E enjte, 08.05.2025, 10:12 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Një bisedë me salep Tetove me një intelektual të lindur në vitin 14 pas Salajdinit

E diele, 01.08.2010, 09:58 PM


Një bisedë me salep Tetove me një intelektual të lindur në vitin 14 pas Salajdinit

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Më tepër se dy vite më parë, isha në një debat televiziv në Tiranë me gazetarin dhe veprimtarin e shoqërisë civile nga Kosova, Nexhmedin Spahiun, ku diskutuam idenë e tij të kombit kosovar, për të cilën ka shkruar edhe një libër. I ftuar ishte edhe kryeredaktori i emisionit “Fiks Fare” në Top Channel, Armir Shkurti. Më pas shkuam në një kafeteri ku Nexhmedini porositi një salep. Kur kamerierja e pruri salepin Nexhmedini e refuzoi atë dhe tha me ton solemn: “Ky nuk është salep!”

Që të mos i bie në qafë kot Nexhmedinit, se ai iku me idenë se në emision i rashë shumë në qafë, salepi dukej që në pamje që nuk ishte gjë. Por mua m’ u duk se Nexhmedini donte ta përdorte edhe salepin si argument për të treguar dasitë mes shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë dhe kosovarëve, tezë të cilën unë ia pata kundërshtuar në debatin televiziv. Prandaj i thashë Nexhmedinit se me ardhë një shqiptar prej Tetove në Prishtinë, e kthen salepin kështu si ti në Tiranë, se salepi më i mirë bëhet në Tetovë. Nexhmedini e pranoi këtë gjë dhe për herë të parë u dakorduam për diçka.

Kjo bisedë me Nexhmedinin m’ u kujtua këto ditë kur në redaksinë e gazetës “Sot” në Tiranë erdhi shkrimi i Arlind Farizit (magjistër në letërsi, mësimdhënës në Universitetin Shtetëror të Tetovës, poet dhe kolumnist në shtyp) “Fjalëkryqi”, i botuar pak ditë më parë në gazetën “Koha e re” në Shkup, unë përkundër hezitimeve të redaksisë për shkak të termave fyese që përmbante shkrimi, insistova që të botohet dhe shkrimi u botua. Por thashë se nuk kam ndërmend që t’ i përgjigjem, se ai nuk sillte ndonjë gjë të re në polemikën time me Salajdin Salihun, ku ai kishte ndërhyrë, brutalisht ç’ është e vërteta. Nejse.

Por më pas, në shtëpi kur e rilexova shkrimin e Farizit, m’ u kujtua një bisedë që pata bërë në janar në facebook, me një student shqiptar nga Maqedonia, i cili më kërkoi që të shkruaja diçka për Universitetin Shtetëror të Tetovës. Mos e ngatërroni me universitetin tjetër të Tetovës që quhet i Europës Juglindore-UEJL. Universiteti Shtetëror i Tetovës  Unë i thashë diçka se dikur do të shkruaja (në fakt unë më parë kam shkruar). Fjalët e tij më kanë mbetur në mendje: “Më dhimbet Universiteti i Tetovës”. Befas mendova se ky është një rast i mirë për të shkruar për Universitetin Shtetëror të Tetovës. Historia e salepit të Nexhmedinit m’ u kujtua kur lexova shkrimin e Arlind Farizit, për shkak se Nexhmedini në vitin 1995 kishte bërë një shkrim për mbylljen e dhunshme të Universitetit të Tetovës nga qeveria maqedone, kur me sarkazmë të gjetur thoshte se maqedonët mendojnë se: çka ju duhet shqiptarëve universiteti, kush do të na bëjë salep, byreqe e do të na pastrojë rrugët!

Kur shqiptarët insistuan, maqedonët e gjetën kompromisin duke e lejuar Universitetin e Tetovës, por në version Salephane. Dhe nëse e krahason për nga kampuset Universitetin Shtetëror të Tetovës me Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, i pari ngjan si një salephane dhe i dyti si një universitet perëndimor, me kampus madhështor. Tek Universiteti Shtetëror i Tetovës ndërkombëtarët nuk investuan se atë e shihnin si universitet nacionalist, për shkak të historisë së krijimit të tij. Tek UEJL ndërkombëtarët investuan para se ai nuk do të qe universitet shqiptar, por kozmopolit, që prej emrit, dhe në gjërat e tjera. UEJL është një qendër e manipulimit intelektual të gjeneratave të reja shqiptare, ku atyre u bëhet ekzorcizëm nga ndjenja nacionale, e konsideruar si premisë e nacionalizmit shqiptar dhe mendjet e tyre përpunohen me idetë kozmopolite antinacionale.

Arlind Farizi, që polemizon me mua është mësimdhënës në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ndërsa Salajdin Salihu, në mbështetje të të cilit ai polemizon me mua, është mësimdhënës në të dy universitetet, por më shumë lëndë ligjëron në UEJL. Derisa në USHT Salajdini ligjëron për letërsi të krahasuar, në UEJL ligjëron në shkencat e komunikimit, së paku tre lëndë “media production”, “media writing and reporting”, “on line journalism”. Se si është e mundur që një njeri i vetëm t’ i ligjërojë të gjitha këto lëndë, aq më tepër kur Salajdini nuk ka kualifikime shkencore veç një masteri për gazetari të kryer pas diplomimit për gjuhë dhe letërsi shqipe, kjo është një pyetje që nuk ka sens të bëhet më se Saljdini nuk ka ndërmend të përgjigjet. Salajdini nuk mund të ligjërojë për letërsi të krahasuar pa kualifikim shkencor në letërsi, dhe nuk mund të ligjërojë lëndët e gazetarisë në degën e  komunikimit, pas diplomë komunikimi. Por ndoshta ai ka pyetur mikun e vet Veton Latifin, dhe ky i ka thënë se Salajdini mund ta bëjë këtë gjë, madje edhe më tepër se kaq. Koha do të zbulojë më shumë talente të Salajdinit.

Arlind Farizi është ekzemplar i salep-intelektualit të rëndomtë shqiptar në Maqedoni, ndërsa Salajdin Salihu është ekzemplar i salep-intelektualit të sofistikuar shqiptar në Maqedoni, i cili përdoret nga ndërkombëtarët në misione speciale të manipulimit intelektual të llojit UEJL dhe të NGO që ai drejton së bashku më Veton Latifin. Arlind Farizi duhet që t’ i përgjigjet një pyetjeje, se përse donatorët ndërkombëtarë ndajnë për Universitetin Shtetëror të Tetovës, jo më shumë më pak para se për UEJL, por më pak para se për NGO të Salajdinit dhe Veton Latifit, Instituti për Demokraci dhe Zhvillim, që e ka selinë në kampusin e UEJL? A mund t’ ia bëjë këtë pyetje Farizi Salajdinit?                        

Salep-intelektuali shqiptar në Maqedoni kur kërkon të duket oksidental, interesant, i veçantë, bëhet vulgar. Arlind Farizi e fillon kështu shkrimin: “Nata fillon me rrëzimin e kuleve pa llastik të lavires komshi. E bëmë edhe horizontalisht edhe vertikalisht duke mbushur çdo asociacion që na jepte FJALËKRYQI  i sotëm”. (gazeta “Sot”, 30 korrik 2010, f. 16)

Unë uroj që ndër lexuesit e tij të mos jenë burrat e komshive të tij, madje as të njohurit e burrave të komshive të tij. Nejse. Pas një nate të tillë, në mëngjes ky zotëri njihet me shkrimin tim në këtë mënyrë:

“Hy, në internet kafe, hap ikonën Internet eksplorer dhe çel emejllin, këtë qese përshëndetjesh. Në Inbox shoh se kam një mesazh. Sigurisht më ka dhënë përgjigje AJO. Ndjehem i nxehur, aq sa është e ftohur femra më e bukur në qytet. Fatkeqësisht, letra s’ishte e saj. Më dërgonte një letër një miku im. E hap me kënaqësi sepse kisha kohë që s’i kishim shkruar njëri-tjetrit. Lexoj dhe vëmendshëm. Letra ulërinte së brendshmi. Lexoj ndërkohë dhe reagimin e tij në një të përditshmen tonë. Më shqetësuan tmerrësisht fjalët e titullit të shkrimit ‘Shqiptarët e Maqedonisë në epokën para dhe pas lindjes së Salajdinit’ të një autori nga Shqipëria, Kastriot Myftaraj. Shkronjat e zeza m’u gumëzhin në të bardhën e syve. Doemos u ndala!” (gazeta “Sot”, 30 korrik 2010, f. 16)

Këtu, bëhet e qartë se shkrimin ia ka çuar via e-mail vetë Salajdin Salihu, se Farizi thotë se lexoi edhe reagimin e tij (Salajdinit) në një të përditshme. Me sa duket duke i kërkuar edhe një reagim në shtyp. Por kjo nuk ka dhe aq rëndësi. Ajo që më shqetëson është se përse një intelektual i ri shqiptar në Maqedoni-Arlind Farizi është vetëm 26 vjeç- mësimdhënës, poet, kolumnist, duhet të jetë kaq pervers, çka kompenson ai me këtë, impotencën intelektuale? Ai vazhdon më tutje: “Nga shkronjat e para që mund të më ndihmonin ishin, L, E, SH dhe lexova lesh, pastaj vazhdon M.Y.F.T.A.R.A.J!” (gazeta “Sot”, 30 korrik 2010, f. 16)

Sensi im etik më ndalon të them se studentët e këtij Arlindit, i shtojnë emrit të tij një gërmë para, çka i jep emrit të tij një kuptim tjetër, sikur Arlindi ka lindur në krejt qenien e vet, si ai organi me të cilin ai e bëri horizontalisht dhe vertikalisht laviren komshie. Kjo natyrisht nuk ka vend në këtë polemikë. Por ndoshta kjo ka qenë arsyeja që e supozoara si femra më e bukur e Tetovës është ftohur me të.

Arlind Farizi më tutje thotë: “Nuk mundet të jetë e vërtetë se ky shkrim i drejtohet sedrës së mikun tim Salajdin Salihut, poetit dhe gazetarit më të mirë në Maqedoni. Ai absolutisht nuk ka idenë më të vogël se kush është Salajdin Salihu, këtë e dëshmon vetë, sepse për referencë merr ueb faqen e Salajdinit. Unë, po ia sugjeroj librat e tij, poezitë e tij të përkthyera në mbi dhjetë gjuhë botërore, mbase ia sugjeroj një ndjekje ligjërate nga Letërsia e krahasuar të cilën Salajdini e ligjëron në USHT. Do t’ia kisha preferuar temën mbi Tjetri në letërsinë shqipe, konceptin e tjetrit... Sipas kokës së dalë boje të Kastriotit, del se vërtet si Tjetër janë duke na shikuar shqiptarët e Shqipërisë “maqedonsat” e Maqedonisë”. (gazeta “Sot”, 30 korrik 2010, f. 16)

Unë e kam idenë se kush Salajdin Salihu dhe shumë madje. Unë në shkrimin e mëparshëm kam cituar website të tij thjesht për faktin që lexuesi ta gjente më lehtë tekstin e cituar. Sa për librat me poezi të Salajdinit unë i kam parë në panairin dhe librit në Tiranë dhe i kam blerë se e kam njohur si kolumnist. Por si lexues i hershëm poezie, më duket se Salajdini nuk është as poet dhe e ka promovuar veten si poet falë veprimtarisë së vet në fusha të tjera. Salajdin Salihu është një nga manipulatorët intelektualë të shqiptarëve të Maqedonisë, i cili përdoret dhe sponsorohet nga qendra ndërkombëtare dashakeqe ndaj shqiptarëve të Maqedonisë dhe krejt nacionit (kombit) shqiptar në përgjithësi. Salajdini është një nga të preferuarit e Fondacionit “Soros” në Maqedoni. NGO e Salajdin Salihut dhe e Veton Latifit, Instituti për Demokraci dhe Zhvillim, ka marrë dhe merr grante të mëdha financiare dhe benefice në forma të ndryshme nga Soros. George Soros ka shkruar në librin e vet “Soros për Sorosin”, në 1995:

“Vazhdova të bëj agjitacion për një politikë më konstruktive ndaj Maqedonisë, por me pak dobi. Kohët e fundit  tensioned arritën kulmin. Radikalët shqiptarë themeluan një të ashtuquajtur universitet pa leje nga qeveria. Ky qe një provokacion politik me synim krijimin e një strukture paralele ilegale të shqiptarëve etnikë, të ngjashme me atë strukturë që shqiptarët kanë ngritur në Kosovë”. (“Soros për Sorosin: të zotërosh situatat”, Shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë 1997, f. 182)

Natyrisht që është e tepërt që unë t’ i them një shqiptari nga Maqedonia se Soros këtu rren si derri, se ishte qeveria maqedone që me refuzimin e kërkesës legjitime të shqiptarëve për universitetin u bë shkak që ai të hapet ashtu si u hap. Soros dëshmohet kështu si një antishqiptar patologjik. Salajdini mund të thotë se ai e ka mbështetur hapjen e USHT atëherë dhe më pas, por pyetja është se përse Soros e mbështet dhe e sponsoron Salajdinin. Soros nuk ka pare me i shpenzuar kot. Soros e bën këtë se Salajdini potencon tezat sorosiane antishqiptare në artikujt e vet në shtyp, në skriptet që u jep studentëve dhe në tubimet e NGO-së së vet. Edhe në USHT Salajdini jo më kot ka zgjedhur letërsinë e krahasuar, se kërkon ta përdorë këtë lëndë për të potencuar dhe infiltruar idetë sorosiane kundër kulturës nacionale, të cilat i kam kritikuar në shkrimet e mëparshme, derisa i kam gjetur të shprehura kah Salajdini.

Arlind Farizi më tutje shkruan për mua: “Me fjalinë si: ‘nëse e gërvisht pak intelektualin liberal tek ai, atëherë del islamiku arrogant’ ai gdhend me fjalë grafikën e ideologjisë së tij antislamike, shkruan poetikën e tij  me reliev të pasur eufemik, sensacionin e tij të pazakontë, mllefin antishqiptar, sepse kështu ia dirigjon sateliti i tij Moska e bekuar. Po aq është mentalitetin i tij. I (t)ulët është niveli i pranimit të diversitetit fetar, kulturor, gjinor, emnor, mbiemnor, i Tjetrit”.

Unë jam antiislamik se Islami është antishqiptar. Unë nuk e pranoj që të jesh antiislamik qenke antishqiptar, as se të jesh antiislamik je agjent i sllavëve, i Beogradit dhe Moskës. Për mua janë njëlloj si Moska dhe Meka, si Beogradi dhe Medina. Të dy palët i kanë sjellë të këqija nacionit (kombit) shqiptar. Këtë shkrim dua ta mbyll përsëri me salepin, se atë e bie në shkrim edhe Farizi: “Me të hyrë në shtëpi ndjeva aromën e salepit… Babi hiqte shahadet... Hy në dhomën time të punës”.

Kur jeton në avujt e salepit, salep e avuj salepi do të prodhosh edhe me fjalë e shkrime. Këtë bën Salajdin Salihu, këtë bën dhe Arlind Farizi. Arlind Farizi ka lindur në 1984, në vitin 14 pas Salajdinit dhe ai po dëshmon se Salajdinizmi, ose kriptoislamizmi intelektual tek shqiptarët e Maqedonisë sa vjen e bëhet më i rrezikshëm tek gjeneratat e reja. Intelektualët shqiptarë në Maqedoni duhet ta kuptojnë se Epoka e Saljdinitt ka për t’ çuar në theqafje krejt shqiptarët e Maqedonisë, dhe dilema është nëse ata e pranojnë këtë si shehadet (dëshmi besimi në fe), vetësakrifikim nën avujt e salepit.

 



(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx