E enjte, 08.05.2025, 10:14 PM (GMT+1)

Mendime

Arlind Farizi: Shkronjat e zeza m’u gumëzhin në të bardhën e syve

E marte, 03.08.2010, 07:34 PM


Më shqetësuan tmerrësisht fjalët e titullit të shkrimit “Shqiptarët e Maqedonisë në epokën para dhe pas lindjes së Salajdinit” të një autori nga Shqipëria, Kastriot Myftaraj. Shkronjat e zeza m’u gumëzhin në të bardhën e syve

 

Nga Arlind Farizi

 

Nata fillon me rrëzimin e kuleve pa llastik të lavires komshi. E bëmë edhe horizontalisht edhe vertikalisht duke mbushur çdo asociacion që na jepte FJALËKRYQI i sotëm. Më mërziti gjatë kohë pamundësia e gjetjes së pyetjes: Intelektual nga Shqipëria? Kush mund të jetë ky intelektual nga Shqipëria që s’po e gjeja dot, ashtu siç s’po ja gjeta dot birën DERËS për t’ia futur çelësin. Nga shkronjat e para që mund të më ndihmonin ishin, L, E, SH dhe lexova lesh, pastaj vazhdon M.Y.F.T.A.R.A.J! Kush qenka ky intelektual MYFTARAJ nga Shqipëria? U dorëzova, tash se di ketë dhe e mblodha kruspull ATË, mendoj gazetën. Dita filloi me mëngjesin e ngrënë me shpejtësi për të zënë autobusin. Hipa në të, por ende jam i përgjumur, i lodhur se mbrëmë pata një natë seksi. Më mundonte pyetje pazgjidhur mbrëmë. Por unë kam kë pyes, kam do shokë gazetarë nga Tirana. Arrij në Tetovë, në këtë qendër kulturore shqiptare. Përvidhem me shpejtësi atleti trotuareve të mbushura me njerëz që ecin si bretkosa, përderisa mua më shpejtohej. Hy, në internet kafe, hap ikonën Internet eksplorer dhe çel emejllin, këtë qese përshëndetjesh. Në Inbox shoh se kam një mesazh. Sigurisht më ka dhënë përgjigje AJO. Ndjehem i nxehur, aq sa është e ftohur femra më e bukur në qytet. Fatkeqësisht, letra s’ishte e saj. Më dërgonte një letër një miku im. E hap me kënaqësi sepse kisha kohë që s’i kishim shkruar njëri-tjetrit. Lexoj dhe vëmendshëm. Letra ulërinte së brendshmi. Lexoj ndërkohë dhe reagimin e tij në një të përditshmen tonë. Më shqetësuan tmerrësisht fjalët e titullit të shkrimit “Shqiptarët e Maqedonisë në epokën para dhe pas lindjes së Salajdinit” të një autori nga Shqipëria, Kastriot Myftaraj. Shkronjat e zeza m’u gumëzhin në të bardhën e syve. Doemos u ndala. Nuk mundet të jetë e vërtetë se ky shkrim i drejtohet sedrës së mikun tim Salajdin Salihut, poetin dhe gazetarit më të mirë në Maqedoni. Duhet të jetë gënjeshtër, shtrembërim, lajm i pabesë, lajm okult dhe i pamëshirshëm. Fjalia “Të jesh një intelektual i ri shqiptar në Maqedoni, me profil publik, opinionbërës dhe mësimdhënës, pra formësues i gjeneratave të reja, dhe të mbash emrin Salajdin, kjo është njëlloj si të mbash një çallmë në kokë dhe një jatagan në brez” më preku thellësisht. Po ç’faj ka Salajdini për emrin e tij Salajdin? Qesha! Po një katundari im që ka emrin edhe mbiemri Sedam Husein?! Fjalitë strehonin me tejhuajtje nën çatinë e vetë të zezë njerëzorin (Salajdin Salihun) që kishte marrë në shënjestër. I printova shkrimet për t’iu rikthyer edhe njëherë në shtëpi. Ditën e kalova në ndeja të zakonshme, mes muhabetesh të tipit tipik shqiptar. Me të njëjtin autobus, me plot njerëz të moshuar që rrinë në këmbë, të varur për mbajtëset dhe me plot nxënës që rrinë ulur e kuvendojnë për epilogët fatlume se si t’i bëjnë të dashurat për vete. Me të hyrë në shtëpi ndjeva aromën e salepit… Babi hiqte shahadet... Hy në dhomën time të punës. Shoh jastëk, pupla të shpërndara dhe orendi të parregulluara që ngjanin si fragmente ndodhish mbrëmë të përjetuara. I rilexova edhe një herë shkrimet. Ndjeva një inat të verbër. Mendova se kjo është masakër shpirtërore në stilin tonë shekullore BILGAJRIHAK… Kastraveci, asi Kastrioti nuk ka haber se kush është Salajdin Salihi dhe në ç’nivele është mentaliteti i intelektualëve në Maqedoni. Andaj nisa dhe shkrova. Në fillim ideja për këtë shkrim do të duhet të artikulonte një mendim timin mbi këso vakish gazetareske, mbi sindromën mesnik shqiptar, mbi tendencës për të gjuajë bilbilin e vetëm në mes çafkave, i cili përmes një zëri të brendshëm rebel sikur filloi të shoqërohet me lutjet që thirrin në ndihmë armët e njohur për të mbrojtur dinjitetin, mentalitetin intelektual dhe idenë e lirisë së shprehjes… Shkrimi i kastravecit ka brumë interesant shpifës dhe ka blerës të kollajshëm në opinion vetëm mosbesuesit, te tipat dogmatikë, te pleqtë ideologjikë dhe tek ata që s’e njohin Salajdin Salihun. Shkrimi ka motiv unikal si vetë autori uni–kalë. Ai shfaq përvojë të re e komunikimit ndër-shqiptar përmes një shkrimi cinik dhe idieotesk, që për mendimin tim është thjesht një majmunadë artistike e sajuar “mrekullisht” nga Kastriot Myftaraj. Risitë lidhur me jetën dhe veprën e Salajdin Salihit ai i kompozon me hamendje, pa fakte, me etimologji emri, krahasime ta pakrahasueshme emrash, fyerje familjare dhe gjithçka tjetër njollosëse të dinjitetit të tij. Ai ka teknikë befasuese të shkrimit, p.sh. nis me etimologjinë e emrin Salajdin, del te Sala-hudini, vazhdon mentalitetin i intelektualëve në Maqedoni, tutje sa nuk mbaron me denoncime për kryqëzim apo luftë islamike! Kastrioti, nuk ka pasur mundësi ta njohë Salajdinin, sepse atë nuk e takon në mitingjet e gazetarëve të tipit KASTRAVEC; atë nuk e gjen në mesin e grupeve të njerëzve që profesionin e tij e kanë njësuar me politikë e çdo pushteti dhe janë të betuar në dogmën marksiste-leniniste; atë nuk e takon në korrin blasfemik të intelektualëve të Shqipërisë që sot e gjithë ditë për intelektualët shqiptarë në Maqedoni mendojnë se “Ne kemi trurin, ju keni paratë”, sepse ai nuk i këndon lavdisë së pushtetmbajtësve me mburoja multietnike, ai i “përket brezit të rokut, i çliruar nga komplekset dhe i zhveshur na iluzionet; më pikëpamje dhe qëndrime liberale ndaj jetës, që thinjet para baballarëve të tyre… (Agim Vinca); “më shikimin e tij shihet një poet i shkëlqyeshëm”(Murat Isaku), ai është poet… Kastrioti duhet ta dijë dhe një gjë se në Maqedoni ka pelivan të gjirizive letrare të cilën nuk lejojnë talljen me mentalitetin tonë se gjoja matet para ose pas lindjes së Salajdinit; arenë ku ai mendon të futet mund të hap debat, por jo në kësi niveli të shkrimit injorant dhe shovinist. Kastriot Myftaraj është vetëm një intelektuali i porositur dhe i paguar nga një çerdhe mushkonjash shqiptaro-ruse me idenë e pickimit të poetit, pedagogut, gazetarit model në Maqedoni Salajdin Salihit. E vërteta e tij në këtë shkrim është vetëm një trokitje në dyert e verbëta të xhelozisë dhe shpifjes. Ai absolutisht nuk ka idenë më të vogël se kush është Salajdin Salihu, këtë e dëshmon vetë, sepse për referencë merr ueb faqen e Salajdinit. Unë, po ia sugjeroj librat e tij, poezitë e tij të përkthyera në mbi dhjetë gjuhë botërore, mbase ia sugjeroj një ndjekje ligjërate nga Letërsia e krahasuar të cilën Salajdini e ligjëron në USHT. Do t’ia kisha preferuar temën mbi Tjetri në letërsinë shqipe, konceptin e tjetrit... Sipas kokës së dalë boje të Kastriotit, del se vërtet si Tjetër janë duke na shikuar shqiptarët e Shqipërisë “maqedonsat” e Maqedonisë. Koha po na ha me dhëmbët e saj prej ajri përderisa ne akoma jemi në fazën majmunore të njohjes së me njëri-tjetrit. Shqiptarë dhe maqedonsa…Shkrimi i Kastriotit për Salajdinin është vulgar në diskurs dhe me plot fjalë të tymta. Çdo vetëtimë mendimi e tij është një shkrepje qesharake. Të qeshesh duke lexuar. Shkrimi i tij sall një gërvishtje është, një gërvishtje në shpirtin e virgjër të poetit Salajdin Salihi. Ky rast jep shembullin e katastrofës së dhimbshme të vlerave etike të intelektualëve të Shqipërisë dhe të mos harroj edhe mentalitetin e Shqipërisë para-mes-pas-anësh Kastriotit. Teksti i tij bëhet si një mjet spekulimi arbitrar aq sa dhe denoncon se “Salajdini me emrin që mban dëmton jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por edhe nacionin (kombin) shqiptar në përgjithësi, se Salajdini është shqiptar, dhe të huajt që e ndeshin atë mendojnë keq jo veç për shqiptarët e Maqedonisë, por për krejt shqiptarët”. Mëkat alegorik! Me fjalinë si: “nëse e gërvisht pak intelektualin liberal tek ai, atëherë del islamiku arrogant” ai gdhend me fjalë grafikën e ideologjisë së tij antislamike, shkruan poetikën e tij me reliev të pasur eufemik, sensacionin e tij të pazakontë, mllefin antishqiptar, sepse kështu ia dirigjon sateliti i tij Moska e bekuar. Po aq është mentalitetin i tij. I (t)ulët është niveli i pranimit të diversitetit fetar, kulturor, gjinor, emnor, mbiemnor, i Tjetrit. Jam i vetëdijshëm se Salajdini ka skolastikë gazetari dhe s’ka nevojë për avokat.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx