai kishte vendosur te luftoje me ta.Atehere i thash si do qe te ndodhe do te jemi bashke.
Njeri nga policet me eshte ofruar dhe me ka qelluar me kodak te automatikut ne gjoks.Duke mbajtur gjoksin kam ra ne gjunje dhe kam mbajtur Tahirin i cili u qellua nga polici tjeter.Tahiri nuk ka lejuar t’i afrohet afer polici tjeter.Ka nxjerre revolen dhe ka shti ne te dhe e ka shtri per toke por ne te njejten kohe ka ra edhe vet.Kam marre revolen dhe kam shti ne policin tjeter.Duke menduar se edhe ai ka vdekur kam filluar te ike me vrap nga vendi i ngjarjes.Pa u future akoma në rrugicën që çonte në drejtim të shtëpisë sime,është zbrazur një karikator automatiku në drejtimin tim.Fati e deshi të shpëtoj nga plumbat që shkonin kah këmbët e mia.Para shtepise se Tahirit kam gjuajtur aparatin fotografik qe kishte me vete dhe kam vazhduar tutje.Duke vrapuar kodrës që çonte ne pyllin që ishte pronë e familjes se Tahirit janë zbrazur edhe dy karikatorë të tjerë fishekesh.Edhe këtu deshi i madhi dhe shpëtova.
Pasi qëndrova,rreth gjysmë ore në pyll ,duke vëzhguar se mos me ndiqte njeri ,kam dal nga pylli dhe duke ecur neper një vije me ujë e balte,kisha dëgjuar se kështu humben gjurmët qenit zbulues,i jam ofruar shtëpisë dhe nga një dritare e vogël që ishte prapa jam future brenda.
Pas pak ka ardhur axha i Tahirit, Ramushi,për t’i thënë shoqes sime për mua,të dal nga shtëpia e të mëshohen në pyll nga se kishte dëgjuar të shtëna armesh.Ai e dinte se mua me ndicin akoma dhe kishte menduar se kishin ardhur të me kapnin dhe kishin gjuajtur në mua.Kur gruaja ime thotë se unë veç kisha dalë e futë në pyll ai kthehet për të ardhur përsëri pas dhjetë-pesëmbëdhjetë minutash. Atëherë kam dalë unë.Ramushi me tha që mos të dalë prap “se ata qentë kishin shtëne në njëri tjetrin”.Edhe pse unë i tregova se në,unë dhe Tahiri ishim ndeshur me ta dhe se Tahiri kishte mbetur I vdekur ai nuk donte t’i besonte të vërtetës.
Pas një gjysmë orë pothuaj gjysma e fshatit ishte në oborrin e shtëpisë sime.Me këshilluan të iken nga shtëpia dhe të strehohem dikund tek të afërmit.Në fillim nuk pranova por pasi insistonin të gjithë vendosa të largohem. Po sa kam dalë pas shtëpisë dhe jam futur në malin tim bashke me dy grate e dy axhallerev te cilat kishin vendosur te me përcillnin deri sa te strehohesha ne nje vend te sigurte, kam dëgjuar policinë duke sharë në “shiptarsku mjaku”
Me vone kam degjuar se aty,ne oborrin tim, jo vetëm që i kanë rrahë deri ne alivanosje po edhe iu kanë thyer gjymtyrët.
Sipas Mustafë Haradinit, me të cilin u takova në Tiranë,me se kishin pësuar dy vëllezërit e Tahirit,Skënderi dhe Magjuni,dy te bijtë e axhës,Ramushit,Enveri dhe Fadili,fqinji i Tahirit,Idriz Haliti,Shpend Sadiku dhe të gjithë ata që i kishin gjetur në oborrin tim.Nënën e Tahirit,Shkurten,bashke me te bijte Skënderin dhe Magjunin i kishin marre me vete në SUP-in e Pejës.Ne SUP kishin marrur edhe axhën Muratin me të birin e tij Shalqirin.
Gruas sime,edhe pas tre muajsh kur u bashkuam ne Rijeka te Kroacise i diktoheshin akoma shenjat neper trup.”Kur mi kanë shtrirë fëmijët për tokë dhe kanë dashur t’i shkelin me tank” tregon ajo “kurre në jetën e nuk jam gjetur më ngusht.Edhe nëse copë e grime i bëjnë, pata vendosur të mos tregoj asgjë.”
Edhe dy axhallarët dhe anëtarët e tjerë të familjes i mbështesin me duar për muri dhe i rrahin deri sa i lënë te shtrire për tokë.
Pasi qëndrova disa ditë nëpër familje të afërt mua mu desh të strehohem në bjeshkët e Istogut,saktësisht në bjeshkët mbi fshatin Cercë sepse me kishin rënë në gjurmë.
Duke menduar se jam strehuar ne Ruhot dhe Gurakoc pas dy javesh e pesojnë keq familjet e Fehtah e Shaban Sokolit,ku isha strehuar natën e pare pas ndeshjes me policët serbë,dhe pese’gjashte familje Dinaj.
Pas qëndrimit disa ditor ne bjeshket e Cerces,lidhje pas lidhje arrij të strehohem në familjen Buçolli në Raushiq të Pejës,të cilen shfrytëzoj rastin ta falënderoj shume,.Kryetari i degës se LDK-së ishte një djalë nga kjo familje me ndihmën e të cilit kalova në Shqipëri e nga Shqipëria me ndihmën e policisë kroate në Kroaci e prej aty në Gjermani.
Ja pra kjo ishte e tëra dhe kete kritike apo demantim te disa shkrimeve rreth rastit te Leshanit
e bera jo me qellim të keq për te gjithë ata që shkruajtenn për Tahirin a as një herë nuk u kujtuan të vijnë deri të unë që të informohen më mirë po ia futen paushall si kanë dëgjuar nga të tjerët ose nuk lexaun shkrimet e Zekerja Canes i cili bashke me nje senator belg kishte qene ne vend te ngjarjes mu ate dite.